> Faqja pare > Perëndi dytësorë > Neriti

Neriti

Miti i Nerititneriti

Në mitologjinë greke, Neriti ishe një hyjni jo shumë i rëndësishëm i detit, i biri i Nereut dhe Dorisës, (me sa duket i vetmi djalë trashëgimtar i tyre) dhe vëllai i 50 Nereidave (nimfave të detit). Ai përshkruhet si një djalosh me një bukuri marramendëse.

Sipas Aelianit (autor romak i shek.III) Neriti nuk permendet asnjëherë nga poetët epikë si Homeri dhe Hesiodi, por ai ishte një figurë e zakonshme në ‘folklorin e marinarëve’. Aeliani përmend gjithashtu dy versione të mitit të Neritit, të cilët janë:

Në njërin version, Afrodita, para ngjitjes së saj nga deti në Olimp, ra në dashuri me Neritin. Kur erdhi koha që ajo t’i bashkohej perëndive të Olimpit, ajo deshi që të merrte me vete dhe Neritin, por ai nuk pranoi, duke preferuar të qëndronte me familjen e tij në det. Madje as fakti që Afrodita i premtoi atij një palë flatra nuk ia ndryshoi dot mendjen. Perëndesha e ndjeu veten të fyer dhe e shndërroi Neritin e bukur në një butak (frut deti) dhe flatrat ia dhuroi djalit të saj Erosit. Nerea, një nga motrat e Neritit, e gjeti atë dhe iu lut Poeisonit (perëndisë së detit) ta kthente atë në formën normale. Poseidoni pranoi dhe e ktheu Neritin në gjendjen normale.

Në versionin tjetër, Neriti u dashurua nga Poseidoni dhe ky i ishte përgjigjur ndjenjave të tij. Nga dashuria e tyre e ndërsjelltë (reciproke) doli Anteri (personifikim i dashurisë reciproke). Poseidoni e bëri Neritin karrocierin e tij. Djaloshi i grahte jashtëzakonisht shpejt karrocës (koçisë), saqë shumë krijesa të detit e adhuronin. Por Helios (perëndia Diell), që e mbante veten më të shpejtë, për sfidën që i bëri Neriti e shndërroi atë në butak (frut deti). Ashtu si në versionin e parë, Nerea (e motra) e gjeti atë dhe iu lut Poseidonit ta kthente në gjendjen normale. Poseidoni nga dashuria për të e ktheu Neritin në formën e tij origjinale.

Nga emri Nerit rrjedh emri shqiptar Neritan.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento