> Faqja pare > METODA PARASHIKIMI > Metoda të ndryshme parashikimi

Metoda të ndryshme parashikimi

1. ASTROLOGJIA

Astrologjia bazohet me parimin “si lart ashtu edhe poshte”. Levizjet e Diellit, Henes dhe planeteve lidhen me ngjarjet ne toke dhe me tiparet e personalitetit. Astrologet nuk mendojne zakonisht se levizjet e planeteve bejne qe ne te jemi ne, apo se na shtyjne te kryejme veprime te caktuara. Shume astrologe mendojne ne menyre me sinkronike; ka dicka qe na lidh me kozmosin, por qe eshte jashte mbreterise se shkakut dhe efektit. Kjo eshte ne te njejten linje me pikepamjen e Karl G. Jung,

themelues i psikologjise analitike i cili studio astrologji. Disa studime statistikore kane mbeshtetur besimet e astrologjise, per shembull puna e Jeff Mayo i cili provoi se ka nje lidhje midis introversionit dhe shenjave femerore ne kontrast me shenjat mashkullore te cilat kane prirje drejt ekstroversionit. Studimet e ekspertit francez te statistikave, Michel Guquelin, treguan se disa pozicione planetare kishin tendencen te favorizonin disa profesione (per shembull Marsi ne horizontin e lindjes lidhet me ushtaraket). Disa mendojne qe astrologjia bazohet ne vezhgime dhe funksionon.

Astroogjia popullore bazohet ne shenjat diellore, pra shenja zodiakale percaktohet nga pozicioni ku ndodhet Dielli ne momentin e lindjes. Pothuajse te gjithe, pavaresisht mendimit te shprehur mbi astrologjine e njohin shenjen e tyre diellore (zodiakale) edhe karakteristikat e saj kryesore. Per shkak te fenomenit te njohur si “precesion” (levizja e yjesive), kur toka rrotullohet rreth bushtit te saj, shenjat nuk perkojne me me yjesite nga te cilat kane marre emrin, por kjo nuk ka rendesi pasi astrologjia bazohet ne pikat e ekuinokseve dhe solsticeve.

Astrologjia popullore bazohet ne te gjithe grafikun e lindjes, nje harte qiellore e planeteve, Diellit , Henes dhe disa faktoreve te tjere, te perpiluar jo vetem per daten e lindjes, por edhe per oren e sakte dhe vendin ku kemi lindur, ndonese nje sasi e arsyeshme informacioni mund te mblidhet edhe kur nuk njihet ora e lindjes. Prej kesaj nje astrolog mund te konstatoje dinamiken baze te personalitetit tuaj dhe te beje nje parashikim per te ardhmen duke u bazuar ne levizjen aktuale te planeteve me pozicionet e lindjes si dhe duke perdorur teknika te tjera. Parashikimet rralle jane specifike, me shpesh tentojne dhe theksojne nevojen per te ndihmuar klientin te behet me i vetedijshem dhe te pershtatet. Astrologjia mund te perdoret gjithashtu per te zgjedhur nje kohe te pershtatshme per te marre nje vendim, nje pune ose per te marre nje pergjigje per nje pyetje, per te gjetur nje send te humbur ose situata te ngjashme (astrologjia horare). Disa astrologe jane “psikologjike”, te tjere kane nje sjellje tradicionale, por fatalizmi mesjetar nuk ndeshet ne astrologet e zote. Shume astrologe do te kene kaluar nje kohe te gjate duke u trajnuar dhe studiuar dhe mund te kene kualifikime nga Fakulteti I Studimeve antikonformist dhe shume astrologe te mire nuk kane kualifikime.

2. LETRAT TAROT

Letrat Tarot mendohet te jene shfaqur per here te pare ne Europe, ne Italine veriore gjate shekullit te katermbedhjete. Para kesaj mendohet se origjina e tyre eshte nga Lindja ose egjiptiane. Pakoja e letrave Tarot perbehet nga 22 letra Major Arcana (me te rendesishmet) dhe 56 letra Minor Arcana (letrat e dores se dyte), te ndara ne kater grupe, spathi, karro, mac dhe kupat. Secila prej letrave Major Arcana tregon nje imazh te fuqishem alegorik ose prototip, per shembull Priferesha e Larte, Kulla, I Cmenduri apo Eremiti, te cilat evokojne nje seri asocimesh ne mendjen e parashikuesit. Simbolizmi i Major Arcana mund te jete me pak dramatik. Secili prej grupeve lidhet me fusha te jetes apo eksperienca, Maci i perket karrieres apo sipermarrjeve, Karroja parase dhe burimeve materiale, Kupa jetes sentimentale dhe Spathite i perkasin fushes mendore dhe shpesh mosmarreveshjeve. Secili prej grupeve numerohet nga 1 tek 10, me kater “ letra oborri mbreteror” , Mbreter, Mbreteresha, Kalores dhe Pazhe qe shpesh perfaqesojne njerez qe perfaqesojne shpesh njerez te vertete ose qe mund te zgjidhen te perfaqesojne konsultuesin ne nje hedhje letrash. Pasi formulohet pyetja letrat ngaterrohen dhe zgjidhen nje forme e caktuar vendosje letrash ose “hapje letrash” ku disa vende tregojne kohe apo fusha te caktuara te konsultuesit. Ka shume lloje hapjesh te letrave si Kryqi Kelt, Hapja Astrologjike apo hapja e thjeshte po/jo. Megjithate shume njerez i perdorin letrat ne menyre me pak formale, duke perzgjedhur tre ose kater dhe duke i interpretuar si e mendojne te pershtatshme.

Pamjet e Letrave Tarot jane te gjalla dhe mbreselenese. Ka shume varietete te pakove te letrave tarot dhe me tendence ne rritje per t’iu pershtatur orientimit te praktikuesit, si pagan, kelt, astrologjik, egjiptian dhe madje dhe nje tarot te dashamiresve te maceve. Fillestaret keshillohen te zgjedhin pakon Rider Eaite ne menyre qe te mesojne te njohin simbolet dhe me vone pasi te kene fituar experience te vijojne me dicka personale. Letrat tarot shpesh perdoren per te parashikuar fatin apo perfaqesojne me shume se kaq. Secila prej letrave Major Arcana mund te duhet te eksplorohet me nje proces meditimi dhe vizualizmi ne menyre qe praktikuesi te arrije ne nje kuptim personal te domethenies se simboleve. Secila prej ketyre letrave kryesore i korrespondon nje rruge ne Pemen Kabalistike te Jetes. Kabalistika eshte nje doktrine mistike cifute dhe Pema e Jetes eshte nje diagrame manifestimi, e cila perfaqeson konfigurimin e gjithckaje nepermjet nje ideje deri edhe vet kozmosit. Konsiston nga dhjete-a apo sfera ku secila perfaqeson nje etape apo karakteristike ne lindjen e Formes nga ideja ose Perendia ose nga bota materiale drejt sferes se energjise se paster qe eshte evolucioni qe rikthehet ne burim.

Ka lexues te ndryshem te letrave tarot te cilet variojne nga “Madam Zara” neper panaire dhe ata qe ofrojne keshillimin , depertim brenda nje kuadri te zhvillimit shpirteror. Nje lexues i mire i letrave tarot shqetesohet me pak per t’ju thene se “cfare do te ndodhe” dhe fokusohet me shume tek nxjerrja ne pah e alternativave dhe mundesive per t’u rritur. Kur te deshironi nje lexim te letrave tarot , nese eshte e mundur, shikoni diku ku ju rekomandonje ose zgjidhni dike me te cilin ndiheni mire dhe qe ofron pak gracka te habitshme. Simbolizmi i letrave tarot eshte me i plote se se simbolizmi antologjik i cili duhet te ndertohet nga faktore te ndryshem komplekse, per rrjedhoje konsiderohet me pak intelektual. Per kete shkak disa njerez i terheq me shume se disa te tjere. Pa dyshim, Letrat Tarot jane nje sistem shume i bukur. Ju mund te deshironi te studioni letrat Tarot nese jeni te afte per te lidhur me lehtesi simbolet komplekse me jeten e perditshme, te lidhni figurat me rrethanat, nese mendoni se figurat aktivizojne “parandjenjat” dhe nese jeni gati te zhvilloni intuiten tuaj.

3.  I CHING

Ky eshte nje sistem antik parashikimi kinez , me kriptik dhe delikat se letrat tarot dhe bazohet ne parimet e Yin dhe Yang. Gjithashtu I Ching njihet si Libri i Ndryshimeve pasi ndryshimi eshte e vetmja konstante ne univers. I perpiluar me shume se 1000 vjet pasa Krishtit, ai lind nga zemra e urtesise antike kineze dhe permbledh nocionin se personi qe kupton ligjet e transformimit mund te arrije lirine nepermjet identifikimit me fatin. I krijuar nga nje tradite e tere filozofie I Ching eshte shume kompleks. Sot ne perdorim termin parashikim pasi ky eshte nje term qe e kuptojme, ndonese kuptimi kinez ka me shume ne vetvete dhe na fton te thellohemi dhe te shqyrtojme kuptimet, duke u bere me e larget nga deshirat tona te perditshme.

I Ching perbehet nga 64 heksagrame te krijuar nga kombinime te ndryshme te gjashte vijave te thyera dhe te pathyera. Vijat e thyera nenkuptojne Yin (ose perceptuesin, energjine femerore), vijat e pathyera nenkuptojne Yang (ose derguesin, energjine mashkullore). Orakulli mund te pyetet duke hedhur monedhat ose duke perdorur kercej te verdhe ne rolin e vijave te thyera dhe te pathyera. Kuptimi i heksagramit te krijuar mund te kerkohet ne orakullin e I Ching. Per shembull heksagrami i dhjete perbehet nga dhjete vija Yang dhe Yin. Ky heksagram quhet “Lu” ose “Ecje me Kujdes”. Nje interpretim eshte : “Lu sugjeron idene e nje personi qe ecen ne gjurmet e nje tigri i cili nuk e kafshon. Do te kete progres dhe sukses. Pozicion i rrezikshem – nuk ka vuajtje dhe deshtim”.

Nga sa pame me siper kuptohet se I Ching nuk eshte nje sistem i lehte per t’u perdorur, nese doni pergjigje te drejteperdrejta qe pedoren ne jeten modern. I Ching kerkon nje reflektim te konsiderueshem dhe fton ne nje ndryshim ne vetedije si tek praktikuesi ashtu edhe tek keshilluesi ndonese, ashtu si edhe ne te gjitha sistemet, keta mund te jene dhe nje person i vetem. I Ching ndonjehere mund te jete shume trondites ne disa pika dhe tmerresisht i eger ne pika te tjera. Nese doni te kuptoni filozofine e I Ching, pervec parashikimit, eshte me mire te keshilloheni me nje praktikues. Nese mendimi kinez ju terheq dhe deshironi te zhvilloni intuiten ne kuadrin e nje urtesie dhe kuptimi me te gjere mund te studioni pikerisht kete teme.

4. NUMEROLOGJIA

Studimi i Numerologjise vjen prej gjykimit te faktit se numrat kane nje kuptim me te gjere sesa thjesht sasia qe tregojne, dhe se ata kane dhe nje ton cilesor. Dija dhe depertimi mund te fitohen nepermjet interpretimit te numrave te dates se lindjes ose emrit. Numri nga data e lindjes mund te nxirret duke mbledhur numrat e datelindjes derisa at ate reduktohen ne nje numer njeshifror nga 1 deri ne 9, dhe pastaj interpretohet ky numer. Per shembull 28 mars 1979 = 2 +8+3+1+9+7+9 = 39, 3+9 = 12, 1+2 = 3. Ne kete rast besohet se numri i lindjes eshte 3 dhe besohet se ky permban njefare informacioni mbi karakterin dhe fatin bazuar tek treshi: ne fakt 3 eshte nje numer krijues dhe i volitshem ne loje, lidhur me babain-nenen-femijen. Interpretime me te gjera mund te zene fill prej ketu. Ne rastet e emrave secila shkronje konvertohet ne nje numer., A= 1, B=2 dhe ne vazhdim deri tek I = 9 dhe ne kthim deri tek J=9. Kjo mund te jete shume komplekse pasi emra te ndryshem nenkuptojne fusha te ndryshme te personalitetit. Per shembull emir i nje kafshe shtepiake tregon se si personi vepron ne nje situate intime, nderkohe qe shkronjat e nenshkrimit tregojne nje kornize me formale, zanoret tregojne zemren, bashketingelloret ceshtjet e jashtme etj. Ne sistemet antike, si per shembull sistemi hebre ku numrat jane ne te njejten kohe edhe shkronja, ndoshta sistemi ishte me i lehte por metodat tona moderne mekanike kane shume pak ngjashmeri me misticizmin. Megjithate, numerologjia ka nje prejardhje te respektueshme qe rrjedh nga Pitagora (dhe padyshim edhe para tij) dhe, dhe numrat dhe raportet jane thelbesore per ndertimin e universit ne nje menyre qe nuk tregohet ne matematiken e shkolles. Numrat mbeshtesin jeten tone, per shembull datelindja jone eshte nje numer qe e mbajme me vete gjate gjithe jetes.

Numerologu John Burford autori i Numerologjia dhe marredheniet – nje doracak per fillestar ka thene qe bebet qe kane lindur ne mijevjecarin e ri do te sjellin me vete nje vibracion me te thjeshte e te paster. Per shembull data e lindjes 1.1.2000 reduktohet ne 1+1+2+0+0+0 = 4. Nje model i tille gjendet ne shume datelindje. Me tej, ne shekullin e ri, kjo dukuri do te vazhdoje te ndodhe me ditelindje si 3.2. 2001, shuma e se ciles eshte 8 e keshtu me radhe. Me rritjen e ketyre femijeve dhe marrjen e vendit te tyre ne shoqeri ne mund te shohi pasojat e nje vizioni qe do te sillet prej tyre, i cili do te kete me pak nderlikim ose do teje me i qarte dhe do te kete pasojat e tij mbi sistemin e vjeter e te lodhur.

Numerologjia do te jete terheqese per ju nese ndjeni se ka bukuri dhe nje model tek numrat dhe nese kuptoni qe numrat permbajne sekrete mistike. Nje sasi e mjaftueshme informacioni mund te merret thjeshte sic eshte treguar ketu, por subjekti ne vetvete eshte me kompleks, nese deshironi te avanconi perpara. Konsulentet numerologe nuk jane te shumte. Parashikimet mund te behen mbi bazen e numrave te vitit aktual qe sintonizohen me numrat tuaj dhe faktore te tjere. Si me te gjithe konsulentet, mjeti me i mire per te evituar mashtrimet, alarmet apo humbjet e kohes eshte rekomandimi.

5. LEXIMI I DORES

Sic kuptohet dhe nga emir leximi i dores permbledh karakterin dhe ngjarjet e ardhshme nga shenjat ne duart, gjatesia e gishtave, permasat e kodrinave te pellembes, etj. Leximi i dores vepron nepermjet parimeve te percaktuara, per shembull nese Mali i Venusit ne pellemben tuaj ne baze te gishtit te madh eshte i larte, rrumbullak dhe i forte, atehere vitaliteti dhe seksualiteti juaj eshte i larte, nese gishti juaj i trete ose i quajtur ndryshe gishti i Apolonit (Diellit) eshte i gjate dhe i drejte atehere ju jeni nje person me prirje artistike dhe i suksesshem. Parashikimet jane te koduara ne linjat e dores. Per shembull vijat horizontale ne baze te gishtit te vogel simbolizojne lidhjet, vijat vertikale simbolizojne femijet etj.

Si me te gjitha artet mantike, interpretimi mund te ndryshohet lehtesisht. Nje vije e shkurter mund te interpretohet ne menyre fataliste sin je shenje e nje jete te shkurter, por eshte provuar qe ne te vertete nuk eshte keshtu pasi vijat e shkurtra te jetes shfaqen ne duart e 80 vjecareve. Pra, kjo vije e shkurter mund te nenkuptoje nje jete te kufizuar, nje jete me gjallerite ulet, ose ndoshta nje jete te thjeshte. Per me teper, Vija e Jetes, (e cila gjendet rreth Malit te Venusit) mund te forcohet nga nje vije qe ecen brenda ose paralelisht dhe qe tregon vitalitet dhe rezistence te shtuar. Ka menyra per te matur kalimin e kohes ne pellemben e dores, keshtu shenjat ne vijat e Jetes apo Fatit (e cila ecen drejt gishtit te madh), si thyerje, yje apo rrathe mund te lidhet me nje ngjarje qe do te ndodhe ne nje pike te caktuar te jetes. Shume njerez e kundershtojne kete pikepamje pasi e kane te veshtire te pranojne se ngjarjet e jetes jane te rregjistruara ne pellemben e dores ndryshojne me kalimin e kohes dhe keshtu nje shenje ndoshta mund te shfaqet ose te zhduket ne varesi te stilit te jetes. Vijat ose raportet e pellembes se dores ose gishtave mund te jene nje shprehje e urtesise se trupit, sikur ta dime me lekuren dhe kockat tona, se cfare do te ndodhe dhe cfare jemi ne te vertete, ndonese mendjet tona mund ta injorojne kete fakt. Ne lidhje me disa aspekte te leximit ted ores ka disa vertetesi shkencore; per shembull Mali i Venusit eshte vertetuar se ka nerva fizike qe lidhen me arteriet qe shkojne ne zemer. Disa parime te leximit te dores jane te arsyeshme, per shembull ngjyra roze e pellembes tregon shendet te mire dhe force, nderkohe qe pellemba e zbehte, e djersitur tregon gjalleri te ulet, nervozizem etj.

Si cdo gje tjeter, edhe leximi i dores varet shume nga intuita. Nese ju intereson nje afrim me personal ose nese deshironi te jeni te afte te dalloni shume nga nje person nga pamja e jashtme atehere leximi i dores mund te jete fusha juaj. Nje keshille e shpejte, dhenia e nje informacioni te ngjeshur nga subkoshienca e personit qe mban doren tuaj mund te degradoje ne tipin e qasjes te “terrenit premtues”, ndonese ka dhe lexues shume te afte dhe te dobishem. Gjeja me e mire eshte rekomandimi nga nje person i njohur.

6. RUNAT

Shpjegimi i thjeshte eshte se Runat jane nje alfabet i vjeter i Vikingeve. Megjithate, si te gjitha format antike te te shkruarit, ato jane me shume se thjesht shkronja. Akti i thjeshte i marrjes se informacionit nepermjet fjaleve te shkruara perfshin nje veprim ne ndergjegje nga dita qe mbizoteronin fjalet e gojes dhe ne nje fare menyre eshte magjikja qe transformohet. Runat jane gjithashtu simbole magjike pasi ato transmetojne me shume sesa tinguj te formuar nga goja apo pjese te nje fjale. Secila prej runave eshte pjese e nje seti korrespondencash perfshi ngjyrat, kafshet, planetet, ngjarjet jetesore dhe shume me teper. Me qellim qe t’i pergjigjen nje pyetjeje runat mund te “hidhen” zakonisht mbi nje cope te mbajtur posacerisht per kete qellim. Nje numer i caktuar i runave perzgjidhet nga canta ne te cilen mbahen dhe shperndahen. Menyra se si ato bien mund te interpretohet ose ato mund te vendosen ne nje tabele.

Runat jane thjesht simbole qe kane shume kuptime. Mund te thuhet qe secila prej runave ka po aq kuptime sa edhe nje leter tarot Major Arcana por ju duhet ta gjeni vete kete kuptim. Per shembull runa Berkana ka formen e nje B me cepa te mprehte. Megjithate sjell me vete nje pafundesi shoqerimesh si shenjen e Gaforres, ngjyren jeshile, pjellorine, shtepine – sa per te permendur disa prej tyre. Runat mund te jene terheqese per ju nese nese ju keni nje natyre perceptive dhe ju pelqen te prekni gurin ose drurin ne te cilin jane gdhendur runat. Gjithashtu, runat mund t’ju pershtaten nese deshironi te arrini te krijoni imazhet tuaja duke nisur nga nje simbol i thjeshte dhe nese jeni te afte te mbani mend dhe te beni lidhje kuptimplota me te gjitha asocimet e pershtatshme me secilen prej runave. Runat mund te perdoren edhe si nje menyre alternative te shkruari ne dallim nga shkrimi i zakonshem per te krijuar hajmali apo talismane. Nese e keni seriozisht perdorimin e runave, duhet te meditoni mbi cdo rune, ne menyre qe kuptimi te vije personalisht tek ju. Kur zgjedhni dike te hedhe runat, per ju duhet te perdoren te njejtat kritere si ne rastin e praktikanteve te tjere; arsye, miresi, ndihme dhe rekomandime personale.

7.  GRAFOLOGJIA

Grafologjia eshte arti i leximit te karakterit nepermjet kaligrafise. Me sa dihet nuk ka teknika per parashikimin e se ardhmes nepermjet kaligrafise. Kaligrafia (stili i shkrimit) mund te analizohet per te zbuluar cilesi te personalitetit bazuar ne shume faktore, nga pjerresia e shkrimit (kendi i madh i pjerresise mund te tregoje ne personalitet introvers dhe egoist, nderkohe qe nje kend i vogel pjerresie perpara tregon nje natyre me te perpunuar per ta thene thjeshte) tek mbajtja e letres e deri tek vendosja e pikave te i-se apo te vizes se t-se. Nuk eshte e veshtire te pranohet se stili yne i shkrimit mund te tregoje personalitetin tone – per shembull nese jemi te stresuar ne kemi tendencen ta shterngojme me fort stilolapsin dhe nese jemi me nxitim shkronjat kane tendencen te jene te pjesshme. Tani qe mesuesit nuk insistojne me te shkruajne ne nje menyre te caktuar, ka lindur mundesia per te shprehur vetveten ne menyren e te shkruarit – dhe te zbulojme sekretet rreth vetes sone! Ashtu si dhe astrologjia, grafologjia po merret seriozisht nga disa punedhenes te cilet iu nenshtrojne aplikimet per pune analizes para marrjes se vendimit te marrjes ne pune. Nese jeni te interesuar per te mesuar me shume per miqte dhe te afermit, pa kerkuar informacion, gjithcka per te cilen keni nevoje eshte nje moster shkrimi dhe njohja e grafologjise, qe ta siguroni kete informacion. Grafologjia mund t’ju terheqe nese keni nje sjellje analitike dhe gjitheperfshirese pasi jane shume faktore qe duhet te vendosen ne Peshore.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.