> Faqja pare > ASTRO-MITOLOGJI, GJITHÇKA PËR DIELLIN > Dielli në mitologji

Dielli në mitologji

apollonPothuajse çdo qytetërim e ka adhuruar Diellin si zot (perëndi). Ai shfaqet me një shigjetë në dorë dhe me flokë të artë. Perëndia Diell është një hyjni supreme, pasi flakët e tij mund të shkatërrojnë gjithçka. Sumerët (3000- 1400 pr.e.s) janë ndoshta popujt më të parë që kanë adhuruar Diellin si perëndi me emrin Utu. Tek asirianët perëndia-Diell njihej me emrin Beli, ndërsa në disa vende të tjera afrikane ai quhej Liza. Në Mesopotaminë e lashtë astrologjia ishte e përzier plotësisht me mitologjinë ku trupat qiellorë ishin perëndi. Egjiptianët zotin-Diell e quanin Ra. Pati nje periudhe kur ai u quajt Aten (nga ku mund ta kete prejardhjen fjala ‘Atena’ greke) dhe më vonë ai njihej si Amen–Ra, ose Horus, dhe e kishin zotin më të adhuruar.

Te grekët e lashtë Dielli apo perëndia Diell njihej si Helios dhe kulti i tij qendror ishte ne ishullin Rodos, ku per nder te tij u ndertua Kolosi i Rodosit (Helios), nje nga mrekullite e Antikitetit. Në greqishten e sotme ai  quhet Ilios.

Sipas përfytyrimeve të grekëve të lashtë, botën e drejtonin zotat, që jetonin në malin Olimp, në Larisa të Greqisë. Apolloni, ishte djali i Zeusit dhe i Letos, vëllai binjak i Artemisës dhe njihej si perëndia e dritës diellore. Ai ishte një djalosh atlet i zhveshur, i pashëm, i fortë dhe me shumë talente.
Në Persi (Iran), Mitra ishte perëndia e Diellit të mengjesit i cili u adoptua me vone nga romaket ne shekullin e dyte. Në perandorinë romake, shek.III dhe IV, Dielli njihej me emrin Sol Invictus (Dielli i Pamposhtur) dhe ishte perëndia më supreme. Datëlindja e tij festohej me 25 dhjetor që dikur përkonte me solsticin e dimrit.
Edhe në Amerikën Qëndrore, tek aztekët, majatë dhe inkasit, Dielli arriti formën e tij më të lartë të adhurimit në kulturën e tyre. Në kulturën kineze Dielli përfaqësohet nga Yang. Për japonezët, të cilët kanë edhe sot Diellin në flamur, ai ishte Amaterasu.
Data të tjera që përfaqësojnë kultin e Diellit janë 22 qershori, pikërisht në ditën më të gjatë të vitit, ku në Angli në Stonehange adhuruesit kryejnë rituale për nder të Diellit; Edhe Viti i Ri gjithashtu përkon me ngritjen e Diellit në horizont, me rilindjen e tij. Edhe Dita e Verës simbolizon ardhjen e mbretërisë diellore. Dielli konsiderohet si zoti i ditës dhe Hëna, zonja e natës.

 

Miti i Apollonit dhe lule Hiasinti (zymbyli)>apolloni

Në politeizmin helenik Apolloni, është perëndia olimpik i profecisë dhe orakujve, i shërimit, Diellit, dritës, murtajës, sëmundjeve, muzikës, këngës dhe poezisë, harkëtarëve, dhe mbrojtjes së të rinjve. Ai përshkruhet si një djalosh i pashëm, pa mjekër, me flokë të artë dhe tipare të ndryshme përfshirë: kurorën e dafinës; harkun me shigjetë; korbin; dhe lirën. Apolloni është një nga perënditë më të rëndësishme dhe më komplekse të Olimpit. Si një zotërues në Delfi (Apolloni pitian), Apolloni është një zot i orakullit – hyjnia profetike e Orakullit të Delfit. Mjekësia dhe shërimi lidhen me Apollonin, qoftë përmes vetë perëndisë, qoftë përmes birit të tij Asklepit, por Apolloni shihet edhe si zot që mund të sjellë sëmundjet apo murtajën vdekjeprurëse. Ndërmjet detyrat që u janë ngarkuar zotave, Apolloni lidhet me dominimin mbi kolonistët, dhe si mbrojtësi i kopeve. Si lider i Muzave dhe drejtues i korit të tyre, Apolloni funksionon si zot i muzikës dhe poezisë. Hermesi krijoi lirën për të, dhe kjo vegël u bë një veti e zakonshme e Apollonit. Himnet e kënduara për Apollonin quheshin ‘paeane’. Hiasinti (Hyacinthus) ishte një nga të dashurit meshkuj të Apollonit. Ai ishte një princ spartan, i bukur dhe sportiv. Kur Apolloni dhe Hiasinti po praktikonin hedhjen e diskut, papritur diskut që hodhi Apolloni iu ndërrua drejtimi nga Zefiri xheloz dhe i ra Hiasintit në kokë duke e lënë të vdekur menjëherë. Apolloni u pikëllua shumë: nga gjaku i Hiasintit ai krijoi një lule të quajtur Hiasint (zymbyl)) si kujtim për vdekjen e tij, dhe lotët e tij njollosen petalet e lules me pasthirrmën e mjerimit (aiai). Festa e Hiasintit ishte traditë në Sparta, në Greqinë e lashtë.

diellor

 

Majtas nje forme tjeter e Apollonit, dhe djathas Helios – Kolosi i Rodosit – një nga mrekullitë e botës antike.Apollo.

kolosi-rodosit

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.