> Faqja pare > Histori > Origjina lindore e plisit

Origjina lindore e plisit

PLISI NUK ESHTE SHQIPTAR POR I BERE I TILLE ME VONE

Plisi nuk eshte tradite e lashte shqiptare por eshte bere i tille pas pushtimit turk (shekulli 15 e ne vazhdim), ashtu si edhe feja myslimane. Nuk ka asnje prove te besueshme qe kjo kesule e bardhe prej shajaku eshte perdorur ne trojet e sotme shqiptare para shekullit 15. Nuk ka asnje pikture, reliev, skulpture, monedhe apo diçka tjeter te gjetur ne vendin tone qe tregon perdorimin e plisit nga te paret tane iliro-dardane. Jo vetem ne trojet shqiptare, por as ne trojet ku banonin iliret (nga Epiri deri ne Kroaci) nuk ka prova per kete. Edhe nese eshte gjetur ndonje figure e tille e hershme, kjo nuk do te thote qe eshte domosdosmerisht plis, por mund te jete dhe helmete bronzi me forme gjysem-veze si imazhi me poshte.

helmeta-plis

Helmeta forme plisi ishte bere prej bronzi ne te njejten forme si plisi qe me sa duket nganjehere vishej nen helmete per rehati, duke i dhene keshtu helmetes forme konike. viking.Perdorimi i pare i helmetes forme-plisi ka ndodhur ne Sparte rreth fund-shekullit te peste pr.e.s. Kjo forme helmete forme plisi na paraqitet dhe tek kjo statuje vikinge (ne foto).

Sipas te dhenave me te besueshme qe na paraqiten ishin turqit nga Anadolli ata qe na sollen plisin. Turqit nuk kane sjelle vetem perpunimin e plisit (qeleshes) por bashke me te kane sjelle dhe veshjet e tjera popullore te perdorura ne zona te ndryshme ballkanike, kane sjelle shprehjet apo fjalet e shumta dialektore, objekte te ndryshme si sofra, lahuta, çiftelia; ushqimet si kafja turke, sherbeti, bakllavaja dhe hallva, te ulurit kembekryq, si dhe shume zakone te tjera qe tashme jane bere tradite shqiptare. Edhe modeli i musteqeve tek shqiptaret tradicional eshte tipik turk. Duke qene se turqit na kane lene shume gjera, nuk ka si te beje perjashtim as plisi, i njohur nga shqiptaret dhe si qeleshe. Por turqit vet plisin bashke me shume elemente te tjere tradicional i moren ne Lindjen e Mesme e cila ishte pjese e Perandorise Perse. Kjo perandori ne shkullin e peste pr.e.s ishte me e madhja e botes dhe territoret e saj perfshinin gjithe Lindjen e Mesme deri prane Greqise, qendra e saj ishte Irani i sotem. Prandaj plisin sot e perdorin dhe popuj te tjere persian, siç eshte Lorestani (zone e Iranit te sotem).whmapPersianEmpire

Dihet qe perandoria perse e ka shtrire territorin e saj deri ne Maqedonine e lashte dhe ne Turqine e sotme ku me pare ishin vendosur koloni greke, prandaj ndodh te gjejme disa figura mitologjike greke me plis, por dhe keto jane shume te pakta: Odiseu, Hefesti, Kastori, Poluksi dhe Helena (e Trojes). Megjithate, keta tre te fundit nuk kane plis, por kesula e tyre interpretohet si plis gabimisht. Historia e kesules se tyre eshte kjo:

Sipas mitologjisë, Zeusi e shndërroi veten në një mjellmë dhe joshi bukuroshen me emrin Leda (e cila ishte njeri, jo hyjneshë). Nga bashkimi i tyre, Leda prodhoi dy vezë mjellme. Nga njëra vezë dolën një vëlla e motër hyjnorë, Poluksi dhe Helena, ndërsa nga tjetra një vëlla e motër njerëzorë, Kastori dhe Klitemnestra, të cilët paraqiten shpesh me gjysëm-lëvozhgën e vezës nga e cila dolën. Pra “kësula” e tyre nuk ka asgjë të bëjë me plisin shqiptar, por thjesht tregon se te tre keta duke pasur nje levozhge veze mbi koke, rrjedhin nga te njejtit prinder, ku njeri prej tyre ishte mjellme.  Kete teori e mbeshtesin autoret e fjalorit  “Greek-English Lexicon”  Henry George Liddell dhe Robert Scot.

plisi.

Plisi tek perendite e tjera si Odiseu (i njohur nga romaket si Uliksi), dhe Hefesti (i njohur nga romaket si Vullkani), mund te jete ndikuar nga veshjet persiane, meqenese Perandoria Perse ka zaptuar per nje kohe te gjate dhe shume territore greke. Vendet fqinje kane marrë dhe dhënë nga njera-tjetra. Megjithese ne statujat apo pikturat e ndryshme Odiseu dhe Hefesti, apo ndonje tjeter paraqiten me “plis”, kush na garanton per perberjen e ketyre kesulave nese ato jane prej shajaku (leshit) apo prej ndonje materiali tjeter? Ne statuja dhe piktura eshte e veshtire te dallohet perberja e nje materiali. Ka shume dhe helmeta brozni te ngjashme me plis, por helmeta eshte tjeter gje, ndersa plisi yne sot eshte ajo qe quhet qeleshe dhe behet prej leshi.

Theksojme se nuk ka asnje personazh historik te lashtesise, grek, ilir, apo romak qe paraqitet me plis neper statuja antike, relieve apo piktura. Te vetmit jane vetem keto pak ‘perendi greke’. Keto personazhe mitologjike per here te pare jane pershkruar nga Homeri, i cili ka jetuar ne Anadoll dhe eshte normale qe ai t’i kete paraqitur ato me veshjet e vendit te tij te imponuar nga perset. Mirepo statujat e gjetura me plis me keto kater figura mitologjike jane gjetur kryesisht ne Itali dhe ruhen ne muzeumet e Italise. Skulptoret italiane mund te jene frymezuar nga figurat e gjetura ne pjese te Anadollit ku kishte koloni greke.

Sipas nacionalisteve te sotem (asnje anetar akademie),  fjala “plis”, (latinisht “Pileus”) rrjedh nga gjuha shqipe (pi=prej, leus=lesh), pra fjala latine Pileus ka kuptimin “prej leshi”.  Ajo qe ata nuk kuptojne eshte se mbaresa “–eus” eshte e zakonshme te shume emra ne latinisht, dhe eshte thjesht nje mbarese per te treguar gjinine mashkullore tek emrat dhe s’ka aspak lidhje me fjalen “lesh”. Kete mbarese e gjejme te shume emra latin: Odysseus, Mateus, Euristeus, Prometheus etj.

Por duke qene se shumica prej ketyre “studiuesve” nuk kane mbaruar per gjuhesi nuk dallojne dot mbaresat nga rrenja. Dhe se dyti nuk ka ndonje deshmi qe shqiptaret para shekullit 20 kete kesule te bardhe e kane therritur me emrin plis, por vetem qeleshe apo kesule e bardhe prej leshi (shajaku). Greket i thone Pilos. A ishte apo nuk ishte kjo kesule pjese e grekeve te lashte apo ilireve kete nuk e permend asnje autor antik, por jane vetem autor moderne qe kane dhene mendime per kete. Por perderisa nuk ka burime te hershme, mendimet e tyre mbeten vetem hipoteza.
mirdita

