> Faqja pare > ASTRO-MITOLOGJI > Delfi – Qendra e Botës

Delfi – Qendra e Botës

Guri i Shenjtë i cili quhet “Kërthiza e Tokës” (Omphalos) është një monument prej mermeri që është gjetur në vendin arkeologjik të Delfit, Greqi.
Shumë popuj, sipas gurëve të tyre të shenjtë, pretendonin se ishin qendra e botës, por grekët e lashtë besonin që Delfi ishte qendra e botës (Tokës). Sipas mitit, Zeusi, në përpjekje për të caktuar qendrën e Tokës, lëshoi dy shqiponja nga dy skajet e botës, dhe shqiponjat, duke u nisur në të njëjtën kohë dhe duke fluturuar me shpejtësi të barabartë, u takuan në Delfi, pikërisht aty ku gjendet Tempulli i Apollonit. Nga kjo pikë takimi, Zeusi lëshoi nga qielli një gur, i cili që prej asaj kohe u konsiderua si qendra e botës, apo “kërthiza e tokës” (greqisht: Omfalos).
Në shekullin e dytë pr.e.s, gjeografi grek Pausanias udhëtoi në zonën e Delfit dhe na ka lënë të dhëna të rralla përmes veprës së tij për këtë gur. Ai na thotë që guri kishte formën e gjysëm-vezës dhe mbahej në një vend të shenjtë brenda faltores së Apollonit, pranë Orakullit. Ai ishte mbështjellë me një rrjetë (pëlhurë) të leshtë dhe mbi të qëndronin dy shqiponja të arta. Një figurë e tillë me dy shqiponja anash gurit është gjetur në një pllakë mermeri në Sparta.
Sot guri ruhet në muzeun e Delfit i mbuluar me një lloj kutie të rrumbullakët, ku shpesh ekspozohet për vizitorët që shkojnë ta shohin e ta prekin si diçka të shenjtë.

kerthiza

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento