> Faqja pare > Zotat e mitologjisë > Mitologjia ilire

Mitologjia ilire

PERËNDITË E ‘PANTEONIT’ ILIR

iliret
Mitologjia e ilire njihet vetëm përmes përmendjes së hyjnive ilire në monumentet  periudhës romake, disa me interpretim romak (Interpretatio Romana). Duket sikur nuk ka pasur ndonjë perëndi që mbahet si më i rëndësishmi tek ilirët dhe do të ketë pasur shumë ndryshime ndërmjet fiseve të ndryshme ilire. Ilirët nuk kanë zhvilluar një kozmologji të njëtrajtshme në të cilën ata të përqendronin praktikat e tyre fetare.

Disa hyjni njihen vetëm nga gadishuli Istria, siç është Eia, Malesokus, Boria dhe Iria. Në Liburni, Anzotika identifikohet me Venusin (Afërditën). Teonime të tjera vendase përfshijnë hyjnitë Latra, Sentona dhe Ika. Bindi, identifikuar me Neptunin, adhurohej tek fisi i Japodëve. Më në veri, burimet e ngrohta  të Topuskos i dedikoheshin Vidasusit dhe Thanës, të identifikuar me Silvanin dhe Dianën. Nga Ballkani lindor, kulti i kalorësve thrakë u përhap në Iliri gjatë shekujve të parë të erës sonë. Perëndia Medaur përmendur në një dedikim në Lambaesis në Afrikë nga një senator romak me origjinë nga Risiniumi (Mali i Zi sot) duket identik me kalorësin, paraqitur sikur ndodhet mbi kalë me një heshtë në dorë. Dalmatët kishin Armatusin si perëndinë e luftës. Edhe perëndia En adhurohej nga ilirët. Eni u ul në pozitën e demonëve pas ardhjes së Krishtërimit në Iliri, dhe vazhdon të përdoret në gjuhën shqipe në emërtimin e ditës së Enjte. Kulti i Diellit tek iliret vertetohet me simbolet diellore ne varret ilire ne Mal te Zi si dhe betimet e ruajtura edhe sot qe permendin Diellin. Por le të njihemi me ne detaje me disa perendi te konsideruara  ilire, edhe pse ato mund te jene lene trashegim ne keto troje nga pushtuesit e huaj si romaket, thrakët, keltët, paonët, etj.

DEIVA PATYROS: ishte një nga perënditë kryesore te Epirit (qe shqiptaret e quajne territor ilir). Në rasën kallëzore thuhet Dei Patyrus që përkthehet “Ati Qiell” dhe ngjan me shume si emertim grek pasi Patera i thone Atit edhe sot greket. Mendohet të jetë analog i Zeusit grek, apo Jupiterit romak. Zeusi në gjuhën hitite quhej Dzius. Sipas Hesikut të Aleksandrisë, Deiva Patyrus vazhdonte të adhurohej kryesisht nga fisi epiriot i timfejve (Tymphaei) deri nga fundi i shekullit të pestë. Mendoj se nga kjo ka ardhur dhe fjala Divine – deiva-diva (hyjnor, qiellor).

ENI (ENJI): Fillimisht ky është gjetur në mbishkrime mesape në Italinë e Jugut. Mendohet të jetë sinonim i Deiva Patyros. Sipas autorëve ky është emri i një perëndie të lashtë ilire, që ka mbijetuar deri në ditët tona në emërtimin e ditës së enjte. Ai ka pasur funksione të ngjashme me të Jupiterit (Zeusit).

MEDAURI: Karl Patsch dhe Moikom Zeqo e kanë konsideruar këtë si perëndinë ilire të luftës, duke u mbështetur në një mbishkrim. Medauri është konsideruar perëndia mbrojtëse e qytetit bregdetar ilir Risinium,në grykën e Kotorrit. Këtë emër mbante dhe një anije liburne. Në mitologjinë romake ai ngjason me Marsin dhe në atë greke me Aresin.

ANDINUS: është një teonim (emër perëndie) i përdorur në Perandorinë Romake për t’iu referuar një perendie të adhuruar në zonën e Kaçanikut të sotëm, dikur pjesë e Moesias së epërme në Dardani. Mund të lidhet me emrin Andis (Andi). Ky teonim është klasifikuar si hyjni kelte por gjithashtu edhe si nje nga emrat e hyjnive ilire. Sidoqoftë, dëshmitë epigrafike për këtë emër perendie janë zbuluar në zonën e fiseve të Dardanisë së lashtë. Emri mund të ketë origjinë vendase në Dardani, gjatë periudhës së perandorit romak Trajani. Ndoshta ka dhe elementë thrakë apo panonianë.

PRENA (PREMTJA): perëndeshë ilire e cila më vonë është ndërruar në shenjtore e krishterë për shqiptarët. Sipas autorëve ajo konsiderohej si perëndesha e dashurisë dhe e pjellorisë prandaj identifikohet me Afroditën greke dhe Venerën romake, në disa versione edhe me Perëndeshën Tokë (me atributin e pjellorisë). Prej saj rrjedh dhe dita e premte (që në veri thuhet e Prene), ashtu si tek romakët Venerdi (nga Venera). Në Shqipëri gjenden kisha dhe vende me emrin ShnaPremte. Shpesh besimtarët ditës së premte i referohen si Zoja e Premte. Ajo njihet gjithashtu si Zonja e Bukurisë. Një tjetër perëndeshë ilire e identifikuar me Afroditën është Anzotika e gjetur në Dalmaci.

LOGETI: perëndi iliro-mesape. Ai konsiderohet si perëndi e të vdekurve nga i cili rrjedh dhe fjala ‘lugat’. Në mitologjinë greke përshtatet me Hadesi dhe atë romake me Plutonin.

THANA: perëndeshë ilire e gjuetisë dhe e Hënës, emri i së cilës është gjetur në disa altare në Kroaci dhe Bonsje. Ajo mund të krahasohet me perëndeshën latine Diana. Sipas E.Çabejit, nga kjo fjalë mendohet të ketë prejardhjen edhe fjala ‘zana’ e shqipes apo dhe Hana (Hëna). Gjithashtu emri femëror shqiptar Tana dhe emri mashkullor Thanas e kanë burimin prej kësaj perëndeshe.

BINDI: është identifikuar si perëndi ilire e ujrave të rrjedhshme e dëshmuar në trojet e japodëve, liburnëve dhe dalmatëve deri në Panoni e madje dhe në kolonitë ilire në Daki. Ai përputhet me Poseidonin grek dhe me Neptunin romak, pasi si Bindus Neptunus, ai del në kolonitë e minatorëve ilirë në Dakinë e lashtë. Në Bosnje janë gjetur katër altare kushtuar këtij perëndie.

VIDASI: perëndi ilire e kullotave, e ngjashme me Apollonin greko-romak. Ai del i shoqëruar shpesh me Thanën (motrën e tij).

TADENI: perëndi tjetër ilire e ngjashme me Apollonin.

REDONI: perëndi ilire i cili shfaqet në monedha antike, kryesisht tek ardianët, ai identifikohet me Hermesin grek apo Merkurin romak.

DIALOS: perëndi e Paionëve ilirë me funksionet e Dionisit të panteonit grek. Ai shfaqet në mbishkrimet e Dalmacisë me emrin latin Liber. Kulti i Dialosit është dëshmuar deri në Maqedoninë juglindore. Ai përmendet edhe nga Hesiku në shekullin e pestë të erës sonë.

IRIA: Perëndeshë ilire e gjetur në mbishkrime në Flanona në Dalmaci. Mendohet që të jetë e ngjashme me Herën greke.

GJARPRI: Në lashtësi gjarpri ka qënë kafsha totem e ilirëve dhe ishte simbol i Kultit te Tokes, me ane te tij adhurohej nena apo perendesha Toke. Kjo vertetohet me mitin e Delfit (Greqi), ku me perpara thuhej qe, para se aty te ishte Tempulli i Apollonit, Delfi ishte nje vend i shenjte ne te cilin banonte perendesha Toke, Gjea (Gaia), dhe qe ruhej nga djali i saj gjarper, Pitoni. Gjarpri shfaqet gjithashtu në mitin e Kadmit dhe Harmonisë, të cilët linden një djalë me emrin ilir, dhe vet u shndërruan në gjarpërinj. Prandaj sipas një versioni mitologjik thuhet se ilirët kanë prejardhje nga gjarpri.  Gjapri lidhet dhe me pjellorine: le të kujtojmë dhe faktin që Olimpia epiriote (e ëma e Aleksandrit të Madh) pëlqente dhe mbante gjarpërinj si simbol të pjellorise. Ajo thoshte se Aleksandrin e kishte krijuar me Zeusin që i ishte shfaqur në formë gjarpri.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.