Ndersa ne Shqiperine e kohes osmane kesula e bardhe (plisi) ishte per shtresat e varfra te shoqerise, ndersa kesula e zeze turke, te cilin e mbanin shume shqiptare, ishte per njerezit e ngritur. Kete te fundit e kane mbajtur intelektuale si Ismail Qemali, Pashko Vasa, kapedani i Mirdites (Preng Bib Doda), pashallaret, bejlret, agallaret etj. Kjo kesule e zeze ka qene e pranishme deri ne fund te periudhes se mbretit Zog. Ishte regjimi komunist ai qe e eleminoi nga perdorimi. Pra sipas ketyre te dhenave plisi i bardhe qenka vetem per shtresen me te ulet, qe do te thote se mbajtja e kesaj kesule na ben popull inferior dhe te prapambetur, barij delesh qe s’dine te perpunojne gje tjeter perveç leshit te deles. Madje çorapet me lesh delesh jane edhe sot ne shoqerine shqiptare, dhe kjo ndodh tek familjet e varfra me shume.

Plisi shqiptar e paraqesim ne dy forma: gjysem-veze, por dhe forme te shtypur. Plisi ne forme gjysem-veze eshte perhapur me shume sot si forme identifikuese e shqiptareve imponuar nga nacionalistet, por perdorim te shpeshte ne Shqiperi ka pasur plisi i shtypur i bardhe dhe i zi. Madje dhe mirditoret e perdornin shpesh (shikoni foton “Burra te Mirdites”), per te mos thene qe plisi i shtypur mbahej me shume nga myslimanet si imponim turk. Plisi gjysem-sferik eshte mbajtur me shume ne Kosove dhe jane nacionalistet kosovare qe e kane perhapur sot si simbol i nacionalizmit shqiptar. Pjesa tjeter e Shqiperise mbante lloje te ndryshme kesulash.

Figurat me te hershme shqiptare te paraqitur ne piktura, dokumente etj, jane arvanitasit, arbereshet dhe vet Skenderbeu, por asnjeri prej tyre nuk paraqitet me plis. Ali Pashe Tepelena gjjithashtu nuk paraqitet kurre me plis, as mbreti ilir Genti jo. Arvanitasit paraqiten me fustanella dhe me kesule apo shami te kuqe mbeshtjelle ne koke. Ndersa Skenderbeu ne pikturen me te hershme , perveçse me perkrenare, paraqitet me nje lloj kesule te kuqe, te ngjashme me arvanitet. Paraqitja e Skenderbeut me plis ne film nuk mbeshtetet ne asnje dokument, por vetem ne hamendesime, po ashtu edhe figura e Leke Dukagjinit te kanuni i tij.

skenderbeu.

Dhe vet mirditoret apo malesoret e tjere katolike, qe mbahen sikur nuk jane ndikuar nga turqit, kane pervetesuar zakonet e hershme turke, fjalet turke, objekte me origjine turke, etj. Ata kane ruajtur vetem fene e krishtere dhe disa nga ritualet, ndersa gjithçka tjeter e kane me origjine turke ashtu si pjesa tjeter e shqiptareve. Kafja turke, ashtu si plisi, eshte tashme tradite e hershme mirditore. Kur vijne miq mirditoret apo malesoret i mirepresin me fjalen “bujrum” (fjale turke). Sofra qe eshte bere tradite e hershme mirditore prej shekujsh eshte fjale turke dhe tradite turke, çiftelia, lahuta dhe sharkia po ashtu; qilimat dhe qendisjet e ndryshme; dasmat me shume krushq dhe kenget e dasmave: ‘Sa bukur na ka dale nusja, mashallah, mashallah” eshte nje nga frazat e kenges me te perdorur ne Mirdite ne raste dasme.

Mbulesa e nuseve mirditore e quajtur ‘duvak’ nga turqishtja perkthehet vello. Keto veshje turqit i sollen nga Anadolli apo Lindja e Mesme ne Shqiperi dhe ne Bosnje (sepse dhe atje gjendet nje veshje e tille tek te krishteret boshnjak, siç jane dhe mirditoret te krishtere). Mirditoret u ndane ne 12 bajrake. Fjala “bajrak” eshte fjale turke, qe ka kuptimin “flamur”, pra bajraktar do te thote “flamurtar”. Kjo te ben te mendosh qe mbaresa “–tar” apo “–ar” tek shqiptaret ka origjine turke, njesoj si te fjala tjeter me origjine turke “ustallar” (mjeshter, zanatçi).

duvak.

Duvaku dhe stringlat shihen shpesh ne filmat e hershem turk (veçanerisht te filmi i Ertugrulit), po ashtu edhe plisi apo kesula me çallme .plisi. Meqe ra fjala te çallma (nje shami e mbeshtjelle perreth kesules), ajo paraqitet shume ne fotografite dhe pikturat me te hershme shqiptare me plis, njesoj si tek turqit. Shqiptaret mbajne dhe nje qemer (tip ushkuri) perreth brezit, njesoj si te turqit.

Pra plisi shqiptar shoqerohet me çallma , ndersa kjo nuk paraqitet ne asnje vend ne figurat e lashta greko-romake te permendur me lart. Bie fjala, nese plisi na qenka tradite e hershme iliro-shqiptare, atehere pse shqiptaret e shekullit 18-19 e shoqerojne ate me çallmen turke? Kjo do te thote qe te dyja jane imponim turk. Çallma eshte eleminuar vetem kohet e fundit. Plis rrethuar me çallme gjejme edhe sot ne fisin Barak te provinces Gaziantep te Turqise (ne kufi me Sirine), ku ka dhe shume kurde. (Shikoni figuren me poshte, plis me çallma)

barak.

Jo shume larg nga provinca Gaziantep, prane varrit te mbretit Antiok , prane nje mali te quajtur Nemrut, jane gjetur disa statuja te hershme qe mbajne kesula te gjata forme plisi. Njera mendohet se eshte koka e nje perendie vendase te barazvlefshme me Zeusin.  Kjo province eshte zone e Kurdistanit, ku dhe sot gjejme kesula te tilla tek banoret e ketij vendi (si te fotoja me poshte):

kurdistan.

pileolus-plisNje kesule e ngjashme me plisin eshte dhe Pileolusi, kesula e papes dhe klerikeve te tjere te krishtere. Kjo kesule u shfaq kryesisht gjate Rilindjes (shekujt 14-17), veçanerisht ne Itali. Kesula klerike e njohur ne italisht si ‘zucchetto’ mbahet edhe sot nga papa i Vatikanit, mirepo ajo nuk ka pasur domosdomerisht ngjyre te bardhe gjate historise, por dhe te kuqe, etj. Kjo kesule e ka origjinen nga nje lloj kapeleje e quajtur ‘beret’, e cila perdorej per te mbajtur ngrohte koken e klerikeve. Kesula e papes perbehet zakonisht nga mendafshi ose nga poliesteri. Sipas ketij pershkrimi kesula e papes pra nuk ka lidhje me plisin e sotem shqiptar.

Description BritishMuseumMithras.jpg Photo taken at British Museum by Mike Young

Mithra (perendia persiane e Diellit) me kesule frigjiane

Thuhet se plisi ne Romen e lashte lidhej veçanerisht me çlirimin e njerezve nga skllaveria. Sklleverit, pasi fitonin lirine, e vinin ate ne vend te flokeve, pasi ata zakonisht qetheshin tullac. Gjate shekujve 18 dhe 19 ai u ngaterrua me kesulen frigjiane (nje kesule e ngjashme forme koni por me maje me te bute dhe te perkulur perpara). Ne festen e Saturnalise, tek romaket, plisi vishej nga kushdo, perfshire dhe sklleverit, por me ngjyra te ndryshme. Kesula frigjiane perdorej me shume ne Europen lindore dhe ne Anadoll, duke perfshire Frigjine, Dacine, dhe Ballkanin.Ne Europen moderne ajo do te nenkuptonte çlirimin dhe kerkimin e lirise duke u ngaterruar keshtu me plisin i cili simbolizonte lirine e sklleverve ne Romen e lashte. Sipas kesaj, kesula frigjiane quhet nganjehere kesula e lirise; ne paraqitjet artistike ajo nenkupton çlirimin dhe kerkimin e lirise.hayme-hatun.png

Plisi na paraqitet ne statujen e Ertugrulit, babait te Osmanit (themeluesit te Perandorise Turke), ne figuren me poshte, ku paraqitet i vogel. Kjo pamje i perket shekullit te 13, kur turqit nuk kishin akoma asnje lidhje me shqiptaret. Madje dhe duvaku qe mban e ema e Ertugrulit ngjan me veshjet tradicionale te grave mirditore. Keto elemente paraqiten dhe ne filmin e tij “Ertugrul”. Disa fise turke paraqiten ne film me plisat qe sot mbajne shqiptaret se bashku me çallmat perreth tij. Plisin vertete na e sollen turqit nga Anadolli, dhe fakti qe sot plisi nuk shihet ne popujt e asaj zone, nuk do te thote qe s’ka qene i pranishem me perpara. Edhe Jezu Krishti thuhet se lindi ne Izrael, mirepo qendra me e madhe e adhurimit te tij eshte Vatikani. Edhe xhinset i kane shpikur amerikanet por sot perdoren me shume ne Europe.

Nje statuje tjeter me ‘plis’ eshte dhe ajo e dijetarit iranian te shekullit 11, Omar Khayyá, si dhe relieve te tjera qe ndodhen ne Iran. Kemi gjithashtu nje imazh te Moisiut (profetit) i cili paraqitet me nje kesule te tille.

iran.

Pra deri tani pame qe plisi ka forma te ndryshme, ka kuptime te ndryshme, perbehet nga materiale te ndryshme dhe mbahej nga popuj te ndryshem, dhe s’ka lidhje me origjinen ilire me shume sesa ate persiane te Anadollit. Iliret ne asnje vend nuk pershkruhen me plisa ne dokumentet e hershme greko-romake, dhe nuk eshte gjetur asnje statuje, reliev apo pikture e hershme ne Shqiperi me kete figure.

Arsyeja se pse shqiptaret e kane ruajtur plisin si tradite eshte se ata mendojne qe ajo eshte shqiptare, por edhe per nevoje. Duke qene historikisht analfabet dhe te pashkolluar, ata nuk e dinin origjinen e ketyre traditave dhe veshjeve. Ashtu siç kane ruajtur dhe gjera te tjera turke si bakllavaja, kafja, besimin mysliman etj, po ne te njejten menyre eshte ruajtur dhe plisi. Shqiptaret e lene te prapambetur ne historine e tyre nuk kane pasur as kushte per te prodhuar diçka te re ne jeten e tyre. Shqiptaret kane mbetur me te njejtin stil jetese per 500 vjet me radhe per shkak te pushtimit te gjate osman. Dhe 500 vjet nuk jane pak per te pervetesuar nje tradite, nje zakon qe tashme eshte bere i yni.

Siç e thame dhe me lart, turqit jo vetem na kane lene disa nga veshjet popullore, por dhe shume fjale te tyre, sidomos fjalet me shkronjen Xh dhe Ç . Fjalet e meposhtme i gjen te gjitha ne fjalorin e gjuhes turke: çante, çezme, çehre, çarçaf, çaj, çakall, çakmak ,çader, çati, çel, çelik, çengel, çerek, çiban, çibuk, çiflig, çift, çimento, çizme,çoban,çorap, çorbe,çekiç etj,

*xham – oxhak – xhezve – xhevahir – xhami – xhaxha – xhakete – xhelat – xhep – xhind – xhuxh – borxh – xhandar – hoxhe – xhenet etj.

Me poshte keni dy video qe paraqet banoret e sotem te Lorestanit iranian me plis ne koke dhe me lahute. Pra duket qe plisi e ka origjinen nga Lindja e Mesme, ku me vone eshte shfaqur ne Anadoll e me pas ne Ballkan, kryesisht ne Shqiperi.

Pergatiti: N.Herceku (maj 2017)

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento