> Faqja pare > 2.HARTA QIELLORE > Interpretimi i hartës qiellore

Interpretimi i hartës qiellore

Si të lexojmë një hartë lindjechart

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend kur interpretojmë një hartë lindjeje është: sinteza (kombinimi i gjithë elementëve bashkë). E gjithë harta duhet të merret si një e tërë. Një hartë lindje ka plot copëza dhe pjesë informacioni për një individ. Secila copëz e ndarë duhet të sintetizohet (shkrihet) në një pikturë të vetme të personit.

Ajo çfarë duam të themi është që ju nuk mund ta merrni një pjesë të hartës (për shembull, Merkuri në Shigjetar) dhe të vendosni që ajo karakterizon personin e tërë. Nëse e bëni këtë, do të jeni, padyshim, gabim. Sigurisht, do të kishit dëshirë të ndalonit në njërën apo tjetrën domethënie planetare, dhe të mendoni që ai është faktori përcaktues i një personi. Ky është një gabim i madh. Për shembull, le të themi që dy individë kanë të dy Merkurin në Shigjetar (duke treguar diçka prej një “gjuhe të gjatë/të paturpshme”). Mund të prireni të supozoni që të dy individët janë persona që “shprehen hapur”.  Por, le të themi që i pari ka Diellin në Bricjap, ndërsa tjetri ka Diellin në Shigjetar. Ndërsa të dy kanë Merkurin në Shigjetar, personi i parë (me Diellin në Bricjap) do të ketë një stil komunikimi shumë më të rezervuar sesa tjetri (ai me Diellin në Shigjetar).

Ideja është që e tërë harta duhet të lexohet e përzier. Sigurisht, lexoni të gjitha interpretimet veç e veç për secilin planet në shtëpinë dhe shenjën ku është vendosur. Por më pas ju duhet t’i thurni ato të gjitha sëbashku, dhe t’i lidhni me Shenjën në Lindje (Ashendentin), për të pasur një përshkrim të saktë.

Është sikur secili prej nesh është një mozaik (miksturë), e formuar nga imazhe të vockla të veçanta. Në hartën e lindjes, secili planet mëvete në një shenjë dhe shtëpi është si një imazh i vogël i veçantë, një pjesë e vockël e tërë mozaikut. Tani, dy mozaikë të ndryshëm të kompletuar, nëse shikoni me imtësi, mund të përmbajnë pjesë që janë krejtësisht të ngjashme, prapëseprapë ato janë pjesë e dy mozaikëve krejtësisht të ndryshëm të përfunduar (ky tipar është ilustruar nga shembulli i Merkurit në Shigjetar më sipër). Ndonëse mozaikët përmbajnë pjesë të ngjashme, prodhimet përfundimtare nuk ngjajnë fare. Pra ajo që po themi është e kundërta e asaj fjale të urtë: “Mos e gjyko një libër nga kopertina”. E kundërta është “Mos e gjyko një libër nga një faqe e vetme brenda”. Për më tepër, puna e astrologut është t’i marrë të gjitha copëzat dhe pjesët me mendjehollësi në hartën e lindjes dhe t’i sintetizojnë ato në një të vetme. Ajo çfarë del është një përshkrim mrekullisht i saktë i një individi.

Të interpretosh planetët në shenja

Shikoni hartën e lindjes dhe shënoni në cilat shenja dhe shtëpi ndodhet secili planet. Gjithashtu shënoni dhe shenjën Ashendente (shenjën e Lindjes)  dhe se në cilën shtëpi bie sunduesi i Ashendentit.

Pasi të merrni një përshtypje për enegjinë bazë të secilit planet, dhe të cilësive të secilës shenjë, mund të shtoni mendimin tuaj.

Shenja e zodiakut do t’ju tregojë mënyrën se si e shpreh energjinë planeti. Shiko nëse kjo analogji të ndihmon: përfytyro një fjali, me një “folje” dhe një “ndajfolje”. Planeti është “folja” ndërsa shenja e zodiakut është “ndajfolja”. Për shembull, Hëna (ndjen, edukon, përgjigjet), në shenjën e Bricjapit (në mënyrë të rezervuar, ftohtë) tregon dikë që edukon (rrit fëmijët) në mënyrë të ftohtë dhe të rezervuar, ose e ka të vështirë të shprehë emocione. Ky nuk është një pozicion i lumtur për Hënën, por mos harro: kjo nuk mbaron me kaq… është dhe pjesa tjetër e hartës.

Përfshini dhe Shtëpitë astrologjike

Gjëja tjetër që duhet të mbani mend është që planeti në shenjë do të fokusohet në Shtëpi. Kjo do të thotë që aktiviteti i treguar nga planeti do të ndodhë në fushën e jetës suaj të përcaktuar nga Shtëpia në të cilën bie planeti. (Mos harro, secila shtëpi përfaqëson një sferë jete – p.sh punën, shtëpinë, miqësinë, etj). Planeti është “çfarë”, shenja është “si” dhe shtëpia është “ku” do të ndodhë. Këtu është një përmbledhje praktike për t’u mbajtur mend kur të interpretoni hartën tuaj:

Planeti = Çfarë?
Shenja = Si?
Shtëpia = Ku?

Planetët = energjitë; çfarë dëshironi të bëni = “Çfarë”

Shenjat = mënyra se si e bëni atë = “Si”

Shtëpitë = fushat e jetë suaj = “Ku”

Një shembull pse marrja në konsideratë e shtëpisë është kaq e rëndësishme:

Le të supozojmë që një person ka Saturnin në Bricjap në shtëpinë e shtatë, i cili mund të shprehej si një qendrim i rezervuar (Bricjapi) në marrëdhëniet e dashurisë (shtëpia e shtatë). Atëherë, le të themi që ky individ ka Venusin në Shigjetar në shtëpinë e njëmbëdhjetë. Ky person do të jetë miqësor dhe i shoqërueshëm (Shigjetari) në situatat dhe grupet sociale (shtëpia e njëmbëdhjetë), por joemocional dhe i ftohtë (ndonëse i varur) në marrëdhëniet e dashurisë (Saturni në shtëpinë e shtatë). (Astrologjia është një mjet i fuqishëm për të kuptuar këto tendenca në dukje kontradiktore që ne kemi të gjithë. Harta e lindjes na i tregon të gjitha. Me kalimin e kohës dhe me durim, do të jesh në gjendje të lexosh të gjitha detajet e mundshme nga një hartë lindjeje).

Sunduesit e shtëpive (Shenjat në cepin ku fillon shtëpia)

Një tjetër ndikim në secilën shtëpi (në secilin department të jetës) është planeti sundues i shtëpisë. Planeti sundues i secilës shtëpi në hartën tuaj të lindjes është planeti që sundon shenjën në të cilën bie pika ku nis shtëpia. Për shembull, nëse keni Bricjapin në pikën e shtëpisë së shtatë, atëherë Saturni është planeti sundues i shtëpisë së shtatë, sepse Saturni sundon Bricjapin. Rezultati është që Saturni do të ketë një ndikim në çështjet e shtëpisë së shtatë, pavarësisht se në cilën shtëpi ndodhet ai. Shenja në secilën pikë shtëpie tregon qendrimin e dikujt ndaj çështjeve të asaj shtëpie, ndërsa planetët në shtëpi tregojnë rrethanat e pranishme. Për shembull, Bricjapi në pikën e shtëpisë së shtatë mund të tregojë një qendrim të rezervuar apo të matur ndaj formimit të partneriteteve. Nga ana tjetër, Saturni në shtëpinë e shtatë mund të tregojë probleme të pranishme që ndodhin në partneritet dhe martesë. Ka ndryshime të lehta që do të përmirësojnë interpretimet tuaja kur të lexoni një hartë lindjeje.

Prandaj një shtëpi ndikohet nga çdo planet që ndodhet në atë shtëpi, por edhe nga sunduesi i shtëpisë. Në shumicën e rasteve, sunduesi do të jetë në një shtëpi të ndryshme. Shumë herë, të mirat e shtëpisë do të përdoren për mirë (përfitim) në shtëpinë ku sunduesi planetar ndodhet. Për shembull, supozojmë që keni Bricjapin në pikën e shtëpisë së shtatë, dhe Saturnin (sunduesin e Bricjapit) në shtëpinë e dytë.  Ju shumë mirë mund të zgjedhni të martoheni (shtëpia e shtatë) për para (sunduesi në shtëpinë e dytë). Ky përcaktim na çon në pikën tjetër –  një fjalë paralajmërimi .

Një fjalë paralajmërimi

Konfigurimi qiellor që ndodh në momentin tuaj të lindjes është një tregues i fuqishëm i qëllimeve tuaja, i prirjeve, dëshirave, preferencave dhe i përbërjes suaj psikologjike, por nuk e vulos fatin tuaj. Tregon aftësitë (potencialin) me të cilin keni lindur, por se çfarë bëni ju me këto aftësi varet nga ju.

Disa astrologë gabimisht i interpretojnë hartat e lindjes duke deklaruar përfundimet e prirjeve (dëshirave), apo rrethanave të jashtme. Ata deklarojnë gjëra që përfundimisht duhet të ndodhin. Por mënyra korrekte për të interpretuar një hartë lindje është të deklarosh prirjet, forcat, dobësitë, preferencat, nevojat, tendencat, dhe kështu me radhë. Astrologjia zbulon natyrën tonë të brendshme psikologjike. Përfundimet janë për individin për të treguar për vetveten. Për shembull, më sipër përmendëm që nëse keni Bricjapin në Shtëpinë tuaj të shtatë, dhe Saturnin në shtëpinë e dytë, atëherë ju mund të martoheni për parà. Por mënyra e duhur për të lexuar këtë shembull është të deklaroni që ju “keni një nevojë për siguri (financiare) në marrëdhëniet. Keni nevojë për siguri, por kjo nuk do të thotë që ju do të martoheni për para. Ju mund të zgjedhni fare mirë të martoheni edhe me një varfanjak për dashuri të vërtetë.  Por të jeni të sigurtë nevoja juaj për siguri materiale në marrëdhëniet tuaja (siç tregohet në hartë) do të vazhdojë si një ndjenjë ngacmuese prej të cilës nuk e keni të lehtë të shpëtoni”.

Harta e lindjes nuk gënjen kurrë. Problemi është kur harta e lindjes interpretohet gabim. Mos harroni, në vend që të jepni parashikime të paracaktuara, do të ishte më e saktë të shpjegonit aftësitë (prirjet). Njerëzit zgjedhin vetë pastaj se çfarë të bëjnë me ato aftësi. Siç shkruan Henley,

“Jam zot i fatit tim: jam kapiten i shpirtit tim”.

Harta e lindjes është plani i dikujt.

Po ju japim një shembull, të marrë nga historia. Astrologët e lashtë, para se psikologjia të jetë popullore, i interpretonin hartat në mënyrën më fataliste. Nëse i përkisje shenjës së Peshqve, ata thonin që do të përfundoje duke jetuar në varfëri sepse ishe një person jo-materialist dhe me energji të pakët fizike. Astrologët e sotëm i kuptojnë më thellë prirjet dhe nevojat psikologjike që përfaqësohen nga planeti dhe shenja. Sot, e kuptojmë që Peshqit kanë një nevojë të kalojnë përtej kësaj bote, dhe ndërsa ai është shumë artistik, ai nuk është i destinuar të jetojë në varfëri. Peshqit thjesht nuk i japin prioritet parasë dhe gjërave materiale. Ai mund të jetë i varfër, apo mund të ishte i pasur. Sido që të jetë, Peshqit do t’i japin më shumë rëndësi të paprekshmes sesa të prekshmes – e cila është ajo se si ne e interpretojmë sot. Interpretimi ka ndryshuar nga një fat i paracaktuar  (varfëria), në një prirje (nevojë për përsosuri artistike/shpirtërore) psikologjike që mund të përfundojë në çdo fat (të ardhme) të varur nga rrethanat.

Aspekte për t’u mbajtur mend

Mos harro aspektet. Nëse përpiqesh të bësh një interpretim pa marrë në konsideratë aspektet, do ta keni gabim. Interpretimet për secilin planet në shenjë dhe shtëpi duhet të modifikohet sipas natyrës së aspekteve. Aspektet shpesh mund të zbusin gjërat dhe t’u sjellin lehtësi vendosjeve të ndryshme negative planetare, ose mund të sjellin vështirësi në aspekte të ndryshme pozitive planetare. Aspektet i stimulojnë planetët.

Çdo planet ka ndikime edhe negative edhe pozitive. Për shembull, engjergjia e Diellit mund të shprehet si një bujari e dalë nga vetja dhe krijimtari, ose si një arrogancë krenare dhe një dëshirë e tepruar pë të qënë i veçantë. Aspektet nga planetët e tjerë na tregojnë nëse energjitë do të shprehen lehtësisht dhe pozitivisht (nëse formon trekëndësh & gjashtëkëndësh), apo me luftë dhe konflikte (nëse formon katërkëndësha dhe opozita). Por prapëseprapë, një hartë lindje pa llogaritur edhe aspektet është jo e saktë, ose të paktën e paplotë.

Aspektet më të rëndësishme që duhen të shqyrtoni:

Merrni menjëherë të dhënat për bashkimet me secilin nga katër këndet (kjo nënkupton bashkimet planetët përkrah Ashendentit, Mesiqllorit, Deshendentit, Fundqiellorit). Kur një planet formon një bashkim me njërin nga këndet, ndikimi i planetit mund të jetë ndikimi më i fortë në hartë. Personi do të identifikohet fuqishëm me tiparet e planetit.

Gjithashtu shqyrtoni bashkimet e bëra nga planetët e jashtëm (Urani, Neptuni dhe Plutoni)  me planetët e brendshëm (Diellin, Hënën, Merkurin, Venusin dhe Marsin). Këto bashkime do të modifikojnë në mënyrë drastike (rrënjësore) interpretimin për planetin e brendshëm duke përforcuar cilësitë e tij. Një bashkim me Uranin shton rebelimin dhe rinovimin; një bashkim me Neptunin shton konfuzionin dhe trishtimin/ apo frymëzimin dhe magjinë, dhe një bashkim me Plutonin shtohet fuqia, por mund të jetë paksa ngjethës (i frikshëm).

Për shembull, një person me Diellin në Luan që ka Plutonin përkrah Diellit do të jetë tip shumë plutonian. Ky person do të jetë një nga Luanët më të heshtur dhe sekret që keni njohur.

Balanconi Elementet dhe Cilësitë

Një tjetër gjë për t’u shënuar është balancimi (ekuilibrimi) i elementeve dhe cilësive në hartë. Shënoni elementin e shenjës së çdo planeti, dhe atij të Ashendentit, dhe Mesqiellorit. Pastaj thjesht numëroni sa janë zjarr, ajër, tokë, dhe ujë. Llogarisni elementin e Diellit dhe Hënës për dy secili, sepse ato kanë një ndikim shumë të fuqishëm. Është e zakonshme të kesh një kombinim elementësh, le të themi 3 ose katër për secilin. Sidoqoftë, ju do të gjenit një mungesë ekuilibri, si 5 apo më shumë të një elementi, apo 0 ose 1 të një elementi, kjo do të thotë diçka për temperamentin e përgjithshëm të individit. Pesë apo më shumë planetë në një element do ta bëjnë “Elementin Mbizotërues” brenda individit. Është interesante të theksojmë që Elementi Mbizotërues mund të jetë ndryshe nga ai i shenjës diellore. Në këtë rast, personi do të sillet edhe më pak si shenja diellore – një arsye më shumë pse nuk mund ta përcaktojmë një person vetëm nga shenja diellor e tij. Nëse një harte i mungon krejtësisht një element, apo ka vetë një planet, ai do të konsiderohet “Elementi më i dobët”.

Të njëjtën metodë përdorni për ekuilibrimin e cilësive (Themelore, Fikse, e Lëvizshme) për secilin planet, ashendentin dhe mesqiellorin. Kjo ju jep një informacion të lehtë, nëse nuk gjeni një mungesë të madhe ekuilibri, si për shembull një mungesë të plotë të një cilësie, apo 6 apo më shumë në një cilësi. (Ne faqen ne vijim keni nje shembull te ndertimit dhe leximit te hartes).

Te linku më poshtë mund të formoni hartën tuaj qiellore duke vendosur të dhënat tuaja. Pasi del harta ju mund ta levizni shigjeten (kursorin) tek cilido planet apo shtepi dhe aty tregohen pozicionet e tyre ne anglisht, por perkthimin e termave e keni ne fund:

https://www.astrotheme.com/horoscope_chart_sign_ascendant.php?_qf_s1_display=true

Aries = Dashi; Taurus -=Demi; Gemini= Binjakët; Cancer =Gaforrja; Leo =Luani; Virgo =Virgjëresha; Libra = Peshorja; Scorpio = Akrepi; Sagittarius = Shigjetari; Capricorn =Bricjapi; Aquarius = Ujori; Pisces =Peshqit; 

Sun = Dielli; Moon = Hëna; Ascendant = Ashendenti; Midheaven= Mesqiellori; (planetet e tjere kuptohen lehtesisht).

Sign = Shenja; House = Shtepia

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.