> Faqja pare > Astro-biologji > Jeta dhe Natyra

Jeta dhe Natyra

pranvera

ELEMENTET E JETËS DHE FENOMENET E NATYRËS

AJRI

Nga se përbëhet ajri?

Oksigjeni

Oksigjeni zë 20% të ajrit dhe është shumë i rëndësishëm për jetën në Tokë. Të gjitha gjallesat thithin oksigjen për të jetuar. Ne mund të jetojmë për javë të tëra pa ushqim, ditë të tëra pa ujë, por vetëm pak minuta pa oksigjen. Gjatë ditës, bimët thithin gazin e dioksidit të karbonit dhe nxjerrin oksigjen, pra kuptohet se sa të rëndësishme janë bimët për ajrin.

Ajri është gazi që mbështjell Tokën, por ai nuk është gaz i vetëm. Ajri përbëhet nga disa lloje gazesh, si azot, oksigjen, dioksid karboni, avuj uji dhe grimca pluhuri. Ajri është elementi më i rëndësishëm i jetës në Tokë. Ekzistenca e tij bën të mundur jetën në planetin tonë.

Planetë të tjerë kanë dritë Dielli, por Toka është i vetmi planet i njohur që ka ajër dhe ujë. Pa ajër dhe pa ujë, në Tokë nuk do të kishte jetë. Ajri luan rol të rëndësishëm në formimin e klimës së një vendi.

Azoti është përbërësi kryesor i ajrit. Ai zë rreth 78% të ajrit. Pjesën tjetër të ajrit e zënë gazet e tjera.

Shtresat e atmosferës janë Troposfera, Stratosfera, Mezosfera, Jonosfera, Ekzosfera.

 

UJI

Uji është një substancë e zakonshme, por më e rëndësishmja për të gjitha format e jetës në Tokë. Uji është një lëng pa erë, pa shije në temperaturën dhe shtypjen e ambientit dhe duket pa ngjyrë në sasi të vogla, megjithëse ka në ngjyrim blu të lehtë. Për shkak të sasisë së madhe të ujit që ndodhet në të, Toka është quajtur “Planeti blu”. Uji është në lëvizje të vazhdueshme ndërmjet Tokës, oqeaneve dhe atmosferës. Kjo lëvizje e ujit quhet cikël i ujit ose qarkullim i ujit në natyrë.

Uji është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e jetës në Tokë. Të gjitha format e jetës varen nga uji. Vetë trupi i njeriut përbëhet nga 70% ujë. Për të funksionuar atij i duhen nga 1 deri në 7 litra ujë në ditë. Uji gjendet edhe në trupin e gjallesave. Bimët dhe kafshët kanë në përbërje të tyre sasi të madhe uji. Edhe vetë Toka ka në përbërje të saj ujë, prandaj themi që pa ujë nuk ka jetë.

 

OZONI

Ozoni është një shtresë e ngjashme me oksigjenin në shtresat e larta të atmosferës 20-40 km mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo shtresë shërben si filtër, duke penguar depërtimin e rrezeve të dëmshme të Diellit. Shumë aktivitete të njeriut, si tymi i fabrikave apo ajri ftohës i disa frigoriferëve, spërkatës të ndryshëm aromatizues, spërkatës me pesticide, lëshojnë në ajër gaze të dëmshme që njihen ndryshe si substancë CFC. Këto gaze të dëmshme ngrihen lart në atmosferë dhe kur takojnë shtresën e Ozonit fillojnë të shkatërrojnë atë duke e holluar. Me kalimin e viteve, ky dëmtim ka bërë që në një pjesë të kësaj shtrese të hapet një vrimë, e cila njihet si “vrima e ozonit”.

Vrima e shtresës së ozonit dhe hollimi i saj ka bërë që të depërtojnë rrezet ultraviolet, të cilat janë të dëmshme për jetën e njeriut. Këto rreze shkaktojnë dëmtime në lëkurën e njeriut duke sjellë sëmundje të pashërueshme. Gjithashtu ato shkaktojnë dëmtim të syve, dëmtim të bimëve në bujqësi, dëmtime të kafshëve.

 

DIELLI

Miliona kilometra larg nesh ndodhet një top gjigand, një trup qiellor i nxehtë dhe i përflakur, të cilin e quajmë Diell. Dielli është një yll. Ai është ylli më i afërt me ne, shumë i madh, pothuajse miliona herë më i madh se Toka. Por, duket i vogël, pasi është shumë larg, 150 milionë kilometra larg nga Toka. Dielli mund të nxërë brenda tij 1 300 000 planetë sa Toka.

Ashtu si Toka, edhe Dielli ka formën e një sfere. Djegia e gazit krijon dritë dhe nxehtësi deri në mijëra gradë. Hëna dhe planetët e tjerë krijojnë dritë duke reflektuar dritën e Diellit. Në sipërfaqen e Diellit duken disa njolla që ndriçojnë më pak se sipërfaqja tjetër. Njollat e mëdha dhe të errëta të Diellit, mund të shihen nga Toka me teleskop. Njollat rrotullohen rreth Diellit dhe ndryshojnë në numër dhe formë. Ato duken të errëta, sepse kanë temperaturë më të ulët se pjesa tjetër e Diellit.

Dielli – burim i jetës

Pa Diell, nuk do të kishte jetë në Tokë. Energjia përhapet në hapësirë në formë vale. Valët e Diellit përhapen në të gjitha drejtimet në hapësirë. Shumica humbet në hapësirë, por një pjesë e mirë e tyre arrijnë në planetin tonë. Bimët e përdorin energjinë e Diellit për proçesin e fotosintezës. Bimët u japin ushqim organizmave të tjerë jetësorë. Në këtë proçes krijohet oksigjeni, aq i domosdoshëm për zhvillimin e jetës. Pa energjinë e Diellit, bimët nuk mund të rriten. Pa bimë nuk do të kishte kafshë, as njerëz. Pra nuk do të kishte jetë.

 

TOKA

Toka është një ndër 8 planetët që rrotullohen rreth Diellit. Ajo duket si një top me ngjyra: blu, të bardhë dhe të gjelbër. Toka rrotullohet rreth Diellit, me shpejtësi 107 000 km/orë. Toka është i vetmi planet në sistemin diellor që ka jetë, sepse nuk është as shumë nxehtë, as shumë ftohtë. Ajo ka ujë dhe ajër, elemente pa të cilat nuk do të kishte jetë. Shkencëtarët mendonjë që Toka të jetë krijuar rreth 4.6 miliardë vjet më parë.

Çfarë ka në brendësi të Tokës?

Shtresat e sipërme quhen kore të Tokës. Ajo përbëhet nga shkëmbinj dhe ujë. 70% e kores së Tokës është e mbuluar nga uji i deteve dhe oqeaneve. Këtu, korja e Tokës gjendet poshtë ujit. Shtresa poshtë Tokës quhet mantel. Poshtë mantelit ndodhet bërthama, e cila në pjesën e jashtme është metal i lëngshëm. Pjesa e brendshme e saj përbëhet nga metali i ngurtë. Shkencëtarët mendojnë se bërthama e bën Tokën një magnet gjigant.

 

STINËT

Rreth e rrotull Diellit

Rruga që përshkon Toka rreth Diellit, quhet orbitë. Koha, që i duhet Tokës për t’u rrotulluar rreth Diellit, është e barabartë me 365 ditë e 6 orë dhe quhet 1 vit. Për shkak të këtyre 6 orëve, me marrëveshje, është vendosur që një herë në katër vjet, të shtohet një ditë në muajin shkurt. Ky quht vit i brishtë.

Për shkak se boshti i Tokës është pak i anuar, rrezet e Diellit nuk e ngrohin njësoj të gjithë sipërfaqen e Tokës, duke formuar kështu Stinët.

Për disa muaj, Poli i Veriut është anuar nga Dielli. Hemisfera e veriut ka ditë më të gjata dhe temperature më të larta. Kur Poli i Veriut ndodhet më afër Diellit, në hemisferën e veriut mbërrin stina e verës. Në hemisferën e jugut mbërrin stina e Dimrit.

Kur në njërën hemisferë është stina e verës, në tjetrën është stina e dimrit.

Pranvera dhe Vjeshta

Midis stinëve të verës dhe dimrit, të dyja hemisferat e Tokës ndodhen në të njëjtën distancë me Diellin. Në hemisferën ku mbaron dimri, fillon stina e pranverës, ndërsa në hemisferën ku mbaron vera, fillon stina e vjeshtës.

 

Soltici

Me 21 qeshor, hemisfera e veriut ka ditën më të gjatë të vitit, ndërsa hemisfera e jugut ka natën më të gjatë. Me 21 dhjetor, hemisfera e veriut ka natën më të gjatë, ndërsa hemisfera e jugut ka ditën më të gjatë të vitit. Këto dy ditë, pra 21 qershori dhe 21 dhjetori, quhen solstice.: solstici i verës (dita më e gjatë) dhe solstici dimrit (nata më e gjatë).

Ekuinoksi

Dy herë në vit dita me natën janë të barabarta në të gjithë globin. Këto dy ditë quhen ekuinokse. Këto ditë janë 21 marsi dhe 23 shtatori. Në të gjithë botën, solsticet dhe ekuinokset shënojnë fillimin e një stine dhe festohen në mënyra të ndryshme.

A e dini se vezët, ditën e ekuinoksit, mund të qëndrojnë vertikalisht?

 

Fazat e Hënës

Pse Hëna ndryshon formë?

Dielli ndriçon Hënën dhe ne e shohim atë. Pjesa e ndritshme e Hënës që ne shohim, ndryshon formë vazhdimisht. Ajo na shfaqet herë në formë rrethi, herë në formë gjysmërrethi, herë në formë drapëri etj. Këto ndryshime të formës së Hënës quhen faza të Hënës.

Në fazën 1, Hëna nuk mund të shihet nga Toka. Ajo është midis Tokës dhe Diellit. Gjysma e ndriçuar e Hënës është e kthyer nga Dielli, ndërsa gjysma e errët është kthyer nga Toka. Kjo fazë quhet Hënë e re.

Pas 2-3 ditësh, Hëna lëviz dhe ne mund të shohim një pjesë të saj që ndriçohet nga Dielli. Kjo fazë në rritje e hënës quhet gungaç.

Pas 7 ditësh shohim çerekun e Hënës. Kjo fazë quhet çereku i parë i Hënës.

Pas 14 ditësh, Hëna ka përshkuar gati gjysmën e rrugës rreth Tokës. Ajo duket e ndritshme dhe e rrumbullakët. Kjo fazë quhet Hënë e plotë. Pasi bëhet e plotë, Hëna vjen duke u zvogëluar vazhdimisht deri në një Hënë të re.

I gjithë cikli hënor vazhdon 29,5 ditë. Gjatë intervalit të një muaji, ju e shihni Hënën të kalojë nëpër të gjitha këto faza. Kështu, vazhdon rrotullimin. Ajo bëhet gjysmëhënë, e kështu deri sa hyn prapë në hijën e Tokës, në errësirë.

 

Eklipsi

Dikur, njerëzit e lashtë trembeshin kur Dielli “zhdukej” në mes të ditës ose kur Hëna “zhdukej” në ndonjë natë të kthjellët.

Dukuria e zënies së një trupi qiellor nga një tjetër, quhet eklips.

Eklipset ndodhin kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë të drejtë.

Tokën e përfshijnë dy lloje eklipsesh: eklipsi i Diellit dhe ai i Hënës. Eklipset janë të plota ose të pjesshme.

Eklipsi i Hënës

Eklipsi i Hënës ndodh kur Toka është në mes të Diellit dhe Hënës, pra hija e Tokës errëson Hënën. Eklipsi i plotë ndodh kur Hëna ndodhet plotësisht në hije. Ky eklips ndodh rreth 2 orë. Eklipsi i pjesshëm ndodh kur vetëm një pjesë e Hënës hyn në zonën e hijes së Tokës. Para se të hyjë në zonën e hijes, Hëna fillon të errësohet derisa disku i saj bëhet plotësisht i errët dhe i padukshëm.

Eklipsi i Diellit

Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna është mes të Diellit dhe Tokës, pra hija e Hënës mbulon një pjesë të Tokës (kjo pjesë e Tokës nuk e sheh Diellin).

Eklipsi i plotë i Diellit ndodh kur hija e Hënës që bie në Tokë, nuk e lejon Diellin të duket në atë zonë të Tokës. Dielli duket si një disk i errët, i rrethuar nga një kurorë e zjarrtë. Eklipsi i plotë i Diellit zgjat 7,5 minuta. Dielli bëhet i padukshëm për 3 minuta. Në fillim të eklipsit të Diellit, Hëna fillon të lëvizë drejt Diellit, duke ulur pak nga pak ndriçimin e Diellit, derisa e mbulon plotësisht dhe lë të duket vetëm kurora e tij e zjarrtë. Dielli nuk duhet parë me sy të lirë gjatë eklipsit, por vetëm me size të posaçme. Eklipsi i ardhshëm i Diellit do të shihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017.

Sa shpesh ndodhin eklipset?

Pozicioni i Diellit, i Hënës dhe i Tokës bën që të ndodhin eklipse të shpeshta. Gjatë shekullit të 20-të kanë ndodhur 228 eklipse diellore dhe 147 eklipse hënore. Megjithatë, ne nuk mund t’i shohim eklipset nga çdo pjesë e Tokës. Astronomët dhe astrologët janë shkencëtarët që mund të përcaktojnë saktë kohën se kur mund të ndodhë një eklips.

 

Ndërtimi i qelizës

Të gjitha qeniet e gjalla kryejnë veprimtaritë e tyre jetësore, në sajë të karakteristikave që ato kanë. Qëniet e gjalla kanë një veçori të përbashkët: të gjitha janë ndërtuar nga disa njësi të vogla, të quajtura qeliza.

Qeliza është njësia më e vogël që ndërton organizmat e gjallë. Qelizat ndërtojnë algat, kërpurdhat, bimët, kafshët dhe njeriun. Organizmat mund të jenë të ndërtuara:

– nga një qelizë e vetme. Në këtë rast quhen organizma njëqelizore. Gjallesa njëqelizore janë: algat, bakteret etj.

– Nga shume qeliza, të cilat kryejnë funksione të veçanta. Në këtë rast quhen organizma shumëqelizore. Gjallesa shumëqelizore janë: kërpudhat, bimët, kafshët etj.

Si është e ndërtuar një qelizë?

Qeliza nuk mund të shihet me sy të lirë, prandaj, për të parë strukturat që ndërtojnë qelizën, ne përdorim mikroskopin. Qelizat, si ato bimore, ashtu edhe ato shtazore, kanë në përbërje të tyre:

– Membranën qelizore, e cila është cipa që mbështjell qelizën. Ajo lejon hyrjen e lëndëve ushqyese në brendësi të qelizës dhe daljen jashtë të mbetjeve të ndryshme.

– Bërthamën, e cila është mbështjellë më mëmbranën bërthamore. Bërthama është struktura që kontrollon dhe drejton veprimtarinë e qelizës. Në brendësi të saj gjenden disa struktura të vogla të quajtura kromozone. Në kromozone ndodhet informacioni i nevojshëm për të trasheguar tipare të ndryshme të gjallesave nga paraardhësit te pasardhësit.

– Ciplazmën, që është i gjithë materiali i ndodhur midis bërthams dhe membranës qelizore. Në citoplazmë vendosen disa struktura të vogla të quajtura organele, ku secila prej tyre kryen nje funksion të caktuar shumë të rëndësishëm për qelizën, ku secila prej tyre kryen një funksion të caktuar shumë të rëndësishëm për qelizën. Midis qelizës bimore dhe asaj shtazore ka edhe ndryshime. Qeliza bimore ka disa struktura që nuk ndodhen në qelizën shtazore, si:

– Muri qelizor, që është një cipë e fortë, e cila vesh dhe mbron qelizën bimore, duke i siguruar asaj formë dhe qëndrueshmëri.

– Kloroplastet, që janë struktura në të cilat zhvillohet proçesi i fotosintezës, me anë të të cilit bima prodhon vetë lëndën ushqyese. Kloroplastet kanë me shumicë një pigment të quajtur klorofil, i cili i jep bimës ngjyrën e gjelbër.

 

natural-phenomena-catatumbo-2

Çfarë fenomeni të motit përfaqësojnë shenjat?

Dashi- bubullima
Demi – mjegulla
Binjakët – dëbora
Gaforrja – pjesërisht me re
Luani – fortunë me rrufé
Virgjëresha – breshër
Peshorja – kohë me diell
Akrepi – tsunami (dallgë gjigande)
Shigjetari – kohë me erë
Bricjapi – i ftohtë me akull
Ujori – uragan
Peshqit – stuhi shiu

natyre

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.