> Faqja pare > Histori > Historia e Shqipërisë dhe gjuhës shqipe

Historia e Shqipërisë dhe gjuhës shqipe

Historiku i shtetit shqipëtar

Shqipëria njihej si Iliri nga romakët të cilët pushtuan këtë vend në vitin 168 pr.e.s. Pas rënies së perandorisë perëndimore romake në 467, ajo bëhet pjesë e Perandorisë së madhe Bizantine. Fiset serbe dhe bullgare pushtuan këtë krahinë (në Maqedoni, Mal i zi, Kosovë) në shekullin IX ( e nëntë) dhe ndërmjet viteve 1271 dhe 1368, Shqipëria udhëhiqej nga mbretëria e Siçilisë. Shqipëria ra në duart e ushtrive osmane në 1468, pas vdekjes së Skënderbeut, dhe ishte në të vërtetë e panjohur si shtet deri me 28 nëntor 1912.

Tirana u themelua në vitin 1614 nga turqit osmanë. Tirana e shpalli pavarsinë me 26  nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë me 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushjes dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet me 11 shkurt 1920.  Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

 

Epiri-i-ri

ALBANIA APO EPIRI I RI?

Emri Albania vjen nga nje fis ilir i quajtur “Albanet” qyteti i te cileve quhej Albanopoli dhe qe shtrihej prane Krujes (sot fshati Zgerdhesh). Ky vend dhe ky fis permendet per here te pare nga Ptolemeu (shek.II e.s).

Permendja e pare e padiskutueshme e e shqiptareve si nje grup etnik (me emrin arber/Albanians) ne dokumentat historike daton nga gjysma e dyte e shekullit te 11te, ku ata njihen si banore te Arbanonit ne Shqiperine qendrore. Principata e pare e Arbrit e njohur si Arbanon ose Albanon u formua ne 1190 dhe zgjati deri ne 1255 me kryeqytet Krujen. Gjate kesaj kohe, permendja me e hershme e shqiptareve ne zonen e e Epirit eshte shenuar ne nje dokument venecian te vitit 1210 ku thuhet qe ata ishin banore ne zonen perballe ishullit te Korfuzit. Megjithate, levizjet e medha te popullatave shqiptare ne kete zone nuk permenden para vitit 1337. Me vone, ne 1258 kur grupet e shqiptareve rreth Durresit u bashkuan me Despotin e Epirit, Mikeli II, nuk kishte deshmi te shqiptareve ne Epir.
Nje pjese e popullates shqiptare nisi, ne shekujt 13-14, per arsye te ndryshme, te shperngulet ne Epir. Rreth viteve 1310, disa familje shqiptare u raportuan ne Epir dhe Thesali, kryesisht te marre ne pune si mercenare nga bizantinet. Nje shperngulje e madhe ndodhi ne vitet 1340 dhe 1350 kur disa fise shqiptare mbeshteten ekspediten e suksesshme ushtarake serbe kunder zoterimeve bizantine te zones. Gjate kesaj kesaj periudhe migrimi (shpernguljeje), dy entitete (ekzistenca) jetshkurtra shqiptare u formuan ne Epir: Despotati i Artes (1358–1416) dhe Principata e Gjirokastres (1386–1411). Ndersa zona e Vagenetias (emri mesjetar i Çamerise/Thesprotise) ishte kryesisht nen kontrollin e sunduesve italiane: venecianeve ose Dhespoteve te Epirit bazuar ne Janine. Ate kohe, perfaqesues te Vagenetias, sebashku me nje delegacion nga Janina, i kerkuan sunduesit serb Simeonit t’i mbronte ata nga kercenimi shqiptar. Si rezultat ai vendosi Thomas Preljuboviçin si nje despot vendor ne zone. Te dy entitetet shqiptare u aneksuan dhe ne 1419, shume shqiptare iken nga Epiri dhe u zhvendosen ne Morea. Ata shqiptar qe u vendosen ne Greqine Jugore do te beheshin stergjysherit e Arvanitasve.
Proçesi i islamizimit te çameve nisi ne shekullin 16, por arriti shtrirje te medha vetem ne shekujt 18 dhe 19. Sipas rregjistrave (deftereve) te popullsise se vitit 1538, popullimi i zones ishte pothuajse krejtesisht ordodoks, me vetem nje minoritet prej 5% qe ishin konvertuar ne islam.

Po nga e kane origjinen shqiptaret?  

Sipas disa historianeve italiane, Shqiptaret nuk jane ilire por nje popull shume i lashte indoeuropian te ardhur ne Europe nga Anadolli rreth 3300 vjet me pare, ku perpara se te jetonin ne Anadoll, si shume popuj te tjere, ata zbriten nga Kaukazi Jugor. Popullimi i lashte i ilireve eshte quajtur zakonisht paraardhes i shqiptareve te sotem. Gjuha ilire eshte nje element mbi te cilin ndertohet kjo bindje. Megjithate marredhenia gjuhesore ndermjet ilirishtes se lashte dhe shqipes se sotme nuk ka baza te forta dhe studimet e sotme te historise se gjuhesise lidhur me kerkimet ne fushen e gjenetikes tregojne se si prejardhja ilire e shqiptareve eshte shume pak e mundur.

Po kush ishin iliret?

Referimet e para historike per iliret dalin ne shekullin e peste para Krishtit dhe gjenden ne burimet greke. Herodoti, Aristofani dhe Straboni permendin qe iliret edhe pse nuk sigurojne kufij te sakte te vendbanimeve te tyre, qe ishin shume te ndryshem, megjithate ishin te perqendruar ne zonen e Ballkanit. Emertimi “iliret” eshte grek dhe me kete term ata perfshinin gjithe popujt pertej Epirit qofshin ato te se njejtes gjuhe, rrace apo jo, nen kete term jane futur ‘gabimisht’ dhe shqiptaret e hershem. Nuk dihet me çfare emri e quanin veten keto popullsi ilire.

Iliria historike, qe u be krahine romake rreth vitit 230 pr.e.s, ka kufij qe shtrihen nga gjiri i Venecias deri ne Maqedonine e sotme dhe ne Epir. Nuk dihet se kur iliret arriten ne zonen e ballkanit, mbase rreth vitit 1000 pr.e.s, mbase me pare. Si te gjithe popujt indoeuropiane ishin ndare ne fise, madje disa ishin kundershtare me njeri-tjetrin, te cileve romaket u dhane emra te ndryshem si dalmatet, dardanet, ardianet, albanet, taulantet etj. Secili fis ishte i pavarur, nganjehere njeri dominonte tjetrin duke arritur te bashkoheshin nen nje mbreteri. Kete e beri Agroni me Shkodren si kryeqytet te tij. Po ashtu dhe mbreti ilir Genti e shtriu mbreterine e tij nga Lezha e siper, duke mos perfshire Shqiperine e meposhtme. Nese iliret gjate historise kane sunduar nje pjese te Shqiperise nuk do te thote qe ata jane te nje rrace me shqiptaret e sotem, sepse sundues ne Shqiperi me periudha te gjata kane qene dhe greket, romaket, turqit etj, por shqiptaret e origjines nuk jane as grek, as romak dhe as turq ndonese e kane perzier gjakun me vone me ta.

Termi romak ‘Iliricum’ ne shekullin e pare perfshinte popujt nga Shqiperia Veriore (nga Lezha e siper) deri ne Kroaci, duke perfshire dhe Malin e Zi, nje pjese te Serbise dhe Bosnje Hercegovinen, ku kjo pjese bregdetare quhej Iliria romake. Nga Lezha e me poshte territori i sotem shqiptar quhej Epiri i Ri (Epirus Nova) ose ndryshe Iliria greke. Kryeqyteti i Ilirikumit, i cili ishte njekohesisht dhe nje nga kater kryeqytetet e Perandorise Romake,  ishte Sirmium (prane Sremska Mitrovices se sotme serbe) aty ku lindi perandori romak Aureliano qe themeloi Kultin absolut te Diellit ne Perandorine Romake. Gjate viteve 284-476 e.s Pjesa e Shqiperise Veriore dhe e Malit te Zi u quaj nga romaket me emrin Praevalitana ose Prevaliana.

Ilire ishin edhe Mesapet, popull qe ishin pozicionuar ne Salenton dhe Murgian aktuale (ne Jug te Italise), gjuha e te cileve paraqitet si nje variant i te njejtes ilirishte qe flitej ne Balllkan. Gjuha mesapike, per shkak te toponimeve te shumta qe kane mbijetuar, ka qene themelore per te dalluar “indoeuropianitetin” e gjuhes ilirike. Megjithate ngjarjet historike te Mesapeve e bejne te pamundur çdo lloj lidhje te drejtperdrejte me shqiptaret e sotem. Nese ka ndonje lidhje ndermjet ilireve dhe shqiptareve qe ekziston kjo nuk mund te kerkohet veçse ne Ballkan. Mbishkrimet ilirike ne Ballkan tregojne shume pak per gjuhen e folur ne Iliri. Ekzistojne vetem dy mbishkrime. I pari eshte gjetur ne Bosnje ne 1960, qe daton ne shekullin e peste pr.e.s., eshte i paqarte sepse paraqet disa fjale qe mund te kene lidhje me gjuhen etruske. I dyti, i gjetur ne Shkoder, doli se ishte nje gafe (gabim) sepse fjalet – e gdhendura ne nje unaze – lexoheshin ne te kundert. Arkeologu gjerman H. Krahe nuk i dha nje perkthim bindes ilirik, por duke e lexuar ne krahun e kundert, fjalet perbenin nje fjali qe nxirrte kuptimin e nje greqishteje te perkryer mesjetare. Keshtuqe provat  ballkanike te ilirishtes nuk ofrojne elemente te dobishme per te vertetuar nje marredhenie te afert me shqipen e sotme.

Sipas Shen Girolamit (teolog romak, shek 4-5), romanizimi i ilirise ishte i fuqishem, saqe perandoret si Diokleciani, Aureliano dhe Kostandini i Madh ishin ilire. Nuk dihet me saktesi se kur ka reshtur se foluri ilirishtja. Per kete gjuhe ka pak prova, shume pak te mjaftueshme per te dalluar karakterin indoeuropian. Ndermjet ketyre provave kemi nje fjale qe na jep Shen Girolami ne fjaline: “quod genus ex frugibus aquaque confectum ei vulgo in Dalmatia Pannoniaque provinciis gentili barbaroque sermone appellatur sabaium” qe perkthehet: “behet fjale per nje pije te bere me drithra dhe uje qe ne provincat e Dalmacise dhe Panonise njerezit e zakonshem e quanin ‘sabaium’ ne gjuhen pagane dhe barbare”. Fjalet e Shen Girolamit duket sikur tregojne qe, ne shekullin e peste, ilirishtja flitej akoma megjithese vetem nga njerez te pagdhendur dhe “pagane”, ose jo te krishtere.  “Sabaium” eshte nje term ilirik, nje nga te paktet ne dizpozicionin tone, deshmuar dhe nga Ammiano Marcellino (historian dhe ushtar romak i shek.IV), etimologjia e kesaj fjale megjithate eshte pasigurt sepse rrenja “sab-“ permban fonemat me te pasigurta te inventarit indoeuropian, ose /a/ e /b/. Qe gjuha shqipe mund te ishte e prejardhur nga ilirishtja eshte e nevojshme qe kjo gjuhe (dhe kjo fjale) per te cilen fliste Shen Girolami, e folur nga njerez te pagdhendur dhe jo te krishtere, t’i kete mbijetuar romanizimit dhe sllavizimit te mevonshem. Per fat te keq, nuk kemi deshmi qe mund ta tregojne kete, sepse kjo fjale nuk gjendet ne fjalorin e sotem shqip.

Ekzistojne dhe disa perkthime te fjaleve te paqarta dhene nga Heziku, gramatikan grek i cili punonte ne Aleksandri te Egjiptit ne shekullin e peste tee res sone, autor i nje fjalori te fjaleve te erreta (te paqarta), i dobishem per te hedhur drite mbi gjuhen ilire. Heziku na thote qe iliret i quanin njerezit e shthurur “deudai”. Kjo fjale eshte baze me e forte per te vendosur perkatesine indoeuropiane te ilirishtes. “Deudai” vinte ne fakt nga rrenja indoeuropiane “dhumos” qe ne sanskritisht prodhon “dhumas” dhe ne latinisht “fumus” me kuptimin “tym”. Fakti qe perkatesia indoeuropiane e ilirishtes bazohet kryesisht mbi nje fjale te vetme shpjegon se pse eshte e veshtire te vertetohet qe shqipja moderne vjen nga ilirishtja.

Gjuha e ilireve ka deshmi te dobeta, per shkak te shume pak fjaleve dhe deshmive onomastike (kryesisht emra vendesh dhe njerezish), te mjaftueshem per te konfirmuar perkatesine e saj ne familjen indoeuropiane por jo per te percaktuar ne detaje karakteret, perveç kur jane induktive dhe hipoteza. Jane dhene propozime te ndryshme ne lidhje me ndarjet e mundshme dialektore ne brendesi te gjuhes, qe u zhduken rreth vitit 500 te eres sone. Por askush nuk e ka kaluar fazen e hipotezave. Ne te njejten menyre, teza qe gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja eshte e pasigurt; pakica e dëshmive ilirike nuk mundesojne gjendjen e kerkimeve per te vertetuar hipoteza te tilla.

Por nese shqiptaret nuk jane ilire, kush jane?

Gjenetisti italian Luigi Luca Cavalli-Sforza ka realizuar nje studim mbi te dhenat gjenetike te popujve europiane duke perdorur klasifikimet e grupeve te gjakut dhe shenuesit e AND ne lidhje me kromozomin Y. Konkluzionet e tij, sot te pranuara boterisht, kane ndihmuar ne menyre decizive per te rindertuar evoluimin historik dhe gjeografik te qenies njerezore. Sipas ketij studimi shqiptaret do te ishin populli me i lashte i Europes. Gjuha shqipe do te ishte ajo e e bujqve te pare anadollak te ardhur ne kontinentin europian, te cilet kane sjelle me vete teknikat bujqesore te vet indoeuropianeve. Per shkak te shkeputjes me te hershme nga origjina e tyre e komunitetit indoeuropian, gjuha shqipe ka marre nje devijim te ndryshem duke u shmangur ne menyre autonome per here e me shume nga gjuhet e tjera indoeuropiane (para-kelte, para-gjermanike, para-italike, para-baltike) te pranishme ne Europe. Shqipja moderne eshte ne fakt nje gjuhe e veçuar ne brendesi te familjes indoeuropiane. Pra ajo nuk i perket asnje grupi (gjerman, sllav, baltik, kelt, italik…) por perben grup ne vete. Veçimi i shqipes do te shpjegohej pra me nje migrim shume te larget (rreth 6000 vjet perpara) i nje grupi indoeuropianesh te ardhur nga Anadolli ne Ballkan. Pra, nje migrim me i hershem ne krahasim me popujt e tjere indoeuropian. Megjithate kjo eshte akoma nje teme debati ndermjet studiuesve. Sipas kesaj teorie gjuha shqipe eshte shume me e vjeter se ajo ilire. Dhe shqiptaret e sotem jane frut i elementeve te ndryshme kulturore dhe i perzierjeve te ndryshme entike te ndodhura nder mijera vite. Pra lidhja ndermjet ilirishtes dhe shqipes pranohet si bindje por mungon konkretizimi shkencor dhe te dhenat e padiskutueshme. Kjo i sherben sidomos çeshtjes kombetare shqiptare sepse do te deshmonte nje prani shume te hershme te ketij populli ne krahinen qe i jep identitetit shqiptar fisnikerine e nje te kaluare te famshme. Lidhja ndermjet ilireve dhe shqiptareve eshte ne fakt objekt i botimeve te shumta me karakter popullor ne mjedise institucionale dhe (me rralle) akademike shqiptare, por nuk gjen sukses te ngjashem ne produksionin shkencor nderkombetar.

Mbase jane austriaket dhe vendet fqinje pretendojne te jene pasardhesit e ilireve. Mos harrojme qe ne vitet 1816-1949 u formua Mbreteria e Ilirise e cila ishte nje territory mbreteror i Perandorise Austriake. Qendra e saj administrative ishte Ljubjana, kryeqyteti i sotem i Sllovenise. Megjithate kryesisht mendohet qe pasardhesit me te paster te ilireve jane malazezet, boshnjaket dhe kroatet, pavaresisht qe kane gjuhe sllavo-serbe. Sipas disa studimeve zvicerane rreth 30% shqiptaret kane gjak iliro-dardan, 20% Thrak, 13% grek, 18% fenikas etj.

Shqiptaret nese nuk jane ilire, jane Dardane

Sipas Strabonit dardanet nuk ishin fis ilir por kishin me shume lidhje me Thraket. Filologu austriak Johann Georg von Hahn (1811 – 1869), specialist i historise shqiptare na thote qe fjala Dardan (greqisht: dardhan) vjen nga fjala “dardhe” e shqipes. Meqenese shqiptaret e Kosoves shtrihen ne territorin dardan dhe kane te njejten gjuhe me ate te Shqiperise atehere kjo tregon qe te gjithe kane te njejten prejardhje nga popujt dardane prane Trojes, territor qe shtrihet ne Anadollin veri-perendimor. Prej andej e kane prejardhjen dhe disa fise romake me ne krye Enean. Fillimisht keto fise te hershme shqiptare u vendosen ne Dardani dhe me ardhjen e perandorise romake ne 168 pr.e.s me pas zbriten ne Bregdetin shqiptar. Sipas arkeologut dhe akademikut britanik John Wilkes ne vepren e tij “The Illyrians” (1995) romaket masakruan mbi 150 000 ilire ne Shqiperine qendrore. Kjo u mundesoi dardaneve (shqiptareve te vjeter) te zbrisnin me poshte ne bregdetin e sotem shqiptar, duke u  perzier me ata pak ilire qe kishin mbijetuar. Gjuha e sotme shqipe, nje hibrid (perzierje) midis shqipes orgjinale, ilirishtes, thrakishtes, greqishtes, latinishtes, sllavishtes, turqishtes, reflekton origjinen etnikisht te perbere te shqiptareve.

Linguisti bullgar Vladimir Georgiev na thote ne vepren e tij qe dakët (fise prane Dardanise) dhe shqiptaret kane nje dege te perafert gjuhesore te quajtur Dako-Misian (‘Misian’ nenkupton fisin dako-thrak). Jane gjetur disa fjale te ngjashme midis shqipes dhe thrako-dakishtes. Sipas autorit iliret dhe thraket kishin gjuhe te ndryshme.

Dardanet e Kosoves me ato te Shqiperise ndryshojne me shume nga gjatesia dhe nga dialekti i tyre gege dhe toske. Pra jane dy fise te ndryshme te te njejtes gjuhe dhe origjine. Ndryshimi dialektik apo antropologjik i ketyre dy popujve (Kosove-Shqiperi) ka ndodhur me pas dhe si rezultat i pushtimeve nga iliret, greket, romaket, serbet dhe turqit gjate historise, te cilet kane trasheguar fjalet gjuheve te tyre kryesisht ne Shqiperine Bregdetare. Fiset e hershme shqiptare (dardane) te se njejtes gjuhe kurre nuk kane qene te bashkuar nen nje mbreteri.

Si rezultat shqiptar0dardanet jane nje fis ilir me prejardhje thrake.

 

Prejardhja e shqiptareve nga Albania e Kaukazit (Mendimi 2)

Fakti me interesant eshte eshte njohja e pushtimit arab te Albanise Kaukaze diku rreth shekullit te 7 bazuar ne burime bizantine, arabe, dhe armene.

Ata u konvertuan ne islam dhe u perdoren si trupa ushtarake per te sulmuar Siciline, duke u ndare keshtu ne dy pjese (pra kishte Mbreteri ne dy Sicilite). Ne menyre per te populluar pjesen e tyre te Sicilise, arabet i sollen albanet e vjeter nga Kaukazi.

Me vone ne 1042, Perandoria Bizantine sulmoi shtetin e ri serb pasi kishte mundur arabet ne Sicili dhe kishte sjelle albanet Sicilian nen komanden e tyre dhe duke i kristianizuar ato. Lideri i Bizantineve qe udhehoqi albanet quhej Georgius Maniakos. Maniakos solli mercenaret albane nga Sicilia per te luftuar serbet dhe ata u vendosen ne dy rryma ne Shqiperine e sotme, ne fillim erdhen mercenaret (ushtaret), e me pas grate dhe femijet e tyre. Pas disfates se Maniakos, Bizantinet nuk do t’i linin albanet (shqiptaret) te ktheheshin me, keshtuqe albanet kerkuan qe serbet t’i linin te qendrojne ne kete vend. Ata u vendosen nen malin Raban dhe qytetin e Beratit dhe nga ketu, serbet i quajten ata “Rabanasi” apo “Arbanasi”. Qyteti i Beratit njihej edhe si Belgrad (Beograd), para se albanet (shqiptaret) te vendoseshin aty. Ata me se shumti ruanin bageti dhe dhen dhe u jepeshin fisnikeve serbe si ushtare te zote.

Nje nga faktet interesante qe lidh shqiptaret me albanet e Kaukazit dhe qe ata nuk jane pasardhes te ilireve eshte dhe gjuha. Nuk ka ekzistuar asnje shqiptar me emrin Genti, Teuta apo Agron para periudhes komuniste. Turqit i quajne shqiptaret me termin “Arnauti”, qe ka kuptimin “ata qe nuk u kthyen më”.  Kjo do te thote qe turqit e dinin origjinen e shqiptareve prandaj i quanin ashtu. Dhe vertete ata nuk u kthyen me, por qendruan ne tokat serbe dhe bizantine. Shqiptaret me termin alban nuk permenden ne asnje dokument para shekullit 11 ne trojet e Shqiperise se sotme. Madje dhe Albanopoli i pretenduar ne librin e Ptolemeut si qytet i lashte ne Shqiperi eshte mashtrim sepse koordinatat e ketij qyteti (46 grade me 41 grade) nuk korrespondojne me Shqiperine sotme.

Nje fakt tjeter interesant eshte dhe lidhja me “shqiptar”.  Pasi gramatika e gjuheve te kaukazit me gjuhen shqipe kane tinguj te ngjashem: shq, ship, apo mbaresa –ar(shqip-tar) gjenden dhe ne zonen e Kaukazit. Keto nuk i gjen ne Europe si terma apo mbaresa. Mendohet qe shqipja e sotme ka 80% te gjuhes te prejardhur.

Po Epiri eshte territor grek apo shqiptar?

Sipas autoreve epiriotet rrjedhin nga Doret (Dorianet) nje prej kater grupeve kryesore etnive greke. Vet emri i Pirros se Epirit vjen nga greqishtja e hershme <Pýrrhos> qe ka kuptimin “ngyre e zjarrit, ‘kuq-e-bardh”. Ai ishte lider i Epirit dy here, ishte mbret i popullit te tij, Molloseve, fis mbizoterues ne Epir qe ne ate epoke fliste nje dialekt veri-perendimor grek dhe pretendonte se e kishte prejardhjen nga Akili, dhe nga maqedonasit. Ky fis zakonisht ishte ne lufte me iliret.

Epiri merrte pjese ne lojrat Olimpike dhe aty vetem greket pranoheshin. Ne vitin 344 pr.e.s nje nga fituesit e ketyre lojrave ishte nga Epiri. Gjithashtu Durresi (Epidamnusi) i lashte si koloni greke fitoi nje nga lojrat olimpike ne vitin 516 pr.e.s me garat me karroca me kuaj si dhe perseri ne vitin 472 pr.e.s. Apollonia (e Fierit), nje tjeter koloni helene, fiton nje nga keto lojra ne vitin 500 pr.e.s.

https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_ancient_Olympic_victors

Shteti i Epirit si territor zakonisht perfshinte Greqine e sotme veriore dhe Shqiperine e sotme jugore (prandaj quhet nga greket Vorio Epir ose Epiri Verior), megjithese Pirro e zgjeroi shtetin e tij deri ne zemer te Shqiperise. Pas shekullit te pare, e sidomos gjate Perandorise Bizantine Shqiperia nga Lezha e poshte u quajt Epiri i Ri (Epirus Nova). Ky emertim u be i njohur dhe nga shenimet dokumenteve romake. Prandaj Skenderbeu mori titullin “mbret i Arberise dhe i Epirit”. Arberia nenkuptonte vetem principaten ku sundonte me pare i ati i Skenderbeut. Kemi dhe fjalorin e Frang Bardhit (me origjine nga Zadrima e Lezhes) qe fjalorin e tij e quajti Latino-Epiroticum (latinisht-shqip) dhe jo Latino-Albanese. Sipas Akademise se Shkencave dhe historianeve te ndryshem, pjesa me e madhe e shqiptareve ne Epirin e Vjeter (grek) apo ne Greqi kane shkuar ne shekullin 13 duke ikur nga pushtimi serb i car Dushanit. Kjo perfshin çamet dhe arvanitasit. Pas luftes se dyte boterore nga Greqia u perzune vetem çamet qe ishin mysliman me arsyen qe kishin ndihmuar fashistet. Emertimi ‘çam’ eshte turk.

Po Maqedonasit e lashte kush ishin?

Mbreti i pare maqedonas (shek.VIII.pr.e.s) e ka origjinen nga Argosi i Greqise, te njejtes dinasti i perket dhe Filipi dhe Aleksandri i Madh i Maqedonise. Kur Filipi i Maqedonise donte te merrte pjese ne lojrat Olimpike te Greqise ne fillim nuk e pranuan sepse duhej te ishin vetem pjesemarres grek ne lojra. Mirepo kur u thelluan per origjinen e tij nga Argosi i Greqise si dinasti, atehere u lejua te merrte pjese. Gjithsesi Maqedonia vertetohet se ka marre pjese ne keto lojra me perpara kohes se Filipit, pasi ne vitin 408 pr.e.s ajo del fituese ne nje nga keto lojra. Ne kete vit mbret i Maqedonise ishte Arkelaos I, emri i te cilit rrjedh nga fjalet greke arkeo+laos qe ka kuptimin “popull i vjeter”.

Rreth viteve 450 pr.e.s mbreti ‘maqedonas’ Aleksandri I i thurte vargje lavderimi (perbere nga nje greqishte elegante) Bakilidit. Kjo do te thote qe pallati i tij mbreteror fliste greqisht dhe deshironte te pohonte perkatesine e tij te botes greke. Kjo ka ndodhur para se te vinte ne pushtet Filipi dhe i biri i tij Aleksandri i Madh (Aleksandri III). Pastaj ne oborrin maqedonas flitej greqisht dhe adhuronin te njejtet perendi greke. Maqedonasit pretendonin te ishin pasardhes te Herkulit. Athiniotet i quanin barbare sepse dialekti i tyre grek ashtu dhe ai epiriot ishte me siguri i ndryshem nga gjuha e athiniote greke dhe per me teper ishte e zakonshme te quanin barabar kedo qe nuk fliste mire gjuhen greke. Me sa duket gjuha maqedonase e lashte me ate epiriote ishin shume te peraferta per shkak dhe te martesave ndermjet tyre, ku Olimpia (princesha epiriote) u be gruaja e Filipit mbretit te Maqedonise antike.

Mendimi im personal esht se maqedonasit dhe epirotet jane nje perzierje greke me pellazget, ose pellazge te helenizuar, ndersa pellazget e tjere kishin shkruar ne Itali (etrusket, etj.).  E them kete sepse Maqedonia e lashte ishte disi e vecuar nga pjesa tjeter e Greqise, prandaj greket nuk donin t’i linin te merrnin pjese as ne lojrat olimpike. Maqedonia kishte gjuhen (dialektin) me te afert me Epirin sesa me qytet-shtetet e tjera greke, prandaj kishte dhe marredhenie martesash si Filipi qe mori per grua princeshen epirote. Ne Epir, mos harrojme, qe kemi dhe Dodonen qe thuhet se ishte themeluar nga pellazget. Megjithate ne kohen e Filipit Maqedonia dhe Epiri kishin shume kohe tashme qe ishin helenizuar, me gjuhe, me tradita, me besime. Maqedonasit dhe Epirotet kishin emra grek: Filipos (greqisht: “mik i kalit”), Aleksandros (greqisht: “mbrojtes i burrave”), Olimpia (ka emrin per nder te Olimpit ne Greqi), Pirro (ne greqisht ka kuptimin “flake”, ose ngjyre flake). Po keshtu, njesoj si greket ata besonin te Zeusi, Dionisi, Herkuli etj.

 

HISTORIK I SHKURTËR I GJUHËS SHQIPE

Shqipja është një gjuhë indo-europiane që formon degën e saj (të veçantë) në familjen indo-evropiane dhe nuk ka të afërm në llojin e saj si gjuhë. Ajo flitet nga rreth 7.6 milionë njerëz, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, dhe gjithashtu në pjesë të Italisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë dhe Serbisë.

Origjina
Disa akademikë dhe studiues profesionistë të gjuhëve mendojnë se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes, një nga gjuhët e hershme indo-evropiane që flitej në Ballkanin Perëndimor deri në shekullin e 6 pas Krishtit. Të tjerë besojnë se gjuha shqipe rrjedh nga thrakishtja ose dakishtja, gjuhë indo-evropiane këto që fliteshin në pjesë të Ballkanit deri në shekullin e 5 pas Krishtit.

Ndikimet gjuhësore
Gjuha shqipe kanë përvetësuar disa fjalë nga greqishtja dhe shumë fjalë nga latinishtja midis shekullit të 2 dhe të 5 pas Krishtit. Më pas ajo u ndikua nga gjuhët e fiseve sllave dhe gjermanike që u vendosën në Ballkan. Ka pasur edhe huazime nga para-rumunët ose vllehët nga shekulli i 9-të. Pas shekullit 14 ajo ndikohet fuqishëm nga turqishtja deri në fillim të shekullit 20.

Dialektet
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: Toskë (Toskërisht) dhe Gegë (‘Gegnisht’). Vija ndarëse midis tyre është lumi Shkumbin (Elbasan). Toskërishtja është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe një nga gjuhët zyrtare të Kosovës dhe Maqedonisë dhe është folur më shumë në Shqipërinë jugore, Turqi, Greqi dhe Itali. ‘Gegnishtja’ është folur në veri të Shqipërisë, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Dialektet janë pak a shumë të kuptueshme reciprokisht, dhe llojshmëritë tranzicionale të shqipes fliten në Shqipërinë qendrore.

Shkrimet shqip
Shqipja është shkruar me alfabetë të ndryshëm (të huaj) që nga shekulli i 15-të. Fillimisht dialekti Toskë është shkruar me alfabetin grek, ndërsa dialekti Gegë është shkruar me alfabetin latin. Këto dialekte gjithashtu janë shkruar me versionin turk të alfabetit arab. Alfabeti latin për shqipen u standardizua në vitin 1909 dhe një version i unifikuar letrar i shqipes, i bazuar në dialektin Toskë, u themelua në vitin 1972.

Shqipja është shkruar gjithashtu edhe me alfabetë të tjerë (të sajuar vetë), përfshirë atë të Elbasanit, të Naum Veqilharxhit dhe Dhaskal Todrit (Teodor Haxhifilipit), shpikje lokale të cilat u shfaqën gjatë shekujve 18 dhe 19, por nuk u përdorën gjerësisht dhe qenë jetëshkurtër.

Mendimet e historianeve boterore per prejardhjen e shqiptareve dhe gjuhes shqipe:

1. Historianet bizantine te shekullit 14, 15 dhe 16 shqiptaret i quajne “Arvanitas”, Alvanus, Ilirus, Trivallus, Skithas (kaukazian), Misus, Kroatius, Polanius dhe Sarmatas. Vetem Kalkokondili thote se “shqiptaret llogariten me teper per maqedonas, sesa per ndonje komb tjeter te botes”.
2. Nga historianet e mevonshem Leibnitzi (filozof gjerman) thote: shqiptaret jane kelte nga origjina dhe gjuha e tyre eshte fis me gjermanishten dhe frengjishten (e vjeter).
3. Thumanni, profesor ne Laipeg, ne gjurmimet e tij “Mbi historine e kombeve te Europes lindore” shqiptaret i quan pasardhes te drejtperdrejt te ilireve te Gentit, Teutes dhe Pirros.
4. Malte Bruni ne vepren tij “Annales des voyages” (1808), si dhe ne “Gjeografine e tij te perbotshme” thote se shqiptaret jane pasardhes te ilireve.
5. Anglezi W.M Leake (1814) qe udhetoi ne disa pjese te Shqiperise thote se shqiptaret jane iliret e vjeter.
6. Pouqueville (konsull francez), qe qendroi dhjete vjet ne mes te shqiptarev dhe studjoi gjuhen dhe jeten e popullit shqiptar, shqiptaret i konsideron skithas, te cilet nga Albania e Kaukazit (sot Azerbaxhan), u shperngulen ne kohe shume te lashta dhe erdhen ne Albanine e Europes ku banojne sot.
7. G. Nikogliu, “Mbi autoktonine e albaneve, d.m.th shqiptareve, Gotinge, 1855” thote se: ‘Shqiptaret prej Albanise se Kaukazit pas shekullit te shtate te eres sone, u shperngulen nepermes Skithise dhe Taurikes ne Albanine e Epirit dhe te Ilirise”.
8. Fallmerayeri, qe shkroi historine e shqiptareve (Mynih, 1860) thote: Gjuha shqipe nuk ngjan fare me greqishten, turqishten apo sllavishten. Ne kohen e eres se vjeter asgjekundi nuk permendet kombi shqiptar as atdheu i tyre. Origjina e ketij populli eshte ne diskutim.
9. “Neologos”, gazeta e perditshme e Stambollit (15 maj 1878) shkruan se: “Raca barbare e shqiptareve, raca qe s’ka asnje rendesi, eshte mbeturine e ndonje populli, qe gjeti strehe ne malet e Epirit gjate permbytjeve qe sollen emigracionet ne kohet e fundit”.
10. Kete mendim te “Neologos” e kundershton Jani Vreto duke thene se shqiptaret jane pasardhes te pellazgeve, por nuk sjell asnje prove.
11. Kostandin Amanti, profesor i historise bizantine ne universitetin e Athines, thote se shqiptaret jane pasardhesit e thrakasve pasi nyja ne gjuhen shqipe vihet ne fund te fjales ashtu si te gjuha thrake.
12. Jakov Thomopuli ne vepren e tij “Pellazgjika” mundohet te provoje se shqiptaret e sotem jane pasardhes te pellazgeve.

Sipas gjuhetareve ne studimin e gjuhes shqipe autoret e meposhtem kane shprehur mendimin se:

1) Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja:
* Gustav Meyer (albanolog)
* Leibnitz (filozof)
* Thumman (historian)
* Diefenbach (historian)
* Falmerayer (historian)
* Hahn (historian)
* Niebuhr (historian)
* Benfey (filolog)
* Miclosich (filolog)
* Paul Kretshmer (profesor i gjuheve krahasuese ne Vjene)
* Francesco Ribezzo (gjuhetar)
2) Gjuha shqipe rrjedh nga thrakishtja:
* Potti
* Tomascheku
* Vasmer
* Herman Hirt (profesor universiteti ne Gjermani)
* Whatmough (gjuhetar amerikan)
* Gustav Veigand (profesor ne Gjermani)
* Schuchardt
* Hasdeu
3) Gjuha shqipe rrjedh nga perzierja e ilirishtes me thrakishten:
* Arbois de Jubainville (historian)
* Carl Patsch (historian)
* Baron Nopcsa (albanolog hungarez)
* Norbert Jokl (albanolog, profesor ne Vjene)

Pergatiti:  N.Herceku, me mendimet te historianit italian Raffaele Mambella  

(5 shkurt 2017) 

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento