> Faqja pare > Divorci > Ndarja & Divorci në astrologji

Ndarja & Divorci në astrologji

divorci

Nuk ka asnjë mënyrë të qartë të prerë për të përcaktuar se kur një çift mund të ndahet apo divorcohet. Megjithatë, koha e lodhjes (tensionimit) të një marrëdhënieje mund të dallohet duke shqyrtuar hartat e lindjes së individëve të përfshirë, hartat e martesës apo të takimit të parë, dhe sinastrinë e progresuar dhe hartat e përbëra të progresuara.

Urani në tranzit mbi Diellin, Hënën, Venusin,  Ashendentin dhe Deshendentin në aspekte të rënda (përkrah, kuadrat, dhe opozitë, dhe në një shkallë më të vogël, gjysëm-kuadrat dhe mbikuadrat). Gjatë këtyre tranziteve, nëse një marrëdhënie bëhet tepër e lodhshme, ne mund t’i japim fund asaj, përkohësisht apo përgjithmonë. Një shembull i mirë i divorcit është dhe rasti i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, në periudhën e vjeshtës 2016. Sigurisht që faktori kryesor i ndarjes së tyre është Urani. Në shtator 2016 (dhe muajt përreth) Urani ndodhej 23 gradë në shenjën e Dashit, ndërsa Brad Pitt ka lindur me Venusin 23 gradë në Bricjap, pra kjo tregon që Urani është pikërisht në katërkëndësh me Venusin e Bradit, gjithashtu dhe me Venusin e Angelines në Gaforre. Venusi është planet i martesave dhe dashurisë, ndërsa Urani i tronditjeve, i përçarjeve dhe surprizave, prandaj kur janë kundër njëri-tjetrit dihet efekti, si në këtë rast! Edhe në rastin e ndarjes me Jennifer Aniston në vitin 2005 Brad kishte Uranin (te Peshqit) katërkëndësh me Ashendentin apo Deshendentin (i cili përfaqëson martesën) e tij. Brad ka ashendentin dhe njëkohësisht Diellin në Shigjetar ndërsa Jennifer ka Hënën në këtë shenjë.

Tranzitet e vështira të Plutonit me Hënën dhe Venusin mund të mos çojnë në përfundim real të marrëdhënies, por mund të çojnë në kohë në të cilën mund të përballemi me frikën se mos humbasim një marrëdhënie, të kapemi fort pas një personi (për shkak të kësaj frike), dhe se mos përballemi me kërcënimin apo realitetin e tradhëtisë.

Venus-Pluton të progresuar mund të jetë rast i ngjashëm. Kjo mund të nënkuptojë planet të progresuar me planet të progresuar, apo planet të progresuar me planet lindje – të dyja janë domethënëse.

Tranzitet e Saturnit me planetët personalë nuk duken shumë të forta në kohën e ndarjeve, por ato mund të çojnë në tensionim (lodhje) të marrëdhënies, kur ne përballemi me frikën e vetmisë, përgjegjësinë e shtuar, dhe ndjejmë që një marrëdhënie apo person mund të duket si një barrë.

Sidoqoftë, tranzitet e Saturnit dhe ciklet e Hënës së progresuar mund të çojnë në lidhje të marrëdhënies. Çdo shtatë vjet, kur Saturni dhe Hëna e progresuar formojnë një kuadrat me pozicionet e tyre fillestare, çiftet mund të jenë duke analizuar marrëdhënien e tyre.

Në një hartë martese apo të takimit të parë, kthimi i Venusit retrogradë mund të jetë një domethënës i humbjes së interesit apo humbjes së ndjenjave dashurore. Prandaj kur të planifikojmë një martesë duhet të shmangnim javët kur Venusi ndodhet retrogradë.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento