> Faqja pare > ASTROLOGJIA > Hapat e parë të astrologjisë

Hapat e parë të astrologjisë

heptagramme_semaine
A e keni hedhur ndonjëherë shikimin nga qielli, ndonjë natë të kthjellët dhe, duke përjetuar shikimin magjik të yjeve, a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse ekziston ndonjë domethënie e figurave që yjet krijojnë në qiell? Popujt e çdo periudhe historike kanë vështruar qiellin dhe kanë ndjerë se aty ka një mister magjepsës. Shumë më përpara se njerëzit të shpiknin teleskopin apo të kuptonin se çfarë ishin në të vërtetë yjet, në një farë mënyre ata mendonin se këto figura qiellore ishin të rëndësishme. Ndjenë se yjet ishin kaq magjikë dhe të bukur saqë duhej të përmbanin ndonjë mesazh të veçantë.

Kurioziteti i njeriut ishte pikënisja e shkencës astrologjike. Arkeologët kanë gjetur gjurmët e studimeve astrologjike në rrënojat e pothuajse të gjitha vendeve të qyetetërimeve antike, nga Greqia në Babiloni, nga Kina në Romën e lashtë. Astrologjia është shkenca më e vjetër në botë.

Astrologët vunë re se pothuajse të gjithë yjet dukeshin sikur po lëviznin në qiell. Por ata vunë re gjithashtu se disa “yje” të veçantë lëviznin në mënyrë mjaft të pavarur në lidhje me të tjerët. Ata i quajtën këta yje të veçantë “endacakë”. Sot ne i quajmë ato planetë. Edhe vet Toka jonë është një planet dhe çdo planet rrotullohet rreth Diellit, i cili është një yll i vërtetë, dhe ne e quajmë këtë lëvizje orbitë. Dielli dhe familja e tij planetare formojnë sistemin diellor. Astrologët u vendosën emrat ketyre 5 “endacakëve”, dhe këto planete mbajnë akoma emrat e tyre të lashtë: Merkuri, Venusi (Afërdita), Marsi, Jupiteri dhe Saturni. Ata kanë të gjithë emrat e perëndive, që njerëzit e lashtë besonin se ishin planetët. Gjatë dyqind viteve të fundit janë zbuluar tre planetë të tjerë të cilëve astronomët modernë u dhanë emrin e perëndive të tjera të lashtë: Urani, Neptuni dhe Plutoni. Disa astronomë besojnë se ka planetë të tjerë në Sistemin Diellor që ende nuk janë zbuluar.

Përveç yjeve dhe planetëve, astrologët vunë re se Hëna lëvizte në qiell. Ne e dimë prej kohësh se kjo ndodh ngaqë Hëna lëviz rreth Tokës në orbitën e saj. Edhe Dielli duket sikur lëviz, duke u ngritur në Lindje dhe duke rënë në Perëndim. Në fakt ne e dimë se është Toka ajo që lëviz në të vërtetë, duke bërë një rrotullim të plotë rreth vetes çdo 24 orë, që quhet rotacion. Kur një pjesë e sipërfaqes së Tokës është përballë Diellit, quhet ditë. Kur e njëjta pjesë është nga ana e kundërt e Diellit, është natë.

Astrologët shënuan gjithçka që dinin mbi lëvizjet e Diellit, Hënës dhe Planetëve. Sot, me anë të astronomisë, ne e vazhdojmë këtë studim falë teleskopëve të mëdhenj. Astrologjia ishte nëna e astronomisë.

Sot ne e dallojmë astronominë nga astrologjia. Ndërsa astronomët janë të interesuar në zbulimin e fakteve shkencore në lidhje me sistemin diellor, astrologët modernë studjojnë lidhjet ndërmjet lëvizjeve së planetëve dhe jetës së njerëzve. Astrologët e lashtë besonin se planetët ishin perëndi që qeverisnin jetën e individëve. Astrologët modernë nuk e besojnë më këtë, megjithatë, besojnë se ekziston, në njëfarë mënyre, një lidhje ndërmjet Diellit, Hënës, dhe planetëve dhe jetës së secilit prej nesh.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.