> Faqja pare > ASTRO-MJEKËSIA, TEMA SPECIALE > Shëndoshja dhe dobësimi

Shëndoshja dhe dobësimi

Humbja dhe shtimi në peshë sipas traziteve dhe pozicioneve planetare

ndarese

oli-stenliTranzitet që ju bëjnë të shtoni në peshë

Shtimi i peshës lidhet tradicionalisht me planetin Jupiter.
Jupiteri përfaqëson teprime dhe ekspansion (zgjerim). Në tranzite, Jupiteri mund t’ju bëjë juve të shkujdesur në lidhje me veprimtaritë që përfaqëson planeti apo shtëpia me të cilët ai kontakton.

Jupiteri në tranzit me Ashendentin tuaj apo sunduesin e shtëpisë së parë:
Kur Jupiteri ndodhet tranzit mbi Ashendentin tuaj apo sunduesin e shtëpisë së parë, një “zgjerim” i trupit tuaj fizik mund të ndodhë. Është e rëndësishme të bëni stërvitje gjatë kësaj kohe, ngaqë Jupiteri priret drejt teprimeve.
Mund ta teproni me kënaqësitë gjatë kësaj kohe, por mund ta ndjeni veten tepër optimist dhe të shkujdesur saqë nuk do t’ia dini se sa shumë abuzoni me ushqimet dhe pijet.

Jupiteri tranzit mbi Venusin tuaj të lindjes:
Venusi lidhet tradicionalisht me ëmbëlsirat, kështuqë kur Jupiteri ndodhet tranzit mbi Venusin tuaj të lindjes, ju mund të përjetoni dëshira të forta për çokollata, karamele, biskota, kek apo ëmbëlsira të tjera. Venusi përfaqëson gjithashtu kënaqësi dhe përmbushje, kështuqë është e rëndësishme të tregoni kujdes se çfarë hani kur Jupiteri kalon mbi këtë planet.

Jupiteri tranzit në shtëpinë e gjashtë apo me sunduesin e shtëpisë së gjashtë:
Dieta dhe rutina e ushtrimeve mund të vendosen në sfond gjatë këtij cikli. Do të bëheni të shkujdesur me dietën dhe rregjimin e ushtrimeve gjatë këtij tranziti. Jupiteri priret të rrisë dembelizmin dhe dëshirën për kënaqësi nën këtë ndikim. Nga ana tjetër, Jupiteri mund të funksionojë si mënyrë kundërshtare: mund të ndiheni më pozitivë dhe energjikë në këtë kohë, gjë që mund t’ju bëjë të vendosni më shumë energji në dietën tuaj dhe në rutinën e ushtrimeve.

ndarese

Tranzitet e humbjes së peshës

Saturni tranzit mbi Ashendentin tuaj apo sunduesin e shtëpisë së parë:
Saturni lidhet zakonisht me humbjen e peshës, dobësimin, ndërsa Jupiteri lidhet me shtimin e peshës. Saturni kufizon, ndërsa Jupiteri zgjeron.
Saturni i urren teprimet dhe harxhimet e kota, kështuqë ai priret të “shkurtojë” gjithçka që është e panevojshme dhe e tepërt. Për shembull, kur ai kalon mbi Venusin tuaj të lindjes, ju mund të ndërprisni marrëdhëniet që për ju nuk po funksionojnë më. Po kështu, Kur Saturni kalon mbi Ashendentin tuaj, ju mund të eleminoni teprimet në lidhje me pamjen tuaj fizike, që përfshin humbjen e peshës. Sunduesi i shtëpisë suaj të parë mund të konsiderohet si “Ashendenti i dytë” i juaj, kështuqë tranzitet me këtë planet do të shprehen në të njëjtën mënyrë.

Saturni tranzit në shtëpinë e gjashtë apo me sunduesin e shtëpisë së gjashtë:
Shtëpia e gjashtë sundon shëndetin, dietën dhe ushtrimet, dhe Saturni simbolizon disiplinën, frenimet. Kështu pra, kur Saturni ndodhet tranzit në shtëpinë tuaj të gjashtë, mund të bëheni më serioz dhe të disiplinuar me shëndetin tuaj. E njëjta teori vlen edhe për Saturnin tranzit mbi sunduesin e shtëpisë suaj të gjashtë. Fillimi i një diete të re apo rregjimi ushtrimesh favorizohet në këtë kohë, saqë përpjekjet tuaja ka mundësi të arrijnë suksesin. Kjo është e vërtetë sidomos nëse sunduesi i shtëpisë suaj të parë ndodhet në shtëpinë e gjashtë, dhe Saturni formon tranzit me të.

Urani tranzit mbi Ashendentin tuaj apo sunduesin e shtëpisë së parë:
Disa njerëz zbulojnë që kur Urani ndodhet tranzit mbi Ashendentin e tyre apo me sunduesin e shtëpisë së parë, ata përjetojnë humbje peshe. Pse ndodh kjo? Kur Urani ndodhet tranzit në një pikë ai na tund që të zgjohemi. Na thotë, “Ç’kemi! Tani keni nevojë për ndryshim”. Për shembull, kur Urani kalon mbi Venusin tonë, ne dëshirojmë ndryshime në marrëdhëniet tona. Kur ai kalon mbi Ashendentin tuaj apo sunduesin e shtëpisë së parë, ju do të keni dëshirë të ndryshoni pamjen tuaj. Shtëpia e parë lidhet drejtpërdrejt me trupin dhe pamjen tonë fizike, kështuqë humbja e peshës mund të ndodhë.

Urani tranzit në shtëpinë e gjashtë ose me sunduesin e shtëpisë së gjashtë:
Kur kalon në shtëpinë tonë të gjashtë apo mbi sunduesin e shtëpisë sonë të gjashtë, Urani hap mendjen tonë ndaj formave të ndryshme të ushtrimeve dhe dietave. Krejt papritur, ne mund të vendosim të futemi në palestër, apo të fillojmë një dietë të re, edhe pse nuk kemi menduar ndonjëherë ta bëjmë këtë më përpara.

Plutoni tranzit mbi Ashendentin apo sunduesin e shtëpisë së parë:
Plutoni është planeti i “transformimit”, kështuqë kur ai prek Ashendentin tuaj apo sunduesin e shtëpisë së parë, pamja juaj fizike do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor. E gjithë pjesa juaj e yndyrshme që e keni fituar prej vitesh zhduket. Është e rëndësishme të mos fiksoheni pas transformimit të vetvetes gjatë kësaj kohe, sepse rrezikoni të keni pasoja shëndetësore.

Plutoni tranzit në shtëpinë tuaj të gjashtë apo me sunduesin e kësaj shtëpie:
Kur Plutoni ndodhet tranzit në shtëpinë tuaj të gjashtë apo mbi sunduesin e kësaj shtëpie, dieta juaj, mënyra se si hani, dhe rutina e ushtrimeve mund të ndryshojnë. Sidoqoftë, kujdes se mos i kaloni kufijtë gjatë kësaj kohe. Plutoni nxit fiksime, kështuqë prirja për t’i marrë gjërat shumë me ngulmim rrezikon të sjellë pasoja shëndetësore.

Progresionet në Bricjap:
Shembull: Ashendenti në Shigjetar sjell probleme me peshën, ju bën të hani shumë dhe të abuzoni me ushqimet. Shigjetari sundohet nga Jupiteri, i cili përfaqëson teprimet dhe zgjerimin, pra kjo ka kuptim që disa njerëz me Ashendent Shigjetarin luftojnë me problemet e peshës. Sidoqoftë, kur Ashendenti juaj hyn në Bricjap, pesha juaj do të bie. Bricjapi sundohet nga Saturni, planeti i kufizimeve.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.