> Faqja pare > Revolucioni Diellor > Revolucioni Diellor – C. Discepolo, pj.2

Revolucioni Diellor – C. Discepolo, pj.2

Ashendenti i Revolucionit Diellor në shtëpinë e dytë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtepinë e dytë të RD; – Dielli i RD në shtepinë e dytë të Revolucionit Diellor; -dhe/ose Marsi i RD në shtepinë e dytë të RD.
Në pothuajse të gjitha rastet, këto pozicione tregojnë një rritje, apo më shumë derdhje, të qarkullimit të parasë. Mund t’ju vijnë, por edhe t’ju ikin gjithashtu. Ashtu si me të gjitha shtëpitë e tjera, edhe në këtë rast duhet të veçoni disa elementë. Gjëja e parë është të merrni në konsideratë moshën dhe gjendjen e përgjithshme të personit.

Interpretimi i këtij kombinimi mund të jetë krejtësisht i ndryshëm që varet nëse klienti është i ri në moshë, është burrë apo grua e vjetër, për shembull. Ashtu siç kam shkruar edhe diku tjetër, mund të kuptoni kuptimin e vërtetë të këtij kombinimi elementësh duke marrë në konsideratë hartën e lindjes së personit së bashku me tranzitet e tij, si dhe interpretimin e përgjithshëm të vetë hartës së Revolucionit Diellor. Shpesh herë, mjafton t’i bësh pyetje të drejtëpërdrejta klientit për të kuptuar gjithçka. Për shembull, thoni që Tomi po shkon të blejë një shtëpi.
Revolucioni i tij Diellor përmban një nga kombinimet e lartpërmendura duke shpjeguar qartë dhe me detaje që ai do të përjetojë një ‘derdhje të madhe parash’ për shkak të këtij fakti. Herë të tjera është më e vështirë për të kuptuar se çfarë nënkupton vërtetë ky kombinim. Nëse e zbuloni në Revolucionin Diellor të njerëzve të rinj në moshë, mund të tregojë që ata po gjejnë një punë dhe fillojnë të punojnë; kështu, përfshirja e shtëpisë së dytë në këtë rast me siguri u referohet rrogave (pagave) të tyre të para. Sigurisht që është e vështirë të dallohet nëse Revolucioni Diellor i përket njerëzve të rinj apo shumë të rinj në moshë. Por ju gjithmonë duhet të filloni nga supozimi që janë yjet ata që duhet t’i bëjnë gjërat e qarta – jo astrologu. Astrologjia është diçka që funksionon vërtetë: pra ka gjithmonë një shpjegim llogjik për gjithçka.
Gjithashtu, mos harroni që Revolucioni Diellor është si njëfarë gazete e përditshme, titujt e së cilës tregojnë ngjarjet kryesore të jetës suaj gjatë 12 muajve të mbuluara nga kjo hartë e veçantë e Revolucionit Diellor. Zakonisht, pozicioni i Ashendentit të RD në shtëpitë e lindjes ju tregon se cili është titulli kryesor i faqes së parë. Pra, në këtë rast titulli kryesor thërret: “Paraja!” dhe ju e dini që Revolucioni Diellor nuk gënjen. Nuk gënjen kurrë. Kështu që, e keni ju në dorë për ta kuptuar atë dhe ta kuptoni mirë. E ka në dorë mendja juaj e shkëlqyer, njohuritë tuaja dhe kualifikimi juaj si astrolog. Paraja do të vijë tek ju për disa arsye: pagesa që i keni pritur prej kohësh; shtesa në pagën tuaj; rritje rroge nëse jepni mësim; mund të jepni me qera ndonjë dhomë apo shtëpi tuaj, dhe kështu me radhë.
Sidoqoftë, ky kombinim, zakonisht nënkupton ardhje apo shpenzime të konsiderueshme parash – të paktën, është i rëndësishëm për financat e një punëtori të thjeshtë. Shpesh herë, gjatë një Revolucioni të tillë, paraja derdhet në të dyja drejtimet. Mund të jetë rasti i një profesionisti që fillon të fitojë të ardhura mujore ‘nën dorë’ por me mundin e tij, që i jep mundësinë të blejë më shumë apo më pak gjëra të rëndësishme që i duhen për profesionin e tij kryesor.
Roli i Shtëpisë së dytë në hartën e RD nuk është i rrezikshëm, nëse e krahasojmë me të tjerat. Nganjëherë unë e përdor atë në zhvendosje, për të ‘kapur’ një stelium të madh në të. S’ka shumë kohë që e kam studiuar rastin e një politikani. – jo shumë të njohur – i cili ishte përfshirë në probleme ligjore, ekonomike, politike dhe madje shëndetësore. Në fakt, shëndeti i tij ishte përkeqësuar për shkak të frikës se mos humbiste pushtetin. Në ditën e ditëlindjes së tij, ky zotëri do të kishte pasur një stelium të veçantë, të përqendruar 45 gradë në zodiak. Në raste si ky as nuk do të ëndërroja ta vendos Ashendentin e RD në shtëpinë e dhjetë të lindjes! Në fakt, së bashku me tranzitet e dëmshëm, kjo do të nënkuptonte një ndryshim të plotë të situatës sociale të personit.
Disa raste janë vërtetë të vështira për t’i çuar në zhvendosje. Ky ishte një nga ato, ndoshta më dramatiku, sepse ishte praktikisht e pamundur që të gjendej ndonjë mënyrë zgjidhjeje. Nëse do ta kisha vendosur këtë stelium diku tjetër, Ashendenti i RD do të kishte rënë në një nga shtëpitë e hartës së lindjes që unë konsideroj të dëmshme. Po atëherë, si e zgjidha situatën? Sigurisht, impulsi im i parë ishte të laja duart dhe të dorëzohesha. Por ky nuk është stili im.
Kështu që, mora përgjegjësinë time dhe paralajmërova gruan e tij (sepse ishte ajo që kërkonte këshillat e mia, jo ai), që t’i thoshte burrit të kalonte ditëlindjen e tij të ardhshme në Nju Jork, ku i tërë steliumi do të zinte shtëpinë e dytë të RD. Ndërkohë që shkruaj këto rreshta, personi ndodhet ende në këtë Revolucion Diellor, prandaj nuk e di akoma se si do të përfundojë – por mund ta imagjinoj që ai do të përballet me një dështim të madh financiar. Prapëseprapë, të paktën mendoj që në këtë mënyrë e kam ndihmuar atë të shpëtojë lëkurën e tij dhe jo të përfundojë në burg. Paraja është e rëndësishme, shumë e rëndësishme; por nuk është gjëja më e rëndësishme në gjithçka. A e mbani mend atë filmin me, Alberto Sordin, protagonisti me të cilin ishte një djalë i varfër që zgjodhi të shiste njërin nga sytë e tij? Në praktikën time të gjatë të këshillimit, kam njohur njerëz që kanë përfunduar pikërisht në rrugë, të rrënuar krejtësisht, dhe më shumë sesa një herë. Por pastaj ata kishin fuqinë të ‘ngriheshin përsëri’ me mbështetjen e një miku të vërtetë dhe tranziteve të mira, të favorshme. Mbajeni në mendje këtë shtëpi, dhe mos kini frikë ta përdorni atë në situatat ekstreme.
Nganjëherë, mund të funksionojë shumë mirë. Për shembull, thoni që Tomi (filani) ka një Saturn të vendosur mirë në shtëpinë e tij të dytë të lindjes. Ka pasur borxhe gjithë jetën, por asnjëherë të mëdha. Por Saturni është Kronosi, Koha: ai premton një situatë të mirë financiare, gjatë viteve. Pra, në vitin që Tomi ka një Jupiter të mirë trekëndësh me Diellin e tij të lindjes dhe ka gjithashtu një projekt ekonomik të mirë dhe të arsyeshëm, mund t’i sugjeroni atij të zhvendosë Revolucionin e tij Diellor kështu që Ashendenti vendoset në shtëpinë e tij të dytë të lindjes. Duke vepruar kështu, mund të ndodhë që në atë vit – jo në ndonjë tjetër – të ndalojë së shtuari borxhet dhe situata e tij financiare të fillojë të bëhet përherë e më e qëndrueshme.
Megjtihatë, këtu në Itali, shtëpia e dytë zakonisht nënkupton probleme të mëdha. Në Amerikë, bankat i japin kredi pothuajse gjithkujt, me një interes prej 3%. (Po flasim për vitin 1993). Ajo është toka e bollëkut, ku edhe të varfërit mund t’i gjejnë burimet (fondet) për t’u bërë milioner në çdo kohë. Këtu në Itali, bankat japin kredi me një interes që mund të arrijë edhe deri në 20-25%. Po të kthehemi tek para-huadhënësit e Kamorras, interesi i tyre (por, që s’është e drejtë të quhet interes) mund të arrjë 500% në vit.
Tani ju mund ta kuptoni se pse kam pasur seancat më dramatike të këshillimit me një kontraktuesi i cili ishte zhytur në borxhe me Kamorran dhe që nuk mund t’i shlyentë dot. Për këtë arsye, ai ndiqej nga vrasës që donin ta zhduknin atë. E këshillova atë të arratisej jashtë shtetit. Nuk kam dëgjuar për të që prej asaj kohe. Pozicionet e renditura në krye të këtij paragrafi, nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht paranë. Mund t’i referohen edhe pamjes fizike të dikujt. Kam takuar disa meshkuj që, si unë, pëlqejnë të veshin xhinse blu dhe triko golf (bëhet fjalë për vitin 1993). Me një stelium të fortë të RD në shtepinë e dytë të RD, disa prej tyre ndryshuar krejtësisht lukun e tyre.
Njëri prej tyre nisi një punë të re ku duhej t’i kushtonte vëmendje klientit, e cila e bënte të ndryshonte veshjet e tij rrënjësisht dhe të fillonte të vishte kostum dhe kravatë. Që atëherë ai vesh rroba shumë elegante. Sapo takova një djalë te ri bukurosh, me trup tepër të bukur me sy romantik që zakonisht i bënte vajzat të çmendeshin. Duke e pyetur qëllimisht, rindërtova jetën e tij të së kaluarës. Pas disa shprehjesh të tilla si “nuk e mbaj mend’ dhe “nuk mendoj kështu”, mora vesh që si një ‘kukull’ fytyra e tij e bukur ishte përdorur për reklama që shfaqeshn në tabelat e mëdha në të gjithë Afrikën e Jugut. Kjo ka ndodhur pikërisht në vitin kur Ashendenti i Revolucionit të tij Diellor kishte rënë në shtëpinë e tij të dytë të lindjes. Kur shtepia e dytë e lindjes është e zënë nga pika e Ashendentit të RD, apo kur shtëpia e dytë e RD, dhe kjo nënkupton gjithashtu elementë domethënës të Peshqve dhe/apo Demit, shumë shpesh kjo mund të sjellë periudha të pabesueshme dobësimi apo mbipeshe, shpesh për shkak të problemeve të anoreksisë apo bulimisë. Kështu që, në vitin kur shtëpia e dytë luan një rol kryesor (them ‘vit’, por ju e dini që e kam fjalën për hartën e RD), mund të keni raste të njerëzve që, si asnjë herë tjetër, humbasin (apo shtojnë!) 20 kg apo më shumë në peshë.
Duke u kthyer tëk paratë, mbani mend që në vitin kur shtëpia e dytë është në plan të parë, mund të keni raste të individëve që tregojnë një qëndrim ekstrem në lidhje me paranë. Gjatë një RD të tillë, disa prej tyre mund të bëhen lakmitarë (kopracë) edhe nëse janë bujarë; të tjerë mund të bëhen bujarë edhe nëse zakonisht janë kurnacë. Sidoqoftë, mos harroni, që asnjë llampë nuk mund të ndizet apo të fiket nëse sistemi elektrik nuk ndodhet aty, me këto indikacione, në hartën e lindjes!
Edhe shtëpia e dytë mund të përdoret në mënyrë strategjike në zhvendosjen e Revolucioneve Diellore. Nëse shikoni paraprakisht që harta e RD është keq, mund ta zhvendosni atë kështu që Ashendenti i RD bie në shtëpinë e dytë të lindjes dhe investon në pasuri të paluajtshme gjatë atij viti, për shembull në një pronë të dhënë me qera. Në këtë mënyrë, do t’u jepnit diçka ‘zotave’ astrologjikë që kërkojnë sakrifica të mëdha, por të paktën nuk do t’i shpërdoronit paratë për gjëra të kota. Mendoj që e kam përmbledhur me pak fjalë – por mjaft qartë – çështjen e ekzorcizmit të simbolit në librin tim Il sale dell’astrologia që botuesi Capone Editore në Torino pranoi ta shtypë me ngurrim dhe suksesi i të cilit përfundimisht e habiti shumë atë.
Duke përfunduar, do të doja të sqaroja edhe një pikë. E kam thënë disa herë që pamja e jashtme – sidomos çrregullimi vizual – lidhet me aksin Virgjëreshë/Peshk dhe me aksin shtëpia e gjashtë/ dymbëdhjetë. Nga ana tjetër këmbëngul gjithashtu që luku, imazhi, fotografia, kinemaja dhe teatri…janë pothuajse ekskluzivisht në fushën e shtëpisë së dytë. Prandaj njerëzit më pyesin, “ A kishte të drejtë Liza Morpurgo për shtëpinë e dytë, apo keni ju?” Për mendimin tim kemi të dy të drejtë, por këtu kemi dy gjëra të ndryshme. Nuk ka asnjë dyshim që kur bëhet fjalë për drejtorë, aktorë, dizenjues, fotografë dhe njerëz jashtëzakonisht fotozhenik, Liza kishte të drejtë. Në fakt, sipas mendimit tim lidhja ndërmjet këtyre fushave të jetës dhe shtëpisë së dytë është një nga zbulimet më të mëdha të Lizës. Por kur bie fjala për patologjitë e syrit, atëherë mund të vërtetoj përtej çdo dyshimi që shtepitë dhe shenjat e përfshira janë ato që kam përmendur më parë. Me pak fjalë, pamja dhe luku janë dy gjëra të ndryshme.
Ashendenti i Revolucionit Diellor në shtëpinë e tretë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtepinë e tretë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e tretë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e tretë të RD.
Shtëpia e tretë kërkon një arsyetim kompleks, sepse ajo fsheh kurthe të mëdha, nganjëherë. Së pari, duhet të poziciononi statusin e saktë të individit. Për shembull, klienti juaj mund të jetë një intelektual që i pëlqën të ngasë motorin, por që ka edhe një prirje të natyrshme për t’u përfshirë në aksidente rrugore. Në këtë rast, fusha juaj e interpretimit është shumë e kufizuar. Në fakt, për një individ të tillë, të cilit Ashendenti i RD i bie ne shtepine e tretë të lindjes, ndoshta do të nënkuptonte per të shkrimin e nje libri te ri. Gjëja kryesore është që harta e Revolucionit Diellor ‘sjell ndër mend’ titujt kryesor të një gazete imagjinare që përmban ngjarjet e 12 muajve të ardhshëm.
Pra, meqënëse ky individ është mësuar të ngasë motorin dhe të përfshihet në aksidente shumë apo pak të rënda, me siguri që shtëpia e tretë nuk nënkutpon asgjë të tillë. Për të bërë një shembull krejtësisht të kundërt, shtëpia e tretë në RD të një shkrimtari – që mund të botojë të paktën nga një libër të rëndësishëm çdo vit – ndoshta nuk do të nënkuptonte akoma një tjetër libër, por diçka shumë më të rëndësishme. Nga ana tjetër, ky kombinim astrologjik do të ishte domethënës nëse bëhet fjalë për rastin e një shkrimtari, le të themi, shkencë-fiksion, i cili shkruan një histori dedektivësh gjatë këtij RD – dmth. diçka krejt të pazakontë për të.
Nuk e kam kontrolluar Revolucionin Diellor të Umberto Ekos, por besoj që ai duhet të ketë pasur një Revolucion Diellor me një përfshirje domethënëse të shtëpisë së tretë kur ai shkuajti The Name of the Rose, duke qënë se puna e tij më e famshme ishte një A Theory of Semiotics. Sidoqoftë, ky mund të mos jetë interpretimi i përshtatshëm, duke marrë në konsideratë që këtu në Itali pothuajse gjithkush – herët a vonë – shkruan një libër…Nga ana tjetër, do të isha i gatshëm të vija bast që, për një mashkull italian mesatar ndërmjet 30 dhe 50 vjeç, një RD të cilit Ashendenti i bie në shtepinë e tretë të lindjes nënkupton që makina e tij të jetë vjedhur ose të jetë shkëmbyer për një model më të ri. Në disa qytete italiane, kjo është edhe më e vërtetë: Në Napoli, për shembull, do të ishte absolutisht e sigurtë.
Një mik i imi është anëtar i parlamentit. Ju lutem, mos spekuloni për këtë, sepse kam disa miq që janë deputetë, megjithëse jo të gjithë janë kaq të dashur me mua sa jam unë për ata… Për ta bërë një histori të gjatë të shkurtër, pak vite më parë i sugjerova atij të zhvendoste Revolucionin e tij Diellor në Tailandë, duke shtuar edhe këto fjalë: “ Ke për të blerë një makinë të re kur të kthehesh!” Në fakt, dy muaj më vonë makina e tij ishte e vjedhur. Sigurisht, shtëpia e tretë mund t’i referohet edhe mjeteve me dy rrota apo vendkalimeve të këmbësorëve. Merrni në konsideratë për shembull rastin në vijim. Një zonjë po studionte astrologji bazuar në seancat tona të këshillimit. Një herë u përgadit paraprakisht për një Revolucion Diellor me një rol domethënës të shtepisë së tretë.
Për arsye të ndryshme (jo të bazuara vetëm në faktet astrologjike) ajo mendonte që që së shpejti do të përfshihej në një aksident, dhe unë ia miratova. Prandaj, ajo bëri çmos të eleminoja apo të çliroja simbolin. Ajo e shiti makinën dhe refuzoi të hypte në makinat e të njohurve të saj, sidomos të atyre që njiheshin si shoferë të pakujdesshëm. Ajo zgjodhi të hypte vetëm në autobusët gjysëm bosh, për të shmangur rrezikun e të rrëzuarit nga turma kur hynin dhe dilnin nga automjeti. Çdo gjë dukej se ishte nën kontroll – por a ishte se? Aspak! Megjithëse udhëtonte në një mjet thuajse bosh, një frenim i papritur dhe i rëndë e përplasi atë kundrejt një shufre metalike në autobus: kjo e la atë me një krah dhe brinjë të thyer. Disa prej jush mund të deshironin ta trajtonin në mënyrë filozofike këtë ngjarje; unë jo, për arsyet që kam shpjeguar në disa shkrime të mia.
Në 90% të rasteve, kur ky RD i referohet një djali apo një vajze, zakonisht tregon një rezultat të papritur në shkollë – pozitiv apo negativ – Për shembull, mund të jetë ndonjë provim që mund të kalohet papritmas (pa qënë i përgaditur mirë); ose nga ana tjetër mund të jetë e kundërta – një deshtim të cilin personi vërtetë nuk e priste. Në secilin rast, si baba as nuk do ta mendoja t’i sugjeroja një ditëlindje të planifikuar (të zhvendosur) vajzës sime thjesht për të shmangur një deshtim në shkollë.
Disproporcioni midis dy ngjarjeve do të më çonte në një klinikë psikiatrike. Në pjesët e tjera të këtij vëllimi, si edhe në tekstet e tjera të mia, mund të lexoni që – në përjashtim të rasteve shumë të rralla – nuk do të isha dakort me zhvendosjen e Revolucionit Diellor për fëmijët. Arsyeja kryesore është në shumicën e rasteve, edhe ngjarjet më të rënda të jetës së një fëmije zgjidhen zakonisht me denime relativisht të lehta. Të dëmtohet një fëmijë i vogël është shumë më ndryshe nëse i ndodh një adoleshenti apo një tetëdhjetëvjeari – tek e fundit, ngjarja mund të ishte edhe fatale. Kushdo që e lexon këtë libër do të gjejë në seksione të ndryshme të tij disa gjykime që mund të dukeshin ‘morale’. Por kujdes: ato janë më shumë komplekse. Pra, nuk po ju ftoj ë bëni saktësisht atë që bëj unë. Unë po ju pajis me një praktikë të madhe, që daton prej vitesh. Përfundimisht, secili do të gjejë kripën e tij të astrologjisë.
Le të vazhdojmë. Në një moshë kritike, le të themi midis 20 dhe 30 vjeç, një Revolucion Diellor me një rol të fortë të shtëpisë së tretë mund të përcaktojë një takim me fatin. Për shembull, mund të nënkuptojë një ndërprerje të përhershme të studimeve, sidomos nëse një Revolucion i tillë ndodh në të njëjtën kohë me një nga tranzitet më të frikshme, një të cilit i trembem më shumë është: Saturni kundër Hënës. Për këtë temë mund t’i referoheni esesë së mrekullueshme të publikuar nga Mario Zoli në Ricerca ’90, nr #16, Tetor 1993. Por siç e dinë të gjithë, shtepia e tretë është edhe shtëpia e vëllezërve, motrave dhe kunetërve apo kunatave. Këtu kemi një shembull i një fati të pastër. Një grua, e lindur me fat, kishte tranzitin e Saturnit mbi Diellin e saj të lindjes, që është në shtepinë e tretë. Ajo ankohet tek miqtë e saj për pasojën e vetme negative të këtij tranziti, duke thënë: “E dini? Një nga vëllezrit e mi është mjaft i keq.” E njëjta gjë mund të ndodhë, ose dika shumë e ngjashme me këtë, me shtëpinë e tretë të RD.
Gjithkush e di që në çështjet e interesit – sidomos në trashëgimi (pasuri) – edhe familjet më të mira bëhen ujq të vetvetes. Pra mund të ndodhë që Tomi sapo kishte pasur një Revolucion Diellor me Ashendentin ne shtepinë e tretë, dhe papritur bëhet objekt i konflikteve të mëdha familjare, për shembull për shkak të kunetëve apo kunatave. Mos harroni, në fakt, që edhe kunetërit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë.
Duke u kthyer tek makinat dhe mjetet e transportit – një tjetër fushë e interpretimit të shtëpisë së tretë – mos harroni që këtu në Itali shkaqet që çojnë në vdekje, përveç atakut në zemër, janë aksidentet rrugore. Më shumë njerëz vdesin në një aksident me makinë në rrugët tona sesa janë viktimat e luftrave tona të Risorgimentos. Mund ta dini që ka një mosmarrëveshje midis analistëve Frojdianë dhe Jungianë për kuptimin simbolik të makinës. Frojdianët e konsiderojnë makinën si një zgjatje të penisit, ndërsa per ndjekësit e Karl Gustav Jungut, makina është është projektimi i shpirtit. Në fakt, njerëzit priren të përkëdhëlin makinën e tyre për orë të tëra, dhe shumë prej tyre u vendosin emra vajzash makinave të tyre. Në çdo rast makinat, motorat dhe biçikletat përfundojnë praktikisht duke përmbysur jetën e përditshme të atyre njerëzve RD i të cileve ka – per shembull, në një vit të caktuar – një stelium të theksuar ne shtëpinë e tyre të tretë të lindjes.
Në shumë raste, një Revolucion Diellor me një përfshirje të shtëpisë së tretë mund të tregojë një periudhë me komunikime të vështira, për një person që bën një distancë prej 50 milje a më shumë për të shkuar në punë në mëngjes dhe kthehet në darkë. Ose mund të nënkuptojë leximin tuaj të një libri që do të jetë kritikues për zhvillimin tuaj në të ardhmen.
Mund të tregojë gjithashtu ndryshime të rëndësishme me të tjerët. Ato mund të jenë pozitive ose negative. Për shembull, mund të jetë rasti i një sekretareje që, në një RD të tillë, është zhvendosur nga një zyrë ekskluzive në një zyrë tjetër përballë departamentit të ankesave të konsumatorëve. Në një rast si ky, mund të thoja që shtëpia e tretë e RD është po aq e keqe sa e gjashta.
Në ditët e sotme, (Fatmirësisht!) informatika zë një hapësirë të madhe në jetën tonë. Kështu që ju mund – dhe ju duhet – të gjeni lidhje të ndjeshme midis kuptimeve të shtëpisë së tretë dhe pajisjeve periferike të makinave tona periferike. Ne fakt, pas një jete të kaluar mes lloj lloj kompjuterash, kam vënë re një lidhje të pastër midis shtepisë së tretë dhe printerave. Gjatë viteve në të cilët Revolucioni im Diellor kishte një përfshirje të theksuar të shtëpisë së tretë, kam blerë printera të bukur me lazer; por kam përjetuar gjithashtu që nën një RD të ngjashëm, disa nga printerat e mi më të mirë papritur janë thyer, duke më shkaktuar probleme të mëdha në aktivitetin tim.
Për ta mbyllur, një RD me shtepinë e tretë mund të japë të dhëna për korrespondencat tuaja (dmth. shkembimin e letrave, e-mailet, mesazhet ne cellular, telefonatat e kështu me radhë) të atij viti; për marrëdhëniet tuaja me telefonat cellular dhe internetin (çdo gjë që përfshin komunikimin); për sasinë e librave që lexoni; për shkrimet e mundshme që mund të prodhoni; për kurset e mundshme, konkurset dhe seancat e diskutimit në të cilat merrni pjesë gjatë 12 muajve në vijim.
Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e katërt të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e katërt të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e katërt të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e katërt të RD.
Në pothuajse të gjitha rastet, një RD me shtëpinë e katërt nënkupton që ngjarjet më të rëndësishme të vitit lidhen me pronat e paluajtshme, dmth. pasuritë e patundshme. Sigurisht, duke u varur nga pasuria e personit si edhe në burimet e tij të përkohshme financiare, çështjet e mundshme të trashëgimisë, shitjet, qeradhëniet, emigrimet, dhe kështu me radhë, do të jeni në gjendje të kuptoni në mënyrë të përsosur se çfarë nënkupton ky RD në çdo rast. Mos harroni që harta apo RD është ‘gazeta vjetore’ që mbulon ngjarjet kryesore të jetës suaj ndërmjet dy datëlindjeve rresht. Kur RD ka një përfshirje të theksuar të shtëpisë së katërt, titulli kryesor është: Shitje dhe/ose blerje e pronave të paluajtshme (shtepi, tokë, etj.). Mund të jetë shtëpia juaj e vjetër, apo një shtëpi e dytë në bregdet, një pronë, një parcelë toke, por mund të nënkuptojë gjithashtu lëvizjen (zhvendosjen) në një vend tjetër, dhënien me qera të një apartamenti të vogël, ose ndoshta rinovime në shtëpi apo në vendin e punës. Me pak fjalë, mund të jetë çdo gjë që ka lidhje me pasuritë e patundshme.
Sigurisht, çfarëdo që të jetë, duhet të jetë një nga të rejat kryesore, duke marrë në konsideratë veçanërisht faktin që bëhet fjalë për një krizë strehimi, dhe është pothuajse e pamundur për të lëvizur shpesh – të paktën këtu në Itali. Meqënëse Revolucioni Diellor shpreh ngjarjet e vitit me llogjikën më të madhe – dhe zakonisht, edhe në një mënyrë të tepruar – me siguri do të gjeni shpjegime të mëtejshme në tranzitet tuaja dhe/ose në pjesët e tjera të së njëjtës hartë të RD, që ju ndihmojnë të kuptoni më mirë nëse paraja e madhe që i përket pasurisë së patundshme do të prodhonte fitime apo shpenzime të mëdha; nëse i tërë viti i mbuluar nga ai RD është pozitiv apo negativ; dhe nëse ato 12 muaj do të sillnin shqetësime apo kënaqësi. Zakonisht është shumë e lehtë për të interpretuar me saktësi një Revolucion me shtëpinë e katërt, sepse njerëzit shpesh herë e planifikojnë një vit përpara blerjen e një pasurie të patundshme. Nga ana tjetër, një qëramarrës mund t’i rezistojë një dëbimi për muaj apo nganjëherë edhe për vite me radhë. Kështu që, ky është njëri nga ato raste ku është klienti që mund t’ju informojë për gjithçka në lidhje me shtëpinë e katërt – nëse jo gjithçka, të paktën aspektet kryesore të ngjarjeve. Sidoqoftë, kjo nuk e zhduk nevojën për një këshillim të mirë astrologjik. Supozojmë që për dy vjet, Urani ndodhet tranzit përkrah me Fundqiellorin tuaj. Kjo nënkupton qartë që në një periudhë prej 24 muajsh do të ketë një ndryshim të madh në shtëpinë tuaj dhe/apo në pasuritë tuaja të patundshme. Pyetja më e vlefshme do të ishte, “Tranziti zgjat 2 vjet. Në cilin vit do të ndodhë ndryshimi?” Përgjigja është, në vitin në të cilin Ashendenti i RD bie në shtëpinë e katërt të lindjes, ose në të cilin RD tregon ndonjë përfshirje të rëndësishme të shtëpisë së katërt.” Sidoqoftë, për shumicën e qytetarëve – që janë gjithashtu shumica e konsumatorëve të astrologjisë – një RD me shtëpinë e katërt tregon thjesht për punë rehabilitimi si lyerje dyersh dhe muresh, rregullime banjosh, ndryshime të mobiljeve të dhomave, dhe gjithçka të ngjashme. Në praktikën time astrologjike kam zbuluar që kjo shtëpi është shumë e dobishme nëse deshironi të ‘përmbushni’ tranzitet dhe Revolucionin Diellor. Kur në një vit të caktuar, keni një RD me një shtëpi të katërt të theksuar dhe nëse nuk mundeni apo nuk doni të zhvendoseni, atëherë thjesht aktivizojeni atë duke bërë punët e mëdha që duhet t’i kryenit në dimër. A do të mund të mendonit për diçka më të urryer sesa të mbani dritaret hapur për shkak të erës së bojës, dhe një temperaturë tepër të ftohtë jashtë? Kështu ju do t’u ‘jepnit yjeve’ atë që ata kërkojnë, dhe sa më shumë të jepni aq më shumë ata do të jenë ‘të kënaqur’, kështu që ju mund të prisnit vetëm fatkeqësi të vogla ose mesatare gjatë vitit.
Sidoqoftë, duhet të tregoni kujdes kur të deshironi të ‘përmbushni’ apo të ‘shkarkoni’ energjinë e një simboli astrologjik. Përdorini këto zgjidhje vetëm kur nuk mund të shkaktoni tjetër gjë – ndoshta edhe më kërcënuese sesa ato që pretendoni të shmangni. Shtëpia e katërt jo vetëm që i referohet vendit ku jeton, por gjithashtu edhe një vendi ku qëndroni përkohësisht – për shembull, një spital.
Ndoshta mund t’i referohet një burgu, megjithëse burgjet kanë të bëjnë më shumë me shtëpinë e tetë dhe të 12të. Prandaj përpara se të ndodhë një RD i tillë pyetja është, “Pse duhet të marr përsipër rrezikun të përfundoj në spital?” Nëse keni nevojë t’i nënshtroheni një operacioni mjaft të rëndësishëm, atëherë është e qartë se pse – dhe nëse aty kemi një stelium në shtëpinë e katërt të Revolucionit tuaj Diellor, nuk keni nevojë të zhvendoseni. Por nëse jeni të shëndetshëm si një peshk, dhe megjithëse aty shfaqen elementë rreziku, atëherë duhet të merrni në konsideratë zhvendosjen. Në çdo rast, edhe në rastet e qëndrimeve të shkurtra në spital, unë sugjeroj të bëni disa punë të rëndësishme në shtëpi, edhe më mirë nëse ato janë pak të shtrenjta: kështu ju do të bëni çmos të thithni ndonjë energji (forcë) të mundshme të këtij pozicioni qiellor. Kështu që ju qëllimisht mund të thërrisni punëtorët të vijnë e të lyejnë shtëpinë tuaj; dhe nëse i gjeni veglat e tyre në divanin tuaj më të rehatshëm dhe luksoz, epo…merreni si një detyrim (taksë) që duhet t’jua paguani yjeve. Një tjetër mënyrë për të ‘jetuar’ shtepinë e katërt të RD është të shkoni e të jetoni – për një periudhë më të shkurtër apo më të gjatë – me të afërmit apo miqtë në mënyrë që të ‘vini në veprim’ të gjitha kuptimet e mundshme të shtëpisë.
Më lejoni të bëj një devijim tani, shpesh dëgjoj kritika në lidhje me mënyrën time të interpretimit të simboleve në një mënyrë Jungiane, megjithëse brenda kuadrit të këndvështrimit tim ndaj gjërave që kam ndërtuar për dekada. Përgjigja ime ndaj atyre kritikëve është shumë e thjeshtë: një praktikë e madhe faktike më aprovon që jam duke vepruar në drejtimin e duhur; çdo gjë tjetër është teori, hi në sy, mohime që nuk janë të mbështetura nga praktika të mjaftueshme. Është sikur të keni kritikuar një fermer, që pretendon se nuk është e vërtetë që vera e tij shkon keq nëse është prodhuar me Hënën e një faze të caktuar. Ai do të qeshte me ju, duke thënë, “ bëni çfarë të doni, por më lini të kujdesem për verën time – veten dhe Hënën.” E shikoni, prej vitesh kam deklaruar që jam një ‘fermer i astrologjisë’. Gjithashtu pretendoj të jem si një teknik radioje: E shoh që nëse ndryshoj valvulen, aparati i radion punon përsëri; gjithçka tjetër është masturbim mendor që nuk ka të bëjë fare me anën praktike të jetës. Fundi i devijimit.
Nuk duhet të harroni që shtëpia e katërt i referohet edhe prindërve. Kjo do të më sillte ndër mend kur kam thënë se dua të qëndroj larg nga – fusha e filozofisë, çeshtjet teologjike, etike, morale dhe deontologjike, disa prej tyre lidhen me dhjetra disiplina dhe/apo qëndrime morale apo moraliste që disa njerëz ashtu si unë do të donin t’i gëlltisnin me një hinkë. Fashistët zakonisht shkruanin në helmetën (kaskën) e tyre: “Nuk më plas fare”. Nuk pajtohem me këndvështrimin e tyre, megjithatë në këtë pikë të veçantë, duhet të them që as mua s’më plas, dhe duhet të devijoj përsëri nga tema. Në verën e vitit 1992 e zhvendosa Revolucionin tim Diellor në Majami, Florida, për arsye të ndryshme që nuk kam dëshirë t’i shpjegoj. E dija që do të kisha një shtëpi të katërt të rëndësishme këtu, kështu që i thashë vajzës sime që isha në merak për babain tim, por edhe për atë – jam babai i saj, mbi të gjitha.
Kështu që u largova nga Majami dhe sa më shpejt të kthehesha, kisha disa punë për të rregulluar në shtëpi. Duke ndjerë që kjo mund të mos ishte e mjaftueshme, u mora edhe me ristrukturimin e të gjithë ndërtesës ku jetoj, e cila më kushtoi një shumë tronditëse dhe një sërë problemesh kolaterale (sigurie) që zgjaten shumë. Fatkeqësisht ajo që pata frikë ndodhi me të vërtetë: babai im ra i sëmurë dhe u shtrua në spital për dy forma të ndryshme të atakut në zemër. Tani, a mundet dikush të deklarojë që duke zhvendosur Revolucionin tim Diellor kisha qënë shkaku i sëmndjes së babait? Unë nuk e përkrah një person të arsyeshëm të thotë kështu. Duke zhvendosur thjesht një Revolucion Diellor nuk bëhesh vrasës. Më besoni: e kam studiuar këtë realitet astrologjik ditë e natë për më shumë se 30 vjet – nëse babai im të kishte dashur të shmangte një atak në zemër, ai duhet të kishte zhvendosur Revolucionin e tij Diellor. Fatkeqësisht, babai im ishte një nga personat më mendje-mbyllur që kam njohur ndonjëherë, kështu që e di që ai nuk do t’i kishte pranuar kurrë teoritë e mia për të zhvendosur ditelindjen. Nga ana tjetër, gjërat nuk janë shumë të qarta për mua në këtë pikë.
Kundra qindra rasteve që mund të propozoja, unë them me vete cili mund të jetë shpjegimi i atyre që pretendojnë të jenë të pseudo-ndriçuar nga Zoti; atyre që pretendojnë të dinë gjithçka për misteret e Zotit tonë dhe për rimishërimin; ata që flasin me mendjemadhësi; ata që pretendojnë të njohin sekretet më të fshehta të ekzistencës. Për këto arsye, parapëlqej të mbetem tek… inxhinieria e radios dhe agrikultura. Nuk pretendoj të di asgjë tjetër veçse ‘shumë pak’, por kjo ‘shumë pak’ që di dëshmon që funksionon mirë, që më jep motivimin të vazhdoj përpara.
Në fund të këtij paragrafi, do të doja ta mbyllja me dy këshilla kryesore: në vitet kur keni një RD të tillë, përpiquni të bindni prindërit tuaj të zhvendosin Revolucionin e tyre Diellor, dhe përgatituni të kujdeseni më shumë për ta gjatë muajve në vijim.

 

Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e pestë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e pestë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e pestë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e pestë të RD.

Duke u hedhur nga shtëpia e katërt në të pestën është njësoj sikur të hidhesh nga tigani në zjarr: nga prindërit tek fëmijët. Secili nga paragrafët në dukje të thjeshtë që po ju propozoj janë në thelb rezultati i trazirave të brendshme të një periudhe të gjatë që unë kam shmangur herë pas here, pothuajse ekskluzivisht duke kujtuar valvulën e radios dhe verën e mirë. E di që duke ju hapur zemrën dhe mendjen, po ekspozoj veten ndaj kritikave dhe sulmeve shumë të ashpra – por dominuesi im diellor, duke kaluar mbi fuqitë e Ashendentit tim, nuk më lejon të gënjej apo të përdor demagogji me lexuesit e mi. Kjo është ajo që gjithmonë e quaj spathi për spathi (do të përfundoj duke luajtur letra një nga këto ditë…).
Pra, le ta fillojmë këtë paragraf duke thënë që, përveç rasteve të rralla të sëmundjeve apo disa rasteve të tjera, nuk do t’jua sugjeroja kurrë klientëve të mi që t’u zhvendosin Revolucionin Diellor fëmijëve të tyre përpara se të bëhen adoleshentë. Sigurisht, nëse klienti im është një person shumë i pasur, dhe që ka shumë kohë në dispozicion për të udhëtuar, ku për atë udhëtimet janë një lloj aktiviteti sportiv, atëherë zhvendosja është krejtësisht një tjetër gjë. Për fëmijët dhe njerëzit e rinj në përgjithësi, nuk rekomandoj praktikimin e zhvendosjes së RD. Doni ta dini pse? Epo, që t’ju shpjegoj arsyen se pse nuk ju rekomandoj që fëmijët tuaj të zhvendosen, duhet t’i referohem diçkaje që kam shkruar në faqet e mëparshme.
Me statistika në dorë, duke përdorur llogjiken e siguruesve, deri sa të vërtetohet e kundërta jam i bindur që – në shumicën e rasteve dhe duke injoruar qëllimisht që mund të ketë raste të tilla fatkeqe në një në 5 milion foshnje që bëhen poliomielitë për shkak të një vaksine – fëmijët tanë kanë mundësi të rrezikojnë qindra herë në ditë. Por përsëri ata zakonisht qëndrojnë të sigurtë, vit pas viti, duke shpëtuar edhe nga tragjeditë më të këqija. Në fakt, në një vend kaq të industrializuar siç është Italia, vdekshmëria e fëmijëve është e rrallë, ndonëse është ende larg përtej çdo norme të pranueshme. Marrim në konsideratë për shembull vajzën time Luna.
Ajo është rrëzuar përtokë të paktën 100 herë; dy herë i ka kapur dera dorën, madje duke humbur edhe një thua për këtë shkak. Por pavarësisht nga një kapsllëk i vogël, ajo gëzon një shëndet të mirë dhe u ka mbijetuar Revolucioneve Diellore më të frikshme. Megjithatë, mos të keqkuptohemi.
Për të bërë zhvendosjen duhet bërë në përputhje me një bazë të një ligji themelor të tregut: duke arritur rezultatet maksimale me përpjekjen e fundit të mundshme. Pra, nëse doni që fëmija juaj të zhvendoset çdo vit, çdo RD që nga i pari, ai me siguri do të mund të kishte jetuar pak më mirë, por ndoshta mund të kishit harxhuar një shumë të madhe parash, energji dhe burime të tjera, shumë më përtej rezultateve faktike që mund të arrini nga kjo praktikë. Një shembull do ta bënte më të qartë. Çfarë mundësie ka një fëmijë pesë vjeç për të marrë kancerin? Nuk e di, por po them një numër të rastësishëm: ndoshta një në tre mijë. Pra, le të imagjinojmë që ju vendosni një fishek të vetëm në revolver që mund të mbajë tre mijë fishekë. Pastaj ju luani ruletë ruse duke qëlluar fëmijën tuaj.
A besoni vërtetë që shkaktoni një rrezik të madh duke e vrarë atë me një revolver të tillë? Mendoj që jo. Ja pse jam i bindur që nuk ka rrezik nëse nuk e zhvendosni Revolucionin Diellor të fëmijës suaj. Sigurisht, gjatë një RD të keq fëmija juaj mund të ketë probleme me shkollën, mund të thyejë një këmbë duke rënë nga motori. Por (duke marrë në konsideratë ato që thashë më sipër për marketingun, statistikat dhe siguruesit) besoj që duke dashur të mbroni vazhdimisht fëmijët tuaj nga çdo gjë duke i vendosur ato nën njëfarë mburoje ky është një ligj absurd pazari – nga çdo lloj pazari, nga tregu i domateve deri tek pazari i shpirtrave. Shumë nga miqtë e mi janë ekspertë në ekonomi, kështu që shpresoj të kem fatin të shkëmbej pikëpamjen time me njërin nga ata në këtë pikë të veçantë.
Mund të mbeteni të habitur kur të lexoni që jo vetëm që e them si teori që ka një produktivitet të varfër (në kuptimin e parë të fjalës) nëse i çoni fëmijët të udhëtojnë nëpër botë çdo vit. Shumë vite praktikimi në Revolucionet e Planifikuara Diellore më bëjnë të bësoj që shpesh është një mendim i mirë të zhvendosësh Revolucionin tuaj Diellor – jo atë të fëmijëve tuaj – në këtë mënyrë ajo mundësi e elementëve të rrezikshme është vendosur në shtëpinë e pestë. Kjo nuk ka shkaktuar kurrë ndonjë fatkeqësi, përveç një aksidenti që do t’jua përshkruaj ndoshta diku tjetër në shkrimet e mia. Disa prindër janë gati të kenë një RD me elementë në shtëpinë e gjashtë. Ndoshta ata janë shumë të sëmurë, kështu që ju sugjeroj atyre të zhvendosen në mënyrë që të transferojnë këto element në shtëpinë e pestë.
Ata zakonisht refuzojnë, duke pasur frikë që kjo mund të dëmtojë fëmijët e tyre. Mbi të gjitha, këtu në Napoli është një thënie. “Fëmijët janë pjesë e zemrës suaj, kështu që lërini ato të qetë!” Pra secili prind zgjedh RD me shtepinë e gjashtë – por nëse ai/ ajo vdes gjatë një RD të tillë dëmtues? Do të thonit që ai ka bërë mirë, për hir të fëmijëve? Personalisht mendoj që ai ka bërë gabim. Ndoshta thesari më i çmuar i fëmijëve janë babai dhe nëna, kështu që mos e hidhni tutje këtë thesar për mendimin e gabuar që duhet të mbroni fëmijët duke shmangur çdo përfshirje të shtëpisë së pestë në qiellin e Revolucionit tuaj Diellor. Në melodramën napolitane ndjenjat vijnë me ngjyra të ndezura dhe tipare të trasha. Në jetën reale ne përpiqemi të arsyetojmë në mënyrë të paanshme.
Pra, le të marrim në konsideratë një hipotezë mjaft të besueshme, shumë të përafërt me disa raste reale që kam ndeshur në këshillimet e mia astrologjike. Imagjinoni një baba që është i gatshëm të ketë një RD me shtëpinë e gjashtë sepse ai do të ‘mbrojë’ fëmijët e tij duke shmangur një zhvendosje në favor të një RD me shtëpinë e pestë. Supozojmë që gjatë një RD të dëmshëm me shtëpinë e gjashtë ai rrezikon seriozisht të marrë një goditje. Supozojmë që RD me shtepinë e pestë mund të nënkuptojë probleme mjaft serioze për djalin e tij, dhe në fakt babai zhvendoset dhe gjatë RD me shtëpinë e pestë të babait, djali pati një dështim të keq në shkollë. A mendoni vërtetë që duke pranuar RD me një përfshirje të shtëpisë së pestë ishte një akt egoizmi i prindit? Nuk ma ha mendja.
Sigurisht, nuk jam në pozicionin e duhur për t’i dhënë mësime morali askujt. Thjesht përpiqem, me aq sa kam mundësi, të bëj një arsyetim praktik. Kurrë nuk do të filloja ato temat boshe (apo sulmet) në të cilat përfshiheni dhe ju kur uleni në një sedilje me dikë ndërsa udhëtoni me tren nga Roma në Fiorence, me udhëtarë të tjerë që nuk e kanë idenë më të vogël se për çfarë jeni duke folur. Dhe mbani mend – unë këmbëngul të flas teknikisht, jo shkencërisht, sepse nëse do të kisha dashur, do të kisha duruar përçartjet epistemologjike të atyre që përziejnë Ezoterizmin, Vdekjen e Shpirtit, dhe sigurisht, të njëjtën histori të vjetër të Rimishërimit të shpjeguar sikur të ishte një lojë urash. E kam shkruar në librat e mi dhe nuk do të ndaloj kurrë së përsërituri që thjesht dua të jem si një inxhinier i mirë radioje me një reagim thelbësisht pozitiv nga klientët e mi. Kuptimi i reagimit, sidomos në elektronikë, është pjesë e proçeseve nëpërmjet së cilave një pjesë e sinjalit marrës përdoret për të korrigjuar sinjalin e prodhimit. Për ta bërë krahasimin më të lehtë, një tenor mund të kontrollojë reagimin e zërit të tij, dhe nëse ai dëgjon shtërmbërime në të , aim und të korrigjojë mënyrën e tij të kënduarit në një proçes ouroboros-like. Për ta vënë atë ende ndryshe, do të argumentoja pa theksime që qindra njerëz që vijnë sistematikisht tek unë çdo vit mund t’ju ofrojnë një siguri të arsyeshme që mënyra ime e interpretimit dhe zhvendosja e RD funksionon vërtetë, dhe që ata janë të gatshëm të përsërisin zhvendosjet vit për vit.
Jam i sigurtë që nëse kërkoni mendimin e një anëtari të CICAP, këshilli italian i organizatave skeptike, ai thjesht do të kishte qeshur me të. Nga ana tjetër, dyshoj që qëndrimi i tyre është një taksë që duhet paguar, nëse duan të mbulojnë vende të rëndësishme në shoqëri. Dhe jam gjithashtu i vetëdijshëm që këto njerëz nuk kanë interest ë merren me teoritë e çuditshme të një astrologu, i cili përveç këtyre luftohet edhe nga astrologët e tjerë.
Megjithatë, është e kotë të thuash që nëse konsideratat e mësipërme mund të ndryshojnë në mënyrë domethënëse nëse RD i referohet direkt apo jodirekt më shumë apo më pak personash të sëmurë rëndë, mbase të lindur me një problem serioz shëndetësor. Kemi akoma një shqyrtim pa thënë. Shumë ujë ka kaluar nën urë që nga botimi i parë italisht i këtij vëllimi – më shumë se dhjetë vjet më parë. Do të doja t’ju tregoja eksperiencën e vajzës sime Luna në lidhje me ditëlindjen e saj të 15të. Atë vit ajo kishte një Revolucion Diellor tronditës; një RD të tillë saqë mund të kishte qënë fatal për një të rritur. Në përputhje me atë që kam thënë më parë, zgjodha që ajo ta kalonte ditëlindjen në shtëpi, ku ajo festonte 15 vitet e saj të papjekura. Pas pak muajsh, u pendova për këtë zgjedhje shumë. Pavarësisht që hezitonte të shpenzonte orët nëpër libra, Luna (që është vajza ime e dytë) jepte gjithmonë rezultate shumë të larta në shkollë.
Në një vlerë nga 0 deri te 10, po atë vit vlerësimet e saj ishin plot me 8-ta dhe 9-ta si gjithmonë. Më vonë, papritur, mësuesja matematikës filloi ta merrte inat atë, duke i grisur detyrëm me shkrim sepse mendonte që ajo ka mashtruar. Si rezultat i kësaj ngjarjeje të trishtuar, Luna mori njëfarë ‘dënimi’ megjithëse i kishte notat e mira. Pas vetëm dhjetë ditësh ajo e kaloi atë tronditje emocionale, dhe në fytyrën e saj filluan të shfaqeshin njolla të bardha të vogla gëzimi që do ta shoqëronin atë tërë jetën e mbetur. Pa ditë më vonë, Luna pati edhe një takim të rrezikshëm në rrugë, pikërisht përpara hyrjes së bllokut tonë të banesave, me tre ‘vajza të këqija’ që e ngacmuan dhe e sulmuan atë. Fatkeqësisht, ky nuk do të ishte i vetmi episod: që nga ajo ditë dhe për disa muaj, çdo mëngjes të tre vajzat e prisnin vajzën time tek hyrja e shtëpisë për ta rrahur. Përfundimi ishte një vit ferri, i mbrapshtë për të gjithë ne. Gruaja ime duhej të zgjohej herët çdo mëngjes për ta çuar Lunën në shkollë. Ndërsa unë shpesh kisha për të shkuar ta merrja kur dilte nga shkolla.
Nga ana e saj, Luna jetoi sikur të kishte qënë me arrest arrestuar shtëpie tërë vitin, duke pasur frikë vazhdimisht se mos takonte ato terroristet e vogla në rrugë. Në këtë pikë, pyeta veten time: “ Pse kam qënë kaq i ngathët sa për t’i shkaktuar vuajtje vajzës sime? A nuk do të kishte qënë më mirë nëse do të kisha udhëtuar me të në një udhëtim që zhvendos Revolucionin e saj Diellor?” Kjo është pikërisht ajo që kam bërë çdo vit që prej asaj kohe. Disa probleme të Lunës janë zgjidhur gradualisht, dhe gëzimi ynë për të qënë prindër të lumtur është rritur shumë si pasojë e kësaj.
Pra? Kështu që, mendoj që çdo shembull duhet të trajtohet si një rast i veçantë, dhe me gjykim të shëndoshë. Thjesht, nuk mund të këshilloni një nëpunës modest, që mbështetët vetëm në të ardhurat e tij, të udhëtojë çdo vit për të zhvendosur secilën prej pesë ditëlindjeve të fëmijëve të tij. Nga ana tjetër, nëse e bëni këtë dhe nëse përballeni me Revolucione Diellore shumë kërcënuese, mund të merrni gjithashtu në konsideratë mundësinë e zgjerimit të përfitimeve të zhvendosjes së fëmijëve tuaj.
Ky ishte një devijim shumë i zgjatur, por i nevojshëm. Me pak fjalë, shtëpia e pestë është kryesisht për fëmijët, por mund të nënkuptojë gjithashtu dashurinë dhe jetën bashkëshortore. Shumë shkollarë të astrologjisë besojnë që dashuria bashkëshortore është fusha e shtëpisë së shtatë, por nuk është e mundur për të bërë një ndarje të qartë. Kështu që, një RD të cilit Ashendenti i bie në shtëpinë e pestë të dikujt, mund të nënkuptojë lulëzimin e një dashurie të rilindur ndërmjet dy bashkëshortëve, por ndoshta edhe tradhëtinë e mundshme të njërit nga të dy. Për më tepër, në Revolucionin Diellor të njerëzve të moshuar, mund të nënkuptojë gjithashtu operacone në organet riprodhuese. Për shumë çifte, kur RD i njërit nga bashkëshortët ka një përfshirje të shtëpisë së pestë , mund të nënkuptojë një përpjekje për të pasur një fëmijë – ndoshta përpjekje të vazhdueshme përgjatë 12 muajve të mbuluar nga RD. E kam ndeshur këtë kombinim tek njerëzit që papritur i futen bizhozit, lojrave të fatit, basteve apo spekulimeve në bursë. Për adoleshentët,, një RD i tillë mund të nënkuptojë ardhjen e menarche, apo të ngacmimeve të tyre të para seksuale. Është e kotë ta thuash që, shtëpia e pestë e RD mund të lajmërojë edhe rrezikun e infektimit me HIV për ata që janë veçanërisht të prekshëm në këtë drejtim. Në rastet më të këqija, mund të nënkuptojë gjithashtu ndarje apo rrezikun e vdekjes së partnerit (bashkëshortit) tuaj. Nuk është e pazakonshme kur të dy bashkëshortët kanë një RD me Diellin në shtëpinë e pestë të RD apo Ashendentin e RD që bie në shtëpinë e tyre të pestë të lindjes, t’i japin jetë një fëmije dhe njëri prej tyre të bie në dashuri me dikë tjetër; ose të kenë një fëmijë dhe njëri prej tyre të vuajë për tradhëtinë e tjetrit.
Shtëpia e pestë mund t’i referohet gjithashtu një viti shumë krijues; ndoshta një vit ku do të përjetoni kënaqësi të mëdha, lojra, argëtime, pushime. Zakonisht, mund të merreni me një hobi të ri gjatë një viti me shtëpinë e pestë të theksuar. Prireni gjithashtu të shpenzoni shumë në mbrëmje dhe festa larg shtëpisë; të bëni udhëtime të shkurtra apo të gjata; të shijoni fundjava të lira më shumë. Mund të bëni gjithashtu më shumë seks; ose anasjelltas, do të ketë një ndërprerje të jetës seksuale (duke u varur nga tranzitet e vitit).
Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e gjashtë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e gjashtë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e gjashtë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e gjashtë të RD.
Para së gjithash, duhet të bëni dallimin ndërmjet një njeriu të dobët, që sëmuret lehtësisht dhe individëve me shëndet të fortë që vazhdimisht gëzojnë një shëndet të mirë. Kur klientët e mi i përkasin këtij grupi të dytë, u kam sugjeruar shpesh atyre të rrezikojnë dhe të pranojnë një Revolucion Diellor me shtëpinë e gjashtë të theksuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë për ta zhvendosur atë. Siç e dini, u kërkoj gjithmonë klientëve të mi të paraqesin buxhetin e gjendjes së tyre për një vit pas çdo Revolucioni Diellor. Kjo duhet bërë gjithmonë duke rregjistruar në kasetë atë që klienti raporton, për të mirën e të dyve, klientit dhe astrologut. Zakonisht, pas një Revolucioni me shtëpinë e gjashtë, njerëzit e shëndetshëm dhe të fortë, raportojnë 12 muaj të shpërndarë njëri pas tjetrit me sëmundje të vogla apo lëngata (shqetësime) të ndryshme.
Ata zakonisht raportojnë alergji, momente reumatike, parehati, ftohje, siklet, grip, astma në një fazë të hershme dhe kështu me radhë. Për hir të informimit të plotë, duhet të theksoj që këta njerëz tregojnë një qëndrim (sjellje) diametralisht të kundërt përpara dhe pas RD. Përpara Revolucionit Diellor me përfshirjen e shtëpisë së gjashtë, e pyes gjithmonë klientin: “A keni frikë nga rreziqet shëndetësore?” Në pothuajse shumicën e rasteve, ata deklarojnë se janë të qetë dhe të gatshëm të sfidojnë edhe stuhitë më të këqija. Nga ana tjetër, 12 muaj më vonë pothuajse shumica prej tyre tregojnë shenja të dukshme të rrezikshmërisë së kësaj shtëpie, të cilat unë i konsideroj ekzaktësisht po aq negative sa dy të tjerat, kur përfshihen në hartën e RD. Mos harroni, ato janë e 12-ta, e para dhe e 6-ta. Shpesh u kam hapur derën e dhomës sime të këshillave njerëzve që – pas një Revolucioni të këtij lloji – çalonin dukshëm, apo të tjerët që kolliteshin etj, etj. Sigurisht, nuk kam përndjekur askënd me shprehjen sadiste “të thashë!” Në fakt, besoj që çdo njeri mund të mësojë nga gabimet e veta; mos të përmendim që, meqë po flasim për njerëz të shëndetshëm dhe të fortë, një vit me shtëpinë e gjashtë mund të konsiderohet edhe i dobishëm, sepse ndihmon të nxjerrin në pah patologjitë (sëmundjet) e tyre të fshehta, të cilat do të jenë në gjendje t’i kapërcejnë shumë lehtë, dhe që do të mësojnë t’i parandalojnë nga tani e tutje.
Situata ndodh- ashtu siç e përshkrova apo shumë e ngjashme – zakonisht në një moshë ndërmjet 30 dhe 50 vjeç. Tek njerëzit e vjetër, mund të ketë tashmë plot sëmundje. Por mund të ketë edhe raste të rralla tek njerëzit mbi 50 vjeç që janë praktikisht të përjashtuar nga problemet shëndetësore. Nëse është kështu, mund të besoni që ata janë të fortë si shkëmb. Nga ana tjetër, ata që janë të dobët dhe shpesh të sëmurë duhet të mendojnë seriozisht për të zhvendosur Revolucionin e tyre Diellor kurdo që tregon një rol të rëndësishëm të shtëpisë së gjashtë, sepse ky mund të jetë një kombinim astrologjik shumë i rëndë – në kuptimin patologjik të termit. Nën një RD të tillë nuk mund të përjashtoni as kirurgjinë. Në disa raste, ky RD mund të nënkuptojë sëmundje të rastësishme që bëhen patologji kronike. Nëse i linduri nuk është një person i fortë, një RD me Ashendent në shtëpinë e gjashtë të lindjes mund ta mposhtë vërtetë atë. Historia personale e klientit do t’ju ndihmojë të përcaktoni, paraprakisht, se nga cilat rreziqe kanoset ai/ajo.
Nga ana tjetër, duhet të pranoj që pas 15 vitesh experience praktike, sot i kam rishqyrtuar këto konsiderata dhe jam bindur që në asnjë rrethanë nuk është e ligjshme apo e arsyeshme për të pranuar një RD me një rol të rëndësishëm të shtëpisë së gjashtë.
Mos harroni gjithashtu kur flasim për shëndetin, duhet të mendoni për shëndetin fizik si dhe atë mendor. Kështu, për shembull, prania e Marsit të RD në shtëpinë e gjashtë të RD mund të mos tregojë vetëm operacion kirurgjik, por mund të përfshijë edhe disa vuajtje (lëngata) për shkaqe të ndryshme – për shembull, për shkakun që i dashuri juaj ka ikur larg apo ngaqë keni marrë një lajm që jeni nën hetim.
Shtëpia e gjashtë mund t’i referohet gjithashtu edhe punës. Edhe në këtë rast, fatkeqësisht kam vënë re që një RD i tillë nuk ndihmon askënd. Në shumicën e rasteve, një RD me shtëpinë e gjashtë tregon probleme shëndetësore si dhe probleme në punë. Në fakt, shpesh këto gjëra janë të lidhura dukshëm. Për shembull, një nëpunës mund të vuajë ardhjen e një kolegu te ri, të bezdisshëm dhe mund të pësojë çrregullime neurokirurgjike për shkak të stresit të akumuluar në punë. Si gjithmonë, tranzitet pozitive dhe negative që ndodhin gjatë këtij RD ju ndihmojnë të bëni një parashikim të saktë. Për shembull, tranziti i Jupiterit në një pikë të favorshme me Diellin e lindjes së personit mund të tregojë një koleg shumë të vlefshëm që fillon punë në të njëjtën kompani, i cili mund të bëhet shumë i dobishëm për personin në të ardhmen. Nga ana e kundërt, për shembull, Marsi që ‘rreh’ si një çekiç në të njëjtat pika të ndjeshme të hartës suaj të lindjes gjatë gjashtë apo shtatë muajsh – sepse ai i prek fillimisht ato në një lëvizje direkte, pastaj përsëri në lëvizje retrogradë, më pas edhe një herë tjetër në lëvizje direkte – mund t’ju bëjë të jeni subjekt i veprimeve ligjore nga nëpunësit, kolegët, bashkëpunëtorët, apo punëtorët. Në rastet më pak serioze, një RD i tillë mund të nënkuptojë thjesht një pushim nga puna të një shërbëtoreje, dadoje, shoferi… Disa njerëz nuk kanë guximin të udhëtojnë për të zhvendosur dhe shmangur një RD të keq.
Të tjerë nuk e zhvendosin sepse nuk janë të bindur që Astrologjia Aktive funksionon vërtetë. Shumica prej tyre e ndryshojnë mendjen sa më shpejt të kenë një RD me shtëpinë e gjashtë. Por nëse vendosni që të mos zhvendoseni pavarësisht që keni parashikuar një RD të tillë, atëherë keni nevojë të aktivizoni të gjitha strategjitë tuaja mbrojtëse, veçanërisht për të shmangur ndonjë lloj pakujdesie gjatë 12 muajve në vijim. Për shembull, deri sa të përfundojë ky RD duhet të kishit bërë mirë të shmangnit skitë dhe udhëtimet e gjata. Nëse nuk mund të shmangni udhëtimet me makinën tuaj, të paktën mundohuni t’i jepni makinës sa më pak të jetë e mundur, dhe tregohuni tepër të kujdesshëm kur të jeni në timon. Me pak fjalë, zbatoni të gjitha këto rregulla me një ‘higjenë’ të mirë që mund të shmangë çdo rrezik.
Dikush nuk mund të bëjë një listë të lodhshme me të gjitha rastet e rrezikut; ndoshta mund të jetë e mjaftueshme nëse them që ato mund të renditen nga rreziqet seksuale (përfshirë abortin) deri tek teprimi me ushqimet; nga pirja e tepruar e alkoolit deri tek pirja e ekzagjeruar e duhanit, kafes, etj… Ata që janë të sëmurë në stomak duhet të evitojnë – për çdo arsye – mjekimin nga goja, dhe veçanërisht aspirinën. Ata duhet gjithashtu të mbrojnë vetveten me ranitidinë ose produkte të ngjashme që duhet t’ua sugjerojë doktori i tyre. Ata duhet gjithashtu të shmangin ekspozimin në ndryshimet ekstreme të temperaturës, dhe kështu me radhë. Duke u kthyer tek problemet e mundshme në punë, gjatë një viti të RD me shtëpinë e gjashtë thë theksuar duhet të jeni në përputhje të plotë me standartet e punës, dhe shmangni situatat e fërkimit të drejtëpërdrejtë me eprorët, kolegët dhe bashkëpunëtorët. Në një vit të RD ku Ashendenti bie në shtëpinë e gjashtë të lindjes së një gazetari, mund të ndodhë që ai gazetar, ndoshta shpesh i angazhuar me detyrat e zyrës, bën një ‘progres’ dhe bëhet një korrespondent i jashtëm. Fatkeqësisht, kjo nënkupton vetëm telashe për të, sepse kjo e detyron atë të flerë me një valixhe të para-përgatitur, gjithmonë i gatshëm për të udhëtuar edhe në shkretëtirë, nëse i kërkohet nga roli i tij i ri. Me një fjalë, kjo është vërtetë një shtëpi e keqe në RD, që nuk do t’ia rekomandoja as armiqve të mi….(vazhdon në pjesën e tretë)

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.