> Faqja pare > Perëndi dytësorë > Miti i Panit

Miti i Panit

Pani.Ne mitologjine greke, Pani ishte perendia i natyres se eger, gjuetise, barinjve dhe tufave (grigjave), muzikes se fshatit dhe shoqerues i nimfave. Ai pershkruhet si gjysem njeri dhe gjysem cjap, ashtu si Fauni, ekuivalenti i tij romak. Nuk eshte e qarte se cili eshte i ati, por nena e tij mund te kete qene nje nimfe e quajtur Driopa, ose Penelopa e cila ishte gruaja e Odiseut. Sipas mitit Penelopa, ne mungese te bashkeshortit te saj, Odiseut, fjeti me 108 shoket e tij dhe i dha jete Panit, si rezultat.
Mendohet qe emri i tij rrjedh nga greqishtja e lashte, nga fjala ‘Pain’ qe ka kuptimin “kullos”. Me vendlindjen e tij në Arkadia (Peloponez), ai njihet gjithashtu si zot i fushave, korijeve, dhe luginave me pyje; për shkak te kesaj, Pani lidhet me pjellorine dhe me stinen e Pranveres.
Adhurimi i Panit nisi në Arkadia i cili ishte gjithmone vendi kryesor i adhurimit te tij. Arkadia ishte nje zone me malesore, kulturalisht te ndare nga greket e tjere. Gjahtaret greke zakonisht fshikullonin statujen e perendise nese ato deshtonin ne gjueti. Duke qene nje zot per fshataret dhe malesoret, Pani nuk adhurohej ne tempuj apo ndertesa te tjera, por ne vende natyrore siç jane shpellat, ku njera prej tyre gjendet prane Akropolit ne Athine. Kjo zakonisht quhet Shpella e Panit. I vetmi perjashtim ben Tempulli i Panit prane Lumit Neda ne Peloponezin jugperendimor – rrenojat e te cilit mbijetojne dhe sot – si dhe Tempulli i Panit ne Apollonopolin e Madh ne Egjiptin e lashte. Ne shekullin e 4-t pr.e.s Pani pershkruhej neper monedhat e Pantikapeonit.
Greket e lashte e konsideronin Panin perendine e kriticizmit teatral. Thuhet qe ai ndiqte nimfat qe t’i joshte ato, por ato gjithmone e refuzonin per shkak te pamjes se tij te shemtuar. Per me teper, fjala ‘panik’ vjen prej ketij perendie me pamje te frikshme. Zeri i zemeruar i Panit ishte kaq i frikshem, saqe shkaktonte panik per kedo qe e degjonte.
Sipas nje miti, nje dite ai takoi nje nimfe te bukur me emrin Sirinks. Ai u perpoq ta joshte ate, por ajo i iku atij. Ky e ndoqi ate, por ajo u strehua tek motrat e saj, te cilat e shnderruan ne nje pipez (kallam). Kur era filloi te frynte, u krijua nje melodi. Pani, duke mos e ditur se ne cilen pipez ishte shnderruar Sirinksi, mori shtate apo nente prej tyre dhe i bashkoi me njera tjetren duke krijuar keshtu instrumentin e tij muzikor, fyellin, qe mbajti emrin e nimfes. Qe prej asaj kohe Pani e mbante gjithnje me vete.
Ne nje histori tjeter, Jehona (greqisht: Ekho) ishte nje kengetare dhe valltare e madhe dhe perbuzte dashurine e çdo burri. Kjo e zemeroi Panin, perendine epshor, dhe ai udhezoi shoket e tij ta vrisnin ate. Jehona u shqye ne pjese dhe u shpernda ne te gjithe token. Perendesha e Tokes, Gjea (Gaia) i mori pjeset e Jehones, zeri i se ciles mbeti duke perseritur fjalet e fundit te te tjereve. Ne variante te tjera, Pani kishte rene ne dashuri me Jehonen, por ajo perbuzte dashurine e çdo burri, megjithate ajo ishte e magjepsur vetem nga Narcisi. Thuhet se Jehona ishte mallkuar nga Hera qe vetem te perseriste fjalet e fundit te dikujt tjeter.
Pani u dashurua gjithashtu me nje nimfe te quajtur Pitisa, e cila u shnderrua ne nje pishe per t’iu fshehur atij.
Joshja me e suksesshme e Panit ishte ajo e perendeshes henore, Selena. Ai e arriti kete duke mbeshtjelle veten ne nje lekure dashi per te fshehur formen e tij prej cjapi, dhe e tërhoqi atë poshtë nga qielli në një pyll ku e joshi atë.
Ne betejen e Maratones (490 pr.e.s), thuhet qe Pani favorizoi Athiniotet dhe shkaktoi panik ne zemrat e armiqve te tyre, Perseve.
Pani shquhet per fuqite e tij seksuale, ai paraqitet madje dhe ne marredhenie zoofilie: nje statuje e tij ne Villa dei Papiri, ne Erkolano te Italise e paraqet ate duke kryer marredhenie me nje dhi te eger.

 

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento