> Faqja pare > Zotat e mitologjisë > Miti i galaktikës sonë

Miti i galaktikës sonë

galaktika

 

Fjala ’galaktikë’ rrjedh nga ’gala’ që nga greqishtja përkthehet qumësht. Prej saj mori emrin dhe galatika jonë ”Rruga e Qumështit”.

Sipas mitologjisë, Rruga e Qumështit u krijua nga qumështi i derdhur i perëndeshës Hera (bashkëshorte e Zeusit). Zeusi pati një lidhje jashtëmartesore me Alkmenën, e cila ishte njeri dhe jo perëndeshë. Nga kjo lidhje lindi Herkuli, i cili nga grekët njihet si Herakles (Irakles). Hera ishte shumë xheloze për lidhjet e Zeusit me gra të ndryshme. Për ta bërë djalin e tij, Herkulin, sa më hyjnor Zeusi e merr atë që të pijë pak nga qumështi i Herës kur ajo ishte në gjumë. Kur Hera u zgjua dhe pa një fëmijë të panjohur që po pinte qumështin e saj, e shtyu atë menjëherë duke bërë që qumështi i gjirit të saj të derdhej. Nga kjo derdhje e qumështit u krijua galaktika jonë e cila mban emrin ”Rruga e Qumështit”.

Zotat e pavdekshëm zotëronin dikur të gjitha pushtetet. Megjithatë edhe sot perënditë dhe perëndeshat e Olimpit kanë lënë gjurmë të pazhdukshme në kujtesën tonë, në kulturën tonë. Vetë lojrat olimpike që zhvillohen ende sot e kanë zanafillen pikërisht nga mali Olimp, ku thuhet se qëndronin zotat, dhe për nder të tyre manifestohej kjo lojë (garë) sportive.
Dielli, Hëna dhe planetët në lashtësi nderoheshin si perëndi; ku secilës prej tyre i kushtonin një ditë të javës, për shembull, Hëna kishte ditën e hënë, Marsi të martën, Merkuri të mërkurën dhe kështu me radhë. Edhe në gjuhë të tjera planetët i kanë dhënë emrin ditëve të javës: në italisht: Giove – giovedi, Venere – venerdi; Në anglisht: Saturn – Saturday, Sun – Sunday. Planetet e tjerë u zbuluan më vonë.

                           emertime-mitologjike

 

perendite.                                                 

Hera (bashkëshortja legjitime e Zeusit) dhe Zeusi 

hera1

Zeus2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mendoj se figura e djallit, fantazmave, xhindëve, zanave, vampirëve, e zotave të mitologjise etj, është krijuar nga alienët që kane vizituar planetin tonë që në lashtësi, por njerëzit u kanë vënë emra të ndryshem duke mos e ditur se çfarë janë. Mendohet se edhe mitet lidhen me alienët, për më shumë ndiqni videot:

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.