> Faqja pare > Eklipset dhe fazat > Fazat e Hënës 2018

Fazat e Hënës 2018

moon_phases_diagramFazat e Hënës paraqesin formën, fazën dhe pozitën e Hënës e cila ndryshon brenda 29 ditëve, 12 orëve e 44 minutave. Fazat e Hënës formohen si shkak i lëvizjes së Hënës rreth Tokës. Ekzistojnë 4 faza kryesore: Hëna e Re, Çereku i parë, Hëna e plotë dhe Çereku i fundit. Për të kaluar nga njëra fazë te tjetra duhen 7 ditë, 9 orë dhe 11 minuta. Prandaj java ka 7 ditë.

Hëna e Re, ose  “e zezë” i korrespondon periudhës kur Hëna është e padukshme në qiell.

Fytyra e saj e ndriçuar nga rrezet e Diellit, nuk është e dukshme dhe rrezatimi eltromagnetik ndaj Tokës është i dobët.

Hëna në rritje është periudha që shkon nga Hëna e Re deri te Hëna e plotë. Ajo zgjat 14 dite, gjatë të cilave, Hëna vjen duke u zmadhuar pak nga pak.

Hëna e Plotë ose “e bardhë” i korrespondon momentit kur Hëna është krejtësisht e ndriçuar nga Dielli. Rrezatimi elektromagnetik është i fortë.

Hëna ne zbritje ose pakësim, është periudha që shkon nga Hëna e plotë deri tek Hëna e Re. Ajo vjen pak nga pak duke u zvogëluar.

Një mënyrë për të kuptuar nëse Hëna është ne fazën e rritjes apo pakësimit, është e lehtë ta vesh re. Nëse ka formën e C-së, është në pakësim (zbritje), nëse ka formën e D-së është në rritje. Ky rregull, vlen vetëm nëse shihet nga hemisfera e Veriut, sepse nga Hemisfera e Jugut është e kunderta. Në kalendar, ditët e Hënës së Plotë përfaqësohen me një rreth të bardhë bosh, ndërsa ato të Hënës së Re me një rreth të plotë të zi.

 

FAZAT E HËNËS DHE NDIKIMI I TYRE TEK NJERIU

Romakët e lashtë besonin se fazat e Hënës ndikojnë në karakterin e fëmijës dhe në jetën e tij në të ardhmen. Rrethi i plotë i Hënës plotësohet për 29 ditë dhe 12 orë. Katër fazat e Hënës janë:

Faza e parë, Hëna e Re – Katërshja e parë (7 ditë e 9 orë)

Faza e dytë, Hëna e plotë – Katërshja e parë (7 ditë e 9 orë)

Faza e tretë, Hëna e plotë – Katërshja e fundit (7 ditë e 9 orë)

Faza e katërt, Hëna e Re – Katërshja e fundit (7 ditë e 9 orë)

Secila fazë hënore ndahet në shtatë ditë, prandaj edhe java ka shtatë ditë dhe e Hëna (dita e Hënës) është dita e parë.

1- Faza e parë

Sipas romakëve çdo fëmijë që ka lindur në fazën e parë do të jetojë deri në moshë të madhe.

– Ditën e parë: do të jesh me fat;

– Ditën e dytë: do të kesh fat të shkëlqyer;

– Ditën e tretë: do të dallohesh në jetë;

– Ditën e katërt: do të jesh me fat, por jo gjithmonë;

– Ditën e pestë dhe të gjashtë: do të jeni të shqetësuar;

– Ditën e shtatë: do të duhet të mësoni të vërtetën që në fëmijëri.

2- Faza e dytë

Çdo fëmijë që ka lindur në fazën e dytë do të jetë ndihmesë për prindërit e tij sidomos duke numëruar ditët mbas katërshes së parë:

– Ditën e parë: do të ketë mirëqënie materiale;

– Ditën e dytë: do të ketë një jetë të lehtë;

– Ditën e tretë: do të ketë shëndet dhe do të bëjë shumë udhëtime;

– Ditën e katërt dhe e pestë: do të ketë burrëri nëse është djalë dhe feminitet nëse është vajzë;

– Ditën e gjashtë: do të ketë sukses të lehtë;

– Ditën e shtatë: do të ketë shumë shokë.

3- Faza e tretë

Çdo fëmijë që ka lindur në fazën e tretë do të ketë shumë vështirësi, por do t’i kalojnë sepse kanë mbrojtës në moment të vështira sidomos në:

– Ditën e parë: sukses të kufizuar;

– Ditën e dytë: përkushtim në biznes;

– Ditën e tretë: sukses nga parandalimet;

– Ditën e katërt dhe të pestë: guxim të madh;

– Ditën e gjashtë dhe shtatë: Çudira.

4- Faza e katërt

Fëmijët që kanë lindur në fazën e katërt do të jenë njerëz të përkushtuar dhe të lartë, sidomos:

– Ditën e parë dhe të dytë: shtëpia do të jetë gjithçka për ta.

– Ditën e tretë: do të jenë të varur;

– Ditën e katërt: ndjeshmëri e theksuar;

– Ditën e pestë, të gjashtë dhe të shtatë: prindër të përshtatshëm.

Fazat e Hënës dhe Eklipset për vitin 2018:

luna

*Kur projektet nisin nga Hëna e Re deri në Hënën e Plotë ato kanë më shumë mundësi për sukses sepse kjo fazë përfaqëson zhvillimin (shtimin, rritjen), e kundërta ndodh kur ato nisin nga Hëna e Plotë te Hëna e Re sepse kjo fazë përfaqëson dobësimin, zbehjen.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.