> Faqja pare > SINASTRIA > Shembull i Sinastrisë

Shembull i Sinastrisë

Marredhenia ndermjet Brad Pitt dhe Angelina Jolie

BRADI
Lindur me 18 Dhjetor 1963 Ora lokale: 6:31 am
në Shawnee, OK (SHBA) U.T.: 12:31
96w56, 35n20 Koha siderale: 11:48:52


Pozicionet planetare

planeti shenja grada shtëpia lëvizja
Dielli Shigjetar 25°51’43 në shtëpinë 1 direkt
Hëna Bricjap 22°49’54 në shtëpinë 2 direkt
Merkuri Bricjap 16°06’33 në shtëpinë 2 direkt
Venusi Bricjap 23°28’12 në shtëpinë 2 direkt
Marsi Bricjap 10°01’36 në shtëpinë 1 direkt
Jupiteri Dashi 9°50’03 në shtëpinë 4 direkt
Saturni Ujori 19°08’38 në shtëpinë 2 direkt
Urani Virgjëreshë 10°04’06 në shtëpinë 9 Stacionar (R)
Neptuni Akrep 16°48’10 në shtëpinë 11 direkt
Plutoni Virgjëreshë 14°13’41 në shtëpinë 9 Stacionar (R)
Nyja Ver. Gaforre 11°09’50  në shtëpinë 7 direkt

Pozicionet e shtëpive (Placidus)

Ashendenti Shigjetar 11°53’41
Shtëpia 2 Bricjap 14°30’07
Shtëpia 3 Ujori 21°20’32
Fundqiellori Peshqit 26°58’05
Shtëpia 5 Dashi 26°40’55
Shtëpia 6 Demi 20°47’56
Deshendenti Binjakët 11°53’41
Shtëpia 8 Gaforre 14°30’07
Shtëpia 9 Luani 21°20’32
Mesqiellori Virgjëreshë 26°58’05
Shtëpia 11 Peshore 26°40’55
Shtëpia 12 Akrepi 20°47’56

Shenjat sipas vendosjes planetare

Shenja mashkullore 3 Shenja zjarri 2
Shenja femërore 7 Shenja toke 6
Shenja themelore 5 Shenja ajri 1
Shenja të fiksuara 2 Shenja uji 1
Shenja të ndryshueshme 3

f4

ANGELINA

 

Lindur me 4 Qershor 1975 Ora lokale: 9:09 am
në Los Angeles, CA (SHBA) U.T.: 16:09
118w15, 34n03 Koha siderale: 01:05:55

Pozicionet planetare

planeti shenja grada lëvizja
Dielli Binjakët 13°25’20 në shtëpinë 11 direkt
Hëna Dash 13°05’04 në shtëpinë 9 direkt
Merkuri Binjakët 22°19’40 në shtëpinë 11 retrogradë
Venusi Gaforre 28°09’20 fundi i shtëpisë 12 direkt
Marsi Dash 10°42’26 në shtëpinë 9 direkt
Jupiteri Dash 17°25’28 fundi i shtëpisë 9 direkt
Saturni Gaforre 17°23’13 në shtëpinë 12 diret
Urani Peshore 28°47’59 në shtëpinë 4 retrogradë
Neptuni Shigjetar 10°20’24 në shtëpinë 5 retrogradë
Plutoni Peshore 6°31’24 në shtëpinë 3 retrogradë
Nyja Ver. Shigjetar 0°53’20 në shtëpinë 5 direkt
Planetët në fund të një shtëpie interpretohen në shtëpinë pasardhëse.

Pozicioni i shtëpive  (Placidus)

Ashendenti Gaforre 28°53’13
Shtëpia 2 Luani 20°49’20
Shtëpia 3 Virgjëreshë 16°36’12
Fundqiellori Peshore 17°52’12
Shtëpia 5 Akrep 23°14’57
Shtëpia 6 Shigjetar 28°00’28
Deshendenti Bricjap 28°53’13
Shtëpia 8 Ujori 20°49’20
Shtëpia 9 Peshqit 16°36’12
Mesqiellori Dashi 17°52’12
Shtëpia 11 Demi 23°14’57
Shtëpia 12 Binjakët 28°00’28

Shenjat sipas vendosjes planetare

Shenja mashkullore 8 Shenja zjarri 4
Shenja femërore 2 Shenja toke 0
Shenja themelore 7 Shenja ajri 4
Shenja të fiksuara 0 Shenja uji 2
Shenja të ndryshueshme 3


Ndëraspektet midis dy parterëve

Brad Aspekti Angelina Orb Vlera
Dielli Opozitë Merkurit 3°33′ -133
Merkuri Katërkëndësh Jupiterit 1°19′ -139
Merkuri Opozitë Saturnit 1°16′ -81
Marsi Katërkëndësh Marsit 0°40′ -142
Jupiteri Përkrah Hënës 3°15′ 135
Jupiteri Përkrah Marsit 0°52′ 133
Jupiteri Trekëndësh Neptunit 0°30′ 59
Jupiteri Opozitë Plutonit 3°18′ -35
Saturni Gjashtëkëndësh Jupiterit 1°43′ 42
Urani Katërkëndësh Neptunit 0°16′ -90
Neptuni Trekëndësh Saturnit 0°34′ 54
Plutoni Katërkëndësh Diellit 0°49′ -126
Ashendenti Opozitë Diellit 1°30′ -111
Ashendenti Trekëndësh Hënës 1°10′ 97
Ashendenti Trekëndësh Marsit 1°12′ 70
Ashendenti Përkrah Neptunit 1°35′ 90
680 -857 -177

Interpretimi i aspekteve ndërplanetare

Ky përshkrim i përket marrëdhënies emocionale, sociale, intelektuale, bashkëpunuese dhe shpirtërore ndërmjet dy partnerëve. Aspektet midis planetëve Diell, Hënë, Merkur, Venus, Mars si dhe atyre që formojnë aspekte me Ashendentin (apo Deshendentin) janë më të fuqishëm.

Ashendenti i Bradit në opozitë me Diellin e Angelinës     

Pikëpamja dhe këndvështrimi që ka personi Ashendent për botën priret të mospërputhet me qëllimet dhe dëshirat e personit diellor. Ky i fundit mund të përpiqet të sfidojë ndjenjën e ngjasimit (identitetit) të personit Ashendent nën rrethana negative duke rrezikuar të kundërshtojë dëshirat e tij. Megjithatë, nëse treguesit e tjerë janë më shumë pozitivë, të dy së bashku mund t’i zgjidhin problemet. Kanë mundësi të realizojnë shumë gjëra së bashku nëse i lënë mënjanë diferencat e tyre.

Ashendenti i Bradit trekëndësh me Hënën e Angelinës

Aspekt harmonik: Këta të dy ndajnë së bashku pëlqime dhe mospëlqime të ngjashme në një nivel instiktiv. Personi Ashendent është perceptues ndaj gjendjes emocionale të partnerit Hënë. Ky i fundit tregohet dashamirës ndaj personit që përfaqësohet nga Ashendenti. Gjuha e trupit luan një rol këtu sepse të dy individët komunikojnë mirë me njëri- tjetrin edhe pa përdorur fjalët.

Ashendenti i Bradit trekëndësh me Marsin e Angelinës

Aspekt harmonik: Ky aspekt është më i lehtë se ai ‘përkrah’ nëse shumica e aspekteve të tjera ndërmjet jush janë të vështira, sidoqoftë, dhuna fizike nuk është e mundur të nxitet nga ky aspekt. Ky krijon gjithashtu dëshira dhe qëllime të ngjashme dhe të dy partnerët mund të shijojnë disa veprimtari të përbashkëta. Personi që përfaqësohet nga Marsi priret ta bëjë partnerin tjetër të ndihet më energjik.

Dielli i Angelinës në konflikt me Plutonin e Bradit

Një tërheqje e fortë fizike dhe seksuale do të bashkojë këtë çift, por marrëdhënia nuk do të jetë e shëndetshme, mund të shkoni deri në atë pikë ku njëri nga të dy partnerët do të ketë frikë se mos varet plotësisht nga tjetri, duke u mbyllur kështu në vetvete për t’u mbrojtur. Plutoni do të kërkojë ta ndryshojë Diellin, gjë që Dielli nuk e vlerëson aspak. Agresiviteti dhe nevojat seksuale të Plutonit mund të shkaktojnë probleme. Konflikte edhe të dhunshme dhe shkatërrim. Plutoni rrezikon të tregohet xheloz dhe kërkues.

Marsi i Bradit në konflikt me Marsin e Angelinë

Jeta në çift do të jetë plot konflikte dhe agresivitet. Tërheqja seksuale midis jush do të jetë e fortë, por ekziston një lloj rivaliteti ndërmjet njëri- tjetrit. Në fakt, secili prej jush rrezikon të veprojë në mënyrë impulsive dhe egoiste, në përpjekje për të imponuar tjetrin. Kjo mund të sjellë debate. Ju nuk keni as të njëjtën mënyrë veprimi; as nuk bashkëveproni. Përpiquni të mos ngatërroni jetën sentimentale me atë profesionale. Mbani njëfarë distance me njëri-tjetrin sepse do të grindeni fare lehtë. Energjitë tuaja vepruese janë të ndryshme, por edhe mund të plotësojnë njëra-tjetrën. Nëse aspektet e tjera i kundërshtojnë këto pengesa ju mund t’ia dilni mbanë së bashku, por duhet të privilegjoni tolerancën dhe secili të qëndrojë në vendin që i takon. Konflikte ndërmjet dëshirave dhe veprimeve të të dyve. Prirje për të ndërhyrë në punët e tjetrit; bashkëpunimi është i vështirë.

Mërkuri i Bradit në konflikt me Jupiterin e Angelinës

Vështirësi për të komunikuar dhe mospajtime mendimesh. Partnerët nuk kanë gjithmonë të njëjtat mendime dhe kanë shije të ndryshme. Kjo i çon në debate  e diskutime të gjata. Jupiteri mund të përpiqet shumë t’i imponojë besimet e tij Merkurit, t’i premtojë më shumë sesa të realizojë.

Hëna e Angelinës përkrah me Jupiterin të Bradit

Aspekt harmonik: Partnerët kanë besim te njëri-tjetri dhe mes tyre mbizotërojnë përputhje të vlerave morale, sociale dhe fetare, dhe në veçanti keni harmoni në jetën familjare. Nga pikëpamja emotive, njëri do të ndjejë një simpati të thellë për tjetrin. Jupiteri e mbron dhe e përkrah Hënën madje e llaston atë. Një harmoni e plotë mbretëron brenda çiftit. Jeta do të duket e këndshme për Hënën kur ndodhet në shoqërinë e Jupiterit sepse ajo e njeh zemërgjerësinë e tij. Edhe pse sjellja e Jupiterit është disi pushtuese, Hëna e vlerëson shumë dëshirën e tij për të jetuar dhe entuziazmin e tij joshës. Jupiteri tregohet tolerant, mbrojtës dhe bujar ndaj Hënës, nuk mban kurrë inate ndaj saj dhe po pati mundësi, i bën shumë ndere. Besim dhe respekt reciprok. Nëse martoheni bashkë, fëmijët tuaj do të jetojnë në një ambient të këndshëm.

Dielli i Bradit opozitë me Merkurin e Angelinës

Ky aspekt sjell mungesë idealesh të përbashkëta. Pikëpamja juaj ndaj jetës dhe mënyra se si i trajtoni problemet do të jetë ndryshe nga ajo e partnerit dhe kjo ju çon në mosmarrëveshje. Nuk keni të njëjtat mendime dhe interesa. Karakteri i Diellit e irriton Mërkurin. Duhet të jeni më tolerantë dhe të keni një mendje më të hapur. Dielli duhet të pranojë se mendimet e Mërkurit janë një këshillë e mirë për të. Nëse Dielli e gjen Merkurin sipërfaqësor dhe të paqëndrueshëm, ai nuk ia vlerëson cilësitë e tij mendore. Aspekti sjell stimulim mendor, por edhe konflikte dhe gënjeshtra. Vështirësi për t’u kuptuar.

Marsi i Angelinës përkrah Jupiterit të Bradit

Lidhje e shkëlqyer. Partnerët i shtojnë besimin njëri-tjetrit dhe e mbushin njëri-tjetrin me entuziazëm. Ata bëjnë plane së bashku, të cilat i realizojnë me mjaft realizëm. Partnerët favorizojnë shprehjen e tyre individuale. Kanë interesa të përbashkëta lidhur me zbavitjet, udhëtimet apo sportin. Jupiteri stimulon ambicjen dhe dëshirat e Marsit. Optimizëm, ambicje dhe dëshirë për zhvillim.

Mërkuri i Bradit në opozitë me Saturnin e Angelinës

Me praninë  e këtij aspekti komunikimi është i kufizuar dhe shpesh herë partnerët e kanë të vështirë të kuptohen. Dialogu midis tyre nuk arrin të përfundojë gjithmonë, për shkak të masave të mbrojtjes që merr Saturni kur nuk do të përballet me argumenta. Merkuri e ka të vështirë ta durojë natyrën e Saturnit sepse ai është dekurajues dhe tepër kritik. Synimet e Merkurit mund të ndeshen me vonesa dhe pengesa të shkaktuara nga Saturni.

Jupiteri i Bradit trekëndësh me Neptunin e Angelinës

Një bashkim i lumtur sidomos në fushën shpirtërore. Partnerët pëlqejnë të udhëtojnë, të ndihmojnë të tjerët dhe kërkojnë të pasurohen shpirtërisht. Komunikimi dhe idetë në nivelin shpirtëror kanë rëndësinë kryesore në këtë lidhje. Secili është i ndjeshëm ndaj objektivave shpirtërore të tjetrit dhe ndajnë bashkë interesa të ngjashme në këtë nivel.

Saturni i Bradit trekëndësh me Neptunin e Angelinës

Aspekt pozitiv: Neptuni mund të jetë një frymëzim për Saturnin dhe ky i fundit e stabilizon Neptunin.

Jupiteri i Angelinës gjashtëkëndësh me Saturnin e Bradit  

Një bashkim i favorshëm nëse personat e respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke. Të dy partnerët sillen në mënyrë të ndershme, të ndërgjegjshme dhe korrekte midis tyre. Vlerësojnë pavarësinë, lirinë, veprimin dhe mendimin e njëri-tjetrit. Jeta familjare do të jetë e gëzuar, çifti nuk ndërmerr lehtësisht aventura pa i llogaritur mirë gjërat. Aspekt i mirë për punën (biznesin), për organizimin e kohës dhe të burimeve financiare. Me aspektin përkrah, Saturni rrezikon të tregohet tepër kritik ose të zvogëlojë optimizmin e Jupiterit.

Jupiteri i Bradit në opozitë me Plutonin e Angelinës

Partnerët e konceptojnë jetën në mënyra të ndryshme. Mospërputhje mendimesh në administrimin e parasë, aspirata që janë në konflikt; bashkëpunimi është shpesh i vështirë. Lidhje e rrezikshme dhe shkatërruese.

 

 f4

Mbivendosjet e shtëpive

Dielli i Bradit në shtëpinë e pestë të Angelinës

Në plan të parë është dashuria. Kush ka Diellin e tjetrit në shtëpinë e tij mund të bie lehtësisht në dashuri pa u pasur nevojë që i pari të lodhet shumë. Ky pozicion i Diellit në shtëpinë e pestë të hartës  së partnerit është shumë i fuqishëm për marrëdhëniet romantike. Kjo vendosje tregon se ju i ndani së bashku kënaqësitë që lidhen me aktivitetet sociale si festat, hobet dhe zbavitjet. Kur Dielli juaj bie në shtëpinë e pestë të partnerit tuaj, ju i rrisni deshirën partnerit për mirënjohje personale dhe për të parë krijimtarinë e tij të pasyrohet në mbarë botën. Ky përgjithësisht konsiderohet të jetë një pozicion i shkëlqyer për romancë dhe argëtim. Ju zbuloni dhe stimuloni tek partneri krijimtarinë dhe sensin e dëfrimit. Shpesh ky çift ka interes të fortë për të pasur fëmijë së bashku. Partneri ndjen se jeni i vetmi person që i jepni atij kënaqësi. Nganjëherë ai ju shikon si një mjet përmes së cilit mund të argëtohet, dhe ndoshta si një nxitës egoje. Pozicioni sjell shumë tërheqje romantike me shumë premtime për të kaluar pushime të këndshme së bashku. Vërtetë e shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jeni njohur në ambiente argëtimi ose kur ishit fëmijë.

Hëna e Bradit në shtëpinë e gjashtë  të Angelinës

Kur Hëna juaj bie në shtëpinë e gjashtë të partnerit, ju pëlqen ta ndihmoni atë në punë të ndryshme. I shtoni atij dëshirën për të krijuar një siguri përmes punës. Partneri juaj është më shumë i interesuar për qëllimet afatgjata dhe është i gatshëm t’u kushtojë më shumë vëmendje detajeve, duke zhvilluar aftësitë në punë dhe duke shërbyer apo ndihmuar të tjerët. Falë jush ai do të ndihet më i vetëdijshëm për problemet shëndetësore, dhe të përmirësojë veten dhe ambientin. Hëna në shtëpinë e gjashtë të partnerit gjendet shpesh si marrëdhënie punëdhënës/punëtor. Kjo marrëdhënie ka brenda ngjyrime shërbimesh, dhe nëse ka lidhje romantike, është personi që përfaqësohet nga Hëna i cili është i aftë të kujdeset për tjetrin duke bërë rolin e kujdestarit, shërbyesit të shtëpisë, apo diçka e tillë. Ky person i Hënës priret të jetë instiktiv për të kuptuar nevojat e partnerit dhe gatishmërinë për t’i përmbushur këto nevoja. Hëna duhet ta gjallërojë jetën monotone të tjetrit duke i dhënë pak më shumë fantazi.

Merkuri i Bradit në shtëpinë e gjashtë të Angelinës

Kur Merkuri juaj është në shtëpinë e gjashtë të partnerit tuaj të romancës, ju do të kënaqeni duke folur për punë praktike së bashku. Ju stimuloni mendimet dhe bisedat e tij për çështje që lidhen me punën, shëndetin, dhe të përmirësoni jetën tuaj duke i shërbyer një ideali më të lartë. Ju mund ta ndihmoni shumë partnerin duke i dhënë mendime të mira se si të mbajë një shëndet të mirë, të kujdeset për shtëpinë, dhe të kryejë si duhet punët e përditshme. Merkuri në shtëpinë e gjashtë të partnerit tregon aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive në ambientet e punës.

Venusi i Bradit në shtëpinë e gjashtë të Angelinës

Kur Venusi juaj bie në shtepinë e gjashtë të partnerit, partneri juaj ju konsideron si një mik të besueshëm dhe të dobishëm, gjithnjë i gatshëm për ndihmë. Atij i pëlqen të punojë me ju dhe merr kënaqësi nga kjo. Ai mund të mbështetet gjithmonë tek ju. Do të kërkoni mënyra për të punuar së bashku për të përmirësuar veten dhe ambientin. Venusi në shtëpinë e gjashtë tregon shpesh miqësi shoqërore e krijuar në punë. Keni aftësi të punoni në harmoni së bashku. Prireni të keni interesa të përbashkëta në gatim, art dhe artizanat. Ky është, gjithashtu, një kombinim i mirë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ka mundësi që raporti juaj sentimental të ketë ndodhur në një marrëdhënie pune.

Marsi i Bradit në shtëpinë e gjashtë të Angelinës

Kur Marsi juaj është në shtëpinë e gjashtë të partnerit tuaj, jeni të stimuluar ta ndihmoni atë në punët shtëpiake dhe e nxisni atë për të menduar që puna vjen e para. Kjo nuk mund të duket argëtuese, por secili prej jush përqëndrohet për të përmbushur qëllimet e përbashkëta praktike. Do të jeni më të paduruar dhe debatues me njëri- tjetrin kur të punoni në projekte, por do të gëzoheni me ndihmën e njëri- tjerit.  Marsi në shtëpinë e gjashtë tregon aktivitete që lidhen me vendin e punës apo me çështjet e shëndetit. Shpesh kjo vendosje tregon një tip marrëdhënieje doktor/pacient apo terapist/klient. Personi që përfaqësohet nga Marsi priret të jetë kërkues ndaj këtij partneri.

 

Dielli i Angelinës në shtëpinë e shtatë të Bradit

Kjo mbivendosje është magnetike. Është një nga ndikimet më të fuqishme në sinastri, që prodhon një bashkim natyror të vërtetë midis dy njerëzve. Partneri juaj ju admiron dhe ju shikon si partnerin e tij ideal. Edhe pse ai mund t’ju konsiderojë si një shok ideal, mund të mos ia ktheni këto ndjenja në mënyrë reciproke. Në një farë mënyre ju e ndihmoni partnerin të marrë mësim nga kjo lidhje. Kjo ndodh për shkak se partneri sheh tek ju tipare që e tërheqin në mënyrë të pavetëdijshme për të bërë të mundur një sens të brendshëm ekuilibri. Kompromisi është fjala kyçe e këtij pozicioni, ku të dy ju përpiqeni të ruani ekuilibrin dhe harmoninë e lidhjes. Bëni kujdes të mos lejoni deshirën për ekuilibër të kthehet në një qëndrim “flakë për flakë” ndaj njëri-tjetrit.  Kur Dielli juaj ndodhet në shtëpinë e shtatë të partnerit tuaj, ju mund të bëheni lehtësisht qendra e vëmendjes së jetës së tij. Kjo mbivendosje është shumë domethënëse për bashkëpunime, partneritet dhe martesë. Edhe pse ky pozicion, përgjithësisht, prodhon konkurrencë, jep edhe një përspektivë të shëndetshme në çështjet e rëndësishme dhe një marrëdhënie të ekuilibruar. Ka një tërheqje të fortë të ndërsjelltë dhe ky pozicion gjendet shpesh në martesa apo marrëdhënie të ngushta miqësore e personale. Midis jush ekziston edhe tërheqja seksuale, si dhe e shijoni në mënyrë reciproke shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jeni njohur në bashkëpunime, ambiente gjyqësore apo në rrethin e përbashkët shoqëror.

Hëna e Angelinës në shtëpinë e katërt të Bradit

Kur Hëna juaj bie në shtepinë e katërt të partnerit, ju nxisni tek ai deshirën për të krijuar një themel të fortë familjar dhe shtepiak, dhe ka mundësi të ndani dhe të shijoni së bashku të gjitha gëzimet dhe detyrat tuaja të një marrëdhënieje të ngrohtë familjare. Nganjëherë ju mund t’i dukeni partnerit si një prind i tij. Keni më shumë prirje për të përjetuar një nevojë më të madhe për intimitet. Mund të jeni në gjendje të ri-eksploroni kujtimet tuaja të fëmijërisë. Hëna në shtëpinë e katërt ju ndihmon për një marrëdhënie intime ku përfshihen edhe çështjet shtëpiake. Keni një lidhje të fortë emocionale të bazuar në lidhjet familjare ose një përvojë familjare të ngjashme të hershme. Çështjet e brendshme janë në thelbin e marrëdhënies suaj. E ndjeni veten si “në shtepinë tuaj” kur jeni bashkë. Mbivendosje e shkëlqyer përsa i përket marrëdhënieve sentimentale në përgjithësi. Jo keq as për qëllimet martesore

Merkuri i Angelinës në shtëpinë e shtatë të  Bradit

Kur Merkuri juaj është në shtëpinë e shtatë të partnerit tuaj të romancës, ai do të japë shumë mendime për marrëdhënien tuaj sepse ju stimuloni dëshirën e tij për ta bërë partneritetin tuaj një pikë qëndrore në jetën e tij. Bashkëbisedimet tuaja janë të gjalla. Të dy së bashku kënaqeni kur shkëmbeni mendimet dhe jeni të inkurajuar për të menduar, planifikuar dhe biseduar për marrëdhënien tuaj si partnerë. Merkuri në shtëpinë e shtatë të partnerit jep mendime që plotësojnë partnerin.  Ekziston mundësia për të pasur mendime dhe biseda të lira e të hapura ndërmjet jush. Ka një mirëkuptim mendor që mund të jetë i leverdisshëm sidomos në martesë.

Venusi i Angelinës në shtëpinë e tetë të Bradit

Kur Venusi juaj është në shtëpinë e tetë të partnerit, ju stimuloni ndjenja të forta erotike te partneri juaj. Ai ju do thellësisht. Intimiteti seksual dhe ndjenjat për një rilindje personale ju tërheqin të dyve. Ju i dukeni partnerit joshës seksualisht dhe pak miserioz. Midis jush mund të zhvillohet një marrëdhënie komplekse. Së bashku do të përpiqeni të përparoni në sipërmarrjet e përbashkëta financiare. Me Venusin në shtëpinë e tetë, ndjenjat tuaja priren të jenë të thella, dhe reagimi emocional për njëri tjetrin në marrëdhënie do të jetë i fortë. Kjo vendosje prodhon një tërheqje të fortë seksuale, një joshje dhe magjepsje që i jep një kuptim të veçantë kombinimit fizik. Ju keni një deshirë të parezistueshme për të bërë dashuri sa herë që jeni në krahët e tij.

Marsi i Angelinës në shtëpinë e katërt të Bradit

Kur Marsi juaj është në shtëpinë e katërt të partnerit tuaj, ju e nxisni, e ngacmoni dhe e sfidoni njëri-tjetrin. Familja vjen në fillim, dhe secili prej jush ka mendimet e veta se si duhet të merreni me çështjet shtëpiake. Jeni i gatshëm të argumentoni pikëpamjen tuaj kurdo, kudo, duke qënë i pari që përpiqeni të mposhtni mendimet dhe kundërshtimet e partnerit tuaj. Debatet e nxehta janë sa më shpesh jo vetëm pjesë e lojrave tuaja të përziera seksuale. Shpesh herë ju debatoni për problemet familjare dhe kërkoni që të jeni vetë drejtues. Marsi sfidon sjelljet e zakonshme dhe kjo vendosje shpesh nxit ndryshim nëse marrëdhënia ka sukses. Nëse aspektet janë të vështira, këto ndryshime do të sjellin shumë probleme. Nëse ato janë të mira, këto ndryshime do të jenë shumë progresive dhe të leverdisshme.

 

 

f4

Binjakët me Shigjetarin – si miq

Binjaket me Shigjetarin ndodhen perballe njeri-tjetrit ne rrethin e shenjave dhe ky pozicion krijon plotesimin magjik. Pra, mund te rezultoje nje lidhje e thelle ndermjet ketyre, por gjithmone me kushtin qe ata te ndodhen ne te njejtin nivel zhvillimi, gje qe varet prej cilesise njerezore. Entuziazmi i perbashket dhe kenaqesia e te zbuluarit nuk mjaftojne gjithmone per te fshehur ndryshueshmerite ne karakter. Binjakun e nxit hera-heres kureshtja ne ca lloj aventurash te perbashketa me shokun e tij Shigjetar, te cilat nuk jane aspak te natyres se tij. Ai do te ndihej me rehat ne shtepi te vet, sesa ne vende e kontinente te largeta. E, megjithate, qellon qe ai e ndjen veten ne qejf duke ndare kenaqesine e zbulimeve me Shigjetarin. Por ne keto udhetime ate e ndreqin me shume rrymat intelektuale qe levrijne brenda dhe jashte vendit, sesa krokodilet ne Ameriken e Jugut. Ne kete cift lidhjet e dashurise dhe te marteses jane me shume problematike, sepse te Shigjetari zoteron “planeti i lumturise legale”, Jupiteri. Nderkohe qe Binjaku e ka me perzemer te qendroje i palidhur, duke i ardhur qark historise se botes. Pra, ne partneritetin Binjak-Shigjetar, i pari eshte i mendueshmi, ndersa i dyti i dashurueshmi.

Binjakët me Shigjetarin – si armiq

Ne fakt, keto dy shenja nuk jane te prirura per armiqesi, por shpesh ndodhin keqkuptime dhe keto kryesisht prej natyres se sjelljes se njerit, qe i ngre nervat tjetrit. Binjaku e shoshit mendimin dhe fjalen kur analizon nje problem, nderkohe qe Shigjetari idealist i eshte turrur me shpirt qellimit pa perfillur pengesat. Kjo gje nuk i duket Binjakut aspak per t’u lakmuar. Armiqesia e ketij çifti lind gjithmone prej miqesise qe thyhet . Ne rast se problemi do shfaqej ne nje fushe profesionale, atehere ata edhe do te mund te kuptoheshin per gjetjen e nje zgjidhjeje. Por nese muhabeti do te thartohej njehere, atehere Binjakut do t’i duhej te djersitej shume dhe veshtire se do t’ia arrinte pajtimit. Duke e tjerrur gjate dhe imet, ai do t’i shpjegonte Shigjetarit pikepamjen e tij, i cili jo se s’e kupton, por nuk ia miraton, pasi i duket e ceket. Pikerisht per kete ai e qorton vazhdimisht Binjakun, si te ishte nje mesues i lindur, dhe largohet prej tij duke tundur lart gishtin tregues. Binjaku e kundershton nga ana e tij me te tallura ironike, gje qe e prek thelle Shigjetarin e sinqerte, te ndershem e aspak te lig. Dhe vetem nese ka mbetur ende nje fije simpatie, atehere ka te ngjare qe, me kohe, kjo te behet ure mbi hendekun e hapur, perndryshe gjtihçka merr fund.

 

Shigjetari me Binjakët  – si miq

Shigjetarit i duket miku i tij Binjak paksa i siperfaqshem, sepse ai luan shume me fjalet dhe gjuhen e intelektualit, por mendimet i ka jo aq sa duhet te thella. Por, meqenese te dy jane tolerante, ata, here pas here gjinden bashke ne aktivitete te ndryshme. Pasioni per te rene i mban ata gjithmone bashke, por rrezja e veprimit te tyre nuk duhet te jete e vogel, perndryshe, ne hapesira te ngushta, ata edhe mund te nervozohen me njeri-tjetrin. Binjaku mezi e duron sjelljen prej kujdestari te Shigjetarit, ndersa ky here pas here, magjepset prej Binjakut dhe s’i reziston dot sharmit te tij. Pra, gatishmeria e Shigjetarit per kompromise siguron nje miqesi te lumtur ne kete çift.

