> Faqja pare > Seksi i fëmijës > Fëmijët binjakë

Fëmijët binjakë

binjake.

 

Në momentin e lindjes, gjendja e fëmijës i ngjan një filmi fotografik me ndjeshmëri shumë të lartë. Nëse ne duam të kuptojmë se si yjet ndikojnë tek jeta, duhet vrarë mendja për nja dy-tri gjëra. Por nëse vetëm yjet ndikojnë tek jeta, atëherë astrologjia bëhet e mundur dhe aspak ndryshe.
Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë ndikimin e binjakëve. Ekzistojnë dy lloje binjakësh:

të një vezoreje, krejtësisht të barabartë, ata që kanë lindur prej një qelize vezoreje; lloji tjetër është ai që kanë lindur prej qelizash vezoreje të ndryshme, te mitra e nënës, e cila ka prodhuar dy qeliza vezoreje dhe lindin dy fëmijë. Lloji i parë është – dy fëmijë prej një qelize vezore, – është më i rrallë. Këta binjakë janë një material shumë i çmueshëm për studim, meqënëse ata kanë lindur në të njëjtën kohë. Nga nevoja ne i quajmë fëmijët që kanë dalë në dritë prej qelizash- vezore të ndryshme, binjakë, mirëpo ata lindin jo krejt në të njëjtën kohë.
Duhet kuptuar se lindja është një fenomen i dyfishtë. Aspekti i parë i lindjes është ngjizja, faktikisht, lindja ndodh me shfaqjen e embrionit në mitrën e nënës. Kjo është një lindje e vërtetë. Ajo që ne e quajmë lindje, kjo është lindja numër dy, atëherë kur i sapolinduri del nga mitra. Nëse do të bënim një studim të plotë astrologjik, ashtu siç e bënin induistët, dhe e bënin atë me shumë kujdes, atëherë pikë nisjeje do të ishte jo lindja e dytë, por e para. Pikënisje do të ishte ngjizja, ai moment kur embrioni e fillon udhëtimin e tij te mitra e nënës, meqënëse kjo është një lindje e vërtetë. Prandaj induistët arritën, gjithashtu, tek ai përfundim se për lindjen e fëmijës të një tipi të përcaktuar, është e nevojshme të merret parasysh koha e kryerjes së aktit seksual dhe periudha e shtatëzanisë. E rëndësishme është që këto ngjarje të ndodhnin gjatë një pozicioni të tillë të planetëve dhe të yllësisë, që të favorizonin në shkallën më të lartë këtë tip.
Kur dy fëmijë rriten në një vezore-qelizë, atëherë koha e ngjizjes dhe shfaqjes në dritë përkon. Është interesante se jetët e binjakëve të njëjtës vezore-qelizë janë të ngjashme, saqë është e vështirë të thuhet se momenti i lindjes nuk ka rëndësi. Ata kanë koefiçent të barabartë intelekti (IQ). Dhe njerëzit që dinë, thonë se ndryshimi i parëndësishëm në intelekt shfaqet vetëm për shkak të papërsosmërisë së mjeteve të matjes. Madje dhe sot ne nuk arrijmë të përpunojmë kritere të mjaftueshme, me anën e të cilëve të mund të masim intelektin.
Nëse binjakët, të cilët kanë lindur prej një vezoreje qelizë, t’i ndash ata nga njërit-tjetri, atëherë edhe IQ-ja e tyre nuk do të ndryshojë. Kjo ndodh edhe nëse një fëmijë do të rritet në Indi, kurse tjetri në Kinë, madje edhe nëse ata as e përfytyrojnë ekzistencën e njërit-tjetrit. Ka patur raste kur të tillë binjakë janë edukuar në largësi nga njëri-tjetri deri në arritjen e moshës së pjekurisë, dhe, megjithatë, intelekti i tyre ka qënë në të njëjtin nivel. Kjo është e habitshme që koefiçenti i intelektit është lidhur me potencialin e fëmijës që në çastin e lindjes.
Kur njëri prej binjakëve, i cili jeton në Kinë, sëmuret nga ftohja, në të njëjtën kohë dhe vëllai i tij në Indi sëmuret. Zakonisht binjakët e një vizoreje-qelizë vdesin në të njëjtin vit. Mes çasteve të vdekjes së tyre kalojnë të paktën tri ditë, më e shumta tre vite, por asnjëherë më shumë se kaq. Pasionet e tyre, sjellja e tyre, ndjenjat e tyre janë të ndërlidhur dhe, duket, se dy vetë jetojnë pothuajse krejtësisht në mënyrë të barabartë. Ngjashmëria e tyre vihet re dhe në gjëra të tjera, çdo veprim i tyre sikur është kopja e tjetrit.
Lëkura e çdo njeriu ka veçoritë e veta. Nëse do ta plagos dorën dhe do të kërkohet transplantim lëkure, atëherë lëkura juaj nuk do të përshtatej për mua; do të duhet të përdor lëkurën time. Në të gjithë botën nuk do të gjendet askush, lëkura e të cilit të më transplantohej mua. Trupi im nuk do ta pranonte lëkurën e huaj. Megjithatë, lëkura e binjakëve të një vezoreje-qelizë, mund të transplantohet. Ky është i vetmi përjashtim. Nëse lëkurën e njërit ia transplanton tjetrit, organizmi ka për ta pranuar atë. Kjo ndodh jo sepse të dy vëllezrit kanë të njëjtit prindër, por sepse janë ngjizur njëkohësisht, dhe kjo është e vetmja gjë që i lidh ata.
Me të vërtetë qënka kaq i rëndësishëm momenti i lindjes, saqë përcakton jo vetëm vazhdueshmërinë e jetës, por edhe nivelin e intelektit dhe sjelljen. Kur binjakët sëmuren, ata i godet e njëja sëmundje dhe shërohen nga i njëjti ilaç. Mos vallë momenti i lindjes paska aq shumë ndikim?
Astrologjia pohon se momenti i lindjes është edhe më i rëndësishëm. Deri më sot shkencëtarët nuk ishin të një mendimi me astrologët, mirëpo në ditët tona kanë filluar t’ua vënë veshin atyre.

– ‘Astrologjia: shkenca për unitetin e hapësirës’ (libri: “Dijet e fshehta”) – OSHO

*Ndodh shpesh që femra e shenjes së Peshores të lindë fëmijë binjakë, pasi Peshorja përfaqëson jetën në çift.
Se dyti mund të ndodhë te femra e shenjës së Binjakëve meqë kjo shenjë përfaqëson jetën e dyfishtë, dualitetin.*

http://fishmedia.info/sport/binjaket-moter-e-vella-e-thyejne-hunden-pernjehere/

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.