> Faqja pare > Perendeshat > Perendeshat greke

Perendeshat greke

medusa2Miti i Meduzes

Meduza eshte nje figure perbindesh e mitologjise greke qe ne vend te flokeve kishte gjarperinj helmues. Sipas mitologjise, me shikimin e saj ajo i bente njerezit te ngurte te cilet me pas therrmoheshin. Sipas Hesiodit dhe Eskilit, ajo jetoi dhe vdiq ne nje ishull te quajtur Sarpedon. Ne fillim ajo ishte e bukur dhe me floke shume te gjate, saqe me keto floke joshi Poseidonin (perendine e detit) me te cilin lindi nje djale me emrin Pegasus (kale me flatra). Kjo e beri xheloze perendeshen Athina e cila e ktheu Meduzen ne perbindesh dhe floket e saj ne gjarperinj. Me vone Perseu i preu koken asaj me urdher te Athines dhe gjaku qe rrodhi prej saj u kthye ne gjarperinj.

 

 

ATHINA QE LINDI NGA KOKA E ZEUSITathina

Megjithese Athina (qe ne versionin latin njihet si Athena) shfaqet para Zeusit ne Knosos (vend arkeologjik ne Krete) – Ne panteonin klasik te Olimpit, Athina, u rirregullua si bija e preferuar e Zeusit, e cila pararaqitet me perkrenare ne koke dhe e armatosur. Historia e saj ka disa versione: Me i perhapuri tregon qe Zeusi fjeti me Metisen, perendeshen e dinakerise dhe mençurise, por ai menjehere iu tremb pasojave te kesaj. Ishte parashikuar me pare qe Metisa do te lindte femije qe do te beheshin me te fuqishem se i ati i tyre, madje edhe se vet Zeusi. Qe te parandalonte keto pasoja te tmerrshme, pasi kishte fjetur me Metisen, Zeusi “e futi ate ne bark”; dhe e “gelltiti poshte ate menjehere”. Ishte teper vone: Metisa kishte mbetur shtatzene tashme. Si perfundim, Zeusi perjeton nje dhembje te madhe koke; Prometeu, Hefesti, Hermesi dhe Aresi çane koken e Zeusit me sepate (per t’i pushuar dhimbja) dhe Athina doli nga koka e Zeusit, e rritur dhe e armatosur, duke bertitur – “dhe tingelloi deri ne qiell klithma e saj e luftes. Dhe Urani (Qielli) iu tremb asaj, dhe nena Gjea (Toka)…”
Platoni, te Ligjet, ia atribuon kultin e Athines kultures se Kretes, ai e mendonte me prejardhje nga Libia gjate fillimit te kultures greke. Mitet klasike pas kesaj rrefejne qe Hera nuk ishte merzitur me Zeusin per shkak se kishte krijuar nje femije, por ajo “gezohet” per lindjen e Athines “sikur te ishte vajza e saj”. Ne perputhje me traditen mitologjike, Platoni, ne vepren Kratylus, jep etimologjine e emrit te saj qe do te thote “mendja e perendise”, theou noesis. Ne versione te tjera Athena ishte e bija e Zeusit jo nga marredhenia intime, por kur perendia kishte ndermend te krijonte boten permes nje fjale mendimi i pare ishte ‘Athina’.

 

NIKE (Viktoria)nike

Në politeizmin helen Nike (greqisht: Niki, shqip:”Fitorja”, ose latinisht: “Viktoria”) është Perëndesha me Krahë e Fitores – fitores në luftë edhe në gara paqësore. Kur Zeusi po bashkonte aleatët për të nisur luftën me Titanët, Stiksi (perëndesha titane) solli katër fëmijët e saj, Niken, Zelosin, Kratosin dhe Bian, në shërbim të Zeusit. Nike u caktua karrocierja e tij dhe të katërt u bënë rojtarët e fronit të Zeusit. Në pothuajse të gjitha statujat dhe pikturat Nike (Viktoria) paraqitet me flatra, ku një nga statujat më të famshme të saj është ‘Fitorja me Flatra e Samothrakës’ (e cila gjendet në Muzeun e Luvrit, Paris). Nike është perëndesha e forcës, shpejtësisë dhe fitores. Nike ngjan shumë me perëndeshën Athina, dhe mendohet të ketë qëndruar në dorën e shtrirë të Athinës në statujën e saj të vendosur në Panteon. Nike paraqitet në pikturat e vazove të lashta greke me një llojshmëri tiparesh përfshirë një kurorë lulesh, apo një shirit që përdoret për të kurorëzuar fitoren, ajo paraqitet gjithashtu në kupat që përdoreshin për pije alkoolike, në enën ku digjet temjani, në altare, dhe në lirën e cila përdorej për të festuar fitoren nëpërmjet këngës. Emrat që e kanë prejardhjen nga Nike janë: Nik, Niko, Nikolaos, Nikolin, Nikolla, Nikoleta, Nikolina, Nika, Nicolaus, Nicholas, Nicola, Nick, Nicolai, Niccolò, Nikolai, Nicolae, Nils, Nikolaus, Nicole, Niki, Nikita, Nieke, Naike, Niketas, Nikki, Nico, and Veronica.

 

PANDORA dhe KUTIA E SAJ

PandoraNë mitologjinë greke, Pandora ishte gruaja e parë njerëzore e krijuar nga Hefesti dhe Athina me udhëzim te Zeusit.
Hesiodi na tregon qe, cdo perendi ndihmoi ne krijimin e saj duke kontribuar me nga nje dhurate te vecante. Prandaj dhe emri i saj ne greqisht ka kuptimin “E gjitha me dhurata” (Pan= e gjitha, Dora = dhurate). Zeusi urdheroi Hefestin ta formonte ate nga dheu si pjese e ndeshkimit te njerezimit ngaqe Prometeu (krijuesi i njerezimit) u kishte vjedhur sekretin e zjarrit perendive dhe dhene ate njerezve. Afërdita i dhuroi Pandores bukurinë dhe dashurine e saj; Hermesi i dha një mendje dhe gjuhe te shkathet. Athina i dha nje fustan te argjendte dhe i mësoi asaj si të përdore me shkathtësi duart. Poseidoni i dha një gjerdan perlash që do të parandalonte atë nga mbytja. Apolloni i mësoi Pandores te luaje e te kendoje me instrumenta muzikore si nje sirene deti.. Zeusi i dha asaj natyrën djallëzore, dhe si e fundit, Hera (gruaja e Zeusit) i dha si dhurate kuriozitetin.
Pandora me vone u martua me Epimeteun, dhe si dhurate Zeusi i dha asaj nje kuti te cilen nuk duhej ta hapte. E detyruar nga kurioziteti i tepruar (qe i kishte dhuruar Hera), Pandora e hapi kutine dhe të gjithë të keqiat që gjendeshin brenda kutise si, zilia, lakmia, dhimbja, semundjet, etj, dolen dhe u përhapen mbi tokë. Ajo nxitoi për të mbyllur kutine, por ishte vone…te keqiat kishin dale tashme, me përjashtim të një gjëje te vetme: shpreses.. Pandora, e pikëlluar thellë per atë që kishte bërë, kishte frikë se do të përballej me zemërimin e Zeusit, ngaqe kishte deshtuar ne detyrën e saj. Megjithatë Zeusi nuk e ndëshkoi Pandoren, sepse ai e dinte se nje dite kjo do të ndodhte. Në ditët e e sotme hapja e “kutisë së Pandorës” është sinonim i te keqijave dhe fatkeqesive qe vijne si pasoje e kuriozitetit te tepruar.

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento