> Faqja pare > 5.NDIKIMI I PLANETËVE > Pozicionet e planetëve në shtëpi

Pozicionet e planetëve në shtëpi

Sektorët e jetës ku janë vendosur planetët
planets.1

Shtëpia në të cilën është vendosur Dielli në temën e lindjes na tregon vendin ku individi deshiron të ekzistojë , të jetë i njohur, të jetojë, të jetë i vetëdijshëm, të rrezatojë.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Hëna në temën e lindjes na tregon se ku personi ka nevojë të jetë i siguruar, i ushqyer, i ndjeshëm. Shenja në të cilën ndodhet Hëna shpreh cilësitë që personi ka për të shprehur për të gjetur sigurinë e tij të brendshme për të jetuar intimitetin e tij, për të kënaqur nevojat e tij, për të qënë në kontakt me atë që ndjen, për të mundur të përjetojë ëmbëlsinë, butësinë dhe dhembshurinë.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Merkuri në temën e lindjes na tregon se në cilën fushë më pëlqen të shkëmbej, të komunikoj, të jem në kontakt. Shenja në të cilën ndodhet Merkuri na informon për cilësitë që kemi për të hyrë në kontakt, pët të komunikuar, për t’u përshtatur me të tjerët, për të mësuar gjëra.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Venusi në temën e lindjes na tregon për sektorin e jetës që na pëlqen, që na tërheq, sektorin ku kam deshirë të josh, ku kam deshirë të gjej bukuri dhe kënaqësi. Shenja në të cilën është vendosur Venusi na informon për mënyrën se si dashurojmë.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Marsi në temën e lindjes na tregon se në cilin front personi në fjalë do të jetë më i sigurt për t’i dhënë rëndësi vetes në jetë. Është vënë re që shpesh problemet e migrenës lidhen me vetësigurinë apo me seksualitetin. Marsi është i fundit ndër planetët e shpejtë, ai na prek nga ana intime.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Jupiteri në temën e lindjes na informon për mundësitë e sukseseve, për sektorin që sjell besim dhe zhvillim, por kujdes me teprimet. Jupiteri është shumë aktiv në jetën sociale të përditshme dhe me personazhet socialë. Kur duam t’i përkasim një grupi, shenja dhe shtepia na informojnë mbi tipin e veprimtarive në të cilat do të ishte mirë që ne të merrnim pjesë.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Saturni në temën e lindjes na informon për fushat ku na duhet më shumë kohë, por ku ndihemi më të pjekur, të përgjegjshëm, të strukturuar. Atje ku kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur në shoqëri, por gjithashtu atje ku ndihemi të frikësuar, të kufizuar, të mashtruar, të irrituar, të vonuar, atje ku kemi vërtet frikë.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Urani në temën e lindjes na informon për fushat ku revoltohemi më shumë, ku ndihemi ndryshe, ku kemi deshirë të emancipohemi (çlirohemi).

· Shtëpia në të cilën është vendosur Neptuni në temën e lindjes na informon për fushat ku rrezikojmë të mashtrojmë veten tonë, të sakrifikohemi, të imagjinojmë shumë. Por gjithashtu janë fushat ku mund ta hapim më shumë zemrën, ku i lë gjërat që kam në dorë të më ikin, ku kam më shumë frymëzim, ku do t’u jem më afër halleve të botës.

· Shtëpia në të cilën është vendosur Plutoni në temën e lindjes na informon për fushat ku do të vdesim për të rilindur, në fushat ku do të donim të jemi të përkryer. Janë fushat në të cilat mund të transformohemi rrënjësisht. Duhet të futemi thellë vetes sonë për të kuptuar gjithçka që fshihet në këto sektorë. Është gjithashtu fusha në të cilën mund të kemi dëme të mëdha.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.