> Faqja pare > Lidhur me shenjat > Shenjat dhe gurët e çmuar

Shenjat dhe gurët e çmuar

Gurët e çmuar lidhur me shenjat

gur1

Guret e cmuar grupohen sipas ngjyrave dhe funksionit qe ato luajne ne gjendjen shendetsore e psiqike tek njeriu.Por grupimi me i fundit i rendit ata edhe sipas shenjave te horoskopit.Perkatesite specifike te gureve e te kristaleve dhe efektet e tyre, nepermjet kristalterapise, u zbuluan mijera vjet me pare.

 

 
Ne qyteterimet antike, duke filluar nga Egjiptianet deri Majat, guret perdoreshin neper ceremoni per te percaktuar te ardhmen,si fatsjellese,si dhe per te sheruar semundjet.
Per te siguruar nje efekt te vlefshem nga nje gur, duhet te ndiqen disa rregulla perpara perdorimt te saj. Fillimisht guri duhet te jete “pastruar” duke e lare ne uje te rrjedhshem dhe pastaj vendoset ne nje ene te mbushur plot me uje, te ciles do i hidhet kripe e imet.
Lihet te “pushoje” te pakten per kater ore,duke perjashtuar rastet kur guri eshte poroz, te cilat eshte me mire te lihen ne argjile, per te evituar nje prishje te tyre.
Me tej guri shpelahet edhe nje here me uje te rrjedhshem dhe lihet te “marre energji” per pak kohe ne ajer te paster,nen rreatimin jo direkt te drites se diellit.
Ja nje klasifikim sipas shenjave te horoskopit


DASHIdashi-gur

Shenjes se Dashit, te drejtuar nga Marsi i jane asociuar te gjithe guret,ngjyrat e te cileve variojne nga e kuqja deri tek viola.Nese ju duhet force dhe energji, kini besim tek Korali i Kuq ose tek Rubini, qe do te rrisin vitalitetin tuaj.Per te pastruar gjakun, mushkerite, melcine, zgjidhni Eliotropin, qe ju ndihmon edhe te transformoni energjine seksuale ne kreative dhe per te luftuar stresin.

DEMI

demi-gur

Shenjes se Demit, te drejtuar nga Venusi, i jane asociuar te gjithe guret jeshile, ngjyre  e Venusit.Prandaj mund te zgjidhni Smeraldin qe do ju sjelle dashuri, ekuiliber dhe mirekuptim, ose Xhaden Jeshile qe do ju garantoje kurajo, drejtesi, pjekuri dhe jetegjatesi.Smeraldi do te jete i dobishem edhe ne problemet e shikimit.Ose mbani Tormalina Jeshile per te mbeshtetur formen fizike, duke pastruar trupin tuaj dhe per te siguruar para dhe sukses.

BINJAKET

binjaket-gur

Shenjes se Binjakeve te drejtuar nga Merkuri i jepen te gjithe guret e Verdhe. Prandaj per shenjen tuaj eshte i favorshem.Topazi, qe ka funksionin te kontrolloje emotivitetin dhe te stimuloje spiritualitetin.Mund te zgjidhni edhe Agaten, qe do ju ndihmoje te stimuloni mendjen dhe te rrisni perqendrimin duke u bere e dobishme si per punen, por edhe per studimin.Nese deshironi te jeni me humor te mire, deshire per te jetuar, kreativitet dhe iniciative, te jeni dinamike dhe ekstroverse, te keni me shume autostime dhe kurajo per tu perballur me te gjitha situatat, Citrina eshte guri i pershtatshem.

GAFORRJAgaforrja-gur

 

Shenjen se Gaforres, te drejtuar nga Hena, i jepen guret e bardhe apo ngjyre qumeshti.Guri qe zakonisht i atribuohet shenjes tuaj eshte Perla qe ka funksionin te embelsoje, qetesoje, dhe te sjelle ekuiliber.Per grate qe deshirojne nje shtatezani ose deshirojne te rrisin feminilitetin e tyre, eshte e keshilluar vacanerisht Guri i Henes (Adularia).


LUANI

luani-gur

Shenjes se Luanit, te drejtuar na Dielli, i perkasin guret e verdhe apo ato shume te shndritshem.Guri simbol i kesaj shenje eshte diamanti, me brilanti i te gjithe gureve, qe mban energji dhe mbeshtetje tek shendeti i Luaneve, duke lehtesuar tensionet nervore dhe duke pastruar organizmin nga toksinat e teperta.Diamanti ndihmon gjithashtu ne mendimim dhe ne fokalizimin, me mire se si te arrini deshirat tuaja.Per te stimuluar kreativitetin tuaj dhe per te rritur besimin ne vetvete eshte e keshillueshme vecanerisht Ambra.

VIRGJERESHA

virgjeresha-gur

Shenjes se Virgjereshes, te drejtuar nga Merkuri, i jepen guret gri, te ndryshueshme, ose opaleshente.Guri i kesaj shenje eshte konsideruar Zafiri qe mund te jape energji sherimi dhe dashurie per ata qe kane nevoje.Per te forcuar kujtesen dhe per te pedorur me mire intuiten dhe racionalitetin, si edhe per te kundershtar pasigurine dhe friken, eshte me se i dobishem Kunzite.Ne nivel fizik, jane te keshilluar Kuarci Rutilato, shume i dobishem kunder lodhjes, ose Agata qe eshte konsideruar si nje energjizues shume i mire qe jep force ne cdo nivel.

PESHORJA

peshorja-gur

Shenjes se Peshores, te drejtuar nga Venusi, i jepen guret jeshile.Per dashurine eshte e keshilluar Tormalina Jeshile, ndoshta e vene ne nje varese apo ne nje unaze, qe ju jep edhe pak prakticitet.Ndersa ne momentet qe nuk ndiheni shume mire, zgjidhni Opalin, veprimi i te cilit do ju jape pak energji.Malakiti eshte i vlefshem ne profesion, qe qarteson, mban te qarte obiektivin dhe forcon aftesine kritike.Per te permiresuar sensualitetin tuaj drejtojuni Krizoprazios, per te terhequr dashurine nuk ka asgje me mire se te vishni kuarcin roze te vendosur ne unaza, byzylyke, dhe mbi te gjitha neper varese.

AKREPI

akrepi-gur

Akrepet, te drejtuar nga Plutoni i jane lidhur guret me ngjyre te kuqe.Guri i shenjes eshte Rubini qe ju mbron nga te gjitha negativitetet, nga demtimet fizike, apo nga semundjet, ose Agata qe favorizon rigjenerimin dhe rritjen, rezistencen e trupit dhe rinovon fuqine dhe vitalitetin.Korniola do te ndihmoje te lindurit e kesaj shenje te arrijne qellimet e tyre, duke ju dhene shtytjen dhe ambicjen e nevojshme.Nder te tjera inspiron nje besim te kurajshem dhe pozitiv ne vetvete dhe eshte vecanerisht e dobishme kunder problemeve te zorreve apo problemeve nervore.Per te terhequr dashurine mbani Rodrokrozit, qe stimulon te qenit spontan dhe per te manifestuar ndjenjat tuaja.

SHIGJETARI

shigjetari-gur

Shigjetaret, te drejtuar nga Jupiteri, i atribuohen guret bojeqielli apo guret e kuqerremte.Guri tipik i kesaj shenje eshte Turkezi, qe ka funksionin tipik mbrojtes dhe qe garanton vitalitet per te gjithe trupin.I dobishem si ne dashuri, por edhe ne profesion, per te zhvilluar intuiten, njohjen, mirekuptimin e vetes dhe te te tjereve, dhe per te favorizuar komunikimin, eshte Axuriti.

BRICJAPI

bricjapi-gur

Bricjapet te drejtuar nga Saturni i jane asociuar guret e zinj dhe te erret.Guri tipik i kesaj shenje eshte Onici qe ndihmon te lindurit ne kete shenje per te kapercyer veshtiresite duke i stimuluar vazhdimisht per te realizuar individualitetin e tyre dhe per te rregulluar impulse seksuale.Per tu karikuar me energji mund te zgjidhni Opalin e Zi, gurin e komandimit, i dobishem edhe si stimulant apo antidepresiv.Per profesionin eshte i dobishem Tormalina e Zeze, guri i komandimit, qe ju ben te afte te mund te influenconi menderisht personat e tjere.Per shendetin mund te zgjidhni Osidianin, qe eshte e keshillueshme per traumat dhe dhimbjet.

UJORI

ujori-gur

Shenjes se Ujorit, te drejtuar nga Urani, i asociohen guret e erret, blu, lejla, dhe te zinj.Guri tipik i Ujorit eshte Kuarci, qe ndihmon te vihet rregull ne mendime dhe te qartesohet mendja, ose Zafiri Blu vecanerisht i dobishem per shendetin apo per dashurine.Kristali i Shkembit, lloj kuarci i vecante, i konsideruar si pastrues dhe mbrojtes, i sjell te lindurve ne kete shenje fuqizimin e forces se tyre jetesore.

PESHQIT

peshqit-gur

Shenja se Peshqve, e drejtuar nga Neptuni, lidhet me guret bojeqielli apo te shndritshem. Peshqit jane shume te ndjeshem dhe prandaj duhet te perdorin guret per tu mbrojtur, si per shembull Ametistin dhe Akuamarinen, qe konsiderohen si guret e kesaj shenje, qe i mbrojne te lindurit e shenjes dhe rrisin energjine e tyre jetesore.Ametisti ne vecanti eshte i dobishem per te rritur autostimen, per te forcuar vullnetin, memorien, autokontrollin.Per dashurine mund te jete e dobishme te mbani nje Akuarine, te vene ne nje unaze apo nje varese, qe ndihmon te shprehni lirshem mendimet dhe ndjenjat.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.