Shigjetari me Binjakët  – si armiq

Entuziazmi i tepruar i Shigjetarit nuk e rremben gjithmone me vete Binjakun, i cili di ta vleresoje me mendje te ftohte nje problem. Kundrejt kesaj permbajtjeje, Shigjetari synon qe t’i imponje atij menyren e tij te sjellurit, gje qe i ngre nervat Binjakut. Megjithate, ndermjet ketyre dy shenjave tolerante, zor se mund te linde ndonje urrejtje e thelle. Ata veçse mund te inatosen ne kulm nga menyra kontradiktore e sjelljeve te tyre edhe sikur ne fillim te kene qene miq apo te dashuruar; madje edhe ne ndonje marredhenie jo private profesionale, ku fati i ka detyruar te qendrojne bashke. Zakonisht, per ta eshte e mundur qe te merren vesh, kur ne te njejten kohe, dhe kane filluar te ftohen. Ne keto rrethana Shigjetari eshte ne gjendje qe ta kuptoje rrjedhen e mendimeve te Binjakut, por nuk i miraton ato, sepse i duken shume te siperfaqshme. Ai do te deshironte qe, nga pikepamja mendore, te depertonte dhe me thelle ne boten materiale. Por kur sheh qe ne kete drejtim i mungon mbeshtetja e Binjakut, atehere miqesia ze e ftohet. Kjo eshte e gjitha. Ne fund te fundit ata nuk jane kafshe te egra, por njerez.

f4

 

Mashkulli i Shigjetarit në dashuri

I linduri në këtë shenjë nuk e ka të vështirë t’u hyjë në zemër femrave. Shigjetari merr flakë me lehtësi, ndërsa përpiqet të bëjë për vete shoqen e re me entuziazmin dhe vrullin që i japin pamje mjaft të lumtur kur është afër qëllimit tradicional të martesës, i gatshëm për të bërë gjithçka që të duket i lumtur dhe i qëndrueshëm, por duke mos hequr kurrë dorë nga pavarësia e tij. Ky mashkull duke qënë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. Është një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, jo shumë besnik (kur është pa martuar), por dhe mrëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Edhe pse i dashuruar e më pas i martuar, ai kërkon me çdo kusht të ruajë njëfarë pavarësie edhe për ta përdorur në rast se del ndonjë rast për t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe për dashurinë. Kaq e vërtetë është kjo sa që shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet në moshë të re, i gatshëm për të përballuar këtë angazhim me vullnet shumë të mirë derisa kjo martesë të ketë jetëgjatësi. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën njëfarë përpjekje për ta kuptuar më mirë partneren, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie. Duke qënë i ndjeshëm dhe sentimental ai ka nevojë për një grua të nxehtë dhe të zjarrtë, një grua të cilës ai kërkon ta admirojë dhe ta vlerësojë për inteligjencën e saj dhe për mënyrën se si e përballon dhe i kapërcen vështirësitë. Dhe nëse ajo do të jetë në gjendje ta ndjekë pas në të mirë e në të keq, atëherë kjo dashuri do të jetë dashuri me “D” të madhe.

Femra Binjakë në dashuri

Në drejtim të dashurisë femra e shenjës së Binjakëve shfaq shumë siguri dhe fodullëk, edhe pse është e bindur që dashuria e çastit është ajo e përhershmja. Sigurisht që ajo nuk është tip pasionant përkundrazi vepron me mendje të ftohtë dhe synon t’i ndërlikojë marrëdhëniet e dashurisë sepse është gjithmonë në kërkim të emocioneve të reja, sidoqoftë është një femër që parapëlqen më shumë dashuriçkat e vogla sesa lidhjet tradicionale dhe me përgjegjësi. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe i pëlqen t’i vijnë rrotull: kjo i jep siguri dhe ia kënaq ambicjen. Për t’i pëlqyer shokut të saj ajo di si të tregohet, e ëmbël, e dashur por mund të bëhet shumë xheloze, me dëshirë të madhe për të sunduar mbi të tjerët dhe tekanjoze. Mashkulli i saj ideal duhet të dijë si t’u përshtatet ritmeve të saj të furishme të paparashikuara. Femra e Binjakëve ka sjellje shumë elastike duke u lëkundur midis sigurisë dhe njëmijë dyshimeve. Në marrëdhëniet bashkëshortore kërkon të mbizotërojë vetë ajo dhe, në veçanti, nuk dëshiron që t’ia kthejnë fjalën. Femra e lindur në shenjën e Binjakëve është e prirur të lidhet me një burrë që nuk kërkon prej saj as stërmundime, as sakrifica, as një besnikëri të pakushtëzuar. Kompromisi nuk e tremb, madje as në dashuri. Nga pikëpamja seksuale nuk është femër e nxehtë sepse e ka në dorë veten dhe është e prirur të premtojë shumë pa dhënë aq sa premton. Është një femër lozonjare që kërkon me çdo kusht të bëjë të lehtë jetën sentimentale pa krijuar shumë probleme të jetës morale, probleme për të cilat ka mendimin se janë krejtësisht të kota.

f4

 

Përgatiti: Nikolaos

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento