> Faqja pare > ASTRO-MITOLOGJI > Shpirti sipas konceptit ateist

Shpirti sipas konceptit ateist

ÇFARË ËSHTË SHPIRTI SIPAS KONCEPTIT ATEIST?AJRI

Dihet tashmë që, sipas përshkrimeve fetare, filozofike dhe mitologjike, SHPIRTI është një thelb apo esencë jomateriale e një qënieje njerëzore. Sinonim i fjalës fantazmë, hije.

Teologu katolik Thomas Akuinas i atribuonte “shpirt” (anima) të gjithë organizmave por argumentonte që vetëm shpirtrat njerëzorë janë të pavdekshëm. Hinduizmi dhe Jainizmi thonë që çdo organizëm biologjik ka shpirt, kështu mendonte dhe Aristoteli, ndërsa ka pasur mendime që dhe entitetet jobiologjike (si malet, lumenjtë, etj) zotërojnë shpirtra. Ky besim u quajt më vonë ANIMIZËM, nga fjala latine anima (shpirt).

Mirëpo sipas shkencës, ateizmit dhe etimologjisë së kësaj fjale, shpirti nuk është gjë tjetër veçse mendja ose fryma (ajri) që ne marrim, ose të dyja bashkë, pasi ajri vë trurin në lëvizje dhe truri gjithë trupin.

Në gjuhën greke shpirtit i thonë PSIKI nga ku rrjedh dhe fjala PSIKOLOGJI. Dihet qe psikologjia është shkenca qe studion mendjen, pra ne kete rast shpirti=mendja. Kemi dhe fjalën PSIKOPAT që nga greqishtja përkthehet “i sëmur mendor” (Psiko=mendje, patia=sëmundje).

Në përkthimin anglisht të fjalës greke PSIKI  kuptimi i saj del MENDJE, JETË, FRYMË dhe FRYN ERË (era=ajri). Pra, në këtë rast shpirti është frymemarrja, ajri që ne thithim nga natyra. Shpirti apo psike (mendja) me kuptimin e anglishtes “to breathe” (marr frymë) janë aftësi mendore të një qënieje të gjallë: arsyeja, karakteri, ndjenja, vetëdija, kujtesa, perceptimi, mendimi, etj.

Ne italisht dhe latinisht shpirtit i thonë ANIMA; në frengjisht ÂME. Sipas fjalorit shkencor kuptimi i kësaj fjale është FRYMË, FRYMËMARRJE, ERË (ajër). Në frengjisht mendjes i thonë ESPRIT që në latinisht përkthehet SPIRITUS.  Pra në këtë rast kemi përsëri barazlverësimin e mendjes me shpirtin.

Vetë fjala MARR FRYMË  në frengjisht RESPIRER, dhe italisht RESPIRO, rrjedhin nga rrënja SPIR (shpirt), pra RE-SPIR = marr shpirt (frymë, ajër). Këtë e mbështet dhe mjeshtri i madh Albert Pike në librin e tij ‘Morali dhe Feja’. Ajri është i padukshëm ashtu siç përfytyrohet një shpirt (fantazmë). Nganjëherë kur era lëviz derën neve na duket sikur e lëvizni ndonjë fatazmë apo shpirt i vdekur. Kemi dhe fjalën e përdorur shpesh “fryma e shpirtit”, “më doli shpirti” apo më “doli fryma e shpirtit” nga lodhja.

Filozofët grekë, si Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, kuptuan që shpirti (Psike), duhet të ketë një aftësi llogjike. Vetëdija është sinonim i fjalës shpirt (latinisht: animus).

Termi ‘Anima Mundi’ është koncepti i “shpirtit të Botës” që lidhet me të gjithë organizmat  e gjalla në planetin Tokë. Pra shpirti në këtë rast ka kuptimin “jetë, gjallëri”.  Në fakt po të përkthesh fjalën SPIRIT nga anglishtja në shqip dalin fjalët: shpirt, frymë, mendim, gjallërim (pra, janë e njëjta gjë).

Sipas kësaj, kuptimi i fjalës shpirt është vetë jeta e cila përbehet nga ajri, fryma që ne marrim. Nëse ne nuk marrim frymë (ajër) vdesim. Pra kur themi që dikush dha shpirt, do të thotë që atij iu ndërpre ajri, frymëmarrja e jetës. Në mitologjinë greke perëndesha PSIKE (Shpirti, mendja) përfaqësohet nga një femër me flatra (e cila përfaqëson erën që fryn).  Edhe në konceptin fetar të Trinisë Shpirti i shenjtë është ajri.

Në mitologjinë greke Zeusi ishte perëndia Qiell dhe bashkëshortja  tij ishte Hera (në shqip era ose ajri). Kjo është thjesht një alegori dhe nënkuption që qielli dhe ajri janë “ngjitur” me njëri-tjetrin dhe qendrojnë bashkë si dy bashkëshortë të vërtetë.

Astronautët kur dalin në hapësirë marrin me vete oksigjen, një nga përbërësit kryesor të ajrit. Pra po të kishte njeriu shpirt tjetër (përveç ajrit) do jetonte dhe pa oksigjen, por njeriu nuk do jeton dot as 10 minuta në hapësirë pa ajër, as në ujë gjithashtu. Jo të gjitha gjallesat kanë nevojë për ajër. Toka dikur ka qënë e pabanueshme për shkak të mungesës së atmosferës (ajrit), por me kalimin e viteve është mundësuar ajri i cili është faktori kryesor i jetës, së bashku me Diellin (dritën) dhe ujin. Ajri përbëhet nga 78% azot (nitrogjen) dhe 21% oksigjen. Prandaj është e rëndësishme që të qendrojmë sa më shumë në ajër të pastër.

(Përgatiti N.Herceku, 28 maj 2017).

Rrembimi-i-psikes

Rrembimi i perendeshes Psiki

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento