> Faqja pare > TEMA SPECIALE > Pasuria sipas astrologjise

Pasuria sipas astrologjise

KUSH MUND TE BEHET I PASUR SIPAS ASTROLOGJISEjupiter-2nd

Sipas kerkimeve astrologjike njerezit me te pasur ne bote do te jene ata qe kane lindur me Jupiterin ne shtepine e dyte te hartes astrologjike individuale. Shtepia e dyte eshte shtepia e parase te cilen e fitojme me mundin dhe djersen tone, dhe jo parase qe na e kane lene trashegim te paret tane (kete e ka shtepia e tete). Jupiteri eshte planeti i cili i zmadhon gjerat, i shton. Per shembull nese ai futet ne shtepine e gjashte (e cila eshte shtepia e shendetit), atehere njerezit lindin te shendoshe sepse eshte Jupiteri ai qe e ka shtuar shendetin. Po keshtu, kur Jupiteri ndodhet ne shtepine e dyte te parase, atehere ai shton pasurine tuaj gjate jetes. Njeriu me i pasur ne bote sot per sot eshte Bill Gates i cili ka lindur me Jupiterin ne shtepine e dyte te lindjes. Edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, rezulton te kete Jupiterin ne shtepine e dyte te hartes se tij astrologjike dhe eshte shume i pasur. Nuk ka rendesi shenja juaj zodiakale, rendesi ka nese keni Jupiterin ne shtepine e dyte. Shtepite zbulohen me ane te ashendentit. Nese, per shembull, keni ashendent Demin, (me ashendentin nis shtepia e pare), atehere shtepia e dyte eshte shenja pas Demit, qe i bie Binjaket, dhe nese Jupiteri eshte tek Binjaket, atehere i bie ne shtepine tuaj te dyte. Por varet sa grade nis shtepia juaj e dyte per te qene me ekzakt. Ka dhe raste qe secilit prej nesh gjate jetes, ne nje periudhe te caktuar, te pakten nje here ne 12 vjet i shton te ardhurat me shume se heret e tjera. Kjo ndodh kur Jupiteri ndodhet tranzit ne shtepine tuaj te dyte. Ndersa njerezit qe kane lindur me Jupiterin ne shtepine e peste kane me shume shanse te fitojne ndonje llotari, prandaj blini sa me shume bileta te tilla (kjo gje pengohet vetem nese ndodhet edhe Saturni aty, sepse ai i zvogelon mundesite). Ata qe kane lindur me Jupiterin ne shtepine e tete, do te pasurohen ose nga trashegimia qe i kane lene te paret e tyre (nese kane pasur prona), ose nga trashegimi tjeter, si per shembull pronat (parate) e partnerit te marteses, nga bashkepunime te tjera, apo ndonje pasuri tjeter e papritur. 

(Nikolaos)

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento