Kalendari diellor persian

KALENDARI IRANIAN – më i sakti në botëastrolab

Kalendari Diellor Persian i quajtur Hixhri (Hijri) është kalendari zyrtar i Iranit dhe Afganistanit. Hixhri ka kuptimin që i fillon vitet që nga koha e Muhamedit në vitin 622. Ky kalendar fillon në ekuinoksin e pranverës, siç përcaktohet nga llogaritja astronomike për meridianin e zonës kohore të Iranit (52.5 ° L ose GMT + 3.5 orë). Ky përcaktim i momentit fillestar është më i saktë se kalendari Gregorian për parashikimin e datës së ekuinoksit të pranverës, sepse ai përdor më shumë vrojtimet astronomike sesa rregullat matematikore.
Secili prej dymbëdhjetë muajve korrespondon me një shenjë të zodiakut. Gjashtë muajt e parë kanë nga 31 ditë, pesë të tjerët kanë nga 30 ditë, dhe muaji i fundit ka 29 ditë në vitet e zakonshme, dhe 30 ditë në vitet e brishtë. Dita e Vitit të Ri gjithmonë bie në ekuinoksin pranveror (21 mars) dhe quhet Novruz që ka kuptimin “ditë e re”. [..]

  • Twitter
  • Facebook

Sirius apo Ylli-Qen

canis-major

SIRIUS & DITËT E QENIT

Ditët e Qenit të verës janë koha më e nxehtë dhe më e zjarrtë e vitit në hemisferën veriore. Studiuesit e kalendarëve kanë mendime të ndryshme në lidhje me kohën  e kësaj periudhe, e cila zgjat diku nga katër deri në gjashtë javë … nga mesi i korrikut deri në fillim të shtatorit. Disa kalendarë anglezë tani e rendisin atë si periudhë nga 3 korrikut deri më 11 gusht. Pse i quajmë këto ditë “Ditët e Qenit”? Këto ditë qenore e marrin emrin e tyre nga Ylli Qen, Sirius, ylli më i ndritshëm në yjësinë e Qenit të Madh (Canis Major). Në këtë kohë të vitit Siriusi zhduket në shkëlqimin e Diellit. Të dy trupat qiellorë janë përkrah njëri-tjetrit, njëri duke lindur dhe tjetri duke perënduar pothuajse në të njëjtën kohë. [..]

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Pellazgët që u asimiluan në grekë

PELLAZGËT DHE ARDHJA E GREKËVE NGA EGJIPTI
atika

Rreth dy mijë vjet para lindjes së Krishtit, në ditët kur Isaku biblik donte të zbriste në Egjipt, Greqia ishte e banuar nga një racë e egër njerëzish të quajtur Pellazgë. Ata jetonin në pyje, ose në shpella të gërryera nga mali, dhe gjuanin kafshë të egra me shkopinj të mëdhenj dhe shigjeta prej guri të mprehtë dhe shtiza. Ata ishin aq të vrazhdë dhe të egër sa nuk hanin tjetër përveç mishit të gjallë, manaferrave dhe rrënjëve që i shkulnin me dorë apo i këpusnin me gur të mprehtë.

Për veshmbathje, Pellazgët përdornin lëkurat e kafshëve që kishin vrarë; dhe për të mbrojtur veten kundër egërsirave të tjera, ata mblidhehin së bashku në familje ose fise, secila me një kryetar që udhëhiqte në luftë dhe në gjueti. [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Festat në Greqinë e lashtë

Festat apo lojrat dedikuar 12 perëndive të OlimpitAncient_Olympia,_Greece2

*Për nder të Zeusit – Lojrat Olimpike ishin nje festë dedikuar Zeusit. Ato zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimpia, Peloponez, duke filluar që nga viti 776 pr.e.s. Pjesa më e rëndësishme e kësaj feste ishin garat sportive. Meshkuj nga e gjithë bota greke garonin në lloje të ndryshme sportesh. Fituesit e lojrave trajtoheshin si heronj.

*Për nder të Herës – Heraia ishte festa që i dedikohej Herës. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Shenjat dhe planetet lidhur me kafshët

animals

 

 

Pushteti i planeteve mbi kafshët

 

Secili planet sundon kafshët përkatëse duke shfaqur në një fare mënyre karakteristikat e tyre. Më poshtë kemi paraqitur vetëm planetët tradicionalë.

 

  • Dielli: Luani, shqiponja, gjeli, në përgjithësi kafshët mbretërore dhe dominuese.
  • Hëna: Lepuri, mjellma, bilbili, bretkoca, peshku, kërmilli, gaforrja, butaku, në përgjithësi, kafshët e natës dhe ato ujore.
  • Merkuri: dhelpra, majmuni, gjarpri, papagalli, merimanga, bleta, milingona, në përgjithësi kafshët që njihen për zgjuarsi dhe dinakëri.
  • Venusi: dhia, thëllëza, delja, fazani, pëllumbi, harabeli, të gjitha kafshët poligame, ose ndryshe ato që pjellin shumë.  
  • [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Odini – ekuivalent i Zeusit

Statuja e Odinit (Wotan) në Denkal, Hanover, Gjermani

Wotan_Hannover1
Në gojëdhënat (traditat) gjermanike dhe nordike Odini (nga norvegjishtja e vjetër Óðinn) është një perëndi që nderohet gjerësisht. Odini në anglishten dhe saksonishten e vjetër njihej si W?den, dhe në gjermanishten e vjetër (të zhvilluar) si Wuotan apo Wodan, që të gjithë rrjedhin nga teonimi i rindërtuar proto-gjermanik *wodanaz. Odini përshkruhet me një sy dhe me mjekër të gjatë, shpesh duke mbajtur një shtizë,Gungnir, dhe një mantel të zi, blu të mbyllur dhe të gjelbër dhe një kësulë të gjerë. Ai zakonisht paraqitet i shoqëruar nga disa kafshë – ujqit Geri dhe Freki dhe korbat Huginn dhe Muninn, të cilët i sjellin atij lajme nga i gjithë Midgardi – dhe Odini i grah kalit fluturues tetë-këmbësh Sleipnir nëpër qiell dhe në botën nëntokësore. Odini dëshmohet të ketë shumë djem me gruan e tij Frigg, ku më i famshmi është perëndia Bald, dhe njihet me mbi 100 emra. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Kur u krijua llogaritja e orës

LLOGARITJA E ORËS TE ROMAKËT E LASHTË
ORA

Romakët trashëguan nga etruskët agrimensurën, shkencën e matjes gjeometrike të kufijve, praktika shumë të dobishme për të vendosur kufijtë e pronave dhe të tokave të pushtura. Nga agrimensura vjen në fakt termi groma, instrumenti matës, instrument tjetër që vjen nga greqishtja ‘gnomon’ (orë diellore që formon hije).
Në fillim romakët vrojtonin kohën ditore mbi fenomenet e dukshme të agimit dhe muzgut, dhe ditën e quanin “dies”, ndërsa natën “noks”. Dita e nesërme quhej ‘postridie’ dhe e pasnesërmja ‘post diem tertium eius diei’ (dita e tretë pas asaj dite). [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Kokino – vendi arkeo-astronomik në trojet ilire

Kokino, vendi arkeo-astronomik në trojet iliro-thrakeMegalithic_Observatory_Kokino

Vendi arkeo-astronomik, observatori megalitik “Kokino” ndodhet 19 kilometra në verit të qytetit të Kumanovës (Maqedoni) dhe në afërsi të fshatit Kokino. Ky vend u zbulua nga arkeologu maqedonas Jovica Stankovski, drejtor i Muzeumit kombëtar në Kumanovë, në vitin 2001.

Kjo kodër është formuar nga shkëmbinj vullkanik dhe ka një lartësi prej 1013 metra mbi nivelin e detit.

Natyra i ka vendosur këta shkëmbinj në një mënyrë të tillë saqë formojnë pothuajse blloqe ideale kubike shkëmbore të cilët banorët e lashtë parahistorikë mund t’i shndërronin lehtësisht në observatorë për të vrojtuar Diellin dhe Hënën dhe për të kryer rituale fetare. Observatori megalitik “Kokino” paraqet një kompleks origjinal dhe përbërës të formuar 3900 vjet më parë, në një zonë iliro-thrake që para 2500 vitesh mbante emrin Paeonia.  [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Sirenat

SIRENATmermaid.

Një sirenë është një krijesë legjendare ujore me kokën dhe trupin e një njeriu dhe me bishtin e një peshku. Sirena në gjuhën angleze quhet ‘mermaid’ që rrjedh nga fjala “mer” = det, dhe ‘maid’ =vajzë, pra me kuptimin “vajzë deti”; në gjininë mashkullore përdoret si ‘merman’ (djalë deti).
Sirenat shfaqen në folklorin e shumë kulturave në mbarë botën, përfshirë Lindjen e Mesme, Europë, Afrikë dhe Azi. Historitë e para të sirenës shfaqen në Asiri rreth vitit 1000 pr.e.s.Perëndesha Atargatis, nëna e perëndeshës asiriane Semiramis, u dashurua me një njeri (bari) dhe padashje e vrau atë. E turpëruar, ajo u hodh në liqen dhe mori formën e një peshku, por ujrat nuk e prishën bukurinë e saj. Më pas, ajo mori formën e një sirene – nga mesi e lart njeri, nga mesi e poshtë peshk. Grekët e njihnin perëndeshën Atargatis me emrin Derketo. Pak para vitit 546 pr.e.s, filozofi miletian Anaksimandri hodhi mendimin që njerëzimi kishte ardhur nga një lloj kafshe ujore. [..]

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Hermafroditi

HERMAFRODITI (njeriu me dy gjini)

Naiad1

Në mitologjinë greke, Hermafroditi ishte djali i Hermesit dhe Afërditës. Meqë Hermafroditi ishte i biri i Hermesit, dhe si rrjedhojë stërnip i Atlasit, nganjëherë ai quhej Atlantid. Poeti romak, Ovidi, na tregon se Hermafroditi u rrit nga najadat (nimfat) në shpellat e Malit Ida, një mal i shenjtë në Frigjia (Turqinë e sotme). Në moshën 15 vjeçare, ai filloi të merzitej me vendin që e rrethonte dhe mori udhën për në qytetet e Likias dhe Karias. [..]

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook