> Faqja pare > Eklipset dhe fazat > Eklipset

Eklipset

solar-eclipse
Kemi eklipset e Diellit dhe Hënës, të plotat dhe të pjesshmet. Ato kanë të njëjtin ndikim. Të rëndësishëm janë dhe planetët që marrin pjesë. Eklipset e Hënës përsëriten çdo 19 vjet dhe formojnë një boshllëk në kohë. Një eklips për shembull i 1970-ës mund të transportohet dhe të ndoldhë prapë në 1989.

Eklipset e Hënës karakterizojnë gratë, nënat, bashkëshorten, të dashurën, vajzën e madhe ose motrën, stomakun, martesën, ndarjet në lidhjet e dashurisë. Gjithashtu karakterizojnë ngjarje që kanë të bëjnë me familjen, detin, të përbashkëtën, politikën e vendit, gjithmonë sipas shenjës ku gjenden dhe pikëpamjet e tyre personale, si dhe planetët tranzit.

Eklipset diellore kanë të bëjnë me burrin, bashkëshortin, të dashurin, vëllain ose djalin e madh. Gjithashtu karakterizojnë ngjarje që kanë të bëjnë me skenën politike, ngjarjet gjeologjike, motin, gjithmonë sipas shenjës ku gjenden dhe pikëpamjet e tyre personale, si dhe planetët tranzit që kanë ndikim të përkohshëm në shenjë.

Eklipsi Diellor –Tokë = Hëna e Re

Eklipsi Hënor – Tokë = Hëna e Plotë

Në qoftëse shikojmë në përgjithësi, kemi eklipse për të gjithë trupat qiellor në galaktikë. Ekzistojnë edhe eklipse të tipit Hënë-Mars etj. Kuptimi është se pengohet rryma e energjive. Koha kur bëhen ndryshimet tona, na jep një hapësirë të ndikimeve të eklipseve. Eklipsi i plotë ka të njëjtin ndikim si dhe i pjesshmi.

Të rëndësishme janë: dita dhe distanca. Ata që kanë lindur gjatë eklipsit, aktivizohen në këto periudha. Në eklipse fillon një qark i cili mbyllet në një moment. Aktivizimi i eklipseve mund të bëhet edhe pas një muaji, tre, gjashtë muajsh, një viti, dy vjetëve, varet nga planeti, por edhe nga shenja e kalimit të planetëve. Këto ndikime janë të menjëhershme kur marrin pjesë planetët. Kombinimi duhet të bëhet nga planeti, por edhe nga shenja. Me Jupiterin për shembull, mund të kemi përparime pozitive. Me Uranin kemi tensione të larta, por çdo planet ka ndikim personal tek çdo person. Mundësia e aksidenteve shumëfishohet kur eklipsi ngacmon horoskopin e Diellit, Hënës, Afërditës (Venusit) dhe Marsit. Në qoftëse përshkruhen rreziqe në horoskopin e lindjes, është e mundshme të aktivizohen.

Ekziston mundësia që periudhat e eklipseve të krijojnë dhe ose lidhje… me datë skadimi!!!

Probleme shëndeti mund të kemi gjithashtu në lindjet që ndikohen nga eklipset. Në qoftëse dikush lind në eklipse pranon ndikimin e çdo eklipsi, ndaj dhe duhet kujdes i madh. I njëjti eklips mund të na shpjegojë disa vështirësi që kalojnë në vazhdim disa persona dhe që nuk duken në horoskopin e lindjes. Pra eklipset kanë një ndikim të madh në sjelljen e çdo shenje. Sjellje të cilat shumë herë nga ana njerëzore nuk kuptohen por që secili prej nesh duhet t’i marrë në konsideratë. Eklipsi i secilit planet ka ndikim të ndryshëm në secilën shenjë. Në disa shenja mund të ketë ndikim negativ, ndërkohë që në disa të tjera ka ndikim pozitiv.

 

NDIKIMI I EKLIPSEVE NË SHENJA

Dashi – Peshorja (shtëpia 1 dhe 7)

Aksidente, grindje, ndërhyrje kirurgjikale. Ndarje dhe rënie në lidhje dhe në bashkëpunime. Sjell lidhje të reja dhe bashkëpunime, por kanë nevojë për shumë kujdes. Lidhjet që bëhen gjatë eklipseve mbarojnë për sa kohë mban eklipsi.

Demi – Akrepi (shtëpia 2 dhe 8 )

Financat, nuk do të thotë vetëm shkatërrim, por një ngjarje e papritur. Për shembull: me pjesëmarrjen e Jupiterit kemi një krizë paraje, transfertë kapitali etj.

Binjakët – Shigjetari (shtëpia 3 dhe 9)

Ndikon në komunikim, transport, sjell tronditje nga lajmet ose informacione, ceremoni, çështje ligjore, studime, gjyqe, kredi, shkollim. Me Neptunin në shenjë mund të kemi një lundrim me jaht ose anije. Në shtëpi 3-9: Studime të vështira, probleme studimesh, probleme me udhëtimet, ndikon seriozisht në komunikime.

Gaforrja – Bricjapi (shtëpia 4 dhe 10)

Një eklips mund të sjellë tronditje, probleme në ambient nga ndërhyrje njerëzore. Në shtëpitë 4-10: tema profesionale dhe familjare.

Luani – Ujori (shtëpia 5 dhe 11)

Lidhje me fëmijët, dashurinë, shokët, biznese, politikë, gjithashtu edhe me aktivitete, fusha sporti, me aeroplanë, me Marsin ose Uranin, ngjarje sociale, tensione.

Virgjëresha – Peshqit (shtëpia 6 dhe 12)

Këtu ndikohen temat e shëndetit, epidemive, përmbytjeve, shkatërrime të natyrës, sëmundjeve, ndërhyrjeve të ndryshme në organizmin e njeriut.

 

Si ndikon eklipsi në planetët e hartës së lindjes?

Eklipsi i Diellit ndikon mbi meshkujt, skenën politike, ngjarjet gjeologjike, motin. Eklipsi i Hënës ndikon mbi femrat, stomakun, martesën, ndarjet në lidhjet e dashurisë, familjen, detin, politikën e vendit. Mërkuri ndikon në komunikim, transport, sjell tronditje nga lajme ose informacione, ceremoni, çështje ligjore, studime, gjyqe, kredi, shkollim. Venusi ndikon në ndarje, në lidhje dhe në bashkëpunime, të cilat kanë nevojë për shumë kujdes. Lidhjet që bëhen gjatë eklipseve mbarojnë për sa kohë mban eklipsi. Marsi mund të sjellë grindje ose aksidente serioze, tensione me bashkëshortin ose drejtorin, prishje makine ose e makinerive, për më tepër edhe në çështje shëndeti. Me Jupiterin mund të kemi përparime pozitive. Gjithashtu krijon tension në udhëtime ose me persona jashtë shtetit, ceremoni, kujdes të veçantë në çështjet ligjore, gjyqe, banka, kredi, studime, shkollim. Me Saturnin mund të krijohen vonesa, ndjenja përgjegjësie, vonesa materialesh, shumë punë, vështirësi ekonomike, papunësi. Me Uranin mund të ketë fatkeqësi ajrore, zbulime dhe ndryshime, tension me shokët dhe grupet sociale, ndërrime politike, tensione në lidhje dhe ndarje. Me Neptunin kemi zhgënjime, vjedhje, fortunë detare, helmime, ose çështje më të rëndësishme si shëndeti, ekonomia, familja. Plutoni krijon një problem të brendshëm të lidhjes me personin ose ambientin, frikë, tema ekonomike, prapaskenë, gjendje shpërthyese, tërmete, zjarre, aksidente vdekjeprurëse.

 

eklipset

 

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.