> Faqja pare > Etimologji > Kuptimi i elementëve kimikë

Kuptimi i elementëve kimikë

Pothuajse të gjithë emrat e elementëve kimikë rrjedhin nga greqishtja dhe latinishtja. Këto dy gjuhë kanë kontribuar shumë në shkencë, duke përfshirë dhe fushën e kimisë. Më poshtë keni kuptimin e tyre në gjuhën shqipe:

Aktini (Ac) – rrjedh nga fjala greke <aktinos> që ka kuptimin <rreze>;
Alumini (Al) – rrjedh nga fjala latine <alumen> që ka kuptimin <i hidhur>;
Antimoni (Sb) – rrjedh nga fjala greke <antimonos> që ka kuptimin <kundër vetmisë>;
Argjendi (Ag) – rrjedh nga fjala latine <argentum> që ka kuptimin <argjend>;
Argoni (Ar) – rrjedh nga fjala greke <argon> që ka kuptimin <jo aktiv>;
Ari (Au) – rrjedh nga fjala latine <Aurum> që ka kuptimin <ar>, ose nga <Aurora> (agim);
Arseniku (As) – rrjedh nga fjala greke <arsenikos> që ka kuptimin <mineral i verdhë>;
Astati (At) – rrjedh nga fjala greke <astatos> që ka kuptimin <i paqëndrueshëm>;
Azoti/Nitrogjeni (N) – rrjedh nga fjala greke <Azoi> që ka kuptimin <pa jetë>;
Bakri (Cu) – rrjedh nga fjala greke <Kupros> që është ishulli Qipro (mineral i vendit);
Bariumi (Ba) – rrjedh nga fjala greke <barys> që ka kuptimin <i rëndë>;
Bromini (Br) – rrjedh nga fjala greke <bromos> që ka kuptimin <erë e keqe>;
Ceziumi (Cs) – rrjedh nga fjala latine <Caesius> që ka kuptimin <qielli blu>;
Dysprosiumi (Dy) – rrjedh nga fjala <dysprositos> që ka kuptimin <i vështirë për t’u marrë me të>;
Fluori (F) – vjen nga fjala latine <fluo> që ka kuptimin <rrjedhë>;
Fosfori (P) – rrjedh nga fjalët e lashta greke <phos> (dritë) dhe <phoros> (bartës>;
Hekuri (Fe) – rrjedh nga fjala greke <Ferrum> që ka kuptimin <hekur>;
Heliumi (He) – rrjedh nga fjala e lashtë greke <Helios> që përkthehet <Diell>;
Hidrogjeni (H) – rrjedh nga termat greke <Hydor+genes> që ka kuptimin <gjenerues uji>;
Iridiumi (Ir) – rrjedh nga fjala greke <Irida> që ka kuptimin <ylber>;
Jodi (I) – rrjedh nga fjala greke <Iodes> që ka kuptimin <bojë vjollcë>;
Kadmiumi (Cd) – rrjedh nga emri mitik grek <Kadmus>, themeluesi i Tebës;
Kalciumi (Ca) – rrjedh nga fjala latine <Calcis> që ka kuptimin <gëlqere>;
Kaliumi (K) – rrjedh nga fjala latine <kalium> që ka kuptimin <hi>;
Kallaj (Sn) – rrjedh nga fjala latine <stannum> që ka kuptimin <kallaj/teneqe>;
Karboni (C) – rrjedh nga fjala latine <Carbo> që ka kuptimin <qymyrguri>;
Keriumi (Ce) – rrjedh nga perëndesha romake <Ceres> (Demetra greke);
Klori (Cl) – rrjedh nga fjala greke <Khloros> që ka kuptimin <i gjelbërt>;
Kriptoni (Kr) – rrjedh nga fjala <kryptos> që ka kuptimin <i fshehur>;
Kroniumi (Cr) – rrjedh nga fjala greke <khroma> që ka kuptimin <ngjyrë>;
Ksenoni (Xe) – rrjedh nga fjala greke <ksenon> që ka kuptimin <i huaj/ i panjohur>;
Lantanumi (La) – rrjedh nga fjala <lanthaneis> që ka kuptimin <qëndroj i fshehur>;
Litiumi (Li) – rrjedh nga fjala greke <Lithos> që ka kuptimin <gur>;
Magnezi (Mn) – rrjedh nga fjala latine <mangnes> që ka kuptimin <magnet>;
Merkuri (Hg) – rrjedh nga fjala latine <Merkuris> që ka kuptimin <zhivë >(i shpejtë).
Molibdenumi (Mo) – rrjedh nga fjala greke <molubdos> që ka kuptimin <plumb>;
Natriumi (Na) – rrjedh nga fjala latine <natrium> që ka kuptimin <sodë>;
Neodimiumi (Nd) – rrjedh nga fjalët greke <Neos> (i ri) dhe <didymos> (binjak/çift);
Neoni (Ne) – rrjedh nga fjala greke <Neos> që ka kuptimin <i ri>;
Neptuniumi (Np) – rrjedh nga planeti Neptun, i njohur dhe si perëndi romake e detit;
Niobiumi (Nb) – rrjedh nga Nioba, e bija e një mbreti mitik, e cila u shndërrua në gur;
Oksigjeni (O) – rrjedh nga termat greke <oksys> (acid) dhe <genes> (gjenerues);
Osmiumi (Os) – rrjedh nga fjala greke <osme> që ka kuptimin <aromë>;
Paladiumi (Pd) – rrjedh nga asteroid Pallas, njohur gjithashtu si perëndeshë mitike;
Plumbi (Pb) – rrjedh nga fjala latine <plumbum> që ka kuptimin <plumb>;
Plutoniumi (Pu) – rrjedh nga planeti Pluton, i njohur gjithashtu si zot i botës së të vdekurve;
Praseodimi (Pr) – rrjedh nga termat greke <prasios> (i gjelbërt) dhe <didymos> (binjak/çift);
Prometium (Pm) – rrjedh nga personazhi mitologjik Prometeu.
Protaktini (Pa) – rredh nga fjalët greke <protos> (i pari) dhe <aktinos> (rreze);
Radiumi (Ra) – rrjedh nga fjala latine <radius> që ka kuptimin <rreze>;
Rodiumi (Rh) – rrjedh nga fjala e lashtë greke <Rhodon> që ka kuptimin <trëndafil/rozë>;
Rubidiumi (Rb) – rrjedh nga fjala latine <rubidus> që ka kuptimin <i kuq>;
Ruteniumi (Ru) – rrjedh nga termi latin <Ruthenia> që nënkupton Rusinë;
Seleni (Se) – rrjedh nga fjala e lashtë greke <Selene> që ka kuptimin <Hënë>;
Silici (Si) – rrjedh nga fjala latine <silex> që ka kuptimin <gur stralli>;
Squfur (S) – rrjedh nga fjala latine <sulfur> që ka kuptimin <gur squfuri>;
Taliumi (Tl) – rrjedh nga fjala greke <thalos> që ka kuptimin <filiz i ri>;
Tantali (Ta) – rrjedh nga një mbret mitologjik me emrin Tantalus;
Teknetiumi (Tc) – rrjedh nga fjala greke <teknetos> që ka kuptimin <artificial>;
Teluri (Te) – rrjedh nga fjala latine <Tellus> që ka kuptimin <Tokë>;
Titani (Ti) – rrjedh nga fjala greke <Titanos>. Titanët ishin perëndi të mitologjisë greke.
Uraniumi (U) – rrjedh nga planeti Uran. Në mitologjinë greke Urani është zot i qiellit;
Zinku (Zn) – rrjedh nga fjala gjermane <Zinke> që ka kuptimin <dhëmb/bri>.

Përgatiti: N.Herceku (23 mars 2018)

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento