> Faqja pare > Revolucioni Diellor > Revolucioni diellor – C. Disceplo, pj.3

Revolucioni diellor – C. Disceplo, pj.3

Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e shtatë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e shtatë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e shtatë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e shtatë të RD.
Kjo është një shtëpi tinzare (e rrezikshme), ndoshta më e keqja ndër ato shtëpi që vërtetë nuk i konsideroj si të rrezikshme. Kushtojini shumë vëmendje këtij Revolucioni, sepse mund të fshehë kurthe shumë të frikshme. Me këtë shtëpi që është e theksuar në hartën e RD, duhet të mendoni gjithmonë për ‘dokumentat e vulosura’, dmth. gjëra ligjore, probleme me burokracinë, probleme të mundshme me ligjin, debate të ashpra, grindje, ‘luftra’ të vogla apo të mëdha, akte të mundshme agresioni, , dhe/apo ndonjë armiqësi.

Dikur një burrë rreth 40 vjeç erdhi në dhomën time të konsultimit. Ai ishte veshur në një mënyrë të çuditshme, me një smoking, me kravatë me hark dhe me krem në fytyrë. Ai kishte planetë të dëmshëm në shtëpinë e dytë dhe të pestë në hartën e tij të lindjes. E pyeta atë nëse kishte pasur zhgënjime nga bota e argëtimit. Pothuajse me një indinjatë, ai u përgjigj se ishte aktor komik. Duke vazhduar diskutimin, kuptova që ai ishte një njeri i varfër, një humbës që, sidoqoftë, përsëri mendonte të ishte dikushi. Ai ishte në kushte të këqija. Një RD sapo kishte nisur për të me Marsin e RD në shtëpinë e shtatë të RD dhe Ashendentin e RD në shtëpinë e shtatë të lindjes, që i shtohej edhe një hartë lindje me shtëpinë e shtatë të dëmshme. E paralajmërova atë të kishtë kujdes me ligjin. Pak muaj më vonë lexoj në një gazetë që ai kishte qënë vrarë nga kriminelët.
Gjatë një RD me Diellin në shtëpinë e shtatë të RD, shumë prej klientëve të mi ishin vizituar nga zyrtarët e lartë të akcizave, taksave – dhe takimi nuk ishte i mirë për ta.
Kështu që kur në një RD shikoj ndonjë nga këto pozicione, për shembull Marsin e RD në shtëpinë e shtatë të RD, sugjeroj shpallje lufte me…tërë botën. Me fjalë të tjera, duhet të përgatiteni për luftra të vogla të vazhdueshme. Për shembull, mund të padisni fqinjin tuaj për keqpërdorimin e një tarrace të përbashkët; mund të paraqisni një padi kundër dikujt në punë; mund të akuzoni të afërmit për shkak të trashëgimie të kontestuar. Mënyra ideale për të përmbushur këtë simbol do të ishte pjesëmarrja – të paktën tre apo katër herë gjatë vitit – në debate televizive ku njerëzit mund të shprehin lirshëm agresivitetin e tyre, duke u përfshirë në flakë të forta që ngacmojnë pasionet më të këqija të qënies njerëzore. Mund të ekzistojë gjithashtu rreziku i ndarjes apo divorcit gjatë një RD me shtëpinë e shtatë. Prandaj më mirë duhet të përpiqeni të nxisni partnerin të futet në debate – me të tjerët sigurisht. Derisa bashkëshorti juaj grindet me dikë tjetër, do të kishte më pak mundësi të grindej me ju. Disa nga beqarët mund të kenë vitin e tyre të martesës sidomos me Diellin në shtëpinë e shtatë të RD. Gjatë këtyre 12 muajve mund të keni gjithashtu disa incidente. Mos harroni që 40 ditët përreth ditëlindjes suaj – përafërsisht 20 ditë para dhe 20 ditë mbrapa pas saj – janë ndër ditët pothuajse më të rëndësishme për sa u përket ngjarjeve të vitit. Mund të jenë si pozitive ashtu dhe negative. Për shembull, gjykatësi Italia Giovanni Falcone u vra nga terroristët pak ditë pas ditëlindjes së tij. Rastësisht mund t’ju ndodhë të lexoni për një futbollist të famshëm, që shënon dy gola në prag të ditëlindjes së tij. Gjithashtu, në kujtimet e tij, Giacomo Casanova shkruan që me aq sa ai mund të mbante mend, të paktën shtatë apo ndoshta dhjetë nga ditëlindjet e tij ishin ditët ndër më të jashtëzakonshmet të jetës së tij: njëherë u bë milioner në ditën e ditëlindjes së tij; një herë tjetër, për ditëlindje ai u arratis nga një ndër burgjet ku ai kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij.
Pra, më lejoni t’ju tregoj diçka personale që e konsideroj si një domethënie e veçantë në këtë kontekst. Një vit nuk kisha qënë në gjendje të evitoja një RD me Marsin në shtëpinë e shtatë. Gjatë 12 muajve në vijim isha shumë nervoz, dhe vendosa të përpiqem dhe të ‘përmbush’ këtë simbol duke marrë pjesë në disa polemika personale, edhe pse mund t’i kisha shmangur ato. Nxita gjithashtu gruan time – një avokate – për t’u marrë me raste luftarake sa më shumë. Por nuk u ndjeva krejtësisht i sigurt kundër Marsit të RD në shtëpinë e shtatë të RD derisa ai vit mbaroi. Dhe doli në fakt që ishte një vit i mallkuar, në këtë pikëpamje; por në disa pikëpamje të tjera, ishte edhe pozitiv.
Tani, ngjarja më e rëndësishme e atij Revolucioni Diellor ndodhi pikërisht një ditë përpara ditëlindjes sime të ardhshme, ndërsa po udhëtoja për të zhvendosur RD të ardhshëm. Atë mëngjes herët shkova në bankë për të thyer paratë. Ata më dorëzuan 10 bankënota secila prej 100,000 liretash. Pastaj mora rrugën nga Roma dhe arrita në aeroportin e Fiumicinos. Isha duke hypur kur i thashë gruas sime, “Eja të pimë një kafe në lokalin këtu brenda aeroportit!” Kështu që shkova te kamerieri dhe pagova dy kafe me një faturë prej 100 000 liretash. (shënim: kafeja mund të kushtonte ndoshta 1000 lireta në atë kohë, ndërkohë që 100 000 lireta ishin një faturë tepër e lartë. Natyrisht, kjo ngjalli dyshime tek arkëtari.) Arkëtari mori faturën, e ngriti lart dhe e shikoi nga poshtë, pastaj e verifikoi në dritë, e fërkoi ndërmjet dy gishtash dhe pastaj më tha që nuk dukej një faturë e vërtetë. “ Kjo është e çuditshme – i thashë duke u përpjekur të qetësoj situatën, e cila ishtë duke u nxehur – e kisha shtypur atë sonte!” Në atë pikë, arkëtari thirri një arkëtar tjetër dhe ia dorëzoi faturën atij, e cili e kontrolloi atë në mënyrë më profesionale dhe e ktheu atë tek kolegët e tij , duke bërtitur: “ Si është e mundur që po ju dalin thinjat dhe akoma nuk dalloni faturat?” Dhe mu drejtua mua: “ Zotëri, unë do të isha i gatshëm të pranoja rezultatet e atyre faturave nga ju!” Arkëtari i parë dukej se i pranoi qortimet e kolegut të tij.
Ai mori faturën dhe më ktheu kusurin pa të keq, por me një hije të dukshme urryese në fytyrën e tij. Ndërkohë, gruaja ime dhe unë pimë kafet dhe u larguam nga lokali dhe shkuam për të blerë ndonjë gazetë tek një kioskë e aeroportit. Menjëherë pas kësaj, ne ishim duke u nisur kur arkëtari i parë vrapon pas nesh me një shumë prej 100 000 liretash në dorë, duke na thërritur: “Më keni dhënë 100 000 lireta false! Tani duhet t’i merrni këto dhe të më jepni paratë e sakta!” Unë iu përgjigja, “Duhet të jeni i çmendur. Kjo ndodhi një çerek ore më parë – tani kush më siguron që kjo shumë është e njëjta që ju dhashë unë juve?” “Pra – tha ai – po më akuzoni që jam një hajdut…” Ndërkohë një turmë e vogël njerëzish u mblodh përreth nesh, dhe rrezikonim të humbisnim gjithashtu edhe fluturimin. Kështu që e binda ‘egërsirën’ të vinte me mua në rajonin e policisë, ku i tregova versionin tim të fakteve një polici të mirë, duke shtuar: “këtu në portofolin tim, kam ende edhe nëntë llogaritë (faturat) e tjera që i kam marrë në bankë këtë mëngjes. A mund t’i hetoni ato ju lutem?” Ai i pa dhe deklaroi se nuk ishin të rreme. Pataj mori arkëtarin (kamerierin) – që akoma s’kishte pushuar duke më sharë – në një dhomë tjetër. Pas njëfarë kohe, polici doli nga ajo dhomë, duke na thënë që gjithçka ishte në rregull.
Ai tha që Policia duhej të bënte një deklaratë, dhe sigurimi – jo edhe kamerieri! – do të dëmshpërblente dëmin. Ai na kërkoi falje në emër të autoriteteve të aeroportit, dhe na lejoi të merrnim fluturimin tonë pa na kërkuar as dokumentat e identifikimit.
E gjitha kjo ndodhi gjatë RD të mëparshëm. Ishte një shfaqje e dukshme e një prej elementëve më domethënës e atij Revolucioni Diellor të veçantë, dhe ndodhi në një nga ditët në prag të ditëlindjes sime (por mund të ndodhte edhe menjëherë pas ditëlindjes së mëparshme). Kjo më bindi edhe njëherë për mënyrën e veçantë në të cilën simbolet e RD shprehin veten e tyre.
Një RD me një përfshirje të fortë të shtëpisë së shtatë mund të lajmërojë ndarjen nga partneri; fillimin e një lidhje të gabuar, fillimin apo ndërprerjen e një pune ose ose korporate biznesi në të cilën mund të përfshiheni; fillimin e ndonjë situate që mund t’ju çojë në marrëdhënie të qëndrueshme, për t’u stabilizuar; apo fillimin e një gjendjeje armiqësore me një nga fqinjët tuaj, dhe kështu me radhë.
Pra, nëse nuk keni nevojë të martoheni apo divorcoheni këtë vit, ju sugjeroj të “përmbushni’ këto simbole duke u futur edhe në luftra të padëmshme. Jam i bindur që me siguri do të gjeni shumë njerëz që do të donin të debatonin (argumentonin) me ju.
Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e tetë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e tetë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e tetë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e tetë të RD.
Fillimet e studimit tim të astrologjisë pothuajse përputheshin edhe me studimet e mia të para për Revolucionet Diellore, për të cilat kisha lexuar në materialet praktike të Andre Barbault për astrologjinë, të botuara në Itali me titullin Trattato pratico di astrologia. E konsiderova atë libër si njëfarë bible astrologjike timen. Në pothuajse çdo material të astrologjisë, më ndodhi të lexoj disa fjali mjaft të frikshme për shtëpinë e tetë e cila ka lidhje të ngushta me vdekjen. Unë nuk mund të bëj një klasifikim të plotë, por jam i sigurtë që shumica prej këtyre që më kanë paraprirë apo ndihmuar mua në studimin e yjeve (planetëve), kishin si teori që shtëpia e tetë ishte më e keqja nga të gjitha, ndoshta shtëpia më keqbërëse dhe më e rrezikshme e hartës – qoftë ajo e lindjes apo Diellore.
Fatmirësisht, megjithëse pranova një rrugë të parapërcaktuar dhe një mësues udhëzues, në studimin tim, kam arritur gjithmonë të mbetem mjaft i pavarur në bindjet e mia për nivelin real të çdo deklarate. Për këtë arsye, gjatë viteve gradualisht jam bindur që shtëpia e tetë nuk është ferri që disa autorë duan të besojnë. Në çdo rast, nuk do ta konsideroja kurrë atë si një nga tre shtëpitë potencialisht të ‘këqija’ të një Revolucioni Diellor. Merreni parasysh, unë nuk e mohoj që kjo shtëpi shpesh në realitet i referohet asaj që duket ‘diçka e habitshme’: vdekja dhe zia. Por sipas mendimit tim, kjo është e kufizuar në një përqindje të vogël të ngjarjeve, ndërsa për shumicën e fushës së saj, kjo shtëpi ka të bëjë më shumë me çështjen e parasë. Fatkeqësisht, në këtë kontekst, një përfshirje e kësaj shtëpie në hartën e RD shpesh qeveris falimentime, borxhe, humbje parash, etj. Prandaj, duhet të pranoj që nuk e pëlqej as atë, pikërisht për këto arsye. Por këmbëngul: duke folur në vija të përgjithshme, nuk do ta vija atë në rresht me tre shtëpitë më të këqija të RD.
Kur një Ashendent i RD bie në shtëpinë e tetë të lindjes së dikujt, ka të bëjë me siguri me humbjen e një kapitali (shume parash). Për t’ju dhënë një shembull mjaft të qartë se çfarë do të thotë kjo, po tregoj historinë e një burri të ri që i përkiste një familjeje prej kohësh e pasur dhe aristokrate. Ai priret të ndjekë profesionet e tij idealiste, por nuk i kishte mundësitë. Me pak fjalë, ai mundohet të jetojë përtej të ardhurave të tij.
Ky ishte djalosh, por ne mund të themi që ai ishte një i rritur që në atë kohë supozohej të ishte i pjekur. Në një vit me një Revolucion Diellor me shtëpinë e tetë të theksuar, me disa tranzite të favorshme për të, përfitoi nga një ligj i veçantë i asaj kohe që unë s’e mbaj mend me hollësi, një aplikim për një financim shtetëror miliarda lireta për të hapur një industri të re. Mbaj mend gjithashtu që në atë kohë, disa agjensi me ekipe profesionale u ngriten në vendin tonë me synimin për të bërë bashkarisht projekte organike, bindëse, profesionale dhe të dokumentuara për t’u miratuar nga zyrat qeveritare kështu që ëndrrat e njerëzve si ky miku im i ri të bëheshin realitet. Për ta bërë historinë sa më të shkurtër, djaloshi mori një kredi të madhe në bankë me të cilën pagoi një nga këto agjensi.
Agjensia përgatiti një ‘kryevepër’ të vërtetë, por projekti i tyre nuk entuziasmoi askënd aq sa pritej. Meqënëse ky djaloshi nuk mund të mbështetej në ndonjë bazament të fortë, përveçse tek disa politikanë të pafuqishëm, projekti i tij u hodh faktikisht në plehra. Që prej asaj kohe dhe për të paktën njëzet a tridhjetë vjet, djaloshi i famshëm kishte për t’i dhënë bankës, çdo muaj, të paktën 1/5 e pagës së tij të vogël për të shlyer kredinë.
Disa njerëz janë shumë, shumë me fat: për shembull, ata që kanë lindur me Jupiterin në shtëpinë e tetë trekëndësh me Diellin. Në vitet me tranzite shumë premtuese dhe me një stelium të RD në shtepinë e tetë të RD, ata do të bënin mirë të blenin disa bileta bingoje dhe llotarie dhe të marrin pjesë në lojra apo konkurse të tjera, sepse ata kanë shansin e duhur për të fituar çmimin e parë.
Në shumë raste, një RD me shtëpinë e tetë të theksuar thjesht tregon marrjen hua (borxh) të një shume parash – që kalon masën po ta krahasojmë me financat mesatare të individit në fjalë. Nëse marrja e huasë do të jetë vërtetë me përfitim për aplikuesin apo jo kjo varet nga interpretimi i përgjithshëm i horoskopit të tij, si edhe nga tranzitet dhe Revolucionet Diellore të viteve të ardhshëm. Sigurisht, edhe në rastet e vdekjes, shtëpia e tetë lidhet shumë me paratë. Nëse keni për të paguar për një funeral, apo merrni trashëgimi kur ju vdes dikush, një ngjarje e këtij tipi gjithmonë nënkupton një shumë parash në një drejtim apo tjetër. Ata që mendojnë që zënia e shtëpisë së tetë e RD hedh dritë mbi kohën kur ndodh një vdekje në pemën e tyre familjare, gabojnë me siguri. Vdekja është një mister i çuditshëm, po të flasim në gjuhën e astrologjisë: vetëm pak herë, mund të parashikoni vdekjen e një personi, dhe vetëm nëse mund të hidhni një vështrim në situatën astrologjike të sa më shumë anëtarëve të familjes së personit.
Dielli në shtëpinë e tetë të RD mund t’i referohet edhe studimeve të okultizmit dhe ezoterizmit; gjatë një RD të tillë, disa njerëz marrin pjesë në provimet konkurruese për një karrierë prestigjoze; të tjerë mund të fitojnë para shtesë, duke proçeduar nga një burim i mundshëm: nga një kredi që më në fund është shlyer, tek një çmim i mundshëm në lotari. Nganjëherë, tregon një ndryshim në aktivitetin seksual. Në këtë rast, mund të jetë një sinjal indirekt për një lidhje të re sentimentale. Por duhet të interpretohet në dy mënyra: në fakt, mund të tregojë ulje ( ndoshta ndërprerje) ose fillim (apo rritje) të aktivitetit seksual.
Sigurisht, kur sugjeroj një Revolucion Diellor të Planifikuar, as nuk e mendoj që t’i sugjeroj dikujt të zhvendosë një RD me një përfshirje të shtëpisë së tetë, për çfarëdolloj arsyeje. Në fakt, është e vërtetë ajo që kam shkruar që nuk e konsideroj shtëpinë e tetë të RD si një shtëpi shumë të keqe – por nuk e konsideroj atë as të mirë. Në disa raste, ajo mund të tregojë një paraburgim, fundin e një marrëdhënieje (lidhjeje), fundin e një pune, fundin e një situate të rëndësishme. Duke folur me përqindje, rreziku më i madh me një RD të këtij lloji është vuajtja nga ‘humbja’ e rëndë e parave përgjatë vitit.
Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e nëntë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e nëntë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e nëntë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e nëntë të RD.

Personalisht, e përdor këtë shtëpi shumë shpesh (së bashku me të tretën) kur zhvendos një RD, meqë është shtëpia ideale ku elementët keqbërës të RD mund të ‘parkohen’ për të mos qënë aq armiqësorë gjatë vitit. Të jeni të qartë që nuk është qëllimi im të teorizoj që shtëpia e nëntë është gjithmonë më e mira për të futur planetët e këqinj kurdo që është e nevojshme. Shpresat, frikërat, deshirat dhe fobitë variojnë nga individi në individ, dhe ato edhe mund të ndryshojnë disa herë gjatë vitit. Ja pse i këshiloj klientët që të vijnë të studjojnë me mua Revolucionin e tyre Diellor të ardhshëm dhe të vlerësojnë zhvendosjen e mundshme jo më herët se një apo dy muaj përpara ditëlindjes së tyre. Sa më shumë kanë të bëjnë Revolucionet e mia Diellore, situata do të jetë mjaft e thjeshtë. E kam braktisur hipjen në motor që kur isha akoma i ri, sepse kur kuptova që në hartën e ditëlindjes sime kishte një katërkëndësh midis Uranit dhe Marsit – ky i fundit në shtëpinë time të tretë – kam pasur tashmë një numër të mirë rrëzimesh dhe aksidentesh me motor. Menjëherë pas kësaj, e braktisa edhe makinën. Urrej të udhëtoj. E shpenzoj shumicën e kohës sime duke shkruar dhe lexuar në shtëpi.
Kur më duhet të udhëtoj, stresi më shkakton dhimbje të tmerrshme koke. (Një shënim nga autori: Fatmirësisht, kjo nuk më ndodh më – nuk vuaj nga dhimbja e kokës prej kohësh). Kështu pra, sa herë që mundem i vendos planetët më të këqinj të RD në shtëpinë e nëntë. Sigurisht, nuk mund t’i sugjeroj një Shigjetari që udhëton gjithmonë të bëjë të njëjtën gjë, nëse nuk ka arsye shumë të vlefshme për ta justifikuar këtë zgjedhje. Sidoqoftë – pa ndonjë qëllim për të bindur askënd –do të doja të shtoja disa konsiderata për këtë.
Duke marrë në konsideratë zhvendosjen e mundshme të Revolucionit tuaj Diellor, një astrolog mund t’ju pyesë, “Zonjë, ku do të donit ta shkarkoni barrën gjatë muajve të ardhshëm? Në shtëpinë e pestë, shtëpinë e fëmijëve?” Ajo zakonisht do të përgjigjej, “Jo, pash Zotin!” Atëherë astrologu mund të rëndisë shtëpi të tjera të mundshme: “Ndoshta në të shtatën, shtëpinë e bashkëshortit tuaj? Apo në të katërtën, shtëpinë e prindërve? Apo në shtëpinë e telasheve me një hark kohor 360 gradë? Apo ndoshta në shtëpinë e sëmundjeve dhe vdekjes?” Për ta bërë historinë sa më të shkurtër, nuk ka zgjedhje objektive që mund të jetë e vlefshme për cilindo.
Dhe pastaj, edhe duke marrë parasysh pavendosmërinë e detyrueshme që kap shumicën e atyre që vijnë tek unë çdo vit, mbetem i bindur që – në rastin më të keq – duhet të merrni seriozisht në konsideratë shtëpinë e nëntë të RD për një zhvendosje të mundshme. Mbi të gjitha, nëse po shkoni drejt një kohë të vështirë, a do të ishte kaq fatale për ju të udhëtoni për t’u zhvendosur sesa të planifikoni pushimet verore në Ibiza? Sinqerisht nuk mendoj kështu. Edhe një herë, përsëris që kjo nuk i referohet atyre Shigjetarëve që udhëtojnë vazhdimisht, që marrin pothuajse një fluturim në ditë sikur të pinin një filxhan kafe. Nga ana tjetër, nuk do ta mendoja të rekomandoja një RD të zhvendosur me Ashendentin në shtëpinë e nëntë të lindjes për një tregëtar udhëtar që shpenzon shumë çdo ditë; sidomos nëse në atë vit Saturni i tranzitit të tij hyn gjithashtu në shtëpinë e tretë.
Me pak fjalë, faktet janë fakte. Nëse Napoleoni, me Saturnin e tij në shtëpinë e nëntë, nuk kishte hyrë vetë në fushatën e Rusisë, dhe po të mos kishte qënë në Waterloo, dhe nëse… Ekziston një thënie: Po të kishte pasur gjyshi im makinë, ai do të kishte qënë shofer…
Sa herë që merrni në konsideratë të zhvendosni një RD, e gjeni veten të përballeni me një situatë të vështirë – shumë të keqe. Ka njerëz që – duke pasur përjetuar rezultate të mrekullueshme në zhvendosjen e tyre të parë – veprojnë kështu edhe në ditëlindjen e ardhshme të planifikuar. Ka njerëz të sëmurë që kërkojnë ndihmë. Ka sipërmarrës që rrezikojnë falimentimin, dhe ka… Dhe ka shumë prej tyre! Dhe si mund të fle i qetë natën po të mos jem i ndërgjegjshëm që po punoj mirë, duke u përpjekur të bëj maksimumin të qëndroj në një metodë të saktë teknike, duke shmangur ndonjë dridhje në bark që të tjerët mund ta marrin si ‘shenjë hyjnore’? Kështu që, fillestarëve ju them: filloni pikërisht nga rastet më të lehta, ku mund t’u sugjeroni klientëve tuaj një zhvendosje të tillë që vetëm nënkupton një fundjavë të këndshme për ta – për shembull një javë shlodhëse në Londër a Paris. Gjithashtu mos e harroni rregullin numër një: nuk duhet të dëmtoni.
Me fjalë të tjera: “Kur dyshoni, abstenoni”. Le të kthehemi te shtëpia e nëntë. Sa herë që është e mundur, sugjeroj zhvendosjen kështu që ju përmbushni një RD me shtëpinë e nëntë. Nga ana tjetër, kush tha që Hawaii është më i mirë apo më i bukur se Capri apo La Maddalena in Sardinia? Mund të bëni udhëtime të shkurtra për një jetë të tërë dhe të mos e vizitoni asnjëherë të gjithë Italinë, pavarësisht gjithçkaje, është një nga vendet më të mrekullueshme në botë. Një stelium apo Dielli i RD në shtëpinë e nëntë të Revolucionit Diellor mund të tregojnë një periudhë që mund ta kaloni jashtë, larg nga shtëpia. Cili është kufiri midis afër dhe larg? Unë do të thoja që ndryshimi është gjuha (e folura). Ku ata flasin një dialekt apo gjuhë të ndryshme, aty nis mbretëria e shtëpisë së nëntë.
Pra, për ata në Bolonja, Milano është tashmë shtëpi e nëntë; për ata në Venecia, Gjenova është tashmë shtëpia e nëntë. (Shënim: kjo ndodh ngaqë këtu në Itali ka një fragmentim të thellë të gjuhës: pothuajse çdo qytet ka dialektin e tij. Në shtete të tjera mund të jetë ndryshe.) Kemi bërë një listë të disa rasteve ku ju duhet të vendosni Ashendentin e RD në shtëpinë e nëntë në mënyrë që të shmangni goditjet më të forta nga planetët, por ka edhe mundësi të tjera. Mund të zhvendoseni dhe të vendosni Ashendentin e RD në shtëpinë e nëntë për të rritur shanset tuaja për të fituar një stazh pune në Nju Jork, për të nënshkruar një kontratë me një biznesmen gjerman, apo për të takuar përsëri të dashurën tuaj nga Kalifornia të cilën e kishit njohur për pushime vitin e kaluar. Shtepia e nëntë i referohet asaj që është ‘shumë larg’ gjeografikisht dhe metafizikisht. Kam parë njerëz duke udhëtuar me aeroplan për herë të parë në dyzet vjet, apo duke shkuar në universitet, apo duke pasur një përvojë fetare të mrekullueshme, pikërisht gjatë një RD me një rol të rëndësishëm të shtëpisë së nëntë.
Zbulimi i astrologjisë mund të jetë gjithashtu në fushën e shtëpisë së nëntë. Duhet të kërkoni të vendosni Ashendentin e RD në shtëpinë e nëntë të lindjes nëse edhe ju doni të largoheni për një qëndrim të gjatë larg vendit tuaj të zakonshëm; në qoftëse doni të rregjistroheni në një kurs jashtë shtetit; ose nëse vendosni të bëni maksimumin për të mësuar një gjuhë të huaj. Duke u rikthyer për një moment në fillim të këtij argumenti i bërë për të vendosur ‘ të keqën’ në shtëpinë e nëntë, duhet të reflektoni pak. Në pothuajse të gjitha rastet, Revolucioni Diellor i ‘shkakton’ ngjarjet menjëherë. Me fjalë të tjera, kuptimet e tij priren të hyjnë në fuqi sapo të ketë ndodhur Revolucioni Diellor. Ka disa shembuj për këtë: një burrë kryen vetëvrasje në ditën e ditëlindjes së tij; një futbollist shënon dy gola në ditën e ditëlindjes së tij; një vajzë martohet në ditëlindjen e saj, dhe kështu me radhë.
Pra, kam për t’ju dhënë disa këshilla atyre që vendosin të zhvendosen kështu që ‘planetët e këqinj’ të janë vendosur në shtëpinë e nëntë të RD: Mos harroni që, nga Revolucioni që sapo ka ndodhur, ju jeni në territorin armik. Më ka ndodhur mua disa herë, sepse – siç thashë – e zgjedh këtë shtëpi si ‘kazanin riciklues’ të RD. Prandaj, për të gjithë ata që zhvendosen në këtë mënyrë, ju rekomandoj të arrijnë në vendin e Revolucionit Diellor të Qëllimshëm pak disa para ditëlindjes së tyre, dhe të kthehen në shtëpi menjëherë pas kësaj. Kjo do të pengonte ndonjë dëm të mundshëm. Unë mund të përmend dy episode shumëngjyrëshe në këtë drejtim. Njëri i referohet një klientit tim që ishte duke zhvendosur Revolucionin e tij në San Miguel, ishullin më të madh të Azoreve. Ai po kërkonte një taksi për të shkuar në aeroportin e Ponta Delgadas, dhe dy shoferë u grinden dhunshëm se cili duhej ta çonte në aeroport. Episodi i dytë bën fjalë për një mikeshën time e cila po festonte ditëlindjen e saj në Nju Jork. Me t’u rikthyer në hotel (të një kategorie të lartë!) ajo gjeti minj në shtrat. Për ata njerëz që vendosin si zgjidhje shtëpinë e nëntë u rekomandoj gjithmonë që të sigurohen me Europe Assistance – pavarësisht nga emri, ajo mbulon rreziqet tuaj kudo në botë. Është e kotë ta thuash që, edhe ata që përballen me tranzite të këqija nuk duhen sugjeruar të zhvendosen në vende si Ishujt Solomon, të cilat mund t’i gjeni rreth dhjetë centimetra përtej cepit të djathtë të çdo harte. Këto janë ishuj ku të lindurit atje hanë mish krokodili dhe ku mushkonjat janë aq të mëdha sa zogjtë.

Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e dhjetë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e dhjetë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e dhjetë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e dhjetë të RD.
Në lidhje me katër kombinimet e rënditua në krye të çdo seksioni, më lejoni të përsëris se është e rëndësishme për të kuptuar që ‘fuqia’ – apo rëndësia e tyre në interpretimin e përgjithshëm të hartës së RD – është pothuajse absolutisht e barazvlefshme.
Shtëpia e Nëntë, epo… është një shtëpi e mrekullueshme. Në shumicën e situatave, zhvendosja e Revolucionit Diellor kur Ashendenti i tij të bie në shtëpinë e dhjetë të lindjes nënkupton një eksperiencë të jashtëzakonshme për klientin si edhe për astrologun që e ka sugjeruar këtë zhvendosje. Është sikur të ‘vendosësh një tigër’ në motor ose të kesh një vajzë yll që tregon këmbët e saj të bukura. Është sikur të çlirohesh nga ndonjë ngarkesë dhe të fluturosh mbi supet e Supermenit. Është sikur të fitosh një llotari dhe të spërkasni kokën e shefit tuaj aktual me një shishe shampanjë… Ka kuptimin e marrjes së kënaqësive të ndryshme. Kemi vetëm pak shembuj – por një listë e tërë mund të mbulonte qindra faqe. Asnjëra nuk mund të përshkruajë të gjitha të mirat e këtij pozicioni. E kam shkruar disa vite përpara në librin tim Guida ai transiti; pastaj e kam theksuar shumë në librin Il sale dell’astrologia. Rezultati ishte që disa astrologë u kanë dërguar klientëve të tyre nëpër botë një Revolucion Diellor me Ashendentin që bie në shtëpinë e dhjetë të lindjes, me rezultatet më katastrofike.
Në fakt, edhe aspirina mund të jetë e mirë, por edhe mund t’ju vrasë nëse e përdorni keq. Për hir të kujdesit, në librin e dytë të përmendur më lart kisha përfshirë shëmbullin e znj. Margaret Thatcher, e cila ka qënë në krye të qeverisë britanike për 12 vjet rresht, dhe që e humbi pushtetin e saj kur tranziti i Saturnit formoi katërkëndësh me Diellin e saj të lindjes, në të njëjtën kohë Revolucioni i saj Diellor kishte Ashendentin në shtëpinë e dhjetë të lindjes. Mund të rëndis dhjetra shembuj të këtij lloji, por kryesorja është: kur sugjeroni një RD të planifikuar, kujdes se mos i dërgoni miqtë apo klientët tuaj ‘për therje’. Në fakt, zhvendosja është një fushë e bukur e astrologjisë, por nuk është një lodër që duhet lënë në duar të ‘fëmijëve’. Vetëm një praktikë e gjatë do t’ju mësojë çdo gjë që keni nevojë të dini në këtë fushë. Pra e përsëris këshillën time që ta merrni shtruar, sepse një zgjedhje e llogaritur keq mund të vepronte si një shpatë me dy tehe: që do të thotë, ju mund t’i jepni shpresa të mëdha një individi, që ka më shumë mundësi të rrezikojë të hyjë në probleme serioze.
Sa për shpresat, do të doja t’ju tregoja një episode të shkurtër që duhet të na mësojë të gjithëve se si duhet folur me klientin: dmth. pa e bërë anën e keqe tragjike, por edhe pa e theksuar shumë anën pozitive në një Revolucion Diellor të Qëllimshëm. Është historia e një njeriu të mirë-arsimuar, një intelektual i këndshëm dhe i zgjuar të cilit vitin e mëparshëm i kisha parashikuar gjëra të mëdha (të mrekullueshme) për 12 muajt në vijim, duke i sugjeruar atij një RD me shtëpinë e dhjetë.
Pothuajse 10 apo 11 muaj më vonë, ky njeri erdhi tek unë dhe e pashë që ishte nervoz, në dukje disi i merzitur. Thuhej se, ai ishte zhgënjyer pikërisht nga ngjarjet e fundit të jetës së tij kishte mbetur vetëm me shpresa. I kërkova atij të shtjellohet dhe fillova ta dëgjoj me vëmendje, për të paktën dy arsye: së pari, sepse mendoj që aty ka gjithmonë diçka për t’u mësuar; dhe së dyti, sepse besoj më shumë tek yjet sesa tek qëniet njerëzore… Kështu ai filloi të tregonte ngjarjet më të rëndësishme të vitit të tij të kaluar astrologjik. Ndër të tjera, ai më tha që një gazetë e qarkullimit kombëtar kishte publikuar një kritikë lavdëruese për të me shkronja të mëdha. Ai më tregoi gjithashtu që kishte që kishte nënshkruar një kontratë në lidhje me një libër me një botues të rëndësishëm dhe…ëmbëlsira në fund – se ishte martuar. Në atë pikë nuk mund të rrija pa e pyetur me pak vrull, “Profesori im i dashur! Kur u martuat, a nuk binin këmbanat? A nuk ju premtova një vit të mrekullueshëm me ‘rënie këmbanash’? Tani ju e shikoni, ishte ajo retorikë e thjeshtë apo ishte yjësia e një ngjarjeje që vërtetë bëri këmbanat të bien në zemrën tënde?” Për ta shkurtuar historinë, doli që ai ishte zhgënjyer ngaqë i kisha parashikuar një vit me fat, ai i kishte kaluar muajt duke pritur ndonjë shumë të madhe parash.
Aty kishte qënë një shumë e konsiderueshme parash në fakt, por jo në xhepat e tij. Në të vërtetë, ai kishte shpenzuar një goxha shumë për martesën e tij. Nga ana tjetër, unë nuk kisha përmendur kurrë para. Keqkuptimi ishte krijuar nga fakti që ideja e tij për një ‘vit të mbarë’ ishte: ‘një vit ku mund të fitohet shumë para’. Le të kthehemi tek shtëpia e dhjetë tani. Një RD me shtëpinë e dhjetë mund të tregojë thjesht një moment prestigji, për çfarëdolloj arsyeje. Për shembull, mund të ndodhë që të punësoheni; që të pranoheni në një klub ekskluziv si Rotary International; apo që një gazetë apo revistë të publikojë fotografinë tuaj në faqen kryesore, dhe kështu me radhë. Sigurisht, kuptimet e shtëpisë së dhjetë janë me qindra, dhe mbulojnë ndonjë fushë të mundshme të jetës suaj.
Nëse do të kisha dashur t’i grupoja ato të gjitha në një emërtim të përbashkët, atëherë duhet të themi: Emancipim. Emancipim, në çdo kuptim të fjalës. Unë kam parë njerëz që – gjatë një RD me shtëpinë e dhjetë të theksuar – mësuan të notojnë në moshën 40 vjeçare; morën fluturimin e tyre të parë; u bënë shumë të aftë sa për të notuar 6-7 metra nën ujë, në det; që braktisën një sistem operativ te kufizuar për të përqafuar një sistem më të përparuar; që më në fund e kuptuan shkakun e sëmundjes së tyre pas njëzet vite vuajtjesh; që u martuan pas një jete të pakënaqur; dhe kështu me radhë. Ashendenti i RD që bie në shtëpinë e dhjetë të dikujt nuk mund të krahasohet me llampën e Aladinit. Nëse edhe ju jetoni çdo ditë me një vit të tillë me ndërgjegje të plotë për potencialet e tij të mrekullueshme – dhe me shpresën e mbështetjes nga ndonjë tranzit i mirë – atëherë mund të keni një nga vitet më të mira të jetës suaj.
Ishte pikërisht një situatë si kjo që më bëri të parashikoj zgjedhjen Oscar Luigi Scalfaro si President i Republikës italiane, botuar në numrin e Janarit 1992 të revistës sime tremujore Ricerca ’90, disa muaj përpara. Në këtë rast, Ashendenti i RD të tij do të ishte përkrah me Mesqiellorin e tij të lindjes. Sigurisht, ditën pas zgjedhjes së tij gjithkush këtu në Itali, duke përfshirë edhe shitësin tim të frutave, u betuan që ishin krenarë që unë e kisha parashikuar atë më parë. Fatkeqësisht, përveç revistës sime, askush nuk do të ishte në gjendje ta vërtetonte këtë.
Ajo që dua të them është se mund të rëndisja njëmijë episode në të cilat një RD me shtëpinë e dhjetë ka prodhuar mrekulli, por preferoj që t’i zbuloni vetë ato. Kur një klient përballet dukshëm me situata të pashpresa, nëse aty janë edhe kushtet e duhura që kam rënditur më parë, atëherë merr vendimin dhe sugjeroni – pa u vonuar – klientin tuaj, të zhvendosë Revolucionin e tij Diellor që të bëhet një RD me një përfshirje të rëndësishme të shtëpisë së dhjetë. Nuk do të lodhëm së përsërituri që tranzitet dhe Revolucionet Diellore duhen domosdoshmërisht të interpretohen së bashku. Një hartë lindje pa Revolucionin aktual Diellor dhe tranzitet, për mua është një situatë e verbër që nuk më lejon të bëj parashikime serioze. Disa janë të shkurajuar nga llogaritjet astrologjike. Por sot mund të gjenden kompjutera me programe të përparuar dhe jo të shtrenjtë që nuk duhet të trembin askënd, kështu që përse të mos e bleni një dhe të filloni të parashikoni Revolucionet Diellore?
Për të kuptuar më mirë nese mund të vendosni apo jo Ashendentin e RD në shtëpinë e dhjetë të lindjes, ju rekomandoj të studioni librin tim Tranzitet dhe Revolucionet Diellore, që është bërë një (Best Seller) nga librat më të shitur edhe në Francë. Aty flas për 30 rregullat që përdoren për një ‘planifikim’ të saktë të një RD. Sidoqoftë, duhet të shtoj që kohët e fundit kam qënë duke braktisur përherë e më shumë përdorimin e Ashendentit të RD në shtëpinë e dhjetë të lindjes në praktikën time të Revolucioneve Diellore të Qëllimshme. Në fakt, një kombinim i tillë astrologjik mund të përfshijë disa të meta (vështirësi) të mëdha, siç kam përmendur.
Kështu që parapëlqej të vendos Jupiterin, Venusin apo Diellin e RD përkrah Mesqiellorit të RD. Përfitimet e këtyre tre trupave qiellorë në Mesqiellor janë shumë më të vogla se ato të Ashendentit në shtëpinë e dhjetë të lindjes, por më lëjoni të them, pothuajse në një mënyrë apodiktike, që vendosja e këtyre trupave qiellorë në Mesqiellorin (MC) e Revolucionit Diellor praktikisht nuk nënkupton kundra-paralajmërime.
Ju gjithashtu mund të merrni në konsideratë vendosjen e Marsit në shtëpinë e dhjetë. Shpesh, edhe ky kombinim nënkupton përparim, zhvillim, dhe emancipim – por mund të nënkuptojë gjithashtu disa probleme në lidhje me kuptimet tradicionale të shtëpisë së dhjetë.

 

Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e njëmbëdhjetë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e njëmbëdhjetë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e njëmbëdhjetë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e njëmbëdhjetë të RD.
Shumë vite kanë kaluar që kur kam shkruar për herë të parë që shtëpia e njëmbëdhjetë (ndoshta ngaqë sundohet nga Urani) është shumë më e fortë se shtëpia e tetë në lidhje me vdekjen dhe mortin. Nuk kam lexuar kurrë komente për këtë detaj nga kolegët e mi, ndërkohë që kam dëgjuar disa konfirmime nga nxënësit e mi. Përpiquni dhe vërtetojeni këtë! Merrni 100 raste vdekjeje dhe shikoni se sa herë e gjeni përfshirjen e shtëpisë së 11-të në Revolucionet Diellore të të afërmve tuaj të vdekur.
Sigurisht, kjo shtëpi mund të nënkuptojë vetëm rrezik jete – jo domosdoshmërisht vdekje. Pse duhet që shtëpia e njëmbëdhjetë të ketë lidhje me vdekjen? Kam pyetur veten disa herë, dhe mendoj që përgjigja më e zgjuar është që kjo shtëpi është në opozitë me të pestën, e cila është shtëpia e lindjeve (Dielli = shtëpia e pestë = jeta, ndërsa Urani/Saturni = shtëpia e njëmbëdhjetë = e kundërta e jetës). Me pak mendjemprehtësi, në këtë pikë disa njerëz pretendojnë, “ Do ta shmang këtë shtëpi të RD gjithmonë.” Por është e kotë ta bëni këtë.
Nuk mund të shmangni vdekjen thjesht duke evituar zënien e shtëpisë së 11të të RD. Së dyti – siç kam shpjeguar në pjesët e tjera të këtij libri dhe në tekste të tjera – me zhvendosjen e Revolucioneve Diellore nuk mund të shmangni vdekjen e askujt.
Shtëpia e 11-të i referohet edhe ndihmave të rëndësishme, mbështetjeve dhe sponsorizimeve. Pra, nëse keni nevojë për ndihmën e një dore të mirë miqësore në kuadër të ligjshmërisë dhe arsyes, atëherë zhvendosja në një RD me shtëpinë e njëmbëdhjetë mund të jetë edhe më e përshtatshme sesa një RD me shtëpinë e dhjetë.
Me këtë shtëpi që luan një rol të rëndësishëm në Revolucionin Diellor, mund të fitoni – ose të humbisni – miq të rëndësishëm. Mund të përjetoni ndërprerjen – ose fillimin – e një marrëdhënieje vëllazërore.
Kjo është gjithashtu shtëpia e projekteve, pra, me një dukje të fortë të shtëpisë së 11të në hartën e Revolucionit Diellor mund të filloni apo të realizoni një projekt të rëndësishëm.
Siç do ta shikoni shkurtimisht, ndoshta roli më i rëndësishëm i shtëpisë së njëmbëdhjetë është kryesisht fakti që mund të përdoret në Revolucionet e Qëllimshme Diellore për të zhvendosur veten kur një Ashendent i RD bie në shtëpinë e dymbëdhjetë të lindjes.

Ashendenti i Revoluconit Diellor në shtëpinë e dymbëdhjetë të lindjes; – Stelium i Revolucionit Diellor në shtëpinë e dymbëdhjetë të RD; – Dielli i RD në shtëpinë e dymbëdhjetë të Revolucionit Diellor; – Marsi i RD në shtëpinë e dymbëdhjetë të RD.
Nëse djalli ekziston, kjo është shtëpia e tij. Asnjë shprehje, e thënë nga unë apo të tjerët, nuk do të jetë në gjendje të përmbajë në një fjalë të vetme të gjitha negativitetet e kësaj shtëpie të tmerrshme. Jo rastësisht quhet si ‘shtëpia e telasheve’. Ata që kanë një një shtëpi të dymbëdhjetë të theksuar në hartën e tyre të lindjes janë mësuar tashmë për të mbrojtur dhe sulmuar vazhdimisht. Ata gjithmonë bëhen ujë në djersë për të marrë (fituar) atë që të tjerët e marrin me pak mundim. Dhe sapo të kenë marrë diçka, ata duhet të luftojnë për të që të mos e humbasin (t’jua marrë dikush). Por është harta e Revolucionit Diellor ku vërtetë mund të shikoni provën e negativitetit absolut të kësaj shtëpie. Kur kam një klient që është gati për të pasur një Revolucion Diellor me shtëpinë e dymbëdhjetë dhe që nuk di asgjë për zhvendosjet e RD, përballem me një situatë të vështirë. Në fakt, duhet të mundohem dhe ta bind atë për të mirën e tij, të kishte marrë më mirë avionin dhe të ikte larg.
Nga ana tjetër, nuk duhet ta ekzagjeroj duke zmadhuar negativitetin e kësaj shtëpie: sepse nëse klienti nuk deshiron të zhvendoset apo nuk ka mundësi të udhëtojë larg, do të isha shkaku kryesor i vitit të tij ‘të mallkuar’ – një vit që gjithsesi do të ishte shumë i ashpër për të, duke marrë në konsideratë ngjarjet e mundshme që mund të nënkuptojë një RD i tillë. Disa mund të thonë, “Kush ju thotë që Tomi, të cilin e keni dërguar në Los Anxhelos, do të ishte përballur me tërë këto probleme po të kishte qëndruar në shtëpi, duke pranuar një RD me shtëpinë e 12të?” Oh, nuk jam unë që e them këtë, janë vetë klientët e mi, dhe në një mënyrë të tillë absolute, thonë shprehje (ngjarje) të ngjashme edhe pse ata nuk e kanë takuar kurrë njëri- tjerin: “Nuk e di nëse është faji im apo është fati im i keq, por këtë vit nuk desha të pranoj sugjerimet tuaja kështu që kam pasur një RD me Ashendentin në shtëpinë e dymbëdhjetë të lindjes. Ju lutem, më tregoni kur kjo do të ndodhë herën tjetër – në atë ditë – unë do të marr fluturimin për kudo që më sugjeroni, edhe nëse duhet të ulem në dyshemenë e avionit!” Kam marrë me qindra dëshmi, të mbledhura gjatë dekadave. Ja çfarë tregon një avokat në një vitin me RD në shtëpinë e 12të (edhe ai më ka dhënë lejen të publikoj emrin e tij por preferoj, që të mos e përmed): “Kam përjetuar disa pengesa dhe probleme në punë; më kanë vjedhur dy makina; njeru me të cilin kam jetuar 15 vjet më la; të dy prindërit e mi u shtruan në spital për anginë pikërisht në të njëjtën ditë; më zbuluan se kisha një problem shëndetësor që mund të zgjidhej vetëm mëe anë të kirurgjisë…” Dhe mos harroni: Ashendenti i RD që bie në shtëpinë e dymbëdhjetë mund të krijojë një vit të tmerrshëm edhe për ata që kanë lindur me Diellin përkrah Jupiterit! Në fakt, mbaj mend që dikur një fermer që erdhi tek unë, më tha pikërisht kështu: “Shiko, duhet të më shpjegoni mua se pse të gjitha gazetat thonë që ky është viti i Luanit, ndërkohë që unë kam humbur tre të korra për arsye të ndryshme, jam ndarë nga gruaja, dhe nuk ndihem kaq mirë…” Arsyeja ishte që ai po përjetonte një RD me Ashendentin që kishte rënë në shtëpinë e 12-të lindjes. Personalisht, në vitet e shkuara edhe unë kam pasur shumë eksperienca të këqija të të afërmve të mi që nuk donin të dëgjonin sugjerimet e mia për t’u zhvendosur e për të shmangur një RD me shtëpinë e 12-të.
Më shumë se 15 vjet më parë, kur unë shpesh merrja pjesë në konferenca apo kur mbaja leksione në disa qytete të Italisë së Veriut, disa nga kolegët e kundërshtuan vizionin tim për një ‘shtëpi të 12të të keqe’, duke pretenduar që, mbi të gjitha, është shtëpia e zënë nga Dielli mbi horizont menjëherë pas agimit. I bën njerëzit të ‘rriten’, është shpirtëror dhe kështu me radhë, deklaruan ata. Për mua kjo s’ka rëndësi fare, sepse sot, qindra nxënës të mi kanë mësuar shumë për Revolucionet Diellore, bazuar në përshkrimet që kam bërë në librat e mi.
Mund të bëni një vijë të drejtë vertikale në një tabelë të zezë dhe të shkruani nga njëra anë e saj emrat e atyre që më kanë ndjekur mua dhe që më ndjekin akoma në këtë drejtim, dhe nga ana tjetër emrat e skeptikëve. Historia do të vendosë se kush është gabim ose jo, por të paktën do të shmangim qëndrimet farisenjte. Pa, kur zbuloj një RD të cilit Ashendenti i bie në shtëpinë e 12të, e këshilloj individin e shkretë të marrë një ndryshim qiellor, dhe të zhvendoset. Në këtë rast – më shumë apo më pak – keni pak zgjedhje. Në fakt, nëse RD ‘i keq’ ndodh këtu në Itali, mund të përpiqeni dhe të zhvendoseni drejt Perëndimit në mënyrë që Ashendenti të bie në shtëpinë e 11-të të lindjes (Në qoftëse do të shkoni në Lindje, ai do të binte në shtëpinë e parë, e cila edhe ajo duhet të shmanget me kujdes).
Kjo mund të zgjidhet me një udhëtim në Londër, Paris apo Lisbonë, ose më e keqja (kjo varet nëse Ashendenti ka një ngritje të shkurtër apo të gjatë) ndoshta mund t’ju duhet të arrini në Azore. Në këtë pikë, përpiqem ta bëj klientin të mendojë dhe të thotë, “Nëse duhet të udhëtoni për Azores vetëm për të hequr Ashendentin nga shtëpia e 12-të, a nuk mendoni që mund të ishte më me vlerë të zgjasni udhëtimin tuaj deri në SHBA, ku mund të keni një Ashendent që bie në shtëpinë tuaj të dhjetë të lindjes?” Me fjalë të tjera, për të bërë një udhëtim më të gjatë por ndoshta më pak të shtrenjtë, pse nuk provoni ta ktheni një situatë planetare nga e keqe në të mirë? A e keni pyetur veten nëse vërtet gjërat funksionojnë? Vetëm provojeni dhe do ta shihni.
Disa njerëz më thonë që e kanë pothuajse të pamundur të udhëtojnë. Këta janë pothuajse gjithmonë mësuesit dhe kurrë politikanët, biznesmenët, aktorët, etj. Atyre u sugjeroj t’u ‘japin’ diçka yjeve (planetëve) mundësisht menjëherë pas ditëlindjes së tyre – kjo ngaqë armiqësitë, në shumicën e rasteve, fillojnë mënjëherë pas momentit të Revolucionit. ‘Të japësh diçka’ në këtë rast mund të nënkuptojë t’i nënshtrohesh kirurgjisë, të mbyllesh në një periudhë të rreptë izolimi që mund të krahasohet me një burgosje, të mbani një dietë shumë të fortë, dhe kështu me radhë. Më shumë hollësira të këtj tip ‘shkarkimi energjish’ nga pozicionet e këqija planetare mund të gjenden në librin tim Astrologjia Aktive. (Ciro Discepolo – astrolog i famshëm italian)

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.