> Faqja pare > GJITHÇKA PËR DIELLIN > Dielli në astrologji

Dielli në astrologji

Macedonian-sun
Në astrologji, për nevojë, Dielli quhet planet edhe pse dihet që teknikisht është yll. Ai është më i rëndësishmi bashkë me Ashendentin dhe Hënën. Dielli përfaqëson jetën, shpirtin, gjallërinë tonë, individualitetin, dëshirën për t’u dukur, vullnetin dhe energjinë krijuese, rrezatuese, dëshirën për të jetuar, egon, nderimet, personalitetin.Ai shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë.

Virtytet diellore janë: ndershmëria, kurajo, zemërmadhësia, bujaria, përbuzja e rrezikut, por të cilat mund të kthehen shumë lehtë në: mashtrim, krenari, arrogancë (mëndjemadhësi) dhe autoritarizëm. Dielli personalizon rrezatimin personal, jetën e brendshme reale, entuziazmin, drejtësinë, dritën, ditën, zemërgjerësinë, udhëheqjen, kënaqësinë, iniciativën, ambicjen, besimin tek vetja, afeksionin, dinjitetin dhe sensin e organizimit, forcën, mënyrën se si e përballojmë jetën.

Nga ana negative përfaqëson: Arrogancën, mburrjen, krenarinë, zemërimin, egocentrizmin, dominimin. Dielli është lidhur me anën mashkullore të njeriut: me babain, bashkëshortin, me natyrën aktive, periudhën e pjekurisë, jetën publike, famën, idealet, fisnikërinë dhe lavdinë. Ka lidhje me artin, spektaklet, drejtimet, organizimet, punën në lidhje me bankat, metalin arin, luksin dhe udhëheqjen.
Nga anatomia lidhet me anën e djathtë të trupit.

Pasaporta astrologjike e Diellit
Simboli/glifi:

Numri që sundon: 1 (një)
Ngjyra që i përket: everdhë e artë, e florinjtë
Metali: Ari
Mosha që drejton: 22 – 41 (mosha dashurore që lidhet edhe me Venusin)
Pjesët e trupit: zemra, syri i djathtë tek meshkujt dhe i majti tek femrat (shikimi), shpretka, shtylla kurrizore, shpina, qarkullimi i gjakut, sperma.
Lidhja me shenjat:  shtepia e tij: Luani – në ngritje te Dashi –
Në rënie te Peshorja – në mërgim tek Ujori.
Analogjia: shtepia e pestë zodiakale dhe Luani
Dita që sundon: E dielë
Fjala kyçe: “Unë mbretëroj”
Revolucioni zodiakal: 365 ditë
Elementi: Zjarri, i ngrohtë dhe i thatë
Qëndrimi në një shenjë: një muaj (30 ditë)

Revellers gather at the World Heritage site at Stonehenge in Wiltshire to watch the sunrise during the summer solstice, marking the longest day of the year. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Monday June 21, 2010. Photo credit should read: Chris Ison/PA Wire

Adhuruesit e Diellit ne Solsticin e Veres – Stonehenge, Angli

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.