> Faqja pare > Etimologji > Etimologjia e emrave te famshem

Etimologjia e emrave te famshem

heroj-grek

KUPTIMI I EMRAVE TE HERONJVE DHE UDHEHEQESVE TE GREQISE ANTIKE (Perfshire qytet-shtetet greke, Maqedonine, Epirin dhe Egjiptin)

*Herkuli = ne greqisht njihet si Herakles qe ka kuptimin “Lavdia e Heres” (Hera = bashkeshortja Zeusit & Kleos = Lavdi).

*Leonidas = ka kuptimin “Bir i Luanit” (ne greqisht: leon = luan & idas = bir). Kete emer mbante nje nga mbreterit me te lavdishem luftetar te qytet-shtetit grek te Spartes.

*Kleomenes = Lavdi e fuqishme (Kleo = lavdi & menes= fuqi). Kete emer mbante nje nga mbreterit e Spartes.

*Akileus = Emer qe rrjedh nga Akelous, perendia greke e ujrave. Akili eshte nje nga heronjte e luftes se Trojes. Gjithashtu dhe nena e Akilit, Thetis, njihet si nimfa e ujit. Nje version tjeter thote qe rrjedh dhe nga fjala “Akej”, greket e pare.

*Patrokles = Lavdia e babait (greqisht: Pater=baba & Kleos = lavdi). Kete emer mbante shoku me i mire i Akilit.

*Helena = nga greqishtja ‘Eleni’ perkthehet “pishtar”. Por ka mendime qe rrjedh dhe nga nje forme e modifikuar e fjales greke Selena qe perkthehet Hënë.

*Andromake = nga greqishtja ka kuptimin “beteja e burrave” (andro = burre & make = beteje). Ne Iliaden e Homerit Andromaka ishte gruaja e Hektorit te Trojes, por kur i vdiq i shoqi ajo u martua me Neoptolemusin (si gruaja e dyte e tij) me te cilin lindi Mollosi, paraardhesi i fisit Mollos te Epirit.

*Amyntas = vjen nga fjala ‘amyntor” qe nga greqishtja perkthehet ‘mbrojtes’. Kete emer e kane mbajtur dy mbreter te Maqedonise se lashte.

*Aleksandros = nga greqishtja ka kuptimin “Mbrojtes i burrave” (Alekso = mbroj/ndihmoj & Andros – burre, mashkull). Kete emer mbante mbreti me i lavdishem i botes, Aleksandri i Madh i Maqedonise si dhe dy mbreter paraardhes te tij maqedonas.

*Aristotelis = ka kuptimin “Qellimi me i mire”, (ne greqisht: aristos = me i mire & telis = qellim). Aristoteli ishte nder dijetaret me te medhej grek dhe mesues i Aleksandrit te Madh.

* Filipos = ne greqisht ka kuptimin “mik i kalit” (Filo = mik, hipos=kale). Filipi II ishte mbret i Maqedonise dhe babai i Aleksandrit te Madh.

* Euridika = ka kuptimin “drejtesi e madhe” (ne greqisht: eurys – e madhe/e gjere & dike=drejtesi). Euridika ishte nena e Filipit te Maqedonise, gjyshja e Aleksandrit te Madh.

*Olimpia = emer qe perkujton malin Olimp ne Greqi. Keshtu quhej nena e Aleksandrit te Madh.

*Myrtale = nga greqishtja ka kuptimin “lule mersina” (Myrtle = mersine). Myrtale mbante emrin Olimpia, nena e Aleksandrit te Madh para marteses.

* Hefestion = emer per nder te perendise greke te zjarrit, Hefestit, qe ne greqisht ka kuptimin “vullkan”. Hefestioni ishte shoqeruesi i Aleksandrit te Madh dhe nje nga gjeneralet e tij.

*Apollodoros = Dhurate e Apollonit (ne greqisht: Doro = dhurate). Kete emer mbante nje nga shoket e Aleksandrit te Madh.

*Selanik = ne greqisht thuhet Thesaloniki qe ka kuptimin “Fitorja e Thesalise”. (Niki ishte perendesha e fitores dhe Thesalia vend ne Greqine e lashte).

*Dodona = mund te rrjedhe nga emri shume i vjeter pellazg apo indoeuropian Do-Diona (perendesha Diona). Thuhet se aty  para Zeusit adhurohej perendesha  Diona (ne mitologjine romake Diana). Sot perendeshes italianet i thone Dea.

* Kasandros = ne greqisht ka kuptimin “shkelqimi i burrave” (kaseo = shkelqej & andra = burra). Kete emer mbante nje mbreterit e Maqedonise se lashte. Kasandra ishte dhe nje nga bijat e Priamit, mbretit te Trojes.

* Antigonos = ka kuptimin “kunder te pareve” (anti=kunder, goneus = te paret). Kete emer mbante nje nga fisniket e Maqedonise se lashte.

* Klitos = nga greqishtja ka kuptimin “i mbyllur” ose “i shkelqyer”. Kliti ishte nje nga oficeret dhe miqte e Aleksandrit te Madh.

* Aristrandros = burri me i mire (aristos = me i miri & andros = burre/mashkull). Ai ishte nje nga parashikuesit (astrologet) i cili shoqeronte Aleksandrin e Madh.

* Pirro = ne greqisht ka kuptimin “zjarr” ose “flake”. Pirro ishte nje nga mbreterit me te famshem te Epirit, kusheri i Aleksandrit te Madh.

* Neoptolemos = ka kuptimin “lufte e re” (ne greqisht: neo = e re, polemos = lufte). Kete emer mbante djali i Akilit si dhe paraardhesi i Pirros se Epirit, njekohesisht kusheri i tij.

* Periklius = nga greqishtja ka kuptimin “Drejt Lavdise” (Peri=drejt & Kleos = lavdi). Kete emer mbante nje nga burreshtetasit e famshem te Athines.

* Ptomeleu = ne greqisht ka kuptimin “luftedashes” (Polemios = lufte). Kete emer mbanin mbreterit e Egjiptit me prejardhje maqedonase.

*Kleopatra = ka kuptimin Lavdia e babait (ne greqisht: Kleo = lavdi, Pater = baba). Kleopatra ishte mbreteresha e Egjiptit, e bija e Ptolemeut XII.

 

Kuptimi i emrave te dijetareve te lashte grek:

Herodoti = Dhurate e Heres (Hera ishte gruaja e Zeusit)
Aristoteli = qellimi me i mire (aristos = me i miri, telos = qellim)
Aristofani = “ai qe duket me mire” (aristos =me mire, fanes = duket)
Platoni = shpatullgjere (platus)
Sofokliu = “lavdia e dijes”
Homeri = Peng (greqisht: Omiros)
Plutarku = mjeshter i pasurise (Plutos – pasuri, arkos = mjeshter)
Ptolemeo = “luftedashes” (polemios = lufte)
Hiparku = mjeshter i kuajve (Hipo = kale, arkos=mjeshter)
Sokrati = fuqi e plote (so – e plote, krate = fuqi)
Safo = emer qe perkujton gurin e cmuar Safiri.
Arkimedi = Mjeshter i planifikimit (arkos – mjeshter, Medime: plan)
Hesiodi = “krijues i poemave lirike”
Menandros = rezistenca e burrit (meno – rezistoj, andros – burre)
Pitagora = pazari i Pitos (Pito ishte emri i mehershem i Delfit)
Euripidi = vjen nga fjala Euripos, nje ngushtice ndermjet Eubeas dhe Boeotias.
Epikuri = Shok, aleat
Euklidi = Lavdi e mire

Aristotle-Rafael-Painting

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento