> Faqja pare > 4.HOROSKOPI > Shenjat e horoskopit

Shenjat e horoskopit

zodiak  Karakteristikat e shenjave

 

DASHI
Dashi është guximtar. Atij nuk i pëlqejnë rrugët e tërthorta, por i turret qëllimit drejtëpërsëdrejti. Atë qe ka për ta thënë e thotë hapur, qartë, pa lënë shteg për keqkuptim. Ai është shumë i ndërgjegjshem, i zellshem, ambicioz dhe i përkushtuar më tepër nga praktika, sesa nga teoria. Tek ai zotëron ndjenja e fuqishme e të qënit si qendra e universit, prandaj dhe marrëdhëniet e tij njerëzore, shpesh herë, shfaqen problematike.

Shenja e tij i përket elementit të zjarrit. Më shumë ai shkon me dy shenjat e tjera të zjarrit: me Luanin dhe Shigjetarin, por, veç këtyre, ai harmonizohet me Ujorin, Binjakët dhe, mbi të gjitha, me Peshoren, shenjë e cila i qendron ballëperballë dhe e tërheq magjishëm, pavarësisht nga disa kundërshti të jashtme.
Dashi është një natyrë e theksuar udhëheqesi dhe nuk duron dot asnjë lloj kujdestarie. Ambicja e tij proverbiale ka të bëjë me aftësitë e tij. Tek Dashi nuk duhet admiruar personi, por vepra e tij. Që prej ditës së parë të lindjes, ai është i pranishëm për të lëvizur dicka, për të ndryshuar, për të ndikuar. Ai është i drejtë dhe i ndershëm dhe si shok mishëron formën më të pastër të miqësisë. Lum ai që ka për shok nje Dash se s’ka për të mbetur kurrë në baltë! Dashi e sheh jetën si të plotë. Ai s’merret me vogëlsira, as me gjëra të dorës së dytë apo gjysmake. Nga dështimet nuk ka frikë kurrë, por gjithmonë ka bindjen se duhet ecur përpara, drejt suksesit. Optimizmi i tij i pafre, i kombinuar me atë joshje që e karakterizon, bëjnë që t’i hapen të gjitha dyert. Përuljen, durimin, modestinë, delikatesën dhe taktin ai i njeh vetëm nga të dëgjuarit. Egoizmi për të cilin ai përgojohet, është më tepër naivitet, sesa vetëpëlqim. Pikërisht si një femijë, ai le t’i duken epërsitë vetiake dhe këtë e bën se është vërtetë i bindur, pa të keq, që është më i madhi prej të gjithëve. Qëllimin e tij ai e ndjek me një këmbëngulje të paepur dhe, në shumicën e rasteve, ia arrin atij.

DEMI
Karakteristika themelore e sjelljes së Demit është këmbëngulja. Ai këmbengul në pikëpamjet e tij botëkuptimore, politike dhe fetare; për atë pozicion që ka kapur në jetë, për ruajtjen e nderit, por edhe për zbatimin e urdhrave të tij. Në vartësi të shkallës së zhvillimit të tij, atë mund ta quash ose jashtëzakonisht të vendosur, ose kokëderr. Sipas traditës astrologjike, në sektorin e rrethit të shenjave ku ndodhet kjo kafshë, zotëron Venusi (Afërdita), yllësia e drites, e cila ndikon në afrimin e gëzimit me lindjen e ditës, që në kuptimin tokësor do të thote “verë, grua dhe këngë”. Pra, thënë shkurt, kjo është bota ku ndihet mirë dhe i shpenguar Demi qejfli, por pa i harruar parimet. Pikërisht në këtë lloj hareje, Demi shfaqet i pakomplikuar dhe i drejtëpërdrejtë. Ai nuk i njeh sjelljet e rafinuara dhe në detyrë i turret qëllimit drejtëpërsëdrejti.
Shenja e tij i përket elementit tokësor. Ai është i lidhur plotësisht me këtë element; dashuria e tij i përket vendlindjes, truallit, tokës dhe ai ndjehet vërtetë i lumtur kur zotëron një copëz prej tyre. Nëse për rrethana të mbrapshta nuk realizohet kjo dëshirë e zjarrtë, atëherë do t’i shërbente nga halli qoftë edhe një copë kopështi të marrë me qera. Megjithëse Demi na duket qejfli dhe i hareshëm, ana e kundërt e tij ka prirjen për të qënë melankolik dhe pesimist. Ndonjëherë kjo bën që rruga e suksesit të tij të ndërpritet. Sukses për të do të thotë pronë dhe siguri. Lufta për pronën është aktiviteti më i paepur i tij dhe kjo nuk synon vetëm të mirat materiale, por dhe njerëzit me të cilët ka të bëjë që nga bashkëshorti e deri tek postieri. Natyrisht, që në këtë mes nuk përjashtohet as shoku. Për Demin miqesia nuk ka të bëjë me parimin e të drejtave të barabarta. Këtë duhet ta ketë të qartë çdokush që qëndron i lidhur me të. Demi kërkon të njohë deri në fund shpirtin e tjetrit, ndërkohë që ai vet ruan gjithmonë një qoshe sekrete, ku nuk lejon asnjërin të depertojë.

BINJAKET
Megjithese Binjaku e ka tmerr te qendroje vetem, prapeseprape ai nuk eshte nje partner ideal ne miqesi. Natyrisht, kjo varet edhe nga ajo c’pret tjetri. Binjaku nuk te fal ndonje ngrohtesi, si ne rastin e Demit. Ai eshte vazhdimisht ne aksion dhe e rremben tjetrin ne shjellen e mendimit te tij. Ai e perkrah njeriun me nje dashamiresi spontane, ndoshta dhe te ngrohte, por kush beson se ajo dashamiresi buron prej zemre, ai gabon. Binjaku eshte shpirt i akullt, i lemuar thjesht nga kureshtja per te hetuar te tjeret. Ai misheron ligjin e polaritetit, duke qene, ne te njejten kohe, mashkull dhe femer, kur pjesa me e madhe e njerezve jane te vetedijshem per njeren ane mbizoteruese. Binjaku nuk ka nevoje per t’u plotesuar dhe, si kusht per te arritur nje harmoni te plote, nuk eshte shpirti i njejte, por perputhja ne te menduar e te kuptuar. Mendja e tij nuk gjen kurre prehje. Ai nuk perpiqet pas pasurise, dashurise dhe suksesit profesional, por pas nje ideali qe ne nje fare menyre duhet ta kerkoje. Ne kete kerkim, ai lejon qe te marrin pjese dhe te tjeret, por me kusht qe atij te mos i afrohet asnjeri. Ndonjehere, diskutimet mundesojne njohuri befasuese dhe keto njohuri jane nje nga qellimet e Binjakut. Ama, kush i ngjitet pas ne shtegun e mendimit, ai eshte armiku i tij. Ndersa kush nuk lodhet se kembyeri mendim me te, ketij i lejohet te perdore fjalen “miqesi”.
Shenja e Binjakut i perket elementit te ajrit dhe tek ai zoteron planeti i Merkurit, qe per romaket e lashte ishte perendia, e tregetise dhe e shkences. Tipi i vecante i Merkurit i korrespondon, sipas psikologjise klasike, tipit te sanguinit. Ne rrethin e zodiakut, Binjaket jane shenja me inteligjente. Ata kerkojne te fitojne me fjale dhe jo me vepra, dhe kjo mund te ndodhte sa here qe ne do t’i vleresonim si vepra fjalet e tyre, te thena dikur me vend.

GAFORRJA
Eshte veshtiresi e madhe te besh nje vleresim te sakte te sjelljes se Gaforres, se sic thote populli, ajo eshte me hene e me diell, pra, sot e sheh te entuziazmuar deri ne qiell, diten tjeter te pikelluar per vdekje. Kur eshte me humor, lumturon boten mbare me qeshjen qe i rrezellen si perle, por eshte ne ore te keqija vjen verdalle krejt e ngrysur, ndoshta ngaqe nje Dem kokekrisur i ka bere nje verejtje te trashe, qe i ka plagosur shpirtin e ndjeshem. Ne nje rast te tille ajo terhiqet ne cast dhe mbyllet ne vetvete dhe me pas eshte shume e veshtire qe ta joshesh e ta nxjerresh nga guacka. Personat e jashtem nuk arrijne dot qe t’i njihnin shkaqet e imeta qe ndikojne ne natyren teper te ndjeshme te Gaforres. Nje skene e Diellit, qe po perendon ne det, e shkrin ate shpirterisht ne stepen e pafundme. Dhe, kur Gaforrja del prej vetes, atehere s’ka me per te konture e pragje: ajo ndodhet e zhytur ne boten e ndjenjave, larg cdo perfytyrimi materialist. Dhe, kur kthehet se andejmi, shkon e fshihet brenda guackes se saj te forte, njelloj si kafsha prej se ciles ka marre emrin. Mbi te gjitha, Gaforrja dashuron strehen e saj me kuptimin me te thelle e gjitheperfshires. Ajo ndihet aty e lindur ne kater muret e saj. Shpesh, keto i ngjajne nje muzeu, sepse Gaforrja eshte nje koleksionuese si dhe trupi qiellor qe zoteron shenjen e saj: Hena. Ne marredheniet e saj me njerezit ajo s’e merr kurre iniciativen. Zakonisht, eshte nje tjeter qe duhet ta joshte ate per te dale nga vetepermbajtja. Kjo nuk do te thote qe ajo eshte e pashoqerueshme, por, me me qejf, ajo e mbledh shoqerine e saj ne shtepi. Ne fakt, familja e saj ka me shume rendesi sesa shoqeria. Te qenurit ne cift ka kuptim per te kur ajo eshte frytdhenese, kur nje shkembim ideje do ta nxiste ate drejt nje krijimtarie artistike. Ky do te ishte dhe bazamenti me i mire per nje miqesi me Gaforren. Por ajo do te mbese per tjetrin gjithmone nje rraskapitje, nese ai nuk do ta njihte deri ne fund shperthimin shpirteror te saj, shperthim te cilin ose do te duhej ta menjanonte, ose ta duronte.

LUANI
Luani ne menyre te ndergjegjshme pse te pandergjegjshme, kerkon te imponohet. Ketu s’ka asgje te keqe, perkundrazi! Ne qofte se ne jete do te kishte me shume njerez me nje vetendergjegjesim si te Luanit dhe me pak nga ata, qe kane kompleksitetin e semure te inferioritetit, atehere jeta shoqerore do t’i gezohej nje ekuilibri me te madh, pa problemet qe shkaktojne neurotiket. Luani eshte i mrekullueshem, i pakomplikuar, i jashtezakonshem dhe sillet gjithmone si mbret, sic i ka hije nje zoti. Ka te ngjare qe mbreteria e tij te mos jete aq e madhe, sic do ta deshironte ai. Por kjo nuk i shkakton asnje zbehje shkelqimit e tij. Krenaria e tij eshte aq e madhe, sa nuk lejon qe t’i duket asnje pakenaqesi e brendshme e jetes se perditshme. Luani thote gjithmone se ia kalon shkelqyeshem edhe sikur ta dije qe permbaruesi i gjykates eshte ne rruge e siper, pra per te eshte krejt e pamundur qe ta pranoje disfaten. Ne me te shumten e rasteve, Luani eshte i pasur dhe ka merak qe kjo t’u bjere ne sy te tjereve. Shtepine dhe dhomat i ka te pajisura me objekte shkelqimi. Ai e ka te nevojshme nje kornize te bukur per veten, sin je fron nga ku mund te rrezatoje mireqenien, perzemersine, miqesine dhe pasurine e nenshtetasit te tij. Shpesh here, jep festa te hareshme. Ai eshte me bujari dhe doreleshuari dhe te gjithe vizitoreve u ben nga nje dhurate. Megjithate, miqesia e Luanit eshte e njeanshme. Ai eshte gjithmone dhenes dhe kurre ndonjehere marres, pasi nuk mundet qe te marre. Kjo ndikon qe ne marredheniet njerezore, shpesh, ekuilibri te mos jete i vendosur. Shenja e tij i perket elementit te zjarrit. Nese dy shenja te tjera te zjarrit, pra Dashi dhe Shigjetari, do t’i perngjanin njera flakes dhe tjetra fishekzjarrit, Luani do te perfaqesonte ate karakteristike te qendrueshme te zjarrit, sic eshte prushi. Me gjithe vitalitetin, qe e karakterizon, ndonjehere Luani eshte edhe i ploget. Ne kete rast, ai qendron plot deshire ne fron, duke soditur mbreterine e tij, sidomos ne pleqeri. Pushtimet, qe ka bere njehere e nje kohe ne te ri, tani i sheh duke buzeqeshur me qesendi. Karakteristika themelore e natyres se tij eshte zoterimi dhe kjo shfaqet ne profesion, ne dashuri, ne martese dhe ne miqesi.

VIRGJERESHA
Shenja e Virgjereshes ndodhet ne trekendeshin e tokes dhe, sipas cilesise se saj, eshte e levizshme. Virgjereshat e te dyja gjinive paraqiten shume te shkatheta, dinamike dhe jashtezakonisht te kujdesshme. Ato shfaqen modeste, te besueshme, te zellshme, te afta dhe teper te rregullta, por edhe shpirtvogla, kritikuese, xanxar dhe te marrosura nga mania per te analizuar gjithcka. Virgjereshat mund te jene shume terheqese dhe te mirekuptueshme. Perkushtimi kryesor i tyre eshte vendosja e rregullit dhe pikerisht ky rregull zoteron edhe ne mendimet e tyre. Kjo gje u siguron edhe suksesin, sepse zelli instiktiv i tyre eshte i orientuar drejt arritjes se qellimit. Shumica e tyre kane nje zgjuarsi mbi mesataren, e megjithate, me verberine prej formalisti, qe e karakterizon, xhindosin hera-heres gjithe boten. Ato jane vertete perfeksioniste te lindura. Megjithese, ne pergjithesi, jane shume te mirekuptueshme, ndaj crregullimeve ato nuk te falin. Ngandonjehere behen te padeshirueshme prej cikerrimave, qe kerkojne dhe kritikes se tepruar. Por ato jane shume te gatshme per te ndihmuar me ndjenje vetesakrifikimi sepse jane shume besnike dhe te drejta, gje qe i ben shoke te mrekullueshem. Virgjereshat nuk shfaqen kurre ne driten e “prozhektorit” apo ne plan te pare. Por do te ishte gabim nese do t’i mendonim ne rolin e sherbyesit. Natyra modeste e tyre u meson qe ta ushtroje pushtetin ne sfond dhe, jo rralle, ato jane keshilltare te zonja te nje te madhi. Me mbikqyrjen dhe analizen, qe u bejne situatave, ato e nxisin tjetrin per te marre vendime.
Virgjereshat interesohen per problemet e jetes dhe nga ana profesionale mund te jene edukatore te shkelqyera, mesuese dhe perpiluese tekstesh e librash profesionale. Duke qene se inteligjencen e kane me shume te orientuar nga shkencat konkrete, ato kane njohuri te mira teknike. Si bashkeshorte shkaktojne, hera-heres, probleme, sepse e kane shume te veshtire qe te dalin nga bota e tyre dhe priren ta prishin dashurine me mendime e fjale te teperta. Lidhjet me te suksesshme e te lumtura do te ishin, nese partneri e lejon Virgjereshen te marre pjese ne profesionin e tij, por jo si inferior, sepse ajo vazhdimisht kerkon te jape mendim. Suksesi i punes se saj qendron ne sistemimin rigoroz te vogelsirave, sipas vecorive te tyre, gje qe jo cdokush mund ta beje.

PESHORJA
Duke lene menjane mendimin e saj krijues, per Peshoren as qe duhet permendur fjala “sjellje”, pasi ajo nuk sillet; ajo pret se c’ben tjetri dhe vetem pastaj mund te levize e te zgjedhe qendrimin, qe duhet te mbaje. Kur ajo eshte e detyruar te marre nje vendim, gje qe, tek e fundit, e presupozon cdo sjellje, atehere kjo do t’i shkaktonte asaj nje vuajtje ferri. Me kalimin e moshes Peshorja zhvillon nje taktike te rafinuar, duke ia hedhur topin e padeshiruar tjetrit. Pra, ajo i kryen veprimet te menduara dhe jo spontane. Prandaj nuk do t’i pelqente qe te fillonte te komunikonte me njerez te matur e fjalepak. Ajo pret me padurim, derisa partneri te kristalizoje nje qendrim te tijin. Vetem atehere, ajo merr gjalleri dhe pozicionohet ne cast ne te kunderten e pikepamjes se tij. Pikerisht, ne diskutimet pro dhe kunder, asaj fillon t’i ndizet shpirti, duke i dhene me kurajo drejtim dhe nje pikesynim kryesor: arritjes se nje bote paqesore ku gjithcka te jete ne barazpeshe. Dhe ne kete barazpeshe, ajo eshte vertete nje mjeshtre. Askush nuk do te ishte ne gjendje qe t’i shuante aq mire e bukur konfliktet e te tjereve, sesa Peshorja. Tek ajo eshte shume e theksuar ndjenja e drejtesise. Ajo eshte plotesisht e pershtatshme per detyren e gjyqtarit. Ne nje atmosfere per harmoni, ajo semuret; ajo mund te ekzistoje vetem atje, ku jane te siguruara ne njefare mase qetesia dhe paqja. Per nje Peshore te vertete, mjedisi eshte shume me i rendesishem sesa shpalosja e personalitetit te saj. Por ajo kerkon qe te jete e njohur ne te gjithe ambientin e saj, madje edhe ta vleresojne. Peshorja eshte shenja e partneritetit dhe ajo ka gjithmone nje ose me shume partnere ne dashuri, miqesi dhe profesion. Asnje Peshore nuk mund ta gjesh te vetmuar ne nje kasolle, maje malit. As dhe ne banesen e saj te bukur, ate s’e ze mbremja te vetmuar; ne cast, ajo hidhet jashte ne gjirin e shoqerise. Ndjenjen e afersise njerezore ajo e ka te nevojshme si fryma qe merr. Kjo s’eshte humnera e ndonje pasioni, qe e kerkon gjate jetes, por thjesht motra e shpirtit te saj.

AKREPI
Ka njerez qe largohen ne cast, sapo nje tjeter u prezantohet si i shenjes se Akrepit. Pa dyshim, kjo ndodh se perfaqesuesi i kesaj shenje eshte zoteruesi i te gjithe tipave, i cili kurre nuk ua hap zemren te tjereve e aq me pak t’u flase atyre per planet dhe qellimet e tij. Ai asnjehere nuk e jep mendimin e tij pa ia kerkuar ate, dhe, nese ai duhet ta beje nje gje te tille, atehere ai e thote cope, pa sterhollime dhe, shpesh me nje sinqeritet te ashper. Atij as qe i shkon ndermend qe te perfitoje ose te arrije dicka nepermjet lajkave. Ai ka imazhin e te padepertueshmit dhe aftesite e tij kane te bejne shume me thumbin, per te cilin thuhet se nje Akrep di ta perdore mire. Fatkeqesisht, njerezit kane prirjen qe me pare te besojne te keqen sesa te miren, dhe as qe e marrin mundimin qe te zbulojne te verteten mes thashethemeve. Ne fakt, njeriu me shenjen e Akrepit eshte deri ne fund i arsyeshem, ndonese hakmarres. Megjithate, thumbin e tij ai s’e ngul asnjehere prej ligesise, por vec atje, ku edhe ai vete rrezikon ta pesoje. Ai ka nje vetendergjegjesim te theksuar dhe i irriton njerezit qe takon ne jete me llogjiken e tij te ftohte. Po qe se ate e pyesin per librin qe po shkruan, atehere ai i thote me ndergjegjen me te madhe se ai do te jete nje Bestseller. Ne kete rast, ai nuk kerkon qe te mburret, por eshte thjesht bindja e tij. Po kaq ai eshte i ndergjegjshem per vlerat e tij te brendshme. Ofezat qesharake ai s’i perfill, sic nuk e prekin as dhe lajkat. Thumbin e tij ai e perdor si arme, vetem atehere kur tjetri e ka plagosur ne nder, ose kur dikush ve ne diskutim figuren qe ai adhuron e ndjek. Si shok Akrepi eshte i mrekullueshem, njeri i vetesakrifices, besnik deri dhe pas vdekjes. Nese atij i sulmohet shoku, ai reagon me te njejten force, si te behej fjale per veten e tij. Kundrejt te semureve dhe te dobeteve, Akrepi tregohet i gatshem per t’i ndihmuar. Shpesh, ai eshte sherues ose mjek. Interesat e tij personale i perkasin sferave misterioze te parapsikologjise dhe magjise.

SHIGJETARI
Aktualisht, njohurite e astrologjise kane depertuar ne ndergjegjen e se perditshmes, dhe jane me se te zakonshme. Pra, s’ka per t’u cuditur kur shohim ne dokumentat e agjensive te udhetimeve, qe shenja e Shigjetarit te perdoret si sigel. Dhe ne kete rast atyre u ka vajtur mendja mire, pra kane qelluar ne shenje. Te gjithe femijet e lindur ne kete shenje kane deshiren e theksuar te marrin rrugen per udhetime te largeta. Nxenesit Shigjetar i zene ethet e udhetimit, kur marrin vesh qe shkolla e tyre do te beje ekskursion. Ne pushime, adoleshentet e kesaj shenje hedhin kraheve canten e shpines dhe bejne per te dale jashte vendit. Te shenja e Shigjetarit dominon planeti Jupiter, qe te vjetrit e cilesojne si “fat i madh”, ndersa studiuesit e rinj e quajne si planeti qe shkakton ekspansion, rritjen vetendergjegjesimit, aktivitetin me filozofi, drejtesi dhe rend. Jo te gjithe Shigjetaret jane te se njejtes shkalle zhvillimi, por ama te gjithe jane te zjarrte, plot fantazi, te dhene pas sportit dhe te kendshem ne bisede. Kapitali me i madh qe Shigjetari zoteron si te thuash prej fatit, eshte optimizmi i pashtershem, i cili ia ben jeten ne menyre proverbiale, te suksesshme. Ne ato raste, kur ky optimizem mungon (shume rralle), shkaku duhet kerkuar ne demtimet e renda te horoskopit individual ose ne prirjen e nje sjelljeje jo te natyrshme, te kombinuar me rrethana te pafavorshme. Por le te kthehemi tek natyra e Shigjetarit normal. Ai eshte shume i perkushtueshem ndaj se vertetes, aq sa ndonjehere e tepron, duke u treguar per hir te saj, pa takt dhe ofendues, por asnjehere me shpirtligesi. Ndjenja sociale, qe ka hedhur rrenje thelle tek ai, e ben gjithmone te gatshem per te ndihmuar njerezit perreth. Kur ai konstaton dicka te padrejte atehere ai shprehet hapur dhe brutal, dhe ne kete rast, s’arrin te kuptoje qe me kete menyre te sjelluri ai mund te ftohe shume miq te cmuar. Ngaqe eshte plot fantazi dhe vlon prej shpirtit entuziast, ai e tepron ne tregimet e tij gojore, apo dhe ne njoftimet me shkrim. Po t’i heqesh verejtje per to, duke e perballuar me realitetin e zhveshur, ai preket thelle. Dhe me e renda per kete fanatik te se vertetes eshte kur e fajeson si genjeshtar. Kufizimet apo pengesat e cdo natyre ai s’i duron dot, prandaj edhe nuk kerkon te zoteroje, por vec te shpalose flatrat ne fluturim. Kjo e ben qe t’i perkasin lartesite qiellore te botes shpirterore.

BRICJAPI
Bricjapi eshte karrierist. Tipi i karakterit te tij i perket njerezve te tensionuar se brendshmi. Elementi ku eshte sistemuar shenja e tij, eshte toka. Natyra e tij eshte melankolike. Zakonisht, ne jeten e tij, qendrojne ne plan te pare interesat profesionale. Ai eshte realist qe nuk i beson rasteve te lumtura te fatit, por can vete me nje zell te pashtershem madje, dhe me pak kenaqesi per te rrezikuar. Tamam si kafsha qe i ka marre emrin, ai eshte nje kacavjerres. Ai le pas vetes te gjithe ata kalores qe, per nje cast ia kane kaluar. Karakteristikat kryesore te tij jane kembengulja dhe te qenit i palodhur. Kundrejt njerezve qe ka perreth, tregohet shume i rezervuar. Ai vepron si modest, por duke i ruajtur ne menyre ambicioze aftesite e tij. Edhe ndjenjat i fsheh thelle, brenda vetes. Por, ne asnje rast, ai nuk eshte i pandjeshem dhe i pazemert, sic do ta mendonin shume njerez qe e njohin ne siperfaqe. Edhe tek me te afermit e tij, duhet te kaloje kohe e gjate, qe ata te kuptojne se ai eshte si te gjithe qeniet prej mishi e gjaku. Bricjapi eshte konservator i theksuar. Ai orientohet sipas rregullave qe ruajne shoqerine njerezore. Ai vepron me korrektesi jo prej frikes se ndeshkimit te ligjit, por nga nje detyrim i brendshem vetjak per t’iu bindur ligjit. Nese nuk do te kishim asnje ndryshim ndermjet ligjeve qe veprojne nga jashte dhe deshirave ton ate brendshme, vetem atehere do te mund te flisnim per vullnet te lire. Pra, keshtu dhe Bricjapi, qe se jashtmi vepron me ndrojtje dhe si i penguar, ne fakt, eshte njeriu me i lire i rrethit te zodiakut. Planeti i Saturnit, qe zoteron tek ai, i pengon shpalosjen e aktivitetit, por, nga ana tjeter, e cliron ate nga detyrimi i motivit (perligjies). Zakonisht, Bricjapi eshte i sjellshem dhe pret qe edhe te tjeret te jene te tille me te. Ai ka nje vecori te mrekullueshme: nuk ben thashetheme dhe s’i fut hundet kurre ne punet e te tjereve. Kjo e ben ate qe te shihet me simpati e dashuri prej te tjereve, gje qe sjell me vete edhe mirebesimin e tyre. Sado qe kjo e beson, ai s’eshte nga ata qe kane nevoje per t’u konfirmuar nga te tretet. Ai e njeh saktesisht vleren e vetevetes, dhe deviza e tij eshte: peshku i madh noton vetem.

UJORI
Djemte e e vegjel, qe kane deshire t’i rrisin floket, jane te shenjes se Ujorit; po ashtu edhe vajzat e reja, qe kane deshire te dalin ne rruge me pantallona, i perkasin kesaj shenje. Njeriu i pare, qe doli ne stratosphere (August Pikardi), qe nje Ujor. Burri, qe shpiku mikroskopin e pare, fonogramin, llamprn elektrike dhe baterine prej hekuri-nikeli (Tomas Edison), ishte nje Ujor. I po kesaj shenje ishte edhe burri i shtetit qe luftoi per clirimin e sklleverve (Abrahm Linkolm). Pra, zbuluesi, reformatori dhe perparimtari jane te shenjes se Ujorit. Ai eshte tipi i intelektualit, me vlera te posacme dhe me temperament sanguini. Shenja e tij i perket elementit ajer dhe karakterizohet nga shpirti i rralle i dashuruar me lirine, me perpjekjet per pavaresi, me idete revolucionare dhe zhvillimet reformatore. Per nje Ujor edhe arritja me kulmore ne nje fushe te jetes, mbetet prape si dicka qe i takon se kaluares, pasi mendimet e tij ndodhen, gjithmone duke projektuar te ardhmen. Ato jane teper origjinale dhe levizin sipas sjelljesh ekscentrike, duke kryer vepra te jashtezakonshme, qe shpesh jane te mbushura me kenaqesine e te eksperimentuarit, per te verejtur me kureshtje se si do te reagonte ndaj tyre bota “e prapambetur”. Me kete menyre sjelljeje, Ujorit as i shkon ndermend t’i beje keq ndokujt, por ai synon vec per te mesuar. Motoja e tij: Liri, barazi, vellazeri. Ai i do te gjithe njelloj. Miqesia eshte nje koncept, qe ka te beje me shume me ndjenjat individuale, por per ate ajo ka nje kuptim kolektiv. Kjo gje ben qe jetesa me nje partner, i cili natyrshem do te pretendonte ta kishte Ujorin vec per vete, te veshtiresohet mjaft dhe te behet gati e pamundur. Planeti Uran, qe u zbulua me 1781, beri qe ta pozicionoje me mire shenjen e Ujorit. Gjithmone, sa here qe zbulohet nje planet i ri, fillon nje epoke e re dhe kjo per Token qe ishte koha e zhvillimt te teknikes. Me perpara, Ujori i qe nenshtruar Saturnit mijeravjecar dhe ai zoteronte mbi te, duke e lene te ndrydhur e te permbajtur. Kjo shpjegon dhe tensionimin e ndjeshem, qe shpesh bie ne sy, te femijet Ujore, sikur shpirtit te tyre i duhet te kthehet nga bota e utopise, me shpejtesine e nje suste te tensionuar. Megjithate, Ujori nuk eshte aspak tipi i mistikut, por duhet pasur parasysh qe prej vizioneve te tij shperthejne per te ardhmen kombinacione idesh gjeniale.

PESHQIT
Peshku nuk di te sillet, ai reagon. Madje, ka çaste kur ai nuk reagon ne çast, pasi eshte duke medituar. Zakonisht, ai jeton ne kete bote gjysme i ndergjegjshem. Hera-heres, atij i vjen ne ndihme fati per t’u perqendruar ne nje nga detyrat e jetes dhe ne kesij rastesh, ai ia del ne krye. Por, me vullnetin e tij, ai nuk arrin kurre te aktivizohet seriozisht ne gjerat konkrete te jetes. Pare nga njohurite parapsikologjike, Peshku ka interesim per njerezit. Ai i identifikon ata me veten. Nese ata kane halle, ai tregohet i ndjeshem dhe i gatshem per ndihme. Duke qene se ai mund te depertoje shume bukur ne gjendjen e tyre, ai eshte nje aktor i shquar. Ne fakt, ai nuk luan rol, por e perjeton ate. Peshqit dallohen nga mungesia e ambicjes njerezore. Ata nuk dine te reklamojne as edhe vlerat me te thjeshta. Kjo eshte dhe arsyeja qe, me se shumti, ata pozicionohen ne nje vend pune inferior, gje per te cilen nuk merziten, per aq kohe sa kjo pune i kenaq ne njefare mase. Ata kane deshiren e sinqerte t’u vijne ne ndihme te semureve dhe te dobteve. Ne thellesi te zemres, ata jane te pershpirtshem, por jo domosdoshmerisht besnike ndaj fese. Lutja e tyre quhet meditim, dogmen e thate ata e refuzojne. Megjithate, ata shkojne rregullisht ne kishe dhe ne vartesi te priftit apo predikimit, leshohen ne vetemohim shpirteror. Peshqit kane prirjen ta shohin jeten permes syzeve roze. Por, kur ndeshen me realitetin e ashper, ata plagosen keq. Megjithate, Peshqit jane te zotet per te qene jashtezakonisht te kujdesshem dhe shume te durueshem kundrejt fatit. Pra, ata kane tendenca fataliste. Sic jane pasive, e lene veten ne dore te fatit dhe e pranojne ate pa u qare. Por, sido qe te jete, ata nuk mund t’i fshehin plotesisht ndjenjat e tyre. Shpesh here, ata e shohin veten dhe te zhgenjyer. Por kjo gjendje nuk u zgjat teper dhe rishtaz kthehen tek e tyrja. Ndonjehere, ata kerkojne, fatkeqesisht, te harrohen pas alkolit, dhe kjo shpjegohet me natyren e tyre per ta perjetuar fatin ne menyre pasive dhe jo aktive.

– ASTROLOGJIA ne jeten e perditshme – DORIS DOMBROWSKI

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.