> Faqja pare > Pamja fizike > Përshkrimi fizik i shenjave

Përshkrimi fizik i shenjave

 

downloadNgjashmëritë brenda së njëjtës shenjë astrologjike dhe brenda familjes biologjike

Sipas astrologjisë, një person i lindur në një ditë të caktuar të vitit,  mund të mos ketë ngjashmëri në pamje dhe në mënyrën e sjelljes, me vëllezërit apo motrat që kanë lindur jashtë shenjës së tij të zodiakut. Por, në qoftë se ju ta krahasonit atë me një person tjetër të panjohur,  por të njëjtën shenjë yjore, do të gjeni ngjashmëri të dukshme. Astrologjia nuk pretendon se ky është një rregull i pandryshueshëm dhe as të hedhë poshtë  gjenetikën, pasi është e qartë që personi mund të ketë shumë karakteristika të fytyrës dhe mënyrave të sjelljes të ngjashme me dikë nga familja e tij.

Është e habitshme sesi pamjet e përshkruara për secilën shenjë astrologjike shfaqen dhe shprehen qartazi në personat e lindur në këto shenja zodiaku.  Në këtë artikull, ju do të njiheni me tiparet dalluese të personalitet dhe fizikut të të gjitha  shenjave të zodiakut. Ndonjëherë ky informacion do t’ju ndihmojnë të merrni me mend se çfarë shenjë horoskopi është dhe cilën ashedente ka personi që keni përballë.

 

SHENJA E DASHIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (21 Mars – 20 Prill)dashi1

Për këtë shenjë, simboli është Dashi dhe në të vërtetë që ai i personifikon më së miri njerëzit e kësaj shenje. Këta persona i gjen në dy tipologji të dallueshme qartazi nga njera-tjetra.

Lloji i parë: janë shtatlartë, të hollë në trup, me shpatulla të bukura, lëkurë e zbehtë, gati e tejdukshmedhe sy me shkëlqim.  Ai ose ajo është i mirë në të shkruar, nuk flasin shumë gjatë dhe janë më të qëndrueshëm si natyrë.

Lloji i dytë ka flokë që anojnë nga ngjyrat e ndezura, sytë janë më të errët, është më i shkurtër, vjen pak topolak, ngjyra e lëkurës është më e nxirë deri në një ton të artë. Ai / ajo ka pamje të shqetësuar, disi i paqëndrueshëm dhe shumë llafazan. Nuk është shumë i aftë në të shkruar, por mjaft i zoti në ceshtjet e biznesit.

Fytyra: Fytyra ka formën e një trekëndëshi. Parë në profil, hunda është e drejtë dhe e gjatë;buzët janë pak të dala, qoftë buza e larte, qoftë e poshtme.

Flokët: mund të kenë një nuancë të kuqërremtë në to, pavarësisht si është ngjyra e flokëve , e cila mund të jetë edhe kafe e hapur.  Dashët mund të ketë probleme me rënien e flokëve. Flokët në shumicën e rasteve kanë qimen e trashë dhe duken të ashpër kur i prek. Meshkujt e kesaj shenje mund ti gjeni me flokë kacurrela.

Trupi: Meshkujt dhe femrat e Dashit zakonisht tentojne të kenë trup te hollë dhe në formë të mirë fizike. Trupat e tyre jane në përgjithësi të fuqishëm dhe me forma

Burri Dash:  Trupi i tij është ose i gjatë dhe i hollë ose muskuloz. Ai ka shpatulla të gjera dhe krahë të gjatë.

Gruaja Dash: Ajo gjithashtu ka një trup të stërvitur, por belin e ka të hollë.  Fytyra e saj është me tipare të mprehta; një fytyrë që quhet e bukur. Fytyra e saj është me faqe rozë të lehtë, vetullat janë të drejta dhe buzët e holla. Këmbët e saj zakonisht janë të vogla.

Veçori të tjera: Njerëzit e shenjës së Dashit janë natyra energjike.Gjithmonë ka një lloj gjallërie rreth tyre. Ata bëjnë lëvizje të menjehershme dhe të shpejta. Dashët janë pasionantë, vital dhe të drejtëpërdrejtë.

 

demi1SHENJA E DEMIT: Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (21 Prill-21 Maj ) Fytyra: Njerëzit e shenjës së Demit mund të kenë veshë që spikasin dukshëm. Zakonisht nofulla e tyre eshtë e mprehtë dhe ka një linjë të fortë. Edhe hunda është disi e shtypur dhe fytyra e gjerë. Buza e poshtme është e plotë dhe mund të qëndrojë pak jashtë, por duket joshese. Flokët kanë prirjen të jenë me onde dhe sytë të errët. Ky kombinim zakonisht i jep një pamje seksi shumicës së njerëzve të shenjës së Demit.

Trupi: Duke patur si simbolikë Demin, fiziku i këtyre njerëzve të kësaj shenje është zakonisht jo shumë i gjatë dhe i mbushur. Trupi i një Demi ka përmasa të këndshme, por ai/ajo duhet të kujdeset vazhdimisht për peshën e tij.Muskujt e trupit janë të dukshme dhe i japin hijeshi trupit te Demit. Këmbët mund të jenë të shëndosha. Qafa e tyre është zakonisht e trashë.Kockat e gishtave janë të dala.

Burrat dhe gratë Demi janë zakonisht tërheqës dhe interesantë.

Burri Demi:  Mashkulli i kësaj shenje  ka tendencën të jetë pak mbipeshë. Kokën e ka në formë katrore. Flokët janë ngjyrë e errët dhe fije e trashë. Sytë janë të errët gjithashtu. Supet janë të gjera dhe të rëna.Ai padyshim ka një trup të forte dhe fytyra e tij është e plotë. Ky burrë ka një pamje të mire dhe shpesh herë do t’ ju duket seksi.

Gruaja Demi: Ajo është gjithashtu kockë gjerë dhe me një bust të bollshëm. Ajo mund ta mbajë mirë peshën e saj mbi ijet e saj të plota.Vetullat e saj janë zakonisht të plota dhe të mrekullueshëm.Hunda e saj është e bukur në përsosmëri. Ka një gojë seksualisht joshëse dhe fytyrë fine. Supet dhe shpatullat i ka të drejta. Trupi është si trup atleteje dhe duket i fortë. Sytë i ka shprehës dhe ka një qëndrim joshës.

Vecori të tjera: Keta persona kanë epsh seksual në nivele të larta. Zëri i tyre është melodioz. Sytë kanë  zakonisht vështrim të butë, po kur Demi inatoset, pamjen e tyre egërsohet, sytë errësohen dhe kokëfortësia dallon lehtësisht në qëndrimin e tij. Demat kanë ecje të rëndë, pasi vendosin thembrën të parën. Njerëzit e shenjës së Demit janë të lindur me forcë vitale, por edhe shpenzojnë shumë energji. Energjia duhet të përdoret në mënyrë të dobishme ose ajo do t’i konsumojë shumë ata dhe ti çoj drejt një plakje të hershme.  Gjëra të tjera që vënë në rrezik shëndetin e tyre janë: epshi, pija alkoolike, mospërmbajtja e nervave, ngrenia pa kriter dhe plogështia. Mund të ketë një sërë sëmundjesh që kanë të bëjnë me fytin, si: fyt i lënduar edhe bronkite; kjo probleme më së shumti shfaqen kur Demat nuk shplodhen mjaftueshëm.

 

binjaket1SHENJA E BINJAKEVE : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (22 Maj – 21 Qershor)

Fytyra: Sytë nuk janë të mëdhenj, por janë të ndritshëm dhe mund të jenë blu, gri, të kaltër ose në ngjyrë kafe. Shprehja e fytyrës është plot drite dhe jetë, por gati për të ndryshuar nga momenti në moment. Ata janë nervozë dhe kjo duket sidomos në sytë e tyre të mprehtë.  Buzët janë të plota dhe goja është ekspresive. Lëkura ka ngjyrë të zbehtë, por mund te nxihet nga dielli lehtësisht.

Trupi: Shtati i tyre është mesatar, por mund të gjesh edhe persona të shkurtër.Supet janë zakonisht jo shumë të gjera. Trupi i njerëzve të shenjës së Binjakëve bën  lëvizje të shpejta dhe është i stërvitur. Energjia e tyre është dinamike dhe e gjallë.

Burri Binjakëve: Ai është i gjatë dhe i hollë, me krahë dhe këmbë të gjata.

Gruaja e Binjakëve: Gruaja e kësaj shenje është fizikisht e hollë. Ka një fytyrë ekspresive, me lëkurë me pak pigment, më buzë të bukura dhe mishtore.

Vecori Te tjera Mërkuri, planeti që e udhëheq këtë shenjë, i jep Binjakëve një mendje të mprehtë dhe talent në të shkruar e në të folur. Ata flasin shumë shpejt. Mund të bëjnë lëvizjen e rradhës kur ju nuk e prisni fare. Këta persona janë disi të prapë në menyrën sesi sillen. Kur arrijnë të trullosin të tjerët, ata cuditërisht marrin kënaqësi. Fëmijët e vegjel i pëlqejnë personat e shenjës së Binjakëve dhe do të duan të rrinë me ta, pasi do ndihen sikur po lozin me nje moshatarin e tyre, te mbushur me hare e gëzim fëminor.  Binjakët zakonisht janë ankthioze dhe ndonjëherë të nevrikosur, prandaj janë të prirur që t’i shtyjnë gjerat që kanë për të bërë për më vonë. Ata mërziten shumë shpejt me diçka që po merren dhe kjo i ben te ndihen të lodhur dhe të përtojnë që t’a mbarojnë atë që kanë marrë përsipër. Ata janë të prirur që ta harxhojnë kot energjinë e tyre, duke qënë se merren me shumë gjera në të njëjtën kohë.

 

gaforrja1SHENJA E GAFORRES : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (22 Qershor – 23 Korrik)

Fytyra: Tiparet e fytyrës janë zakonisht tërheqëse, por të vogla. Forma e fytyrës është e plotë. Nofulla është e fortë dhe e dukshme. Sytë janë shpesh herë në ngjyrë gri ose blu.  Vetullat janë me hark të theksuar. Buzët kanë tendencën të jenë të plota dhe buzëqeshja duket e madhe. Zakonisht hunda është me majë. Flokët  më shpesh i gjen në ngjyrë kafe. Ngjyra e lëkurës mund të jetë e lehtë, por ka raste kur anon nga e zbehtë.

Trupi:Njerëzit e Gaforres kanë gjatësi trupi mesatare dhe zakonisht janë të hollë. Krahët dhe këmbët janë shumë të holla në krahasim me trupin. Por edhe po ta vlerësosh trupin në tërësi, krahët janë më të gjatë sesa duhet për atë trup. Edhe busti (nga mesi e lartë) është më i gjatë në propocion me pjesën poshtë të trupit. Duart dhe shputat e këmbeve janë të forta dhe të mëdha.

Burri Gaforre: Ai ka një trup mesatar, me duar dhe këmbe zakonisht të mëdha. Në shumë raste, edhe koka është më e madhe se mesatarja. Vetullat janë të theksuara dhe balli i dalë disi jashtë. Hunda mund të jetë me majë të ngritur.

Gruaja Gaforre: Ngjyra e saj e lëkurës është gjithë dritë. Ajo ka një bel të  hollë dhe një bust të mjaftueshëm. Peshën më të madhe e ka të ijet dhe kofshët.Nofulla e saj është e theksuar. Sytë e saj janë të vendosur thellë në zgavra dhe ka shumë Gaforre që mbajnë syze për të korrigjuar miopinë.

Veçori të tjera: Njerëzit e shenjës së Gaforres janë në përgjithësi të brishtë. Ata kanë lëvizje të ngadalta dhe ecin avash, por në mendime janë më të shpejtë. Kur janë të rinj, fytyra ka formë të mirë, por me kalimin e moshës, fytyra fillon të humbasë elasticitetin e saj dhe te bie. Nëse nuk bejnë ushtrime të vazhdueshme fizike, ata kanë prirjen të vënë bark dhe të shëndoshën më shume sec ç’ duhet. Kjo është një shenjë që nuk e ka të lartë forcën vitale. Gjithë ndjenjat e tyre ata i shprehin nëpërmjet lëvizjes së buzëve.

 

luani1SHENJA E LUANIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (24 Korrik – 23 Gusht)

Njerëzit e shenjës së Luanit janë zakonisht tërheqës dhe ju mund ti gjeni ata në dy lloje të veçanta. Tipi i parë është bukur e bukur dhe paksa capkën. Ata janë shumë të guximshëm apo luftarak për veten e tyre. Ky lloj ka probabilitetin që ta humbase më shpejt pamjen e tyre të bukur. Tipi tjetër ka një vështrim më pak dramatik dhe pothuajse të butë, është me i këndshëm në pamje. Keta Luanë kanë natyrë më spirituale dhe do ta ruajnë pamjen e tyre të jashtme për një kohë më të gjatë.

Fytyra: Shumica e njerëzve të Luanit i kanë tiparet si të maceve, sidomos në fytyrë.Sytë janë shpeshherë të mëdha dhe padyshim që dallohen për zhdërvjelltësi, por edhe për shkëlqim. Ngjyra e syve mund të jetë pak në gri ose blu dhe gjithmonë duket sikur lodron një buzëqeshje në sytë e tyre. Lëkurën e kanë zakonisht në gjendje të mire dhe me ngjyrë me pigment të artë.

Trupi: Zakonisht njerëzit e shenjës së Luanit janë të gjatë,  por ka edhe nga ata që janë me  shtat të shkurtër.Edhe kur ata janë më të shkurtër se të tjerët në atë dhomë, ju do të vini re padyshim Luanin.  Këta njerëz në përgjithësi kanë një krekosje natyrale në lëvizjet e tyre. Luanet sillen sikur të jenë madhështorë dhe bëjnë lëvizje të matura.

Burri Luan: Ai kur ecën e mban gjoksin jashtë.Shpatullat e tij, janë të forta dhe po kështu janë edhe krahët e tij. Ai ka një kokë të madhe, e cila ështe e vendosur në një trup të bukur mashkullor. Kur lëviz, Luan ii hedh hapat e mëdhenj, por është i shpejtë dhe i lehtë në ecje; ai mund të jetë një balerin i mrekullueshëm, sepse ai është zakonisht ka një trup elegant. Kur ai qesh me gjithë shpirt, duket sikur po ulëret një luan i vërtetë. Ndonëse këmbët e tij mund të jenë më të shkurtra në krahasim me gjatësinë e tij, duket qartazi se trupi i tij është i fortë. Po ashtu janë edhe duart e tij. Zakonisht ka flokë të dendur dhe një nofull burrërore në formë katrore. Sytë e tij, pavarësisht ngjyrës, janë të ngrohtë dhe të qetë.

Gruaja Luani:  Ajo vërtetë është e hollë dhe e gjatë, por këmbët i ka të shkurtra, nëse i referoheni gjatësisë së saj trupore. Gruaja e Luanit sillet si një luaneshe e vërtete; plot krenari dhe si një mbretëreshe. Fytyra e saj është më gjerë. Sytë e saj janë zakonisht të mëdhenj  dhe të ngrohtë.Ajo mund të ketë një hundë të rregullt dhe veshë të vegjel. Qafa e saj nuk është e gjatë.

Vecori të tjera Luanët duan të bien në sy; ata duan që të gjithë t’a shohin kur kalon ai/ajo. Luanët mund të shkëlqejnë gjatë një fjalimi në publik, mënyra e të folurit është e qetë dhe e panxituar, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë dhe kuptojnë çdo fjalë. Njerëzit e tjerë ndihen të tërhequr seksualisht nga Luanët dhe epshi është gjithmonë një factor i rëndësishëm në marrëdhëniet me ta. Luani do të bënte mirë, që të mos binte pre e epshit dhe të kujdeset mos ti thyhet zemra. Gjërat që ndikojnë negativisht në shëndetin e Luanit: Dashuria që nuk është reciproke, njerëzit përçarës, mungesa e dashurisë. Ajo për të cilën Luani ka nevojë është: të qëndrojë larg situatave stresante dhe emocionale. Të marrë dashuri dhe ngrohtësi. Kur ata flasin qetë do tju duken si mace të buta dhe jo luanë.  Ata kanë një mënyrë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; kjo është karizma e tyre e lindur që i dallon nga të tjerët.

 

VirgjereshaSHENJA E VIRGJERESHES : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (24 Gusht – 23 Shtator )

Fytyra :Njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshes kanë formë ovale të fytyrës.Fytyra e tyre nuk është e plotë, në fakt është e hequr. Por kjo fytyrë është kaq e veçantë, sa edhe ndonje e metë e  bën të bukur . Flokët zakonisht janë në ngjyrë kafe.Sytë janë të mprehtë dhe të shndritshëm; mund të kenë ngjyrë gri  ose të  kaltër. Hunda është e theksuar. Gjysma e sipërme e kokës është  më mirë e formuar se gjysma  e poshtme.Pjesa lart është më e madhe, duke  dhënë nje ide të  plotë  për mendjen e tyre intelektuale. Mjekra zakonisht është e vogël tek  gratë dhe disi femërore tek meshkujt, kjo mund të tregojë vetë-kontroll të  ulët dhe   personalitet të brishtë.  Gjendja e lëkurës është zakonisht e dobët dhe delikate.

Trupi:  Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës priren të kenë fizik të mrekullueshëm dhe ata dinë të kujdesen shumë mirë për veten e tyre. Por, këmbëtkanë tendencën të jenë të vogla dhe kur ecin i fusin majat e këmbëve brenda, prandaj ata kanë  një ecje karakteristike.

Burri Virgjëresha:

Zakonisht burrat e kësaj shenje kanë fizik të brishtë me shpatulla të vogla.Por sigurisht gjen edhe meshkuj qe ndonëse nuk janë shume të gjatë, kanë trup të formuar dhe të plotë. Duart e tij   kanë gishtat të  hollë.Ai mund të ketë një kokë plot me flokë të dendur , por gjatë kalimit të kohës flokët kanë tendencën t’u bien . Hunda e tij është  e gjatë dhe mjekra nuk është e theksuar. Sytë e tij janë të ndritshëm  dhe plot jetë.

Gruaja Virgjëresha :

Femra e Virgjëreshës fizikisht zhvillohet  më vonë se moshataret e saj.Trupi dhe këmbët  e saj janë të  holla, ndërsa supet janë disi të rënë. Ajo ka formë ovale të fytyrës dhe sytë i ka nëformë bajame. Hunda mund të jetë pake gjatë, por buzëqeshjene ka të madhe e  plot shkëlqim.

Vecori të tjera: Merkuri sundon shenjën eVirgjëreshës  dhe kështu njerëit e kësaj shenjë përfitojnë nga të gjitha të mirat që sjell Mërkuri.  Ata mësojnë gjuhë të huaja shumë lehtë dhe saktë. Ata mund të jetë të sjellshëm, të kulturuar e xhentil, por kjo nuk është tregues i karakterit të tyre të vërtete, pasi ata nuk e shfaqin veten e tyre ne çdo ambjent. Zëri është zakonisht i fortë.  Virgjëresha është shenjë zodiakut që simbolizon shëndetin, prandaj nuk ka sëmundje të veçanta që i atribuohen kësaj shenje astrologjike. Shumicën  e kohës njerezit e shenjes së Virgjëreshës duken të shëndetshëm dhe tëfortë. Kur Virgjëresha sëmuret, kjondodh vetëm për shkak të mbi-lodhjes, sepse punojnë shumë. Nëse Virgjëresha fillon të stërvitet rregullisht, rrallë do të sëmuret, pasi njerezit e kësaj shenje i kanë fobi semundjet dhe mikrobet, ndaj jane shumë të kujdesshem me ushqimin dhe shumë të pastër. Madje, kur një Virgjëreshë sëmuret, ai argëtohet me situatën,madje  do t’u tregojë të gjithëve që janë afër tij, detajet se si u sëmurën.  Kjo është ndoshta arsyeja pse një mik i shenjës së Virgjëreshë do të dojë të kujdeset për ju, kur ju jeni të sëmurë.

Të vetmet Virgjëresha që janë të prirur për të qenë të sëmurë,  janë ata  që kanë Saturnin present  në Sektorin e Shëndetit.Saturni i dobëson njerezit e Virgjereshës, duke ulur imunitetin dhe duke i berë vulnerabel ndaj sëmundjeve. Virgjëreshat kanë tendencë të jetë mjaft e fortë fizikisht për të  punuar për një kohë të gjatë, pa e ndierë lodhjen e punës. Sa janë të rinj, ata janë mire fizikisht pasi aktiviteti i tyre i mban ne dorme të mirë. Pasi ata arrijne moshën e mesme dhe nuk merren me aktivitet fizik , janë te prirur për të shtuar në peshë. Por edhe nëse behen pak topolakë, për ta mosha është vetëm një numr.

 


peshorja1SHENJA E PESHORES : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  
(24 Shtator – 23 Tetor )

Peshorja është një nga shenjat ku yjet planetare janë treguar bujarë përsa i përket pamjes së jashtme. Ato kanë tipare të këndshme për tu parë dhe kanë një pamje te vetkenaqur, të vetëdijshëm për bukurinë e tyre.

Fytyra: Njerëzit e kësaj shenje kanë një fytyrë të rregullt.Lëkura është e pastër dhe e shendetshme. Flokët përgjithësisht janë të dendura. Sytë janë tipari që spikat më shumë, pasi janë të qeshur dhe të butë në vështrim, pavarësisht ngjyrës që kanë. Buzët janë të rregullta dhe kanë dhëmbë të bukur.Më të vërtetë Peshorja të bën të të rrahë zemra kur e shikon.

Trupi: Trupi i njerezve te lindur nen shenjën e Peshores, zakonisht është shumë i mirë.Kryesisht ata janë të gjatë, por duart dhe këmbet i kanë të vogla, madje edhe burrat.Gratë kanë pasion ti tregojnë duart e tyre duke i vënë në dukje me bizhuteri.

Burri Peshorja: Ai ka një fizik të formuar shumë mirë. Krahët i ka të holla dhe kofshët e bukura, ndërsa qafa mund të jetë e shkurtër. Forma e fytyrës është disi katrore, ka një mjekër e cila zbukurohet nga gropeza në mes, ose në mungese të gropëzes në mjeker , mund të ketë gropeza në faqe. Ajo cfarë i jep atij më shumë hijeshi është buza e siperme, e cila është e ngritur dhe e plotë, duke e bërë joshes dhe seksualisht terheqës.

Gruaja Peshorja : Fiziku i saj eshte mesatar dhe format e trupit i ka te hijshme. Busti i saj është i mjaftueshëm, ndërsa këmbet janë të bukura. Fytyrën e  ka në formë katrore dhe buzët në formë zemre, të vogla dhe të kuqe. Zakonisht keto femra kanë gropëza në faqe, ose nishane që i hijeshojnë fytyren.

Veçori të tjera: Kur njerëzit e kësaj shenje janë të rinj, padyshim që kanë një trup elegant dhe të hollë. Nëse kujdesen për trupin e tyre edhe në moshë më të madhe, mund ta ruajnë këtë elegancë edhe në këtë moshë. Nëse Peshorja nuk meson të stërvisë trupin rregullisht në moshë të mesme, ndosh që ajo të shendoshet, por jo shumë. Edhe nëse shendoshen më shumë se zakonisht, sërish mbeten te bukura për tu parë. E vetmja gjë që mund të rrënojë pamjen e tyre është nëse jetojnë një jetë me vese shumë dhe sëmundje. Peshoret kujdesen për ushqimin që konsumojnë dhe preferojnë jetën e shendetshme. Peshoret zakonisht kanë zë të embël. E qeshura e tyre është e bukur dhe ngjitëse, duke ju përfshirë edhe ju.

 

akrepi1SHENJA E AKREPIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (24 Tetor – 22 Nëntor)

Fytyra: Tiparet e fytyrës shpesh janë të mprehta. Fytyra është zakonisht në formë këndore.  Akrepi mund të ketë vetulla me qime të ashpër. Buzët janë me ngjyre dhe të plota.  Flokët kanë një ngjyrë të kuqërremtë që duket më shumë kur rrezet e diellit shkëlqejnë mbi to. Nofulla e një Akrepi është e forte dhe përshkruan tiparet enjë Akrepi.  Kur shikoni sytë e Akrepit, ju të dalloni sa të shndritshëm, të ndezur dhe të etur duken ato.  Akrepi ka një hundë tipike, të fortë dhe si sqepi i shqiponjës.Jo rastësisht, ka 3 simbole për Akrepin: Scorpion (Akrep), Feniks dhe Shqiponja e Artë. Akrepi ka dhëmbë të mëdha dhe duhet të kujdeset për to pasi mund ti shkaktojnë probleme të herë pas hershme. Lëkura zakonisht mund të jetë e me ngjyre të erret të lehtë.

Trupi: Qafa është zakonisht i trashë dhe e ngjashme me qafën e një Demi. Duart janë në formë katrore dhe të mëdha. Ata zakonisht i kanë duart e ngrohta ose edhe gjithë trupin e ngrohtë.

Burri Akrepi: Në përgjithësi trupat e këtyre meshkujve anojnë nga gjatësia e shkurtër, por janë të plotë. Shumica e tyre kanë fizik muskulor dhe të fortë. Këmbët e tij janë të fuqishme dhe duken si të një atleti.

Gruaja Akrepi :Trupi i saj është i holle dhe me forma atleteje. Femra e kësaj shenje është zakonisht brune dhe anon nga flokët e zeza, me onde dhe të buta.Tiparet e fytyres janë të mprehta por të ngrohta. Vetullat i ka të harkuara bukur dhe të plota. Ajo ka veshë të vegjel dhe me formë të rregullt.

Veçori të tjera:  Fytyra e një akrepi është shume e  aftë qëtë qëndrojë për nje kohë të gjatë pa asnje lloj shprehje në të. Ata janë në gjendje ti kontrollojnë emocionet shumë mire dhe janë shumë krenarë për këtë aftësi. Gjithashtu trupi i Akrepit mund të përballojë shumë stres, pa lejuar qe të tjerët ta vënë re atë që po kalojnë. Ajo që i çon drejt sëmundjes këta njerëz është fakti që ata vuajne dhe nuk e pranojnë. Kur ata më në fund i dorëzohen sëmundjes, arrijnë të shërohen, por duhet ditur që ata janë pacientët më të këqinj.

 

shigjetari1SHENJA E SHIGJETARIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (23 Nëntor – 21 Dhjetor)

Ka dy lloje pamjesh fizike për këtë shenjë astrologjike:

Njëri është trup i mbushur dhe i shkurtër, me supe të gjerë.  Ky është më i drejtëpërdrejtë dhe gazmor.

Lloji tjetër dallohet më kollaj për shkak të gjatësisë së tyre.Janë tipa më të qetë dhe nuk preferojnë të bien në sy

Fytyra: Shigjetari ka një fytyrë ovale që është formuar bukur.Hunda ka përmasa të mira.Sytë e tyre të medhenj dhe tregojnë gjithçka për gjendjen e tyre shpirterore. Shigjetarët i kanë sytë plot jetë e gëzim; ata janë të aftë të dallojnë çdo gje që ndodh rreth tyre. Zakonisht flokët e tyre janë ngjyrë gështenjë, por në dritë mund të dallohet ndonje nuancë e kuqerremte.

Trupi:  Lëvizjet e trupit të tyre janë të shkathëta dhe energjike.Kane këmbë të forta dhe koncën e femurit të gjatë.

Burri Shigjetari: Burrin e shenjës së Shigjetarit ose e gjen te gjate ose te shkurte, ai mund te jete edhe i dobet edhe topolak. Këmbët e tij janë të gjata, sidomos pjesa e kofshëve.Balli është i gjerë.Flokët e tij mund të fillojnë të bien me kalimin e viteve. Sytë i ka gjithë dritë, kurse hunden dhe gojën në harmoni me njera tjetrën.

Gruaja Shigjetari :Kjo grua bie ne sy për kofshët dhe të pasmet shumë të bukura. Belin e ka të holle dhe trupin e rregullt. Fytyren e ka me tipare në harmoni me njera tjetrën. Hunda është fine, vetullat e holla dhe goja duket gjithe kohën e qeshur.

Veçori të tjera: Shigjetarët janë njerez që nuk pëpiqen të fshehin asgje në lidhje me jeten që bëjnë. Në të vërtetë ai shpeshherë është nervoz dhe është shumë i lëvizshëm. Ai ka siguri dhe besim në vete, por shumë herë injoron rregullat dhe normat ne lidhje me shume gjëra. Shumica e Shigjetarëve janë elegante në sjellje dhe kjo është pjesë e stilit të tyre.

Shigjetarët mund të ecin në mënyrë kaq të hijshme, sa duket sikur edhe një gur i vogël përtokë mund ti rrezojë ata. Këta njerëz të lindur në këtë shenjë, kanë shumë energji dhe  shendeti i tyre është në përgjithësi i mirë. E vetmja gjë që ndikon në shendetin e tyre eshte:  përdorimi i tepruar i energjisë së tyre të natyrshme do të konsumoje nervat e tyre. Shigjetari duhet të fle mirë dhe haje shumë mirë, sepse nese sëmuret do ti duhet më shumë se një javë të marrë veten.

 

bricjapi1SHENJA E BRICJAPIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (22 Dhjetor – 20 Janar )

Bricjapi është një shenjë e vështirë për t’u  dalluar fizikisht. Duhet të dini disa karakteristika që e dallojne atë nga të tjerët. Flokët janë gjithë shkëlqim, të drejta dhe të buta. Bricjapi është një nga shenjat më melankolike të zodiakut. Ata zakonisht mund të duken se janë të ngarkuar emocionalisht, por kjo do të thotë se ata kanë shumë gjëra për të bërë.

Fytyra:Ata janë zakonisht të simpatikë dhe kanë sy shumë tërheqës, të cilët zakonisht janë të rrumbullakët. Ngjyrën e fytyrës e kanë ullir ose sit ë nxirë nga dielli.

Trupi: Bricjapi gjithmonë ka një pamje të mirë, ndonëse kanë stilin e tyre që nuk e ndryshojnë. Këta duket e mirë, ata kanë stilin e tyre. Këta njerëz mund të jenë pak të shkurtër dhe të hollë; qafën gjithashtu  e kanë të hollë.

Burri Bricjapi: Ai ka një trup të hollë dhe të zhdërvjellët. Më së shumti, burrat e Bricjapit i gjen me trup të shkurtër dhe mesatar. Forma e syve është e rrumbullakët.  Ai pothuajse gjatë gjithë kohës ka një vështrim të përqëndruar në fytyrën e tij, veçanërisht nëse është nën ndikimin e planetit të Saturnit.

Gruaja Bricjapi :Gruaja e lindur nen kete shenje ka një trup me forma të lakuara. Flokët i ka shumë të drejta. Tiparet e saj fytyrës janë të qarta dhe të mprehta. Ajo ndonjëherë ka në fytyren e saj një pamje melankolike , veçanërisht nëse situatat nuk shkojnë ashtu si ajo do të donte.

Veçori të tjera: Njerezit e kesaj shenje janë shpeshhere të përqëndruar , për shkak të angazhimeve të tyre te përhershme ne çeshtje pune. Për kete arsye ata mund të shfaqin probleme te ndryshme në shendetin e tyre, pasi nuk i kushtojnë shumë vemendje shendetit fizik dhe mendor.

 

ujor.SHENJA E UJORIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (21 Janar – 19 Shkurt)

Ujori tipik është forma më unike e formës mashkullore dhe femërore. Nuk është e lehtë të gjesh Ujorin duke u nisur nga pamja e tij, pasi ka një përzierje elementësh të një sërë planetesh që ndikojnë tek ai, sa fare mirë mund ta gjesh zymtësinë e Ujorit (fale ndikimit të Saturnit) edhe te fytyra e një Bricjapi.

Fytyra: Ujori ka tipare të veçantë në fytyrën e tij.  Sytë janë të qeshur, të ndritshëm dhe shprehës. Ata ballin e kanë të larte, qe shpreh nivelin  e larte te intelektit. Ndërkohë që lëkurën e kanë të pastër dhe të mbajtur mirë.

Trupi: Ujorët kanë zakonisht trup të gjatë. Ecja e tyre është e lehtë dhe e hijshme. Duket sikur janë pjesën më të madhe të kohës të zhytur në mendime, duke qenë se e mbajne kokën të varur, sikur po mendohen.

Burri Ujori: Krahët e tij janë të gjatë dhe tregojne që ai është shtat hedhur. .Ai ka veshë të vegjel dhe ka gjasa që të thinjet gjatë moshes së mesme.

Gruaja Ujori: Ajo mund të ketë një trup që ndonjëherë mund të duket si e një djali. Goja e saj ështe e bukur dhe buzet janë mishtore. Gjinjtë e saj janë të vogla. Ajo i ka këmbët shumë të bukura. Fytyra e saj jep përshtypjen e nje njeriu të sinqertë. Veçori të tjera: Ujori është një shenjë në kërkim të fisnikërisë. Ndonëse ndonjëherë Ujori bëhet fodull dhe formal, ai është pozitiv në brendësi. Kur të takoni një Ujor, keni për të vënë re se ai është përtac për të lëvizur dhe kjo ka bërë që të  ketë lëkurë të keqe dhe shendet fizik jo të mirë. Tingulli i zërit është zakonisht i butë. Ata zakonisht nuk qeshin me ze të larte, por vetëm me buzëqeshje.

 

peshqit1SHENJA E PESHQVE : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (20 Shkurt-20 Mars )

Edhe njerezit e lindur në shenjën e Peshqve i gjen në dy lloje . Lloji i parë: Ka qëndrim fizik jo shumë të drejtë. Shpatullat janë të rrumbullakosura. Ka vështrim të përgjumur dhe  fytyrë të plotë.  Lloji i dytë: Ka një sjellje të mirë dhe qendrim të drejtë. Sytë i ka penetrues dhe të gjallë. Ka një formë fytyre  katrore dhe nofulla të theksuara. Ecjen e ka të lehtë.

Fytyra: Tiparet e fytyrës janë të gjalla. Ata mund të kenë disa nishane të theksuara në fytyre. Shumë Peshq i kanë sytë me ngjyre, sidomos blu. Ndonjëherë syytë e tyre janë  melankolik. Njerëzit e shenjës së Peshqve mund të kenë  veshë të mëdha. Hunda e tyre mund të duket e madhe. Flokët janë të shëndetshme dhe lëkurën e kanë të mirë. Zakonisht lekura duket delikate dhe ngjyrën e ka të zbehtë.

Trupi: Në përgjithësi, njerëzit e shenjës së Peshqve janë të shkurtër. Kanë një fizik të dobet dhe ne pamje delikat. Këmbet i kanë të medha dhe ecjen e kane pak si të zvarritur, pasi peshojnë nga një këmbe në tjetrën.

Burri i Peshqve: Nga ana e fizikut, keta meshkuj jane elegante dhe te holle, me një qëndrim të hijshëm. Ai duket më i ri sesa ka moshën.

Gruaja e Peshqve: Ajo ka një pamje te vertete femërore. Syte e saj janë të mëdhenj dhe melankolikë. Kofshët dhe kembet janë të lidhura bukur me njera tjetrën. Lëkura e saj është e butë dhe delikate.  Vetullat e saj janë të plota dhe të harkuara. Sytë e saj tregojnë për ndjenjat dhe endrrat e saj të brendshme.

Veçori të tjera: Njerezit që kanë lindur nën shenjën e Peshqve janë persona të rafinuar. Kur Peshqit janë të qetë, ju mund ta shihni këtë në fytyrën e tyre,  sepse ajo pasqyron gjithcka. Fiziku  i ketyrë njerezve nuk eshtë i fortë, pasi shendeti i tyre fizik eshte zakonisht i brishtë.  Nëse nje Peshk semuret, eshte veshtire që ai të marrë veten shpejt. Por nese ata mbajne nje diete te ekuilibruar,bejnë ushtrime fizike dhe fle mjaftueshëm , ata kane më pak gjasa që të mos semuren shpesh.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.