> Faqja pare > Mespikat > Mespikat

Mespikat

mespikat
Pak njerëz e përdorin plotësisht sistemin e mespikave që astrologjia perëndimore ka përdorur dhe zhvilluar gjatë shekujve. Mespikat shërbejnë për të gjetur fusha të rëndësishme, si dhe shtojnë sqarime më të thella dhe detaje vlerësimeve të tjera në një hartë. Pra, nëse po përpiqeni të kuptoni hartën tuaj astrologjike pak më shumë, do të ishte e vlefshme të punoni me mespikat.

Mespikat mund të japin përshtypjen e një teknike moderne astrologjike; por në fakt ato datojnë që nga koha e Ptolemeut. Një mespikë në parim është pika e mesit ndërmjet distancës së dy planetëve apo pikave personale dhe si e tillë mund të llogaritet shumë thjeshtë. Përshkrimi i mespikave për më tepër do të përforcojë dhe të plotësojë temat e hartës ose akoma do të fusë elementë të rinj apo kontradiktorë – tipare të rëndësishme që do të modifikojnë përshtypjen origjinale. Mespikat aktivizohen nga një tranzit njësoj si një planet.

Tetë mespikat kryesore

1-Mespika Diell/Hënë: (Pika e kuptimit (domethënies)
Mespika më e rëndësishme në astrologji, mespika Diell/Hënë përfaqëson të shprehurit e ndjenjave dhe mendimeve, realizimin praktik, qëllimin dhe kuptimin e ekzistencës personale. Shenja në të cilën bie mespika juaj Diell/Hënë do të zbulojë karakterin tuaj të përgjithshëm. Ndërsa shtëpia ku bie kjo mespikë do të tregojë se cila fushë e jetës është më thelbësore për lumturinë, shëndetin dhe mirëqënien tuaj.
Mespika anasjelltas (përballë): nxjerr në pah vetëdijën tuaj të brendshme, intuitën, qëllimin dhe kuptimin e jetës.

2-Mespika Hënë/Saturn: (Pika e identifikimit dhe Përshtatjes)
Përfaqëson lidhjen (marrëdhënien) ndër-funksionale të identifikimit dhe përshtatjes së shprehur në mënyrën më vepruese dhe konkrete.
Mespika e ndërsjelltë: nxjerr në pah të shprehurit dhe çlirimin shpirtëror të forcave të identifikimit dhe përshtatjes (adaptimit).

3-Mespika Merkur-Jupiter: (Pika e Pjesëmarrjes asociative)
Përfaqëson të shprehurit e fuqisë individuale të pjesëmarrjes kreative dhe asociative brenda sferës sociale.
Mespika e ndërsjelltë: – mënyrën individuale për t’i dhënë kuptim personal pjesëmarrjes sociale, aftësinë për të kapur imagjinatën e të tjerëve.

4-Mespika Venus/Mars: (Pika e seksit)
Kjo është pika ku dualiteti (dyanshmëria) shprehet dhe vepron brenda personalitetit të individit. Ndjeshmërinë ndaj njerëzve dhe situatave, mënyrën e një personi se si e trajton një situatë.
Mespika e ndërsjelltë: – mënyrën (sjelljen) e marrëdhënieve ndërpersonale dhe si shprehet seksualiteti juaj.

5-Mespika Jupiter/Saturn (Pika e krijmtarisë)
Bota e brenda dhe bota pa një person. Individualiteti i një personi. Pikëpamja specifike. Si proçesi kreativ i jep kuptim shprehurisë individuale. Bashkëveprimi ndërmjet makrokozmosit dhe mikrokozmosit. Përgjegjësia për ndërgjegje individuale. Lloji i eksperiencës që një person ka.
Pika e ndërsjelltë: – burim frymëzimi që i jep kuptim personal dhe shpirtëror proçesit kreativ.

6-Mespika Mars/Uran: (Pika e transformimit)
Kjo pikë imponon veprimet më intensive dhe përqendrohet drejt ndryshimit të jashtëm.
Mespika e ndërjselltë: – Pika më e orientuar drejt ndryshimit të brendshëm.

7-Mespika Jupiter/Neptun: (Pika e riorganizimit)
– mënyra e riorganizimit veprues në jetën e një personi, pika e çlirimit të jashtëm.
Mespika e ndërjelltë: – Pika e çlirimit për riorientim të brendshëm/shpirtëror.

8-Mespika Saturn/Pluton: (Pika e vet-ripërqëndrimit)
Pika e ripërqëndrimit më operativ dhe konkret e energjive dhe ndërgjegjës në jetën e një personi.
Mespika e ndërsjelltë: – vetëdija e proçesit të ripërqëndrimit në ndërgjegjën e dikujt.

Mespikat dhe marrëdhëniet
Ndërsa kombinimet planetare që përmendëm më lart mund të jenë mespikat më të rëndësishme, janë edhe disa kombinime dhe interpretime të tjera mespikash . Kur të zbatoni teorinë e mespikave në marrëdhënie për shembull do të vini re këto atributime:
Hëna = Nëna dhe figurat kryesore femërore;
Saturni = Babai/ partnerët e biznesit, figurat kryesore mashkullore;
Merkur/Mars = Vëllezrit dhe të afërmit meshkuj;
Merkur/Venus = Motrat dhe të afërmit femra;
Diell/Nyje Veriore = Fëmijët
Venus/Uran = Mikeshat femra.
Mars/Uran = Miqtë meshkuj.
Jupiteri = Gjyshërit

Tema të përgjithshme

Tabela në vijim jep një udhëzim të shpejtë referimesh të disa ndikimeve dhe temave të secilit planet, në veçanti apo të kombinuar me një planet tjetër. Siç duket, një mespikë përkufizohet si pika ndërmjet dy planetëve apo pikave, dhe kështu ju do të keni dy energji të ndryshme që shkrihen sëbashku, pasi keni bashkuar këto energji të dy planetëve më tej duhet të merrni në konsideratë shenjën dhe shtëpinë në të cilën janë vendosur këto mespika për të kuptuar plotësisht se si dhe ku energjia e mespikës do të shprehet. Më poshtë kemi analizimin e detajuar të mespikave kryesore të hartës.

Saturn + planetë të largët (Uran, Neptun, Pluton) = Ashpërsi, realitete të vështira, përvojë e jetës.
Saturn + planetë të brendshëm  = merzitje, kritika të brendshme, vetkontroll, arritje,
Femëror + Femëror (Hënë, Venus, Neptun) = Ndjeshmëri emocionale, intuitë, ndjeshmëri artistike.
Mashkullor + Femëror (Diell, Mars, Jupiter) + (Hënë, Venus, Neptun) = Krijimtari, shprehuri artistike, force tërheqëse që kontribuon në suksest sociale dhe personale.
Venus ose Hënë + Planet të largët (Saturn, Uran, Neptun, Pluton) = Vështirësi emocionale, frikë ose pengesa në lidhje.
Merkur ose Jupiter + Saturn, Uran, Pluton = Prirje intelektuale, aftësi komunikimi, influencë.
Mashkullor + Mashkullor (Diell, Mars, Jupiter, Uran, Pluton) = Fuqi, vetsiguri, nxitje, kurajo,passion seksual.
Merkur, Venus, Neptun në çdo kombinim = Idealizëm, Persosmëri.

 

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.