> Faqja pare > Krishtërimi > Këshilli i Nikeas dhe mbledhje të tjera

Këshilli i Nikeas dhe mbledhje të tjera


Nicea

Dekreti i Milanos, Këshilli i Nikeas, dhe Mbledhja e Kalcedonisë

Gjatë gjithë historisë, ka pasur shumë momente të rëndësishme që kanë prekur mënyrën se si njerëzit e shohin Krishtërimin. Këto momente shumë të rëndësishme filluan me Apostujt që dëshmojnë vdekjen, varrosjen, dhe ringjalljen, pasi ata përfundimisht kuptuan se çfarë rabini i tyre kishte qënë duke u mësuar atyre për tre vjet të gjata. Nga kjo pikë ata kërkuan të udhëzojnë të tjerët në pranimin e një mesazhi të dashurisë së përjetshme dhe shpëtimit. Me kalimin e kohës, mesazhi u bë më pak një zbulim dhe më shumë i një besimi universal. Kjo megjithatë nuk erdhi pa shumë momente që zhvilluan apo kufizuan besimin kristian. Tre shembuj të tillë janë Dekreti i Milanos, Këshilli i Nikeas dhe Mbledhja e Kalcedonisë.

Dekreti i Milanos

Dekreti i Milanos (latinisht: Edictum Mediolanense)  ishte marrëveshja e Shkurtit 313 e.s.  për të trajtuar të krishterët me mirësjellje brenda perandorisë romake. Perandori romak perëndimor Kostandini I, dhe Licinius, i cili kontrollonte Ballkanin, u takuan në Milano dhe ndër të tjera, ranë dakort të ndryshonin politikat ndaj të krishterëve duke ndjekur Dekretin e tolerancës nga Galerius që u lëshua dy vjet më parë në Serdicë (Sofia e sotme, Bullgari). Dekreti i Milanos i dha Krishtërimit një status ligjor, por nuk e bëri Krishtërimin fenë zyrtare të perandorisë romake, kjo ndodhi nën sundimin e perandorit Theodosius I në 380 e.s.

Të krishterët kanë përjetuar në një kultivim trazirash të vazhdueshme për shkak të sunduesve të ndryshëm të Perandorisë Romake. Nganjëherë perandorët thjesht do të injoronin besimtarët monoteistë. Ndërsa herë të tjera ata i persekutonin hapur për shkak të rritjes së popullaritetit. Dekreti (Edikti) i Milanos, “isht rezultati i një marrëveshjeje politike konkluduar në Milano ndërmjet perandorëve romakë Kostandini I dhe Licinius në Shkurt 313. Kjo shpallje, e bërë për Lindjen nga Licinius në Qershor 313, u jepnte lirinë të gjithë njerëzve të adhuronin çfarëdolloj hyjnie që ata pëlqenin, u siguronte të krishterëve të drejta ligjore (përfshirë të drejtën e organizimit të kishave), dhe u rikthente menjëherë pronat e konfiskuara.

Sipas disa autorëve, përfundimi i Dekretit të Milanos, tregoi që Kostandini vazhdonte politikën e tolerimit që Galerius kishte vendosur. Ai “vazhdonte të nderonte Diellin” deri në 325, në monedhat që e paraqisnin atë sëbashku me Sol Inviktusin, ndërsa monedhat e tij të mëvonshme tregojnë shenjën e Khi-Ro (KR- Krishtit). Në atë vit ai kishte thërritur pershkopët e krishterë në Këshillin e Nikeas, dhe që prej atëherë ai vazhdoi të kishte një interes aktiv në çështjet e Kishës.

Kostandini u bë perandori i parë në Epokën kristiane që persekutoi grupe të veçanta të krishterësh, Donatistët, në mënyrë që të përforconte unitetin fetar.

Këshilli i NikeasConstantine,_York-england.

Në 325, Kostandini I mblodhi Këshillin e Nikeas, i cili konfirmoi doktrinën që Jezusi, I Biri, ishte i barabartë me Zotin të Atin, një me të Atin, dhe prej një lënde, apo “bashkë-substancial” (homoousios, në greqisht). Këshilli dënoi mësimet e Ariusit: të cilët thonin që Jezusi ishte më pak i rëndësishëm se i Ati. Ai u shpall heretek. Pavarësisht nga vendimi i këshillit, polemikat vazhduan për dekada me radhë. Në kohën e ardhjes së Theodosit, besimtarët jo-ortodoksë, apo “Jo-Nikenas”, filluan të sjellin kristologji dhe pikëpamje të ndryshme për Personat e Trinisë.

Pasi Kostandini mundi Liciniusin në 323, duke siguruar kështu ruajtjen e lirisë fetare, vetë të krishterët filluan të copëtoheshin mbi debatet e Arianit. Debati i Arianit nisi, “si një debat ndërmjet peshkopit Aleksandër dhe priftit (pastorit) Arius. Arius propozonte që nëse Ati lindi Birin, ky i fundit mund të ketë pasur një fillim, që ka pasur një kohë kur ai nuk ka ekzistuar, dhe që thelbi i tij ishte nga asgjëja ashtu si pjesa tjetër e krijimit”. Kjo polemikë (debat) shqetësoi Kostandinin, saqë ai mblodhi këshillin e Nikeas në 325 dhe “drejtonte seancën dhe mori pjesë në diskutime. Ai shpresonte se një këshill i përgjithshëm i kishës do ta zgjidhte problemin”. Nga kjo mbledhje e “nja 300 pershkopëve”, fjala, “homoousious” apo “i bashkësubstancial” duke nënkuptuar  “prej një substance” u fut në monedha dhe u përdor për të hedhur poshtë deklaratën e Ariusit. Nga koncepti i Krishtit si homoousious, këshilli kërkoi të ndalonte grindjet shtesë për zbulimin se çfarë ishte Jezusi.

Këshilli i Kalcedonisë

Këshilli apo Mbledhja e Kalcedonisë u bë në 451 dhe “Konfirmoi vendimet e Nikeas, dhe iu përgjigj debateve të reja që kanë shpërthyer më pas mbi natyrën njerëzore të Krishtit”. Kryesuar “nga perandori Marcian, në prani të rreth 520 peshkopëve apo përfaqësuesve të tyre dhe ishte një nga mbledhjet e hershme më të mëdha dhe më të mirë-dokumentuara”. Ky këshill miratoi kredon e Nikeas (325), kredon e Kostandinopolit (381; njohur më pas si Kredoja Nikeane), dy letrat e Cirilit kundër Nestorius, i cili këmbëngulte në unitetin e personave hyjnorë dhe njerëzorë në Krisht, dhe Librin e Papës Leoni I që konfirmon dy natyra të ndryshme në Krisht dhe që refuzon doktrinën monofizite (vetëm një person) që Krishti kishte vetëm një natyrë”.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento