> Faqja pare > Zeus-Jupiteri > FËMIJËT E ZEUSIT

FËMIJËT E ZEUSIT

Pasardhësit e Zeusitmitologjia-greke

Ndonëse fillimisht i martuar me Metisën titane dhe më vonë i martuar me Herën, Zeusi ishte një “donzhuan” në lidhjet e tij kurorëshkelëse, gjatë të cilave ai e shndërronte veten në forma të ndryshme mishërimi për të joshur prenë e tij. Prandaj, ai pati shumë pasardhës të cilët janë:

*Me Herën (gruan legjitime): ai lindi Hefestin, Aresin, Heben dhe Eileithian;

•Me Metisën: ai lindi Athinën e cila doli nga koka e Zeusit pasi ky i fundit i kishte ngrënë të ëmën;

•Me Letonë: ai lindi Apollonin dhe Artemisën (perëndinë e Diellit dhe të Hënës);

•Me nimfën Maja: ai lindi Hermesin, lajmëtarin e perëndive;

•Me Semelën: ai lindi Dionisin, perëndinë e dëfrimit, pjellorisë, vreshtave dhe pijes së verës;

•Me Alkmenën: ai lindi Herkulin të njohur nga grekët si Herakles (Irakles);

•Me Danaen: ai lindi Perseun, themeluesin e Mikenës;

•Me Dhimitren (Demetren): ai lindi Persefonën dhe Jakun;

•Me Themisën: ai lindi Fatet (Zanat), Orët e Malit (perëndeshat e stinëve), Eunomia (Ligjshmërinë), Dike, (Drejtësinë), Eirene (Paqen);

•Me Ledën për të cilën Zeusi u shndërrua në mjellmë: ai lindi Helenën, Kastorin dhe Poluksin;

•Me Eurinomen: ai lindi Aglean (Shkëlqimin), Eufrosinen (Gëzimin) dhe Thalian (Ngazëllimin);

•Me Europën për të cilën Zeusi u shndërrua në dem: ai lindi Minosin, Radamantin dhe Sarpedonin;

•Me Jo-në: ai lindi Epafosin;

•Me Elektrën: ai lindi Jasionin;

•Me nimfën Kalisto: ai lindi Arkasin;

•Me Mnemosinën: ai lindi nëntë muzat.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento