> Faqja pare > Astrologë dhe autorë > PTOLEMEU – babai i astrologjisë perëndimore

PTOLEMEU – babai i astrologjisë perëndimore

PTOLEMEU DHE ASTROLOGJIA SHKENCORE PERËNDIMOREPtlm

Astrologët modernë e kujtojnë Ptolemeun si autorin e një prej manualeve më të vjetra të astrologjisë, ‘Tetrabiblos’ (Greqisht) ose ‘Quadrapartitium’ (Latinisht) që do të thotë “Katër Librat”. Megjithëse e dimë që Ptolemeu nuk i shpiku metodat e tij të astrologjisë, ne e njohim kontributin e tij si një nga përpunuesit e pjesës më të madhe të dijes lindore mbi trupat qiellor në një shpjegim të organizuar dhe të arsyetuar. ‘Tetrabiblos’ ka ofruar një shpjegim të hollësishëm të sistemit filozofik të astrologjisë, duke u mundësuar praktikuesve të saj t’u përgjigjen kritikëve në baza shkencore dhe fetare.

Si një intelektual udhëheqës i kohës së tij, mbrojta dhe aprovimi që Ptolemeu i bëri astrologjisë përforcuan konsideratën akademike për këtë fushë. Duke ruajtur kredibilitetin e saj si një shkencë dhe një art, ai ruajti praktikimin e saj gjatë periudhës mesjetare, kur shumë studime të tjera okulte u persekutuan nga feja. Ai foli për astrologjinë me autoritet dhe qartësi, duke vendosur ‘Tetrabiblosin’ si referencën përfundimtare për studiuesit e astrologjisë. Kjo vepër u përdor gjerësisht nga studiuesit arabë, të cilët e konsideronin Ptolemeun si fjalën e fundit mbi këtë temë, dhe më vonë nga ata evropianë kur u përkthye përsëri në latinisht në shekullin e 12-të.

‘Tetrabiblos’ është konsideruar si ‘dorëzimi i shkencës’, një deklaratë e padrejtë meqënëse Ptolemeu nuk shfaq asnjë interes për magjinë, supersticionin apo idetë që bien përtej sferës së arsyes. Ai i përmbahet rreptësisht pikëpamjeve të sotme shkencore të epokës së tij.

Filozofia e tij mbështet në besimin që ndikimet planetare rrjedhin nga marrëdhëniet e planetëve me Diellin (burimin e nxehtësisë dhe dritës) dhe Tokën (burimin e lagështisë). Në këtë mënyrë Hëna konsiderohet si një planet “i ftohtë dhe i lagësht”, sepse asaj i mungon ngrohtësia e Diellit dhe qëndron në afërsi të Tokës. Saturni është ‘i ftohtë dhe i thatë’, sepse është më larg nga ngrohtësia e Diellit dhe, përsëri, nga lagështia e Tokës. Karakteristikat planetare janë përcaktuar nga këto temperamentë përshtatshmerie (humori) ku, ashtu si në natyrë, ngrohtësia dhe lagështia nxisin shëndet dhe vitalitet ndërsa i ftohti dhe thatësia janë të favorshme për shkatërrim. Prandaj Saturni bëhet faktori kryesor i shkatërrimit dhe i vdekjes; ‘Dëmtuesi i Madh’.

Nëpërmjet kësaj hipoteze, Ptolemeu shpjegon se si lëvizja e vazhdueshme e planetëve krijon një atmosferë gjithnjë- të-ndryshueshme, nga e cila preken të gjitha krijesat e Tokës. Ashtu si dy fara të ngjashme rriten në mënyra të ndryshme si rezultat i mjedisit të tyre, kështu ndikohet (preket) çdo shpirt nga atmosfera qiellore në momentin kur vjen në jetë. Në parimin e simpatisë dhe antipatisë, aspektet dhe lëvizja e trupave qiellorë vazhdojnë të prodhojnë kushte të favorshme apo dëmtuese – të përcaktuara nga prirja (natyra) personale e individit.

Për Ptolemeun, pra, astrologjia është një studim shkencor sepse vepron sipas ligjit natyror. Megjithëse ai mbron rëndësinë e këndeve të hartës së lindjes, ‘Tetrabiblos’ tregon një mungesë të konsiderueshme të interesit për shtëpitë zodiakale, ndërsa elementët e tjerë të astrologjisë janë konsideruar të jenë krejtësisht të padenja për t’u përmendur, ose për shkak se ato nuk ishin fare shkencore për të, që të sjellin më shumë ndërmend fallin, ose nuk kishin asnjë lloj shpjegimi racional:

“… për sa i përket pakuptimësisë në të cilën shumë studiues shpërdorojnë punën e tyre dhe në të cilën nuk mund të jepet asnjë shpjegim bindës, këtë do ta hedhim poshtë në favor të shkaqeve natyrore primare. Megjithatë, ajo që është e pranueshme në një parashikim, nuk janë numrat të cilëve nuk mund t’u jepet asnjë shpjegim i arsyeshëm, por thjesht shkenca e aspekteve planetare në pozicionet e tyre familjare”.

Në imazh paraqitet një nga zodiakët më të vjetër të Ptolemeut i cili shfaq shenjat, 12 perënditë e Olimpit, 12 perënditë titane si dhe në qendër qëndron figura e perëndisë Diell (Helios), i cili është thelbi i astrologjisë.

ttrabiblos.zodiac

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento