> Faqja pare > NUMEROLOGJIA > Numerologjia

Numerologjia

shutterstock_87799399

Numerologjia është studimi i numrave dhe i mënyrës së fshehtë nëpërmjet së cilës ata reflektojnë disa qëndrime dhe prirje të karakterit, një pjesë integrale të planit kozmik. Çdo shkronjë ka një vlerë të përcaktuar numerike që paraqet një vibrim të caktuar kozmik. Ndërsa shuma e numrave të datëlindjes dhe ajo që rrjedh nga shkronjat e emrit paraqet një ndërlidhje vibrimesh. Këta numra tregojnë shumë gjëra në lidhje me karakterin tonë, qëllimet tona në jetë, motivimet dhe talentet që mund të kemi. Ekspertët e numerologjisë i përdorin numrat për të përcaktuar çastin më të mirë për një lëvizje apo veprimtari. Numerologjia përdoret për të gjetur kohën më të përshtatshme kur mund të investosh, të martohesh, të bësh një udhëtim, të ndryshosh punën apo banesën. Çdo trup ka një formë të veten ndërsa çdo shpirt ka një vibrim të vetin. Numerologjia është mjeti për të interpretuar manifestimin fizik të vibrimit.

pythagoras

Fillesat e numerologjisë i gjejmë te Pitagora, në Greqinë e lashtë, që në shekullin e pestë para erës sonë. Shkenca e vjetër, pasi humbi për qindra vjet, u rifshfaq në fillim të shekullit të njëzetë si një seri librash. Gjatë afro 100 viteve, ajo ka ecur me shumë shpejtësi dhe për të u zbuluan ligje e rregulla të cilat na qëndronin prej kohësh të fshehura.

Numerologji

 

 

 

Emision mbi numerologjinë:

 

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.