> Faqja pare > Astro-seksologjia > Joshja seksuale

Joshja seksuale

POZICIONET EROTIKE

Akrepi – simbol i seksit

mashkulli-akrep

  •  Personat që kanë lindur me Diellin, Hënën, Ashendentin apo Marsin në shenjën e Akrepit, zakonisht,  janë me ‘sexy’ se  të tjerët.

Sipas astrologjisë shenja e Akrepit sundon organet seksuale. Akrepat janë manipulues, që do të thotë se ata mund ta përdorin veten e tyre në pozicione interesante seksuale. Kjo i ndihmon për të bërë seks edhe në vende publike, si për shembull në korridoret e një supermarketi, apo në stolat e pasagjerëve të një stacioni treni.
Akrepi është i fshehtë nga natyra,
kështu që mos kini frikë se do t’ju përhapë sekretet e pakëndshme të jetës suaj seksuale.
Një mashkull Akrep mund të njihet shumë si një dashnor i shkëlqyer sepse është praktikuar me disa femra të ndryshme ose me lloj lloj stilesh seksuale, por seksi, ashtu si një hedhje me parashutë mund të jetë edhe jashtëzakonisht i rrezikshëm edhe tepër argëtues. Nuk do të donit të hidheshit nga qielli me një partner pa eksperiencë, apo jo?
Akrepi mund të bëhet vërtetë xheloz. Nëse doni dikë që të luftojë përkrah jush dhe për ju, një mashkull Akrep është një bast i mirë.
Akrepi njihet si person që kërkon një konsumim të plotë në dashuri saqë të dominojë jetën e tij. Nëse një Akrep ju do, ai ju dëshiron plotësisht. “Ose gjithçka ose asgjë” është motoja e tij, ai është shenja e ekstremeve. T’i japësh cilësi erotike një mashkulli Akrep është një mënyrë fantastike për të marrë një dashuri intensive dhe demonstrim dashuror. Vetëm një paralajmërim: të kesh të bësh me këtë shenjë është një pjesë zbavitëse, por nëse shkëputeni prej tyre do të jetë akoma më e vështirë dhe dramatike. Pickimi i akrepit nuk është diçka prej të cilit mund të shëroheni lehtë.

Joshja seksuale

(Shikoni në hartën tuaj qiellore të lindjes nëse keni njërin nga këto pozicione për të qënë joshës seksualisht, sidomos planetët në Akrep dhe në shtëpinë e tetë zodiakale)

Disa njerëz janë tërheqës thjesht në mënyrë të natyrshme. Ata tërheqin vëmendje, disa më të sipërfaqshëm dhe të dukshëm dhe disa më të fshehtë dhe misteriozë. Të dy palët ndërsejnë stile të ndryshme të joshjes seksuale. Janë disa aspekte të hartës astrologjike që mund të dallojnë këtë ndikim. Mbani mend që këto janë tipe të ndryshme të tërheqjes seksuale dhe jo të gjithë tërhiqen nga të njëjtat gjëra, por të gjitha pozicionet e mëposhtme do të shkaktojnë reagime nga të tjerët:
Dielli në Akrep; i thellë, misterioz, i sigurtë, seksual, pasionant.
Hëna në Akrep; njësoj si Dielli në Akrep.
Venusi në Akrep; shumë pasionant, misterioz.
Marsi në Akrep; energji e madhe seksuale dhe joshje seksuale, imoral dhe i djallëzuar.
Dielli përkrah Marsit; energji e hapur seksuale, shumë tërheqës dhe i fortë.
Venusi në shtëpinë e parë: i bukur, i veçantë, dhe i dashuruar hapur.
Venusi në shtëpinë e tetë: imoral, eksperimental, guximtar, seksual, ndjenja të fuqishme.
Marsi në shtëpinë e tetë: energji e lartë seksuale, imoral, misterioz, asnjëherë i kuptuar plotësisht.
Marsi në Luan; tërheqje e vëmendjes, prani e fortë, vetbesim, i shoqërueshëm, i pavarur.
Marsi në Dash; i shpejtë në veprime dhe tërheqës, i gjallë, flirtues.
Venusi në Dash: joshje me sy, dashuri me shikim të parë, tërheqje, flirtim.
Dielli në Luan në shtëpinë e parë: i sigurt në vetvete dhe i suksesshëm me forcat e veta, personalitet i papërmbajtur, prani e fortë.
Dielli në Luan në shtëpinë e tetë: prani e fortë dhe e mistershme, i fshehtë dhe i fuqishëm, pasionant.
Venusi në Dem; ndjenjë e fortë sigurie, bukuri, sensualitet tokësor.
Neptuni përkrah Hënës; idealist, misterioz, i pakapshëm, tërheqës dhe ëndërrimtar.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.