> Faqja pare > Astrologjia kineze > Kombinimi i shenjave dhe elementet

Kombinimi i shenjave dhe elementet

 

kombinimi kinez

Horokopi Kinez bazohet mbi bashkimin e dates se lindjes me nje cikel te vecante te kohes, e cila percaktohet nga levizjet e henes. Cdo cikel ka nje zgjatje prej 60 vjetesh, gjate te ciles alternohen 12 sektoret, secila me nje zgjatje te nje viti henor qe konsiston ne 354 dite, sipas elementeve:Uji, Metali, Zjarri, Toka dhe Druri.

Uji – Te lindurit jane nen influencen e Ujit, jane ekstremisht te manovrueshem dhe fluide, ashtu sic e tregon edhe elementi I tyre.Jane shume krijues dhe per kete gje jane me shume te dhene pas artit dhe per nje jete te levizshme.Te arsyeshem dhe altruiste ju pelqen te udhetojne dhe te zbulojne kultura te reja.
Ngjyra e bashkangjitur: E Zeze.

Metali – Te lindurit e influencuar nga Metali jane te forte dhe virtuoze, ju pelqen te kene objektiva ambicioze, pretendojne shume nga vetja dhe nga kush i rrethon. Ne jete luftojne per te afirmuar vlerat e drejtesise dhe te ndershmerise, sic ndodh shpesh, fatkeqesisht pa arritur rezultatet e deshiruara, duke qene larg mundesive te tyre.
Ngjyra e bashkangjitur: E Bardhe.

Zjarri – Te lindurit nen elementin e Zjarrit jane plot energji dhe per kete edhe marrin “zgjarr” shume shpejt. Nga temperamenti jashtezakonisht I vendosur, ju pelqejne aktivitetet fizike dhe jetojne shume fizikisht raportet e tyre interpersonale. Adhurojne te rrijne ne ajrin e paster dhe shpesh jane mbrojtes te vendosur te ceshtjeve mbi ambientin.
Ngjyra e bashkangjitur: E Kuqe.

Toka – Ata qe kane lindur ne nje vit te influencuar nga elementi i Tokes jane te karakterizuar, nga nje kapacitet i madh per te perballuar ngarkesa te medha pune. Ne qofte se jane te motivuar ne menyren e duhur, do dine te arrijne cfaredolloj rezultati. Durimi eshte nje nga cilesite kryesore te tyre, edhe se e tejkalojne kufirin duke ja lene vendin rrembimeve te medha zemerimi.
Ngjyra e bashkangjitur: Kafe.

Druri – Ata qe kane lindur nen influencen e Drurit jane te lindur per te qene drejtues (leadership). Inteligjente dhe racionale, xhentile dhe zemermedhenj, jane shpesh miq ideale, ose partnere shume te mire. Per te pasur sa me shume rezultate ne zotesine e tyre per te drejtuar, ata duhet te veprojne se bashku me nje grup personash, ku mund te gjejne se kush eshte me i zoti nder ta per te kryer detyren e drejtuesit.
Ngjyra e bashkangjitur: Jeshile.

elementet-kineze

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.