> Faqja pare > Festa pagane > Kalendari Pagan Helen

Kalendari Pagan Helen

KALENDARI I FESTAVE TË PAGANIZMIT HELENWheel-2-1

Kalendari Pagan Helen i krijuar nga Y.S.E.E  (Këshilli Suprem i Helenëve Etnikë) bashkohet me njeriun bashkëkohor me kontaktin e ngushtë që njeriu i lashtë ka pasur me ciklet e natyrës. Çdo muaj përmban një festë antike dhe është i lidhur drejtpërdrejt me një ushtrim moral (virtytesh) në cilësitë specifike që lidhen me perënditë e nderuara. Kalendari i paraqitur këtu është me bazë diellore, duke reflektuar ciklin e Diellit së bashku me ciklin e natyrës.

Secili muaj ka një festival (festë), një hyjni kryesuese dhe virtytet për meditim. Dymbëdhjetë festat janë të ndara në dy grupe, “Diellore” dhe “Olimpike”.

(1) Janar, fillimi i shenjës së Ujorit, kremtimi i Theogamisë që përkujton martesën e Zeusit dhe Herës, mbretit dhe mbretëreshës së Olimpit, bashkimi i tyre prodhon Jetën, e cila përfaqësohet nga Dionisi (dielli i fund-dimrit dhe fillimit pranveror). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndesha Hera dhe virtytet e kultivuara janë guximi dhe krenaria.

(2) Shkurt, fillimi i shenjës së Peshqeve, festimi i Anthesterias (që nderon Dionisin, Perëndinë e bimësisë). Gjatë këtij muaji dominon perëndia Poseidon dhe virtytet e kultivuara janë Devocioni dhe Integriteti (virtyti).

(3) Mars, fillimi i shenjës së Dashit, festimi i Ekuinoksit të Pranverës dhe Asklepeias (në nderim të perëndisë Asklep). Në këtë muaj dominon perëndesa Athina dhe kultivohen virtytet e Trimërisë dhe Zgjuarsisë.

(4) Prill, fillimi i shenjës së Demit, festimi i Afrodisias (në nderim të perëndeshës Afërditë, Anthias <perëndeshës së luleve që shoqëronte Afërditën>, Hijeshive dhe Diellit “tokësor” –Heliosit të pranverës). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndesha Afërditë dhe kultivohen virtytet e dashurisë dhe bujarisë.

(5) Maj, fillimi i shenjës së Binjakëve, festimi i Thargelisë (që nderon perënditë binjakë Apollonin dhe Artemisën). Gjatë këtij muaji dominon Perëndia Apollon dhe kultivohen virtytet e Harmonisë  dhe ndershmërisë.

(6) Qershor, fillimi i shenjës së Gaforres, festimi i Solsticit të Verës (Heliostasis). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndia Hermes dhe kultivohen virtytet e Njohjes së marrëdhënieve të mira dhe shoqërueshmëria.

(7) Korrik, fillimi i shenjës së Luanit, kremtimi i Dioskurisë (që nderon Kastorin dhe Poluksin dhe heronjtë e rënë në betejën e Termopileve). Gjatë këtij muaji dominon kryeperëndia Zeus dhe kultivohen virtytet e Drejtësisë dhe Rregullit.

(8) Gusht, fillimi i shenjës së Virgjëreshës, festimi i Heraisë (për nder të perëndeshës Hera). Gjatë këtij muaji, dominon perëndesha Demetra dhe virtytet që kultivohen janë Durimi dhe Kujdesi.

(9) Shtator, fillimi i shenjës së Peshores, festimi i Ekuinoksit të Vjeshtës dhe nderimi i heronjve të betejës së Maratonës. Gjatë këtij muaji dominon perëndia Hefest dhe kultivohen virtytet e Krijimtarisë dhe Zellit.

(10) Tetori, fillimi i shenjës së Akrepit, kremtimi i Herakleisë (që nderon Herakliun <Herkulin>, Heliosin ” nëntokësor” (Demetrius) – Diellin e vjeshtës). Këtë muaj perëndia dominon perëndia Ares (Mars) dhe kultivohen virtytet e Kurajos dhe Vendosmërisë.

(11) Nëntor, fillimi i shenjës së Shigjetarit, festimi i Maimakterias (thirrje perëndisë Zeus Maimaktes <të xhindosurit> për një dimër të butë). Këtë muaj dominon perëndesha Artemisa dhe kultivohen virtytet e Mençurisë dhe Vetëpërmbajtjes.

(12) Dhjetor, fillimi i shenjës së Bricjapit, festimi i Triesperonit (lindja e Herakliut Triesperos <që ka kuptimin tri mbrëmjet kur Zeusi fjeti me Alkmenën, nënën e Herakliut>) dhe Solstici i Dimrit. Gjatë këtij muaji dominon hyjnesha Hestia dhe kultivohen virtytet e Qëndresës dhe Mirësjelljes.

Muajt e kalendarit atik (Athina e lashtë)

(Muaji i parë nis me Hënën e Re pas solsticit veror)

  • Hekatombaion
  • Metageitnion
  • Boedromion
  • Pyanepsion
  • Maimakterion
  • Poseideon
  • Gamelion
  • Anthesterion
  • Elaphebolion
  • Mounichion
  • Thargelion
  • Skirophorion

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento