> Faqja pare > NUMEROLOGJIA > Numri i jetës suaj

Numri i jetës suaj

Zbuloni cili është numri i jetës suaj

phoenician-numbers

Mblidhen numrat e datës së lindjes dhe reduktohen në numër njëshifror. P.sh datelindja 8.5.1986 = 8+5+1+9+8+6= 37 ? 3+7 =10 ? 1+0 = 1, pra kjo datëlindje i perket numerologjisë me numrin 1. (e keni degjuar shprehjen ti je njësh. Pra sa afër jeni me këtë numër, zbulojeni me datelindjen tuaj). Lexoni karakteristikat që ju jep numri i jetës suaj, sipas planetit me të cilin lidhet.

Ky është gjithashtu numri i fatit tuaj.

Numri 1 – Dielli. Njerëzit e Diellit janë nga natyra njerëz me influencë dhe aftësi drejtuese. Janë tipa, ambiciozë, kokëfortë, autoritarë, simpatikë, të pavarur, të lidhur me gjërat e reja. Kanë inisiativë dhe arrijnë suksese. Kanë flokë dhe lëkurë të bukur. Zakonisht janë tipa sportivë. Mund të bëhen arrogantë dhe janë shpesh të pavëmendshëm. Duan t’i realizojnë gjërat sa më shpejt.

Numri 2 – Hëna. Njerëzit e këtij grupi janë emotivë, të duruar, të prirur për rënie të gjendjes shpirtërore dhe kërkojnë mbrojtjen e të tjerëve. Janë të ndjeshëm, mendjengushtë, sentimentalë, melankolikë, paqësorë, bashkëpunues, tipa shtëpiakë, besnikë, veprojnë me kujdes dhe i shmangen rrezikut.

Numri 3 – Jupiteri. Janë tipa optimistë, entuziastë ndaj jetës, rrezatojnë dashuri dhe dinë t’u shmangen konflikteve. Janë të pavendosur, aktivë, të shoqërueshëm, u pëlqen të udhëtojnë, dinë të flasin bukur dhe kanë imagjinatë për të krijuar. Shpesh kanë fat në jetë. Janë xhelozë, të shpërndarë, dyshues, shpenzojnë shumë para.

Numri 4 – Saturni. Janë njerëz që vuajnë nga vetmia, por janë të disiplinuar, tradicionalë, të mbyllur, shpesh të pakënaqur, kursimtarë, të përqëndruar dhe u hyjnë gjërave me themel. Kanë etje për ngrohtësi shpirtërore dhe e duan famën dhe pushtetin. Këta tipa duan rregullin dhe priren për mirëqënie materiale.

Numri 5 – Mërkuri. Janë njerëz me inisiativë, aventurierë, të lëkundur, u pëlqen komunikimi, liria, joshjet dhe të hanë mire. Janë realistë, të papërqëndruar dhe dalin shpejt në përfundime, por kanë synime të qarta. Kritikojnë shpesh, por janë dhe të sajdisur.

Numri 6 – Venusi (Afërdita). Njerëzit e Venusit rrezatojnë ndjeshmëri, simpati dhe janë shumë të dashur. Janë pak dembelë e të hutuar, por kanë karakter gazmor dhe janë të drejtë. E duan shoqërinë, dashurinë, artin dhe janë përkrahës (mbrojtës).

Numri 7 – Urani. Njerëzit e Uranit janë të drejtë, seriozë, intuitivë, të arsyeshëm, të ditur, të vendosur dhe synojnë ndryshime në jetë. U pëlqen të hynë në kërkime dhe të analizojnë. Shquhen për pavarësi dhe e duan shoqërimin. Në punë janë pak nervozë, kanë kujtesë të mirë.

Numri 8 – Marsi. Janë luftarakë, të egër, autoritarë, të shkathët dhe arrijnë çdo gjë vetëm. Veprimet e tyre janë praktike, lakmojnë pushtetin dhe kanë qëllime të larta materiale. Nuk pranojnë lëkundje. Janë burrërorë, impulsivë dhe shpesh kanë probleme xhelozie.

Numri 9 – Neptuni. Janë altruistë, humanë, bujarë, dashamirës, me plot imagjinatë e të prirur ndaj filozofimit. Gjithashtu janë dhe besimtarë e të përkushtuar. Janë dorëshpuar dhe rrallë herë e çojnë deri në fund atë që mendojnë. Këta njerëz kanë natyrë sentimentale, ëndërrimtare, por janë dhe hakmarrës.

 

Numerologjia dhe kombinimi

Sa shkoni me partnerin?

Mblidhni edhe ditëlindjen e partnerit tuaj dhe lexoni kombinimin.

– Numri 1 shkon me 9 – joshet me 4, 5 – kundërshton 6,7 – është i painteresuar për 2,3, 5

– Numri 2 shkon me 8 – joshet me 7, 9 – kundërshton 5 – është i painteresuar për 1,3,4,6

– Numri 3 shkon me 7 – joshet me 5,6 – kundërshton 4,8 – është i painteresuar për 1,2

– Numri 4 shkon me 6 – joshet me 1,8 – kundërshton 3,5 – është i painteresuar për 1,7,9

– Numri 5 shkon me 4 – joshet me 3,9 – kundërshton 2,4 – është i painteresuar për 1,6,7,8

– Numri 6 shkon me 5 – joshet me 3,9 – kundërshton 1,8 – është i painteresuar për ,2,5,7

– Numri 7 shkon me 3 – joshet me 2,6 – kundërshton 1,9 – është i painteresuar për 4,5,8

– Numri 8 shkon me 2 – joshet me 1,4 – kundërshton 3,6 – është i painteresuar për 5,7,9

– Numri 9 shkon me 1 – joshet me 2,3,6 – kundërshton 7 – është i painteresuar për 4,5,8

 

  • Në qoftëse keni të njëjtin numër, dashuria është me shikim të parë dhe varet nga qëllimet që të ecë në një jetë të lumtur apo në një lidhje të qëndrueshme.
  • Nëse njëri numër shkon me tjetrin, atëherë ka tërheqje të njëjtë dhe lidhja erotike është e lumtur dhe mund të përfundojë në martesë.
  • Në qoftë se njëri numër joshet me tjetrin, atëherë që të dy mundohen të bëjnë një lidhje të mirë që me kalimin e kohës bëhet më e qëndrueshme dhe mund të përfundojë në martesë ose bashkëjetesë.
  • Në qoftëse njëri numër kundërshton tjetrin, atëherë që të dy duhet të përdorin diplomaci të madhe që të ushtrojnë ndikimin e tyre që të mund të kenë disa momente lumturie.
  • Nëse njëri numër është i painteresuar për tjetrin, atëherë ka një gjendje tensionuese dhe s’ka fare tërheqje të theksuar.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.