> Faqja pare > ASTROLOGJIA > Hyrje në astrologji

Hyrje në astrologji

 

PARATHËNIEnatal

Ne te gjitha periudhat e shterrimit te zhvillimit te qyteterimeve, pas brezit te pare te njohur te tyre (dhe pikerisht qe nga qyteterimi i Egjiptit te Lashte e Babilonise, qe nga qyteterimi i Kines, Indise dhe ai prekolumbian i Amerikes Latine, si dhe ai kreto-mikenas), astrologjia ka perjetuar rilindje. Keshtu ndodhi ne kohen e renies se Romes (p.sh. koha e perandorit Julian Apostatit), ne kohen e renies se qyteterimit kristian-mesjetar 

(koha e Rilindjes Italiane dhe e Reformes Gjermane), si dhe tani, ne epoken post-industriale, te ashtuquajtur te informacionit. Kjo se ajo perben shkallen me te larte te zhvillimit te qyteterimeve te para, qe permenda me siper , qe jane qyteterimet me te vjetra te njohura te njerezimit, ne te cilat ajo sintetizonte maksimumin e arritjeve te mendimit sintetik “primordial”, “primitiv” (por dhe paresor , a me mire, sipas feve monoteiste etj. , dhe parajsor), qe perdoreshin me metoda analogjike e magjike, si per ambicjen me sublime, kontrollin e Fatit, pra dhe te arkitektures se Universit, ashtu dhe per ato “modestet”, si ne arkitekturen e piramidave, e mureve te Babilonise dhe ate Kinez, ne arkitekturen e tempujve te te gjitha kohrave, e deri ne cdo teknologji per mbijetesen e perditshme, qe nga rregullimi psikologjik ndermjet individeve e popujve, deri ne rregullat e ushqimit e te veshjes ne harmoni me qenien specifike. Ne kete qyteterim, tashme te harruar e ne pergjithesi ende te keqkuptuar shkencerisht, arti ishte artizanat (pra teknologji), ishte shkence, pra bashkejetese fitimprurese e kuptimplote me natyren dhe ishte forme e Fese, pra e te Vertetes, e asaj qe besojme, rituali i saj (ju kujtoj thenien ne Doktrinen Sekrete te lashte indiane: “Nuk ka fe me te larte se e verteta” – cf. H. Blavatsky- “La dottrina segreta”, (Milano, 1943, titulli). Kesaj kohe i detyrojme zbutjen e bimeve dhe kafsheve, me te cilat ushqehemi dhe bashkejetojme, kesaj kohe i detyrojme lindjen e gjuhes etj. Etj. Ajo eshte koha para mekatit, per te cilen flasin te gjitha fete, epoka e arte, te cilen ende s’e kujton dot as shkenca, koha kur kordoni umbilikal i njerezimit, qe e lidhte ate me Perjetesine, nuk ishte dhunuar akoma. Astrologjia eshte nje relikat i saj i perjetshem dhe i gjithegjendshem, me te cilen shkenca ende s’pajtohet, megjithese shpesh detyrohet te pranoje me gjysme zeri se prej saj ka lindur (kujtojme ketu Keplerin, i cili duke punuar per astrologjine, zbuloi astronomine moderne!).
Astrologjine s’e sulmon vetem shkenca, qe ende s’mund ta provoje, por edhe fete zyrtare monoteiste, qe e konsideruan si apoteozen e idolatrise pagane. Edhe monoteizmi , i lindur nga shizma e Moisiut me qyteterimin egjiptian, ruan ndaj saj qendrimin e Aleksandrit te Madh te Maqedonise me nyjen Gordiane. Madje, shkenca e ka te trasheguar nga monoteizmi moisian neverine per te.
Por, ne shekullin XX, njerezimi u lodh se mbyturi ne gjak nga gjykimet deterministe intrasigjente. Vete shkenca subatomike hodhi dyshimin mbi bazen e determinizmit, mbi vete faktet dhe eksperimentet, me pranimin e frytshem te parimit te papercaktueshmerise. Dhe nje fryme e re sublime, por ende subliminale, po e shtyn te rivleresoje me bujarisht ate trashegimi kulturore, ku besimi te shenja dhe jo fakti, ishte burim i se vertetes. “Rastesia” statistike u be si baze e fizikes subatomike, ashtu dhe i gjenetikes molekulare dhe i psikanalizes e psikologjise moderne. Po pohohet shkencerisht se proceset e rastit kane te bejne me permbajtjen dhe kjo jo vetem ne fizike. E ne kete kohe astrologet e shquar jane miq e keshilltare te politikaneve te medhenj si Çerçilli e Regani dhe shkolla te larta te astrologjise s’jane funksionale vetem ne Tailande e Indi, por edhe ne France, Amerike e Angli!

HYRJE NE ASTROLOGJI
Bota ku jetojme, jo gjithmone na duket e ngrohte dhe miqesore. A thua per fajin tone? Urtesia popullore thote: “Ç’te besh, ate do te pesosh.” Por jo te gjithe veprojne njelloj. Ata nuk munden, sepse mjetet qe zoterojne i kane te ndryshme, dhe se menyra e sjelljes se tyre eshte e percaktuar nga shenja ne sektorin e rrethit te zodiakut, ku qendron Dielli, ne castin e lindjes se tyre. Nga ky pozicion i Diellit ne mund te nxjerrim perfundime te rendesishme per sjelljen e njerezve ne marredheniet e tyre me te afermit. Nga ashendenca dhe aspekti i planeteve (nderveprimi i planeteve, qe ndikon ne shenjen tone), modifikohet dhe sjellja e njerezve. Qe te behet i mundur ndertimi i horoskopit per individin (kerkimet e fundit flasin per kozmograme), pervec dates, nevojiten dhe vendi dhe ora e sakte e lindjes. Megjithate, edhe ne rastin kur nuk njihen keto te dhena te imeta, shenja baze e pozicionit te Diellit mbetet gjithnje e njejte, per rrjedhoje edhe menyra e sjelljes se individit. Kjo, natyrisht, do te nuancohej edhe prej mjedisit te edukimit. Fjala vjen, nje Dash i arsimuar do te ngrinte zerin aty, ku nje i lindur i shenjes se Dashit tjeter i pagdhendur, do te vinte ne perdorim grushtat. Nje nene Virgjereshe e pashkolluar do te kujdesej si maniake per pastertine e rrobave dhe te duarve te femijes se saj, ndersa kur ka studiuar, do te kontrollonte me perparesi fletoret dhe detyrat e shtepise. Nje Shigjetar mund te jete nje mashtrues i madh, por dhe nje politikan i afte, qe shquhet per nivelin e tij te larte. Pikerisht per nivelin e ngritjes se njeriut, horoskopi nuk na tregon asgje. Fati yne varet shume prej sjelljes sone. Eshte sjellja jone qe krijon situate dhe ngjarje, qe hera-heres na deshperojne. Atehere ne bejme pergjegjes Zotin e dashur, ose yjet, ao thjesht ate qe ne e quajme ne menyre te vagelluar “Fat”. Ne shprehemi ne kete menyre, sa here qe dicka nuk na shkon mbare, duke i qendruar larg mendimit per te marre me vete pergjegjesine. Nese nuk do ten a vinte per shtat idea, qe zgjidhja e problemeve qe kemi perpara, do t’i sherbente zhvillimit tone. Ngaqe ndihemi te kercenuar, ne na pelqen me shume t’i leme te majisen keto probleme, duke shpresuar qe gjithcka te rregullohet “vetiu”. Kjo eshte shpresa mashtruese. Majisja e problemeve ndikon ne lindjen e nje sjelljeje te gabuar, e cila na nxit se brendshmi, ne nje situate te padeshirueshme. Edhe ne kete sjellje te gabuar, eshte e dallueshme shenja jone baze; sado qe ajo mund te jete e deformuar. Ne mendojme me shume per veten tone dhe me pak per te afermit. Ne pergjithesi, ne s’e vrasim mendjen per efektin e fjaleve dhe veprave tona. Ne nje grindje, ne fajesojme zakonisht tjetrin, pa marre mundimin te diskutojme me pare me te, per ate qe do te veprojme. Ne nuk mund te identifikohemi me te tjeret, sepse nuk i njohim ata ne menyre te mjaftueshme. Kur nje i huaj sillet ndryshe nga c’presim, atehere ne mendojme per nje cast se kemi te bejme me nje armik. Ne kete rast, ne ngurtesohemi dhe mbyllemi ne vetvete, gje qe sjell si rezultat te njejtin reagim edhe prej tjetrit. Atehere, mbetet vec nje hap i vogel drejt keqkuptimit, qe si rrjedhoje sjell grindjen. Astrologjia, permes njohjes se tipit, na jep ne dore celesin per te krijuar portretin individual te tij dhe se ketejmi menyren e te sjellurit te tij. Me pas, hapi tjeter do te ishte synimi per te lartesuar kete sjellje. Kjo mund te arrihet me nje menyre logjike dhe ne situata te caktuara, brenda kuadrit te se mundshmes. Nese kjo nuk do te ndodhte nga dashuria, atehere prej arsyes, me qellimin e mire per te menjanuar konfliktet e padeshirueshme. Nese ne do te shfaqnim te njejten menyre sjelljeje kundrejt te gjithe njerezve, atehere shume shpejt do te deshtonim. Ndersa po te mundohemi t’ia pershtasim sjelljen tone tipit tjeter, atehere do te ishim me te suksesshem. Ne kete bote asgje nuk ndodh rastesisht. Kjo ka kuptim edhe ne fushen e marredhenieve njerezore. Kur ne takojme nje njeri ne jeten tone, kjo ka nje kuptim te caktuar edhe sikur ai te jete krejt ndryshe nga ne. Ne kete rast, mund te lindin probleme, qe ndonjehere nuk do t’i zgjidhnim dhe aq lehte. Na duhet qe te njohim natyren dhe te kerkojme rrenjet e tyre. Prandaj problemet jane pjese e ekzistences sone; ato na mbajne ne levizje per t’iu kundervene gjendjes se qetesise, qe do te ishte vdekja. Zhvillimi yne synon qe ne te pajtohemi ne harmoni me procesin e evolucionit dhe qe te lartesohemi se brendshmi, sipas ligjeve kozmike, atehere jemi te lire. Cdo takim njerezor na ofron mundesine per t’u rritur, per te mesuar, per t’u pjekur. Dinamika e shenjave na jep informacion per sjelljen. Nga kjo pikepamje dallohen shenjat kardinale (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi), shenjat fikse (Demi, Luani, Akrepi, Ujori), dhe shenjat labile (Binjaket, Virgjeresha, Shigjetari, Peshqit). Shenjat kardinale kane prirje per te zoteruar mbi te tjerat. Shenjat fikse kembengulin ne parimet e mesuara njehere dhe veprojne sipas nje skeme idolatrike. Ndersa shenjat labile jane me te levizshmet e me te kujdesshmet per te qene te gatshme ne vendosjen e nje kompromisi. Ka nje rregull te prere: beteja ndermjet dy shenjave fikse perfundon gjithmone e pavendosur.

ASTROLOGJIA ne jeten e perditshme – DORIS DOMBROWSKI

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.