> Faqja pare > SHPJEGIMI I ËNDRRAVE > shpjegimi i ëndrrave (pjesa 3, p-zh)

shpjegimi i ëndrrave (pjesa 3, p-zh)

P

PAAFTËSI

Ta ndjesh veten në ëndërr krejtësisht të paaftë tregon se po bëni një punë që dëmton shëndetin dhe sjell shqetësim shpirtëror. Pas një ëndrre të tillë ia vlen të rishikoni veset tuaja dhe të ndryshoni mënyrën e jetesës.

PABANUAR (i)

Në qoftë se gjendesh në një vend të tillë, do të të lenë shokët në baltë. Në qoftë se banon dhe ke frikë, do të keni fitime të mëdha.

 

PADIS

Në qoftë se padit dikë, do të bësh shoqëri me të dhe kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të padisin kundërshtarët, mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të padit një shok, thjeshtë do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti padit dikë, do ta bësh shok.

 

PADREJTËSI

Nëse shikoni që dikujt apo juve ju bëhet padrejtësi do të keni dëme  të mëdha.

 

PADURIM

Në qoftë se sheh se je i padurueshëm (mërzitesh), do të humbësh një trashëgimi ose fitime.

 

PAEDUKATË (i)

Do të keni shqetësim të madh për një çështje shumë të vogël.

 

PA FËMIJË

Në qoftë se je pa fëmijë, do të vonohesh të marrësh përgjigje për diçka që pret. Në qoftë se je pa fëmijë dhe lind fëmijë, prit lajme të këqija.

 

PAGËZIM

Në qoftë se gjendesh në një pagëzim ose në qoftë se t’i pagëzon dikë, do të kesh shumë të mira dhe të ardhura. Në qoftë se se të pagëzojnë, do të kesh një aksident ose një sëmundje të lehtë. Në qoftë se sheh të dashurin ose të dashurën të pagëzohet, do të bëhet më shumë besnik se ç’ka qenë.

 

PAGUAJ

Në qoftë se shikoni sikur po paguani detyrimet tuaja, do të keni vlerësime dhe respekt nga bota. Në qoftë se shikoni sikur po paguani punëtorë, do të qetësoheni nga vuajtjet tuaja.

 

PAGURE

Në qoftë se shikoni ose mbani pagurë bosh, do të mërziteni për humbje materiale që do të keni. Në qoftë se është e mbushur, do të keni ngritje ekonomike dhe do të merrni lajme të gëzueshme.

 

PAGJUMËSI

Do të kesh një hidhërim. Në qoftë se je grua e martuar, burri të fsheh disa ankesa.

 

PAKO

Në qoftë se shikon sikur po dërgon një pako diku ose dikujt, do të humbasësh diçka tënden. Në qoftë se të dërgojnë pako, do të marrësh lajm të mirë.

 

PA KOKË

Në qoftë se sheh veten, do të të bëjnë keq. Në qoftë se sheh tjetërkënd, do të humbësh dashurinë e mbrojtësit tënd.

 

PALAÇO

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni palaço dhe argëtoheni me publikun, mendjelehtësia juaj do t’u bëjë qesharak tek të tjerët. Në qoftë se shikoni një palaço duke bërë numra, shokët tuaj qeshin pas krahëve.

 

PA LARË

 

Në qoftë se se je i pa larë, do të thotë mërzi dhe rëndesë në shpirt.

 

PALCË

 

Në qoftë se shikoni palcën tuaj ose të dikujt tjetër, do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se shikoni se vuani, do të pësoni dëme të mëdha nga neglizhenca juaj.

 

PALESTËR

 

Në qoftë se je në palestër dhe stërvitesh, do të thotë se do t’i sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon dikë tjetër të stërvitet, do të keni një ndihmë që nuk e prisni.

 

PALMË

 

Në qoftë se shikoni sikur hani, do të pësoni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur e bleni ose e shisni, do të hidhëroni një shok me fjalët tuaja.

 

PALYER

 

Në rast se shikon në ëndërr pemë, fustan ose kafshë të palyer domethënë pa ngjyrën e tij natyrale, atëherë do t’u shfaqen ndryshe gjërat nga ç’e kishit parashikuar, pra mos i beso avokatit tënd në rast se ke gjyq, as doktorit në rast se je i sëmurë.

 

PALLAT

 

Në qoftë se shikoni një pallat mbretëror, çështjet tuaja do të ngatërrohen dhe ndoshta disa do të humbasin nga nënvlerësimi juaj. Në qoftë se shikoni sikur hyni në një pallat, do të fitoni nderime të mëdha, por gjithashtu edhe kundërshtarë dhe armiq. Në qoftë se e shikoni të digjet ose të shembet, të gjithë punët tuaja do të kenë fund të keq.

 

PALLTO

 

Në qoftë se keni veshur një pallto të rëndë, do të keni dëshpërim. Në qoftë se është e lehtë, do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se e shet pallto, nënvlerësimi juaj u bën keq interesave tuaja.

 

PALLUA

 

Në qoftë se jeni të pamartuar dhe shikoni pallua, do të martoheni me një person shumë të bukur dhe të pasur dhe do të keni një partnere/partner shumë të ndershme dhe serioze dhe do të kaloni një jetë të lumtur me të. Në qoftë se jeni të martuar, do të pësoni humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se shikoni pallua brenda në shtëpi, do të merrni lajm nga një shok me shumë dhurata. Në qoftë se shikoni sikur e keni pranë dhe e ledhatoni, do të thotë se jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur e vrisni, do të pësoni shkatërrime.

 

PAMARTUAR

 

Në rast se je i martuar dhe shikon se je i pamartuar, frikë se mos ngelësh i vejë ose të tradhëton bashkëshortja. Në rast se je i pamartuar dhe shikon se je i pamartuar, jeni në prag të martesës.

 

PAMBUK

 

Në qoftë se thjesht shikon pambuk, do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se e mban ose ke dyshek pambuku, prit sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon dikë tjetër, do t’i bësh diçka dhe do të sëmuret.

 

PAMJE

 

Në qoftë se shikoni sikur keni humbur shikimin dhe nuk i shikoni pastër gjërat, do të thotë se dikush ju merr nëpër gojë pa e marrë vesh.

 

PANAIR

 

Në qoftë se ëndërroni sikur po bisedohet për një panair, do të thotë se keni lënë pas dore çështjet tuaja dhe nga kjo do të pësoni dëm të madh ekonomik. Në qoftë se shikoni sikur jeni në një panair, do të keni mërzi dhe hidhërim. Në qoftë se jeni vajzë ose grua, do të merrni një lajm të hidhërueshëm.

 

PANTERË

 

Kjo ëndërr do të thotë që je i rrethuar me njerëz që të mbushin vetëm me hidhërime. Në qoftë se ndjek panterë, do të thotë se do t’i sundosh këta njerëz. Në qoftë se shikon sikur po të ndjek, do të të sundojnë dhe do ta paguash shtrenjtë reagimin e tyre. Në qoftë se shikon shumë pantera, do të sëmuresh, por jo rëndë.

 

PAPAGALL

 

Në qoftë se thjesht shikoni një papagall, do të bëni shok një person shumë negativ i cili do t’u hidhërojë jashtë mase. Në qoftë se shikoni papagall duke folur, do të dëgjoni akuza ndaj jush nga bota.

 

PA RREGULLT

 

Në qoftë se je i varfër – fitime dhe nëse je beqar fat në dashuri. Në qoftë se je i pasur mërzi dhe humbje.

 

PARA

 

Në qoftë se një i varfër sheh në ëndërr që ka shumë para, gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet, në qoftë se është i pasur do të ketë lumturi. Në qoftë se shihni se humbni para, do të trashëgoni pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po dërgoni para me postë, gjithashtu do të pësoni dëme ekonomike.

 

PARAJSË

 

Në qoftë se shikoni sikur po bisedohet për parajsën, do të keni rezultate të mira nga sjellja juaj e mirë. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni brenda në parajsë dhe shikon sikur je bashkë me engjuj, do të keni shëndet dhe jetëgjatësi dhe do të kaloni një jetë të mirë dhe të qetë. Në qoftë se mundoheni të ikni nga parajsa, do të humbisni një shumë të madhe parash ose trashëgiminë që kishit për të sigurtë.

 

PARALIZË – PARALIZUAR

 

Në qoftë se shikoni sikur dikush ka pësuar paralizë, ruhuni nga ai njeri. Në qoftë se shikoni sikur jeni paralizuar, ju do t’i bëni keq një njeriu të pafajshëm.

 

PARLAMENT

 

Në qoftë se shikon parlament, kujdes se planet që ke do të të shkatërrojnë pasurinë.

 

PARMENDË

 

Në qoftë se sheh parmendë, fitime të mëdha do të keni dhe sidomos po të merresh me agrobiznes. Nëse punon me parmendë do të keni disa vështirësi në planet tuaja, por me durim do t’ia arrini qëllimit. Për të martuarit do të thotë se do të kenë fëmijë së shpejti.

 

PASAPORTË

 

Në qoftë se merr pasaportë për të ikur në një udhëtim, kujdes nga një sëmundje e rëndë se mund të përfundojë në vdekje.

 

PASARDHËS

 

Nëse i shihni të vegjël, do të keni mbrojtje dhe nëse i shihni të mëdhenj do të keni ndihmë.

 

PASION

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni i pasionuar pas dikujt ose dikush është i pasionuar pas jush, do të pësoni një aksident të madh familjar kujtimi i të cilit do t’u torturojë për të gjithë jetën. Në qoftë se keni një pasion të vogël, do të keni mërzi po e cila do të kalojë shumë shpejt.

 

PASQYRË

 

Në qoftë se shikon sikur po shikohesh në pasqyrë, sidomos për beqarët është mesazh i mirë, martesë me sukses. Në qoftë se e shikon të thyer, do të pësosh shumë dëme.

 

PASTËRTI

 

Në qoftë se shihni në ëndërr pastërti në përgjithësi, që jeni të pastër si në trup ashtu dhe në veshje, do të thotë shëndet i mirë.

 

PASTROJ

 

Në qoftë se shikon se po pastron dyshemenë, do të marrësh bashkëshort të mirë. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me një person të varfër, por punëtor. Në qoftë se pastron fustan, do të pësosh humbje financiare. Në qoftë se pastron trupin, do të sëmuresh sërish. Në qoftë se je i sëmurë, nuk do të ngrihesh nga krevati për një kohë të gjatë.

 

PASURI

 

Në qoftë se shihni që pasuroheni, ju pret shkatërrimi ekonomik, në qoftë se shihni që ju marrin pasurinë, keni shumë armiq që duan t’u shkatërrojnë, në qoftë se shihni që ju i merrni pasurinë të tjerëve, do të thotë që keni plane të djallëzuara ndaj tyre, dhe të pësoni dëme të mëdha.

 

PASHKË

 

Në qoftë se ëndërroni sikur është pashkë, do të merrni një lajm shumë të mirë dhe do të ftoheni në një festë gëzimi ose në një dasëm. Në qoftë se shikoni sikur është pashkë dhe gjendeni në kishë për këtë arsye, do të keni fat lumturi dhe gëzim të madh. Sidoqë të shikoni pashkë në ëndërr, është diçka shumë e mirë.

 

PATË

 

Në qoftë se shihni në ëndërr patë që noton, ju pret gëzim dhe lumturi, në qoftë se nuk është në ujë, do të humbni shumë para, në qoftë se shihni se hani mish pate, do të merrni një lajm të mirë.

 

PATLIXHAN

 

Në qoftë se shikon patlixhan do t’u plotësohen të gjithë dëshirat që keni. Në qoftë se shikon një bimë pa patlixhana, nuk keni asnjë shpresë dhe humbni kohën kot dhe shpenzoheni. Në qoftë se je vajzë mos prit të martohesh me atë që do. Në qoftë se shikon të gatuash ose të hash, rrezikon të të godasin armiqtë dhe në fund do të dëmtohesh.

 

PATRULLË

 

Në qoftë se shikoni patrullë ushtarake, do të ziheni shumë keq me shokët. Në qoftë se shikoni sikur ju vjen patrullë në shtëpi, do të rrini larg për një kohë të gjatë me partnerin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur silleni nëpër rrugë si patrullë, do të bini në melankoli dhe do të merrni një lajm të keq.

 

PAVARROSUR

 

Në qoftë se sheh se ke vdekur dhe je i pavarrosur, do të vdesësh ose do të të vrasin. Në qoftë se sheh dikë tjetër të pavarrosur, do të mësosh lajme të hidhura.

 

PAVDEKSHËM

 

Në qoftë se shikon bimë të pavdekshme, do të keni forcë dhe fat. Në qoftë se bëhesh i pavdekshëm, prit gëzim dhe lumturi.

 

PAZAR

 

Do të dëgjosh lajme të këqija nga të afërmit ose shokët tuaj në rast se je blerës, do të kesh një surprizë në shtëpi.

 

PA ZIER

 

Në rast se ha mish ose peshk të pazier, do të të turpërojnë dhe në rast se shikon të hanë të tjerët, do të pësojnë të njëjtën gjë.

 

PAZOTËSI

 

Në qoftë se sheh se je i pazoti, do të humben shpresat e suksesit për planet që kishit bërë.

 

PENI

 

Në qoftë se thjesht shikon pe, çështjet tuaja janë shumë të ngatërruara dhe do të të torturojnë shumë mendime. Në qoftë se zhdredh penjë do të marrësh vesh se dikush flet keq pas krahëve të tu. Në qoftë se je grua, do të ngatërohesh në një çështje e cila do të kthehet kundër teje. Penjët e ngatërruar, do të thonë hidhërim. Në qoftë se shikon pe floriri, ke fat të shkëlqyer dhe kujdes se mos e humbasësh që të mos hidhërohesh më vonë.

 

PELLG

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni një pellg, do të keni pasuri dhe dituri. Në qoftë se shikoni sikur bini në një pellg dhe nuk dilni dot, kujdes se e keni jetën në rrezik. Në qoftë se shikoni sikur bini në një pellg dhe dilni nga aty dhe shpëtoni, do të keni mërzi dhe hidhërim.

 

PEMË

 

Në qoftë se shihni pemë të çelura, do të keni lumturi në familje, në qoftë se janë të thata ju pret ndonjë dëm ose fatkeqësi në familje. Në qoftë se shihni pemë të bjerë, ndonjë i afërm ose pjesëtar i familjes tuaj do të vdesë. Në qoftë se shihni të ngjiteni pemës, do të keni nder dhe lumturi, në qoftë se bini ose zbrisni nga pema do të keni dëme ekonomike.

 

PENDËL

 

Në qoftë se shihni pendla zogjsh që i merr era, do të thotë se jeni mendjelehtë dhe ju presin dëme të mëdha.

 

PENDIM

 

Në qoftë se shikon sikur pendohesh për të mirë për diçka që ke bërë, do të dukesh sikur je i pavlefshëm për gjithçka. Në qoftë se pendohesh sepse i ke bërë diçka të keqe dikujt, do të jetosh i lumtur dhe me gëzim nga zemërgjërsia që ke dhe do të të duan të gjithë. Në qoftë se shikon sikur bën pendime në kishë, do të thotë se je hipokrit dhe për këtë të presin dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se je grua, do të vuash jashtë mase. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke u penduar për diçka, ruhu nga ai person. Në qoftë se shikon grua, shmangu çdo lloj lidhjeje me të sepse do të të akuzojë bota për mëkatet e saj. Në qoftë se shikon sikur ke bërë një krim dhe pendohesh, ke bërë një gabim shumë të madh në të vërtetë të cilin është shumë vështirë që ta korrigjosh.

 

PENË

 

Në qoftë se shikoni sikur pena juaj është e vjetër dhe e ndryshkur dhe nuk shkruan, do të merrni lajme të këqia. Por në qoftë se është e re dhe shkruani pastër me atë, do të merrni lajme shumë të mira.

 

PENGESA

 

Në qoftë se shikoni sikur hasni pengesa në punë, do të keni sukses të madh në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur bëni dashuri dhe hasni në pengesa, do të keni një dashuri shumë të bukur dhe të shkëlqyer.

 

PERDE

 

Në qoftë se shikoni perde, ëndrra do t’u dalë për mirë. Në qoftë se shikoni një perde të grisur, do të keni mbarësi. Në qoftë se shikoni perde të zeza nuk do t’u dalë për mirë, do të pësoni varfëri. Po të shikoni perde, do të thotë edhe se ju mbani shumë të fshehta brenda jush.

 

PERËNDI

 

Në qoftë se shikon në ëndërr Perëndinë të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shikon të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korrigjosh.

 

PERËNDIM

 

Në qoftë se shikon perëndimin e diellit, do t’u plotësohen të gjithë ëndërrat që keni.

 

PERLË

 

Sido që të shikoni perlë, ëndrra është e mirë. Do t’u vijnë lajme shumë të mira që do të derdhni lot gëzimi.

 

PESHË

 

Në qoftë se sheh se ngre peshë, do të akuzohesh për një çështje të huaj. Në qoftë se ndihesh se mban peshë dhimbjesh, do të kesh dhimbje të vërtetë. Në qoftë se je grua dhe ndihesh peshë, do të ngelesh me barrë dhe ndoshta do të lindësh vajzë.

 

PESHK

 

Në qoftë se shihni që peshkoni dhe peshqit kanë ngjyra të ndryshme, do të keni shëndet, në qoftë se blini ose hani peshq do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se peshqit janë të vegjël do të keni mërzi dhe halle. Në qoftë se shihni peshq të gjallë të përpëliten rrezikohet shëndeti juaj, në qoftë se janë të ngordhur të gjitha shpresat tuaja janë të kota. Në qoftë se shihni peshq të pjekur do të humbni para.

 

PESHKAQEN

 

Në qoftë se thjesht e shikon të notojë në det, një armik të sillet rrotull për të të bërë keq. Në qoftë se nuk është i madh dhe godet anijen që je brenda, bëhen plane pas krahëve të tu dhe kujdes se mos bie në kurth. Në qoftë se shikon se rrezikon nga një peshkaqen dhe arrin të ikësh dhe të shpëtosh, do tu shmangesh rreziqeve. Në qoftë se të kap dhe të gëlltit, do të të shkatërrojnë armiqtë ose do të humbasësh çështjen më të rëndësishme të jetës tënde.

 

PESHKATAR

 

Në qoftë se shikoni se jeni vetë, do të keni mundime në jetë me pak fitime. Në qoftë se kap peshk, do të keni një shpërblim të mirë. Nëse je grua do të lindësh vajzë. Në qoftë se peshkon peshk të madh, do të keni shumë sukses në punën që bëni.

 

PESHKOJ

 

Në qoftë se shikoni sikur po peshkoni në det, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.

 

PESHORE

 

Në qoftë se shihni peshore në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjygje, në qoftë se shihni që blini peshore, kundërshtarët tuaj do t’u hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.

 

PËLHURË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur fustan të kuq pëlhure, prisni gëzime dhe lajme të mira.

 

PËLLUMB

 

Në qoftë se shikoni pëllumb duke fluturuar, do të keni bekim nga zoti për mirësjelljen dhe zemërgjërsinë tuaj dhe gjithashtu do të merrni dhe lajme të gëzueshme. Në qoftë se shikoni pëllumb të zi, do të mundoheni shumë për të pasur sukses në punë. Në qoftë se shikoni shumë pëllumba duke fluturuar, do të keni suksese në të gjithë aspektet. Në qoftë se jeni beqarë/e, do të keni sukses në dashuri dhe do të keni një martesë shumë të mirë. Në qoftë se jeni të martuar, do të kaloni një jetë të qetë dhe të lumtur familjare. Në qoftë se shikoni sikur vrisni pëllumb, do të mëkatoni ndaj një njeriu të pafajshëm dhe të varfër i cili do t’u besojë me gjithë shpirt. Në qoftë se shikoni pëllumb lajmëtar, do të keni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur hani mish pëllumbi, do të mësoni sekretet e një shokut tuaj.

 

PËRBINDËSH

 

Çdo lloj përbindëshi që të shikoni në ëndërr, do të merrni lajm të hidhërueshëm ose mund të jetë edhe vdekje. Në qoftë se shikoni një grua sikur po lind një përbindësh, rrezikoheni nga një aksident shumë i rëndë.

 

PËRÇARJE

 

Në qoftë se zihesh me dikë në ëndërr, do të pajtohesh me atë person.

 

PËRDHUNIM

 

Në qoftë se sheh se po bën përdhunim, do të dëbohesh nga të tjerët. Në qoftë se dikush të përdhunon, do të dalë në dritë ndonjë gjë e keqe jotja.

 

PËRGJIGJE

 

Në qoftë se sheh se të janë përgjigjur me letër, do të gjesh lajm të mirë, ose punë, ose njohje. Në qoftë se ti bën ose shkruan përgjigje, do të ndodhin krejt të kundërtat nga ato që mendoni.

 

PËRGJOJ

 

Në qoftë se shikoni sikur përgjoni dikë për t’i bërë keq, keni një sjellje shumë të keqe me shokët tuaj dhe për këtë do t’u urrejnë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke përgjuar, do të bini në një kurth shumë të keq dhe që nuk do mund të dilni lehtë dhe të cilën do t’ua bëjnë shokët ose një grua që hiqej se ju donte.

 

PËRKËDHELJE

 

Në qoftë se shikon të përkëdhel prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të përkëdhelin, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

 

PËRKUSHTIM

 

Në qoftë se sheh se premton diçka në zotin ose në shenjëtor, prisni sukses dhe uratë të madhe.

 

PËRLESHJE

 

Në qoftë se shikoni sikur po përlesheni me një kundërshtar dhe e fitoni, do t’i mundni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj. Në qoftë se ju mundin një armik i juaji i rrezikshëm, do t’u bëjë keq në interesat tuaja. Në qoftë se shikoni sikur përlesheni me një grua, do të lidheni me atë femër rastësisht dhe do të kaloni bashkë një dashuri të zjarrtë dhe në fund do të martoheni. Në qoftë se shikoni sikur përlesheni me një fëmijë, keni mendjen e një fëmije.

 

PËRMBAJTJE

 

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan përmbajtjen e diçkaje, mendon për gjëra koti dhe të vogla, por të cilat janë pa vlerë.

 

PËRMBYTJE

 

Në qoftë se shikon të bëhet përmbytje, do të pësosh humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se përmbyt familjen, ke rrezik të burgosesh dhe do të keni lajme të hidhura.

 

PËRPARËSE

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur përparëse të pastër, të bardhë dhe të hekurosur, do të dëgjoni lajme të këndshme dhe fjalë të mira për ju. Në qoftë se shikoni sikur bojëqielli, do të keni dashuri të pafat dhe do të keni shumë pengesa. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur keni vendosur, përparëse të kuqe do t’u propozojë për martesë një djalë nga një familje shumë e mirë.

 

PËRPJETË

 

Në qoftë se ëndëron se ngjitesh përpjetë, do të kesh sukses në planet që ke, por me shumë mundim.

 

PËRQAFIM

 

Në rast se përqafon një njeri tëndin, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në rast se përqafon një të panjohur, dikush do të të tradhëtojë. Përqafim prindërish, do të thotë sukses. Në rast se përqafon një të vdekur, do të kesh një lajm të keq.

 

PËRQESH

 

Në qoftë se shikoni sikur përqeshni gjërat e shenjta, do të keni fatkeqësi në jetë dhe do të pësoni shumë të këqia. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të pësojë edhe ai edhe ju aksidente dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur ju përqeshin, do të keni një jetë të lumtur dhe të rehatshme. Në qoftë se shikoni sikur po përqeshni botën, sidomos persona të moshuar, do të flasin keq për ju dhe për këtë do të mërziteni shumë.

 

PËRRALLË

 

Në qoftë se shikoni sikur po ju tregojnë një përrallë, do të dalë në dukje ana e keqe e karakterit tuaj. Në qoftë se ju i tregoni një përrallë dikujt, do të zbuloheni vetë ai që jeni në të vërtetë.

 

PËSIM

 

Në qoftë se shikoni sikur pësoni keq nga kushdo që ta pësoni, me atë person do të pajtoheni. Në qoftë se shikoni sikur e keni pësur nga armik, duhet të jeni më të kujdesshëm në lëvizjet thujse mund t’u bëjnë keq armiqtë që keni në të vërtetë.

 

PIANO

 

Në qoftë se shikon sikur ke ose luan piano, në shtëpinë tënde do të kesh tronditje dhe shqetësime dhe rrezik të çmendet një pjestar i familjes.

 

PIANIST

 

Në qoftë se shikon që je pianist, do të mundohen të të bëjnë keq dhe merr masa. Në qoftë se shikon dikë tjetër, ruhu nga ai person.

 

PICKIM

 

Në rast se të pickon ose pickon ti dikë, do të kesh një sëmundje të lehtë.

 

PIJE

 

Në qoftë se ëndërroni sikur po pini çfarëdo lloj pije, do të keni hidhërime.

 

PIKTURË

 

Në qoftë se shikon pikturë me kafshë, rrezik nga një person dinak të cilin e quanit besnik. Në qoftë se shikon portretin tënd të pikturuar, do të jetosh gjatë dhe i lumtur. Në qoftë se shikon pikturë me det, një i afërmi i juaji do të kthehet nga emigracioni. Në qoftë se shikon pikturën e një të njohuri tuaj, do të merrni lajme të mira.

 

PIPER

 

Në qoftë se thjesht shikoni ose hidhni në gjellë, lavdëroheni nga të tjerët për sjelljen tuaj të mirë. Në qoftë se shikoni sikur e hani dhe ashtu siç është, do të provoni hidhërime dhe dëshpërime, por do të merrni ndihmë të madhe nga shokët pas kësaj. Në qoftë se shikoni sikur copëtoni ose bleni ose shisni piper, do të merrni lajme të kundërta nga ato që prisnit dhe do të keni hidhërime të vogla.

 

PIPË

 

Në qoftë se shihni se pini duhan me pipë, do të ziheni me të afërm ose shokë, në qoftë se thjesht e mban pa pirë duhan, do të keni sukses në dashuri.

 

PIRAMIDË

 

Në qoftë se thjesht shikoni një piramidë sidomos po ta shikoni në Egjipt, do të keni mbrojtje nga një person shumë i fuqishëm i cili do t’u ndihmojë jashtë mase. Në qoftë se shikoni sikur keni hipur në majë të piramidës, do të arrini fitime shumë të mëdha, por që do t’i shpenzoni pa masë.

 

PIRUN

 

Në qoftë se shikoni sikur keni pirunj floriri ose argjenti ose hani me ato, do të takoni një person i cili ju është dukur negativ, por që më vonë kuptuat se është një njeri i mirë dhe do të keni fitime të mëdha dhe pa shumë mundim dhe ndoshta dhe një trashëgimi të papritur ose një llotari ose lojra fati. Në qoftë se shikoni sikur hani me pirunj të hekurt, do të thotë se do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur hani me pirunj druri, do të ndieni mungesën e një shoku tuaj.

 

PISLLËK

 

Fitime të mëdha. Në qoftë se ke veshur rroba të pista, do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se hanë, do të fitosh para me punë të paligjshme. Në qoftë se shihni një njeri të pisët, do t’u ndodhë diçka e pakëndshme, në qoftë se shihni që ju jeni i pistë, do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se shihni gjëra të ndyta do të merrni para të papritura.

 

PISPILLOJ

 

Në përgjithësi në qoftë se sheh të pispillohesh ose të zbukurojnë diçka do të keni lajme të këqia domethënë ëndrra është e keqe.

 

PISTOLETË

 

Në qoftë se thjesht shikoni një pistoletë, do të ziheni me një të afërt ose me një shok. Në qoftë se shikoni sikur mbani armë, do të keni vlerësime dhe simpatizime nga njerëzit e tjerë. Në qoftë se shikoni sikur plagoseni me pistoletë, kujdes se rrezikohni nga një sëmundje e rëndë. Në qoftë se jeni grua ose vajzë dhe mbani armë, do të martoheni me një burrë të pazotë dhe jo të kategorisë tuaj.

 

PISHTAR

 

Në qoftë se shikon të mbash pishtar në dorë, por të fikur, do të lidhesh me dikë. Në qoftë se është e ndezur, do të takohesh me dikë nga e kaluara.

 

PJEKË

 

Në qoftë se shikon sikur po pjekë kafe ose grurë ose diçka tjetër, do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

 

PJEPËR

 

Në qoftë se shikoni pjepër, do të keni lajme të këqia dhe vështirësi ekonomike. Në qoftë se jeni të sëmurë, gjendja juaj do të vonohet të përmirësohet. Në qoftë se shikoni sikur bleni pjepër, do të keni shumë shpenzime të paparashikuara. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të merni lajme të këndshme. Në qoftë se jeni vajzë, do të ikin pengesat që kishit dhe do të martoheni me atë që dashuroni.

 

PJERDH

 

Në qoftë se shikon sikur pjerdh në ëndërr, do të flasin keq për ty. Në qoftë se shikon dikë tjetër, do të ngatërohesh në një çështje të pisët.

 

PJERGULL

 

Në qoftë se ëndërroni sikur po mbjell një pjergull, punët tuaja venë shumë mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se thjesht shikoni një hardhi, gëzim dhe lumturi do të kenë të gjithë pjestarët e familjes. Në qoftë se gjendeni në një vend me pjergulla, do të mësoni shumë lajme të mira. Në qoftë se jeni grua, do të kaloni një jetë të lumtur familjare. Në qoftë se jeni vajzë, do të merrni një burrë të shkëlqyer. Në qoftë se shikoni pjergull të tharë dhe pa rrush, mundimet tuaja do t’u shkojnë kot. Në qoftë se e shkulni pjergullën, do të pësoni diçka shumë të keqe. Pleqtë që shohin pjergull, do të kenë pleqëri të mbarë.

 

PJESHKË

 

Në qoftë se shikoni pjeshkë në pemë, por që nuk i prekni me dorë, do të keni hidhërime dhe mërzi dhe do të derdhni shumë lot, por gjithçka do të jetë për një kohë të shkurtër. Në qoftë se shikoni sikur i kapni me dorë ose i shisni ose i bleni, do të pësoni të këqia për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se shikoni sikur hani pjeshkë, do të derdhni shumë lotë për vdekjen e një personi të fisit tuaj.

 

PLAÇKITJE

 

Në qoftë se plaçkit diçka ose para, do të humasësh shumë gjëra të cilat do të ti grabisin të tjerët. Në qoftë se je vajzë dhe grabitesh nga të njohur, një i njohur do të të kërkojë për martesë dhe nëse të grabit i huaj, i huaj do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se je grua e martuar dhe të plaçkisin, do të kesh lumturi dhe gëzim nëse je burrë dhe grabit një grua do të humbasësh para kot.

 

PLAGË

 

Në qoftë se ke plagë, do të kesh vuajtje. Në qoftë se shikon se shërohet, do të çlirohesh nga hallet tuaja. Në qoftë se je shtatëzënë, do të lindësh shpejt dhe pa dhimbje të shumta.

 

PLAK

 

Në qoftë se shihni në ëndërr plak ose që u plakët, do të jeni shumë vite dhe do të bëni jetë të mirë.

 

PLAZH

 

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në plazh dhe që deti është i qetë, do të keni shumë të mira në të ardhmen tuaj. Në qoftë se jeni të sëmurë, do të shëroheni me shpejt seç prisni.

 

PLEH

 

Në qoftë se shikon sikur po i hedh tokës pleh kimik ose çfarë do tjetër, do të të vijnë fitime të mëdha dhe të papritura.Në qoftë se shikon pleh kafshësh, prit mërzi dhe dëme. Në qoftë se bëhesh pis me pleh, do të sëmuresh. Në qoftë se shikon pleh njerëzish në një vend publik ose bëhesh pis me atë, do të marrësh një lajm të keq. Në qoftë se shikon sikur ke bërë ti, do të sëmuresh dhe do të pësosh dëme nga gabimet tuaja. Në qoftë se je i ulur mbi pleh dhe je i varfër, do të pasurohesh dhe në qoftë se je i pasur do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se shkel pa dashje, do të keni fitime të mëdha dhe të papritura. Në qoftë se e shkel me dashje, sukses i papritur dhe nga ajo mund të dalësh shumë i pasur.

 

PLEKS

 

Në qoftë se shikoni sikur po pleksni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po pleksni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke pleksur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të pleksur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’u prekin.

 

PLEP

 

Në qoftë se ëndërroni një plep të madh dhe me shumë gjethe, fitime të mëdha dhe do të keni vonesë në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur jeni ulur nën hije të plepit, do të të mbështesë një njeri i mirë. Në qoftë se prisni degë plepi, do të fitoni shumë para dhe forcë por me shumë mundime. Në qoftë se shikoni brenda në shtëpi një plep, do të keni lumturi familjare. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me një person shumë të pasur.

 

PLESHTA

 

Në qoftë se ëndërroni sikur ju hanë pleshtat, do të keni humbje ekonomike dhe do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur vrisni pleshta, do të çlirohesh nga hallet dhe detyrimet.

 

PLUHUR

 

Në qoftë se sheh pluhur, do të plotësohen dëshirat tuaja.

PLUMB

Në qoftë se shikoni plumba, do të keni çështje të ngatërruara dhe ngatërresa. Në qoftë se shikoni thjesht një plumb, do të keni probleme familjare. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni probleme bashkëshortore. Në qoftë se shikoni plumb në gjendje natyrale, do të keni fitime të sigurta, në qoftë se shikoni plumb të përpunuar keni mosorganizim të mirë të punëve tuaja. Në qoftë se jeni beqarë/e, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se e shikoni në gjendje të lëngshme, do të keni fitime të lehta dhe lehtësi në dashuri dhe do të merreni me bamirësi.

 

PLLAKË

 

Në rast se shikon se shkruan në pllakë, çështja do të shkojë mirë. Në rast se është e thyer, do të thotë mërzi. Në rast se zgjedh pllaka do të zhgënjehesh në zgjedhjen e një shoku.

 

POLIC

 

Në qoftë se sheh se je polic, mundohu të përmirësosh sjelljen tënde. Në qoftë se se shikon ose shkon në polici shokët e tu kanë mendime të këqia për ty.

 

POPULL

 

Në qoftë se shikon të jetë mbledhur populli në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë popull të hyjnë në shtëpinë tënde, do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i shikon të veshur me të zeza, do të keni gëzim.

 

PORT

 

Në qoftë se shikon sikur je në port pa udhëtar, punët tuaja venë shumë mirë. Në qoftë se shikon furtunë në port, kujdes se je në rrezik të madh.

 

PORTOFOL/KULETË

 

Në qoftë se shikon portofol, do të marrësh para. Në qoftë se është plot, do të keni sukses të madh. Për të varfërit, do të ketë fitime dhe për të pasurit humbje. Në qoftë se është bosh, prit humbje të mëdha dhe mërzi. Në qoftë se të jep dikush portofol, do të fitosh mbrojtje dhe para. Në qoftë se se të kërkojnë, do të kesh humbje. Në qoftë se e gjen në rrugë dhe në qoftë se je i sëmurë, do të shërohesh. Në qoftë se je grua dikush të dashuron. Në qoftë se ta vjedhin, do të sëmuresh. Në qoftë se prodhon portofol, do të të marrin nëpër gojë.

 

PORTOKALLE

 

Në qoftë se shihni në ëndërr portokalle në pemë, do të keni një gëzim të papritur, në qoftë se mbani portokalle, do t’u gjejnë mërzi dhe hidhërime, në qoftë se hani portokalle do të mësoni lajme të këqija për një shok ose të afërm. Në qoftë se shihni pemë të thatë pa fruta, do të keni mërzi.

 

POSTJER

 

Në qoftë se shihni postjer në ëndërr, do të merrni letër me lajme të këqija, në qoftë se shihni që ju jeni postjer dhe jepni letër tek një i njohur ose i panjohur, do të keni sukses në dashuri.

 

PRANGA

 

Në qoftë se lirohesh nga prangat dhe në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh shumë shpejt. Do të çliroheni nga problemet tuaja.

 

PRANVERË

 

Sido që të shikoni pranverë, do të thotë se do merrni lajme të mira.

 

PRAS – PRESH – PURRI

 

Në qoftë se i shikoni të mbjellura dhe që janë të njoma, do të grindeni me njerëz të afërt dhe do të gjendeni prezent në një ngjarje të trishtueshme. Në qoftë se shikoni sikur hani, do t’u dëshpërojnë dhe do t’u mërzisin ngjarje të hidhërueshme. Në qoftë se shikoni sikur bleni, do të merrni lajme të rreme. Në qoftë se shikoni sikur shisni, do të keni fitime të vogla, por me ndershmëri. Në qoftë se jeni vajzë, do të bini në dashuri me një person negativ.

 

PRES

 

Në qoftë se shikon se po pret kokën e dikujt, do të heqësh qafe armiqtë. Në qoftë se shikon sikur të presin kokën do të të gjejë një e keqe e madhe. Në qoftë se shikon të presësh bukë, do të fitoni lumturi dhe forcë familjare. Në qoftë se pret letra ose copa do të shkatërosh pasurinë që ke. Në qoftë se pret dru, do të kesh fitime të vogla nga puna jote.

 

PRIFT

 

Në rast se shikon prift, ju pret një shqetësim nga shokët tuaj. Në rast se flet me të do të kesh lidhje të këqia. Në qoftë se shihni prift brenda në shtëpi, do të keni vdekje në familje, në qoftë se shihni prift ose priftërinj të kërcejnë, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi, në qoftë se shihni që prifti ju jep diçka, ju pret sëmundje e rëndë. Në qoftë se shihni prift në meshë do të dëgjoni lajme të mira.

 

PRIKË/PAJË

 

Në qoftë se jeni i ri dhe i pamartuar dhe shihni që martoheni me një grua me prikë, ndonjë aksident do t’u ndodhë, në qoftë se jeni i martuar dhe shihni që martoheni me një grua me prikë, do të keni gëzim në familje. Në qoftë se shihni që martoni vajzë në dhe i jepni prikë, do të keni probleme ekonomike, në qoftë se një beqar sheh se martohet pa prikë, do të ketë martesë të shpejtë dhe të lumtur.

 

PRIND

 

Në qoftë se shikon sikur je prind, çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke prind mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

 

PRIVAT

 

Në qoftë se je punëtor, prift ose ushtarak dhe bëhesh privat, do të ndiqesh dhe ndoshta do të humbasësh vendin e punës.

 

PROFESION

 

Në qoftë se shikon sikur po merresh me zanatin tënd, prit të mira. Në qoftë se shikon sikur bën një punë më të lartë se profesioni yt, do të pësoni shqetësime.

 

PROKURË

 

Në qoftë se shikoni sikur jepni ose ju japin një prokure, do të hyni në sherre dhe në ngatërresa nga të cilat, do të mërziteni dhe do tëkeni vështirë të dilni.

 

PRONË

 

Në qoftë se je i pasur dhe shikon në ëndërr sikur ke shumë prona, do të kesh shëndet dhe lumturi dhe shumë fitime. Por në qoftë se je i varfër, çështja jote do të keqësohet. Në qoftë se shikon sikur ke humbur pronat, do të pësosh shumë hidhërime. Në qoftë se blen, do të kesh kënaqësi dhe fitime. Në qoftë se je beqar, do të bësh një martesë të mirë dhe të pasur. Në qoftë se je i martuar, do të marrësh fitime ose një trashëgimi.

 

PROSTITUTË

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni prostitutë, do të keni nderime dhe fitime ose një partner i shkëlqyer do të ju vijë. Në qoftë se shikoni sikur ju kreh ose ju ledhaton, do të çliroheni nga ankthi që keni për çështjen që keni në dorë.Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur jeni bërë prostitutë, do të kaloni një jetë të qetë dhe të lumtur.

 

PROSHUTË

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni, do të keni dëme ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po hani proshutë, do të keni lajme të mira dhe të gëzueshme.

 

PROTOKOLL

 

Në qoftë se shikoni sikur shkruani protokoll për çfarëdo lloj gjëje, do të keni kureshtje qesharake dhe ndaj ju qesh bota pas krahëve.

 

PSALT

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni psalt në kishë, do të ziheni me ndonjë shok ose të njohurin tuaj.

 

PUBLIKIM

 

Kujdes se rrezikon, nuk është ëndërr e mirë.

 

PUDËR

 

Në qoftë se shikoni sikur po hidhni pudër në fytyrë ose shikoni dikë tjetër, do të thotë se jeni njerëz me dy fytyra dhe mashtrues.

 

PULË

 

Në qoftë se shikon sikur po e therrë pulën, një konkurent do të flasë shpifje për ty. Në qoftë se e gatuan krenohesh kot pa pasur vlera. Në qoftë se e han do të çlirohesh nga problemet. Në qoftë se thjesht shikon një pulë problemet tuaja do të vonojnë të marrin fund. Në përgjithësi pula në ëndërr është diçka e keqe.

 

PUNËTOR

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni punëtor do t’u shajnë dhe do t’u shmangen. Në qoftë se je edhe në të vërtetë punëtor do të keni lumturi dhe fitim. Në qoftë se shikon shumë punëtorë duke punuar do të dëgjosh ankesa. Gruaja që shikon sikur është punëtore do të mërzitet për çështje ekonomike nga mos përdorimi i mirë i parave nga bashkëshorti i saj.

 

PUNIM

 

Në qoftë se punoni tokën mundi dhe punët tuaja, do t’u sjellim gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare, do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar, do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë, do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi punimi i tokës është mbarësi dhe fat.

 

PUNISHTE

 

Në qoftë se shikon sikur ke punishte me punëtorë ose që gjendesh në një punishte, do të marrësh lajme të mira dhe fitime. Në qoftë se thjesht gjendesh ose fle brenda, do të pësosh dëme dhe varfëri të madhe.

 

PUPLA

 

Në qoftë se shihni thjesht pupla do të sëmureni, në qoftë se shihni që flini mbi dyshek me pupla, do të merrni një lajm të gëzuar.

 

PURO

 

Në qoftë se shihni që pini puro dhe në të vërtetë nuk pini, do të keni nder dhe lavdi që do t’i arrini me shumë mundim.

 

PUS

 

Pusi në ëndërr tregon gjithmonë zgjuarësi. Në qoftë se shikoni sikur po hapni pus dhe jeni i/e martuar, tregon se do të bëni fëmijë. Në qoftë se shikoni sikur po pini ujë pusi të pastër, do të keni fat dhe lumturi.

 

PUSHIM

 

Në qoftë se jeni nënpunës dhe shikoni sikur pushoni, do të ngriheni në detyrë. Por në qoftë se shikoni sikur ju pushojnë nga puna, do të keni dëme dhe humbje të madhe ekonomike.

 

PUSHKË

 

Në qoftë se në ëndërr shikoni pushkë ushtarake ose gjuetie, do të ziheni me familjen tuaj. Në qoftë se je grua dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë.

 

PUSHTET

 

Në qoftë se shikon se ke ose je në pushtet, do të fitosh shumë të mira dhe sukses.

 

PUTHJE

 

Në qoftë se shikon se po puthë dikë në fytyrë, ki më tepër guxim në çështjen tënde. Në qoftë se puth dorën e dikujt, do të keni sukses dhe dashuri të madhe. Nëse puthë dikë të afërm të vdekur, prit vdekjen e një të dashuri tënd.

 

PYLL

 

Në qoftë se shihni se keni humbur në një pyll të dendur, do të thotë se çështjet tuaja janë mjaft të ngatërruara. Në qoftë se pylli është i bukur dhe i lulëzuar, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shihni të digjet pylli, çdo gjë që keni krijuar me mundim do të shkatërrohet për shkak të mendjelehtësisë tuaj. Në qoftë se mblidhni ose prisni dru në pyll, do t’u jepet mundësia për të arritur fitime të mëdha.

 

 

 

Q

 

QAJ

 

Në qoftë se shikon sikur po qan, hidhërimet tuaja do të kthehen në gëzim. Në qoftë se shikon që godet dikë dhe ai fillon të qajë, do t’i krijosh dhimbje. Në qoftë se thjesht shikon dikë duke qarë, do të marrësh në dorë një çështje të shkëlqyer. Në qoftë se inkurajon dikë që po qan, do të marrësh një lajm të mallëngjyeshëm. Në qoftë se shikon kafshë duke qarë, do të hidhërojë një person shumë i keq dhe negativ.

 

QAFË

 

Në qoftë se se të presin kokën hajdut ose keqbërës, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se je tregëtar, do të humbasësh shumë para. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur dikush të shpon ose pret në qafë, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërm i juaj. Në qoftë se shikoni sikur ke qafë të bukur dhe të kanë zili, do të keni ngritje dhe pasuri të papritur, dhe gjithashtu pleqëri të mbarë dhe të qetë. Në qoftë se shikoni sikur ke qafë të dobët, do të pësosh aksident familjar dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikoni sikur të është enjtur qafa, do të pasurohesh jashtë mase.

 

QARKORE

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr qarkore, do të merni lajme të rrema për ju.

 

QEFIN

 

Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri i afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me qefin, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni i sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me qefin, do të bëheni mirë.

 

QEFULL

 

Në qoftë se shikon të hash qefull, do të marrësh një lajm jo dhe aq të mirë. Në qoftë se peshkon qefull, ke një aktivitet që shkon mirë dhe mos e lër pas dore. Në qoftë se i blen, fitimet nuk do të jenë aq sa i pritni. Shumë qefuj bashkë, do të thonë hidhërim dhe frikë e papritur.

 

QENI

 

Në qoftë se thjesht shikoni një qen, do t’u ndodhë diçka e hidhërueshme por kalimtare. Në qoftë se shikoni qen të bardhë, do të pajtoheni me armiqtë tuaj dhe fati juaj do të ndërrojë si është më së miri dhe do të kaloni një jetë të lumtur. Në qoftë se shikoni qen të zi, kërkojnë t’u bëjnë keq armiqtë dhe shokët tuaj dinak. Në qoftë se shikoni qen shumëngjyrësh, do të keni vuajtje dhe shumë shqetësime. Në qoftë se shikoni qen të tërbuar, mundohuni t’i shmangeni kundërshtarëve tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni një qen tuajin, do të fitoni një shok shumë besnik. Në qoftë se shikoni sikur ushqeni qen, do të thotë se ndihmoni njerëz të keqinj dhe të pabesë dhe që nuk duan të mirën tuaj. Në qoftë se dëgjoni qen duke lehur, një armik i juaji mundohet t’u bëjë keq, por që kot mundohet se nuk do t’ia arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur ju ndjek qen dhe ju kafshon, kundërshtarët do ta gjejnë mundësinë për t’u dëmtuar. Në qoftë se shikoni sikur zihen qeni me macen në shtëpinë tuaj, do të grindeni me një pjesëtar të familjes. Në qoftë se shikoni qenin duke qëndruar me macen bashkë, do t’u duan jashtë mase shokët. Në qoftë se shikoni qen duke u zënë me ujk, mundohuni të rregulloni sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ledhatoni qen, do t’i mundni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj.

 

QEPË

 

Në qoftë se ëndërron qepë, do të keni lajme të këqia dhe hidhërime nga shokë dhe të afërmit. Në qoftë se i sëmuri shikon në ëndërr sikur po ha qepë, do të shërohet shpejt. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngënë, do ta qani. Në qoftë se shikon duke ngrënë vetë pak qepë, kujdes se je në rrezik vdekjeje dhe ndoshta mund të vdesësh. Në qoftë se thjesht ke qepë është mirë.

 

QEROS

 

Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.

 

QERPIK

 

Në qoftë se sheh qerpik të zi, do të thotë dashuri pa fat. Në qoftë se sheh qërpik me ç’do lloj ngjyre tjetër, është dashuri me fat.

 

QERSHI

 

Në qoftë se shikoni sikur po hani qershi dhe janë të ëmbla, do të keni gëzim dhe sukses në dashuri. Në qoftë se janë të tharta, shpresat e tuaja në dashuri janë të kota. I sëmuri që shikon sikur po ha qershi, do të përmisohet.

 

QESE

 

Në qoftë se shikoni sikur keni një qese me para, do të thotë se jeni përdorues i mirë ekonomik dhe që do të pasuroheni akoma dhe më shumë dhe gjithashtu do të keni një jetë të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikoni sikur mbani një qese me kocka të vdekuri, do të bisedoni për një shok i cili ka vdekur para shumë kohësh. Në qoftë se shikoni sikur mbani qese me ushqime ose rroba, do të keni fitime dhe gëzime.

 

QESH

 

Në qoftë se sheh se po qesh, do të marrësh lajme të hidhura. Në qoftë se sheh të tjerë të qeshin, do të bëhesh ti arsyeja për të qarë ose hidhëruar. Në qoftë se se je beqar/e, do të prishet shkesa. Të martuarit do të mërziten. Në qoftë se një i sëmurë sheh në ëndërr sikur qesh, do të keqësohet dhe do të jetë në rrezik.

 

QETËSI

 

Në qoftë se ëndërron se gjendesh diku ku rreth teje ka qetësi, do të fitosh qetësi shpirtërore. Në qoftë se shikon se qetëson dikë që njëkohësisht është dhe armik i yti, do të bëhesh shokë me të.

 

QËNDISJE

 

Në qoftë se jeni grua e martuar dhe ëndërroni sikur po bëni një qëndisje, do të kaloni një jetë të qetë bashkëshortore dhe me shumë harmoni në familje. Në qoftë se jeni vajzë beqare, prisni martesë shumë të shpejtë. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur po qëndisni, do të ngatëroheni në dashurinë e një gruaje që do t’u bëjë të vuani shumë. Në qoftë se mbani në duar një shami të qëndisur, do të keni hidhërime në dashuri.

 

QIELL

 

Në qoftë se ëndërroni qiellin e pastër dhe pa re dhe duke shkëlqyer nga dielli, prisni se do t’u vijnë veçse të mira. Në qoftë se shikoni qiellin natën sikur është i pastër dhe duken yjet, do të keni pasurim dhe gëzim. Në qoftë se shikoni qiell me re, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur bien pluhur nga qielli, do të dëgjoni se dikush ju ka zhgënjyer. Në qoftë se shikoni sikur bien shpendë nga qielli, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur bien peshq ose kafshë nga qielli, do të keni hidhërime dhe shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po zbret nga qielli shenjtor ose ëngjëll, do të keni fitime të mëdha.

 

QIPARIS

 

Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë qiparise, një shok ose një i dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë qiparise, do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi, do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në qiparis, prit shkatërrim ekonomik.

 

QIQËR

 

Sido që ta shikoni qiqrën në ëndërr, prisni hidhërime dhe mërzi familjare.

 

QIRI

 

Në qoftë se shikon në ëndërr qirinj të ndezur, prit lavdi dhe shpërblim, gjithashtu edhe sukses në çështjet tuaja.

 

QITJE

 

Në qoftë se shikon sikur po bën qitje, do të keni lajme të këqija.

 

QITËR

 

Në qoftë se shikon sikur po ha qitër, do të provosh hidhërim, mërzi dhe zhgënjim. Në qoftë se je vajzë në lidhje me dike, ose e fejuar, do të prishet lidhja ose fejesa me personin që je. Në qoftë se e shikon të varur, do të vijnë mendime nga e kaluara dhe do të mallëngjehesh ose do të mësosh për vdekjen e fëmijës së një shoku tend, pas shumë kohësh.

 

QOFTE

 

Në qoftë se shikon që po ha qofte, do të keni pasoja të padëshirueshme. Në qoftë se i pjek, merresh me gjëra pa vlerë. Në qoftë se je vajzë dhe shërben qofte, partnerit ose të dashurit, ata bëhen më besnik ndaj jush.

 

QORROHEM

 

Në qoftë se shikon se humbni të pamurit, kujdesu për shëndetin se është në rrezik.

 

QUMËSHT

 

Në qoftë se shikon sikur je foshnje dhe po pi gji nga një grua, do të sëmuresh shumë, vetëm. Në qoftë se je grua shtatzënë atëherë ëndrra është e mirë. Në qoftë se je grua dhe ushqen foshnje, do të pësosh të këqija. Në qoftë se s’ke fëmijë, do të bësh. Në qoftë se je i varfër, do të pasurohesh. Në qoftë se pi qumësht, do të kesh sukses, fat dhe lumturi.

 

QYQE

 

Në qoftë se shikon qyqe dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde, është paralajmërim vdekje.

 

QYMYR

 

Në qoftë se i sheh të ndezur, të tjerët kanë ndjenja të mira për ju. Në qoftë se i prek dhe të djegin, do të të godasin pas shpine. Në qoftë se përdor ose blen qymyr të fikur, do të keni sukses në punët tuaja dhe vdekje e një të afërmit tuaj. Në qoftë se mbledh pluhurin e qymyrit në shtëpi, do të keni lajme të mira dhe fitime.

 

QYTET

 

Në qoftë se shikoni qytet të madh dhe të pasur, do të mërgoni dhe do të jetoni për një kohë shumë të gjatë jashtë vendit tuaj. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një qytet të tillë, do të keni sukses të madh në punë dhe do të keni fitime të mëdha.

 

 

 

R

 

RAKI

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni ose pini raki, do të ndodheni në një festë e cila do të përfundojë me grindje dhe ndoshta me gjakderdhje. Në qoftë se shikoni sikur po i shërbeni dikujt raki, keni mendime të liga për atë person dhe në fund do të bëheni armiq. Në qoftë se shikoni sikur po prodhoni, do të pësoni dëme të mëdha.

 

RAPORTIM

 

Në përgjithësi është urrejtje. Në qoftë se bën raportim do të të urrejnë.

 

RETË

 

Në qoftë se ëndërroni re të bardha, do të lumturoheni dhe do të mësoni shumë sekrete të të tjerëve. Në qoftë se i shikoni të kuqe, do të keni ngatërresa. Në qoftë se janë të zeza, do të keni mërzi dhe hidhërime.

 

(I) RI – (E) RE

 

Në qoftë se shikoni një njeri të ri/të re, do të keni shumë shpresa në punët tuaja. Në qoftë se jeni fëmijë dhe shikoni sikur jeni rritur, do të keni shumë zhgënjime në të ardhmen tuaj. Në qoftë se jeni të vjetër dhe shikoni sikur jeni të ri, do të dëgjoni fjalë të mira që do t’u inkurajojnë në hallet tuaja. Në qoftë se jeni të ri në të vërtetë, do të keni suksese në dashuri.

 

REKOMANDIM

 

Në qoftë se shikoni sikur i jepni rekomandime një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person. Në qoftë se shikoni sikur rekomandoheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.

 

REVANI

 

Në qoftë se shikoni sikur po bëni revani në ëndërr, planet që kishit shpresa se do të realizoheshin, do të kenë fund të keq dhe për këtë do të hidhëroheni jashtë mase. Në qoftë se shikoni sikur hani, prisni të dëgjoni fjalë të këqia për ju nga persona të besimit tuaj.

 

REZERVUAR

 

Ëndërr e dëshpërueshme. Fjalë të këqija kundra teje. Të marrin nëpër gojë dhe nuk të lenë të ngresh kokë.

 

REZULTATE

 

Në qoftë se jep ose merr rezultate, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.

 

RËNKIM

 

Nëse rënkon do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të keshë vuajtje. Nëse shikon dikë tjetër të rënkojë ai person ka ankesa nga ju.

 

RËRË

 

Në qoftë se ecën ose je mbi rërë, do të keni zhgënjim dhe mërzi. Në qoftë se merrë rërë, shpresat tuaja janë të mbështetura në ajër. Në qoftë se ecën këmbë zbathur mbi rërë, do të humbësh një të dashurin tuaj dhe mund të zhgënjeheni në dashuri. Nëse ha rërë, do të fitosh para.

 

RRËSHQAS

 

Në qoftë se shikon sikur rëshqet dhe bie në tokë, do të të ndodhë diçka e papritur e cila do të jetë arsyeja për tu mërzitur dhe shqetësuar.

 

RIGON

 

Në qoftë se shikoni rigon në ëndërr, do të provoni hidhërime dhe vuajtje sidomos po të shikoni sikur hani rigon.

 

RJEPJE

 

Kur shikon çfarëdo lloj rjepje ose gërvishtje, do të thotë se do të të iki një barrë nga sipër.

 

ROMAN

 

Në qoftë se shikoni sikur lexoni, do të keni ngushëllime dhe gëzim. Por në qoftë se shikoni sikur po shkruani një roman ose që po e përktheni, do të pendoheni për gabimet që keni bërë në jetë.

 

RUM

 

Në qoftë se shikoni sikur po pini rum, do të thotë se pini shumë dhe që duhet ta matni pak që të mos katandiseni pijanecë sepse më vonë do të pendoheni.

 

RUS

 

Në qoftë se shikoni sikur bisedoni me një rus në gjuhën ruse, pa e ditur gjuhën në të vërtetë, jeni shumë mëndjelehtë dhe mospërfillës. Në qoftë se shikoni sikur bisedoni me një rus duke e ditur gjuhën ruse, në të vërtetë do të keni ngritje në detyrë dhe fitime të mira.

 

 

RR

 

RRADHË

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në rradhë, do të keni rregull në punët tuaja dhe do të ecni përpara në jetë.

 

RRAH

 

Në qoftë se të rrahin, do të keni ngatërresa të rëndësishme. Në qoftë se ti rrah dikë, do të sëmuresh trupërisht ose psikologjikisht.

 

RRAP

 

Në qoftë se ëndërroni rrap, do të keni varfëri dhe mërzi. Në qoftë se jeni ushtarak, do të keni fitime të mëdha.

 

RREBESH

 

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon rrebesh, do të përmisohet gjendja sëndecore.

 

RREP

 

Çdo gjë, do t’u vejë mbarë. Kjo ëndërr është një parashikim i mirë.

 

RREPA

 

Në qoftë se thjesht shikoni ose hani rrepa, planet tuaja janë të pashpresa, do të keni gëzim të përkohshëm, fitime të vogla, shokë vetëm kur keni para dhe dashuri provizore. Në qoftë se jeni i sëmurë, prisni një lehtësim të përkohshëm nga sëmundja që keni.

 

RRETH

 

Në qoftë se thjesht shikoni një rreth, do të jeni i dashur me të gjithë. Në qoftë se shikon sikur po vizaton rreth, ke njerëz qe të duan dhe të mprojnë.

 

RRETHOJ

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni të rrethuar me armë dhe frikësoheni, do të pësoni aksident. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar armiq, ju duan dhe ju respektojnë jashtë mase bota dhe sidomos shoqëria juaj. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të dëgjoni fjalë shumë të mira për veten tuaj nga të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar egërsira, do të rrezikohet gjendja juaj ekonomike.

 

RREZE

 

Në qoftë se sheh rreze diellore, do të thonë shpresa të mira. Fat, sukses, shëndet dhe lumturi.

 

RREZIK

 

Në qoftë se shikon se je në rrezik duke u mbytur në det, kujdes se je në rrezik me të vërtetë dhe do të thotë dhe hidhërim. Në qoftë se shikon se je në rrezik automobilistik ose me kalë, prit rezultate të këqia, mërzi shpirtërore dhe ekonomike. Në qoftë se shikon se je në rrezik, por i ikë rrezikut, do të çlirohesh nga ankthet dhe problemet dhe do të keni një të ardhme të mirë.

 

RRËFIM

 

Në qoftë se rrëfehesh diçka tek dikush do të lirohesh nga një ankth që të torturonte për shumë kohë.

 

RRËSHIRË

 

Në qoftë se thjesht shikoni ose bleni ose bisedon për rrëshirë, do të keni lajme të mira. Në qoftë se jeni vajzë ose grua do të jeni me fat në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur keni shumë rrëshinë në një depo, do të keni pasurim të madh.

 

RRIP

 

Në qoftë se shikon rrip, të tjerët shfrytëzojnë budallëkun tënd dhe shijojnë mundin tënd.

 

ROB

 

Në qoftë se të kanë kapur rob, do të përfundosh në një vend të keq, mërzi dhe hidhërim. Në qoftë se ti kap dikë rob, kujdes se mos i lëndon të tjerët pa dashje.

 

RROBAQEPËS

 

Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me të, prisni mërzi të dhe fund të keq në çështjet tuaja. Dhe gjithashtu mos u besoni shumë shokëve dhe miqve tuaj sepse janë shumë dinak dhe të pabesë. Në qoftë se shikoni sikur një rrobaqepës ju kërkon para borxh, do të thotë se bëni shpenzime të tepërta dhe do të keni skena të hidhërueshme familjare. Në qoftë se shikoni sikur jeni rrobaqepës, do të mërziteni për humbjen ekonomike dhe do t’u shkatërrojnë armiqtë.

 

RRUGAÇ

 

Në qoftë se sheh një rrugaç do të kesh një lumturi momentale. Në qoftë se se sheh se je vetë dikush po të zhgënjen.

 

RRUFE

 

Në përgjithësi është diçka e mire, një lajm i gëzueshëm.

 

RRUGË

 

Në qoftë se ecën në një rrugë të mirë dhe të bukur do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se rruga është e keqe dhe mezi kalon, do të keni vështirësi dhe mërzi.

 

RRUSH

 

Në qoftë se ëndërroni sikur po mblidhni rrush, do të mërziteni për diçka krejt pa vlerë e cila nuk duhet t’u shqetësonte fare. Në qoftë se shikoni sikur hani rrush, do të keni hidhërime dhe ndoshta hidhërime në dashuri. Edhe në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni, do të mërziteni dhe do të hidhëroheni jashtë mase.

 

RRYP

 

Në qoftë se shikon se blen rryp sjellja jote do të të bëjë keq. Në qoftë se e vesh do të keni mërzi ekonomike. Në qoftë se je i martuar do të zihesh me bashkëshorten. Në qoftë se liron rrypin do të çlirohesh nga problemet.

 

 

 

S

 

SALLAM

 

Në qoftë se shikoni sikur hani sallam, do të keni varfëri të madhe dhe të menjëhershme dhe sëmundje shumë shpejt. Në qoftë se jeni grua shtatzënë, do të keni lindje të vështirë. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni të vjetër, do të shkatërroheni deri në vdekje.

 

SALLATË

 

Në qoftë se shikoni sikur po hani një sallatë të mirë, do të përfundojnë telashet tuaja njëherë e mirë. Në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni sallatë të gatshme, do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe shqetësime psikologjike.

 

SALLË

 

Në qoftë se hyn në një sallë të mirë do të bësh një shoqëri të mirë dhë të re. Por nëse është sallë e errët do të ju hapet një gjyq ose dikush do të të marrë vendin e punës.

 

SALLO

 

Në qoftë se ëndërron sallo, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon sikur e pret një i afërt është në rrezik.

 

SAMAR

 

Në qoftë se shikoni sikur po bëni një samara, do të degjeneroheni para të gjithëve për karakterin tuaj të ulët. Në qoftë se shikoni sikur keni samar mbi kurriz, do të tradhëtojë partneri ose partnerja. Në qoftë se jeni vajzë, do të ngatëroheni në një dashuri shumë të keqe dhe pa kuptim.

 

SANDALE

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur sandale të vjetra, do t’u urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur sandale të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime.

 

SANITARE

 

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni brenda në një vend të tillë, do të keni siguri dhe sukses të vazhdueshëm në punë.

 

SAPUN

 

Në qoftë se thjesht ëndërroni sapun, keni bërë një padrejtësi dhe çfarë do që të bëni nuk do të dilni i pastër nga kjo gjë sepse jeni të pazotë dhe do të mërziteni shumë për këtë gjë. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni sapun, pozicioni juaj është shumë i mirë dhe jeni shumë të nevojshëm për shokët tuaj.

 

SARDELE

 

Në qoftë se shikoni sikur peshkoni sardele në det ose në liqen ose në lumë, do të çuditeni jashtëzakonisht shumë nga disa lajme të shpifura që do të merrni, në qoftë se shikoni sikur po bleni sardele të gjalla dhe të freskëta, do të mësoni se një shok i juaji ka pësuar një aksident shumë të keq.Në qoftë se shikoni sikur po hani sardele të freskëta, do të xhelozohet partneri ose partneria juaj dhe do të dëgjoni fjalë shumë të hidhura.

 

SATIRË

 

Në qoftë se shikoni sikur ju bëjnë satirë, do të arrini të sundoni armiqtë tuaj. Në qoftë se jeni grua, do të dëgjoni të flasin fjalë të mira për ju.

 

SAVAN

 

Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri i afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me savan, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni i sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me savan, do të bëheni mirë.

 

SAZAN

 

Në qoftë se është i gjallë shëndeti yt është i diskutueshëm, vdekje e tmerrshme.

 

SEKRETAR

 

Në qoftë se sheh sikur je sekretar do të provosh varfëri. Në qoftë se sheh dikë tjetër, do të varfërohesh edhe ti edhe ai që shikon. Në qoftë se një grua shikon se martohet me sekretar, do të martohet me një të varfër.

 

SELINO

 

Në qoftë se thjesht shikoni selino, kini besim tek njerëzit që keni pranë sepse ju duan dhe janë shumë besnik ndaj jush. Në qoftë se shikoni sikur bleni, mos i keni shumë besim bashkëshortes ose të dashurës. Në qoftë se shikoni sikur po hani, sjellja juaj do të hidhërojë jashtë mase bashkëshorten tuaj.

 

SELVI

 

Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë selvi një shok ose një i dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë selvi do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në selvi prit shkatërrim ekonomik.

 

SENAT

 

Vlerësim, ngritje sociale dhe në përgjithësi mirë.

 

SENATOR

 

Në qoftë se sheh në ëndërr senator, ëndrra do t’u dalë për mirë.

 

SËPATË

 

Në qoftë se e shikoni të varur në shtëpinë tuaj, do të sëmuret rëndë një pjesëtar i familjes. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar jeni në rrezik për të vrarë dikë pa dashje.

 

SHPUZË

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni shpuzë, do të keni falimentime dhe humbje të mëdha nga puna juaj nga e cila kishe shumë besim se do të fitoje dhe do të kishe sukses. Në qoftë se shikoni sikur po laheni me shpuzë ose që e përdor diku tjetër, do të mësoni lajme shumë të këqia nga shokët tuaj.

 

SINAGOGË

 

Sidoqë të shikoni këtë ëndërr, do të thotë se jeni egoist dhe hipokrit dhe mendoni se vetëm ju keni të drejtë.

 

SIPËRMARRJE

 

Në qoftë se je sipërmarës ose shikon sipërmarrës, do të kesh mërzi.

 

SIRENË

 

Në qoftë se shikoni një grua si sirenë, mos u besoni shumë grave se do të bini viktimë e tyre. Në qoftë se shikoni ose dëgjoni sirenë duke kënduar, një pjesë të pasurisë do t’ua rrëmbejnë gratë. Në qoftë se shikoni të dashurën ose gruan tuaj si sirenë, ajo ju tradhëton dhe ju nga dashuria e tepërt që keni, i keni mbyllur sytë. Në qoftë se shikoni sikur jeni të përqafuar me një sirenë, do të shkatëroheni përfundimisht.

 

SITË

 

Në qoftë se prodhon ose rregullon humbë kohën me gjëra të kota. Në qoftë se thjesht shikon do të zihesh me shokët dhe do të zemërohesh. Në qoftë se e përdor do të pësosh zhgënjime dhe mërzi. Në qoftë se e blen, do të marrësh lajm të mirë. Në qoftë se e shet, do të marrësh lajm të keq.

 

SKAJ

 

Në qoftë se shikon sikur je në skajën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ja arrin të ngjitesh lodhesh kot se nuk do t’ia arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bjen do të dënohesh për sjelljen tënde të keqe.

 

SKANDALE

 

Në qoftë se shikoni sikur ju nxjerin skandale për çështjet tuaja, në të vërtetë do të pësoni dëme dhe skandale në punë. Në qoftë se ju nxirrni skandale për dikë tjetër, do të pësoni falimentim dhe do të shkatërrohen planet dhe ëndrrat që keni bërë.

 

SKELË

 

Do të thotë hidhërim dhe mërzi.

 

SKENË

 

Në qoftë se shikoni skenë teatri, keni pasione të rrezikshme. Në qoftë se shikoni të luhet dramë në një skenë teatri, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur po luhet komedi, do të keni gëzime dhe do të çliroheni nga shqetësimet që kishit kohët e fundit.

 

SKLLAV

 

Në qoftë se shikon sikur je skllav, do të thotë se partneri xhelozon në ty.

 

SKULPTOR

 

Në qoftë se shikon në ëndërr një skulptor statujash do të thotë fat i mirë.

 

SPËRKAS

 

Në qoftë se shikoni sikur spërkatni dikë me ujë të pastër, do të jeni shumë i nevojshëm për atë person dhe që do të t’u falënderojë për të gjithë jetën për nderin që do t’i bëni. Në qoftë se shikoni sikur ju spërkasin me ujë aromatik, do të keni lajme të mira nga të cilat do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni se ju spërkat një grua ose vajzë, ajo do të bjerë marrëzisht në dashuri me ju.

 

SPIRANCË

 

Shpresa të mira dhe të sigurta. Në rast se je i shqetësuar dhe sheh spirancë, do të të ikin mërzitë. Të pamartuarit mund të kenë shpejt një martesë të suksesshme.

 

SPITAL

 

Në qoftë se shikoni një spital plot me të sëmurë, prisni varfëri dhe vuajtje. Në qoftë se e shikoni bosh, do të keni të mira dhe lajme të këndshme.

 

SQEPAR/DRAPËR

 

Në qoftë se shikoni sikur mbani sqepar në duar, do t’u jepet mundësia t’i bëni keq një armikut tuaj, por që nuk do ta bëni nga zemërbardhësia juaj. Në qoftë se shikoni sikur godisni dikë në trup me sqepar, do të pësoni tragjedi dhe hidhërim të madh.

 

STALLË

 

Në qoftë se ëndërroni sikur hyni në një stallë kafshësh, do të tu mirëpresin shumë të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur stalla është e juaja dhe hyni brenda, një i afërt do të kujdeset shumë për ju. Në qoftë se shikoni sikur po hani brenda në stallë, do të thotë se ju duan jashtë mase sepse keni një zemër të mirë dhe të bardhë. Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni një stallë, do të keni sukses të madh në punë.

 

STATUJË

 

Në rast se shikon statujën e dikujt do të thotë zhgënjim në punë. Në rast se statuja është një grua e bukur dhe të thotë lumturi dhe sukses. Në rast se statuja është një grua e shëmtuar do të keni një zhgënjim dashurie. Në rast se shikon statujën lakuriq dhe në rast se nuk lëviz do të thotë fatkeqësi.

 

STATUS

 

Në qoftë se ëndërroni status ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person i cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t’u ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.

 

STËRLAGËS

 

Në qoftë se shikoni me çfarë do lloj mënyre stërlagës, do të merrni lajme të hidhërueshme dhe shqetësime.

 

STOMAK

 

Në qoftë se shikoni sikur keni një stomak të shëndoshë dhe që nuk ju shqetëson, do t’u kërcënojë një sëmundje shumë e rrezikshme. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga stomaku, do të keni një shëndet të mire, por do të jeni të dobët ekonomikisht.

 

STRUC

 

Në qoftë se thjesht shikoni një struc, do të merrni lajme të mira shumë shpejt nga një vend i largët dhe do të bëni një udhëtim shumë të gjatë. Në qoftë se shikoni sikur po vrapon, më e shumta që do të dëgjoni janë shpifje dhe gënjeshtra.

 

STUDIM

 

Në qoftë se shikoni sikur keni vajtur me studime dhe studioni shumë libra shkencore dhe interesante njëkohësisht, do të keni nderime të mëdha.

 

STUHI

 

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon stuhi, do të përmisohet gjendja shëndetsore.

 

SUSAM

 

Në qoftë se shikoni sikur po hani susam, do të thotë se jeni mendjelehtë dhe pa dashje lëndoni njerëz që ju duan dhe mundohen për të mirën tuaj. Në qoftë se shikoni sikur e përdorni në gjellë ose në brumëra, do të dëgjoni gjëra pa vlerë, por për të cilat do të shqetësohet shumë familja juaj. Në qoftë se shikoni sikur e hidhni, do të bëni shpenzime të tepërta dhe do të arrini në shkatërim ekonomik.

 

SUPORE

 

Në përgjithësi do të thotë ngritje në detyrë.

 

SUXHUK

 

Në qoftë se shikoni sikur po hani suxhuk, do të keni fitime mesatare nga puna juaj, por dhe do të hidhëroheni njëkohësisht. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke ngënë, ai do të pësojë të njëjtat gjëra.

 

SY

 

Në qoftë se shikon sikur ke sy floriri do të verbohesh. Në qoftë se shikon sikur ke sy të bukur, do të kesh suksesin më të madh në punë dhe lidhje të mirë dashurie. Në qoftë se shikon sikur vuan nga sytë do të falimentosh ekonomikisht dhe shpirtërisht gjithashtu dhe do të sëmuresh. Në qoftë se je në vend të huaj dhe shikon sikur je verbuar, do të vdesësh në vend të huaj dhe nuk do të arrish të kthehesh në vendin tënd. Në qoftë se shikon sikur heq sytë e dikujt, do të bëhesh shkaku i shkatërrimit të tij. Në qoftë se i ke sytë gjysëm të mbyllura, rrezikon të humbasësh të gjithë pasurinë që ke. Në qoftë se shikon sikur të shtrëmbërohen sytë do të falimentosh në punë. Në qoftë se shikon sikur ke shumë sy, kujdes se do të sëmuresh nga sytë. Në qoftë se je vajzë ke shumë të dashur. Në qoftë se shikon sikur ke sy kafshe ke ndjenjat e asaj kafshe. Në qoftë se je i pasur, kujdes pasurinë. Në qoftë se shikon sikur je qëruar shumë të këqia dhe ndoshta dhe vdekje mund të të ndodhë. Në qoftë se je i sëmurë e ke jetën në rrezik.

 

 

 

SH

 

SHAH

 

Në qoftë se shikon që luan shah dhe fiton, do të fitosh ndaj kundërshtarëve të tu. Në qoftë se shikon se humbë, do të fitojnë kundërshtarët e tu.

 

SHAJ

 

Në qoftë se ëndërroni sikur ju shan dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju shan një grua, do të mërziteni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po shani dikë, do t’u vijë një gëzim i madh dhe i papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.

 

SHALË

 

Në qoftë se jeni grua ose burrë dhe shikoni shalë në ëndërr dhe sidomos po të shikoni sikur jeni ulur mbi të, do të keni nderime dhe vlerësime.

 

SHALQI

 

Në qoftë se shikon se po ha dhe është i kuq dhe i ëmbël, do të fitosh me sukses dhe do të bësh dashuri me person bjond dhe do të mësosh një lajm të mirë. Në qoftë se e ha dhe është i keq, do të marrësh lajme të këqia.

 

SHALL

 

Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur keni venë një shall burrash, do të keni probleme të mëdha familjare dhe mërzi për çështjet ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur shalli që keni vendosur është i bukur dhe me ngjyra të gëzueshme, do të ngriheni në detyrë dhe do të fitoni shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur shall grash, do të thotë se je donzhuan dhe për këtë dukesh shumë qesharak tek gratë. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur keni vënë një shall grash, kujdesni në lëvizjet tuaja se mund të jenë të gabuara. Në qoftë se shalli juaj është i bukur dhe shumëngjyrësh, do të dëgjoni të fliten fjalë të mira për ju.

 

SHAMI

 

Në qoftë se shikon sikur ke ose sikur mban shami të palarë, do të hidhërohesh jashtë mase. Në qoftë se se shamija është e bardhë dhe e pastër, do të ecësh mirë në dashuri dhe në karrierë. Në qoftë se është e kuqe, partneri do të të lerë në mes të rrugës. Në qoftë se shamija është e zezë, ju pret hidhërim dhe melankoli. Në qoftë se se është e grisur, harrojini planet që keni bërë se nuk do të realizohen. Në qoftë se është e qëndisur ose mëndafsh ose e zhytur në kolonjë, do të keni dashuri të guximshme. Në qoftë se shikon sikur blen një shami, do të njihesh me një njeri të mirë i cili do të të këshillojë për mirë dhe që do të të nxjerrë nga rruga e keqe që ke marrë. Në qoftë se shikon sikur shet, do të dështosh në punë.

 

SHAPKA/PAPUÇE

 

Në qoftë se shikoni sikur nuk mund të ecni me këpucë dhe vishni shapka, do të jetoni një jetë të këndshme deri në momentet e fundit. Në qoftë se shikoni sikur ecni dhe mbani në duar shapka, do të thotë se keni një punë të mirë dhe me sukses dhe nuk keni nevojë për ndihmën e askujt.

 

SHARRË

 

Në qoftë se thjesht shikoni një sharrë, do të pësoni shumë dëme të rëndësishme dhe do të zhgënjeheni. Në qoftë se shikoni sikur po e përdorni, do të keni humbje të mëdha parash të cilat i dinit të sigurta, por për fat të mirë do t’i zëvendësoni me një çështje ku do të fitoni. Në qoftë se shikoni sikur bleni sharrë, do t’u vijë një mundësi shumë e mirë për të fituar para.

 

SHEGË

 

Në qoftë se shikoni shegë të varura në pemë, do t’u ndodhë diçka e keqe. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të merrni një lajm të mirë. Gjithashtu në qoftë se shikoni sikur po hani shegë, do të merrni një lajm të mirë.

 

SHENJTËRIM

 

Në rast se shikon që bëhet shenjtërim dhe në shtëpinë tënde, do të marrësh lajme të mira.

 

SHENJTOR

 

Në rast se e shikon të të flasë ose të shikon me ëmbëlsi, do të keni sukses në një çështje të rëndësishme. Në rast se i shikon të nevikosur prit sëmundje ose rrezik të madh, por nuk do të vdesësh.

 

SHEQER

 

Në qoftë se shihni që hani sheqer, të prisni mërzi nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se gjërat që hani nuk janë me sheqer, do të mërziteni me pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë sheqer dhe nuk i prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Kujdes shëndetin në qoftë se shihni që hani ëmbëlsira dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni ëmbëlsira, do të keni probleme në punë.

 

SHES

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni shërbëtor dhe po ju shesin, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur po shisni materiale, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur po shisni sende metali, do të pësoni humbje të madhe financiare.

 

SHËLLIRË

 

Në qoftë se sheh gjëra në shëllirë dhe ti i ha ato, do të hidhërohesh dhe do të shkojnë keq shpresat tuaja.

 

SHËNDOSHEM

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë më të shëndoshë seç jeni në të vërtetë dhe sikur keni vështirësi të ecni, do të keni shume fitime dhe sukses, por kujdes nga pasionet tuaja.

 

SHËRIM

 

Nëse je i sëmurë dhe sheh se përmirësohesh, shpejt do të shërohesh.

 

SHËTIT – SHËTITJE

 

Në qoftë se shikoni sikur po shëtisni me një hap normal punët tuaja, do të përmirësohen dhe do të shkojnënëdrejtim tëmirë. Në qoftë se shikoni sikur po ecni shpejtë dhe pa u menduar, do të kaloni shumë mërzi dhe vuajtje për të arritur aty ku doni në biznesin tuaj. Në qoftë se shihni se po shëtisni dhe po ecni me vështirësi, do të keni vështirësi në çështjet tuaja.

 

SHI

 

Në përgjithësi është parashikim sëmundje, probleme, shqetësime dhe mërzi.

 

SHIJE

 

Në qoftë se shikon se hanë diçka të hidhur, do të gëzohesh, por në qoftë se shikon se po hanë diçka të ëmbël do të mërzitesh.

 

SHIGJETË

 

Në qoftë se shikoni sikur mbani një shigjetë në duar ose që e hidhni diku, do të thotë se bëni mendime të këqia për të cilat do të shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju gjuan me shigjetë, keni një armik i cili gjithë kohës mundohet t’u bëjë keq.

 

SHIGJETAR

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni shigjetar ose thjesht shikoni një shigjetar, fatkeqësia juaj do të bëhet akoma më e madhe.

 

SHISHE

 

Në qoftë se shikoni një shishe plot me ujë, do të keni gëzim dhe lumturi dhe gjithashtu dhe fitime dhe dashurinë e të gjithëve. Në qoftë se e shikoni të mbushur me pije, do të keni mbarësi në punë dhe sidomos në dashuri. Në qoftë se e shikoni të mbushur me uthull, do të keni shumë zhgënjime. Në qoftë se e shikoni të mbushur me ilaçe, do të pësoni aksidente të vogla.

 

SHIRIT

 

Në qoftë se thjesht shikoni, do të përmirësohen çështjet tuaja dhe do të keni fitime. Në qoftë se e përdor për tu stolisur, do të keni dashuri shkatërruese.

 

SHKALLË

 

Në qoftë se ngjitesh në shkallë, do të keni lavdi dhe nderime. Në qoftë se i zbret, do të shkatërrohen planet tuaja. Në qoftë se je i ulur në shkallë, do të keni mërzi të madhe.

 

SHKËMB

 

Pengesa të mëdha vetëm në qoftë se sheh se e kalon shkëmbin do t’i kalosh pengesat.

 

SHKRESË

 

Në qoftë se të japin shkresë, do të mërzitesh jashtë mase. Do të keni lajme të këqija.

 

SHKISHËRIM

 

Në qoftë se sheh se shkishërojnë brenda në kishë, do të bëhet një krim për të cilin do të kesh edhe ti dijeni.

 

SHKOLLË

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni një shkollë, një shok i juaji do t’u këshillojë për diçka, por që duhet ta dëgjoni se është diçka shumë e rëndësishme për ju. Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë fëmijë dhe shkoni në shkollë, keni mendime fëmijësh të cilat janë pa vlerë, ndaj dhe ju qeshin të tjerët pas shpine.

 

SHKRONJA

 

Në qoftë se mëson shkronja, do të keni të mira të papritura. Në qoftë se përgjithësi ëndrra është e mirë do t’u dalë për mirë.

 

SHKRUAJ

 

Në qoftë se shikon sikur shkruan në gazetë ose revistë, do të keni shqetësime në çështjet tuaja pa fitime. Në qoftë se shkruan llogari, nuk do të dalësh mirë në punë.

 

SHKUMË

 

Në qoftë se sheh shkumë në det, do të të tradhëtojë një i dashur të cilin e do. Në qoftë se sheh shkumë sapuni, do të sëmuresh lehtë ti ose shoku juaj.

 

SHKUMËS

 

Në qoftë se shikon sikur po shkruan me shkumës, merresh me gjëra të vogla të cilat të bëjnë të mërzitshëm tek të tjerët. Në qoftë se blen, do të marrësh mërzi të madhe që vështirë do të dalësh prej saj.

 

SHKURTABIQ

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë shkurtabiq, do të degjeneroheni sepse jeni bërë njerëz shumë negativë me lëvizjet tuaja, por armiqtë nuk mund t’u bëjnë keq. Në qoftë se shikoni një të njohur sikur është bërë shkurtabiq, kujdesuni nga shokët tuaj sepse janë shumë dinak dhe të djallëzuar. Në qoftë se shikoni sikur po argëtoheni me një shkurtabiq, jeni të dhënë shumë pas argëtimeve dhe lojrave, deri në fazë që ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar shumë shkurtabiqë, do të keni dëme të vogla ekonomike dhe do të flasin fjalë të këqia për ju.

 

SHKURRE

 

Në qoftë se shikon shkurre të lulëzuara do të merrni lajme të mira nga shok ose miq. Në qoftë se shikon shkurre të thata dhe në qoftë se ngatërrohesh në to do të ngatërrohen çështjet tuaja dhe do të keni dëme. Në qoftë se i shikon në shtëpinë tende do të keni ngatërresa familjare. Në qoftë se digjen para teje, je në rrezik të madh.

 

SHNDËRRIM

 

Në qoftë se sheh se je më i madh apo më i vogël ose më i shëndoshë apo më i dobët ose ç’do lloj shndërrimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar, do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.

 

SHOH

 

Në qoftë se mund të shohësh gjëra të padukshme, do të thotë se do të keni lumturi dhe përparim në punë. Në qoftë se nuk sheh dhe aq mirë, prit varfëri.

 

SHOFER

 

Në qoftë se shihni ënërr sikur udhëtoni dhe keni një shofer me vete, keni llogari të mira në punë, të cilat do t’u çojnë përpara. Në qoftë se shikoni sikur keni shofer grua, shpresat tuaja janë të kota. Në qoftë se shikoni sikur jeni shoferi i dikujt, ai person do të bëhet arsyeja e shkatërrimit tuaj.

 

SHOK

 

Në qoftë se ëndërroni sikur shihni shokun tuaj, kujdesuni nga njerëzit që keni besim se do t’u bëjnë keq aty ku nuk e prisni.

 

SHOQËROJ

 

Në qoftë se shikoni sikur po shoqëroni dikë jashtë shtëpisë suaj, do të keni ngatërresa më atë person që shihni sikur po e shoqëroni.

 

SHOQËRIM

 

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në shoqërimin e shokëve ose të afërmve, do të gjendeni në një ngjarje të gëzueshme ose do të merni lajme të mira.Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me të huaj, do të dëgjoni shpifje për ju.

 

SHOSHË

 

Në qoftë se prodhon ose rregullon, humbni kohën me gjëra të kota. Në qoftë se thjesht shikon, do të zihesh me shokët dhe do të zemërohesh. Në qoftë se e përdor, do të pësosh zhgënjime dhe mërzi. Në qoftë se e blen, do të marrësh lajm të mirë. Në qoftë se e shet, do të marrësh lajm të keq.

 

SHPALLJE

 

Në rast se shikon të ngjitura në mur për veten tënde, do të thotë se shokët do të të tradhëtojnë papritur. Në rast se është për dikë tjetër, do të dalin në dritë pisllëqet. Në qoftë se bëni shpallje në kishë, shpejt do të lavdëroheni. Në qoftë se bëni shpallje në rrugë, do t’u urrejnë dhe do të t’u kthejnë krahët. Dhe gjithashtu prisni varfëri.

 

SHPATË

 

Në qoftë se shikoni sikur është e varur në mur ose në varse, do të merni lajme të gëzueshme nga një person që është jashtë shtetit ose një shok i juaji i dashur. Në qoftë se shikoni sikur mbani shpatë në dorë, do të keni vlerësime dhe nderime dhe forcë trupore/ Njerëzit që ju rrethojnë ju respektojnë dhe ju duan shumë. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur ju godasin me shpatë, do të vonoheni të martoheni. Në qoftë se shihni sikur godisni një femër me shpatë, ajo do të arrijë t’u fusë nën kthetrat e saj.

 

SHPATULLA

 

Në qoftë se shikoni sikur keni shpatulla femre, do të vijë në jetën tuaj gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikoni sikur keni shpatulla mashkulli, do të pësoni çnderim të madh, degjenerim dhe urrejtje nga bota. Në qoftë se shikoni shpatullat tuaja të gjakosura ose të vrara, do të pësoni dëme dhe turpërime.

 

SHPELLË

 

Në qoftë se shikoni një shpellë plot me kafshë ose me egërsira, do të keni fatkeqësi nga mendjelehtësia juaj. Në qoftë se shikoni një shpellë bosh, do të jeni në rrezik shumë të madh.

 

SHPENDË

 

Në qoftë se shikoni sikur rrisni shpendë, do të merrni një lajm shumë të mirë për ju dhe do të gëzoheni sepse do të dëgjoni se ka shpëtuar një shok i juaji për pak ose një i afërti i juaji i ka shpëtuar vdekjes. Në qoftë se shikoni sikur vrisni shpendë, brenda në shtëpinë tuaj, do të pësoni dëme të mëdha ekonomike dhe do të ndodheni në një ngjarje të keqe të papritur.

 

SHPENZIM

 

Në qoftë se shikon sikur bën shpenzime të vazhdueshme për gjëra me rëndësi, do të kalosh një jetë të mirë dhe pleqëri të mbarë. Në qoftë se shpenzon kot para, do të keni humbje të madhe parash.

 

SHPËRNGULJE

 

Në qoftë se shikon sikur shpërngulesh në një shtëpi tjetër, punët dhe aktivitetet tuaja do të kenë sukses të madh, por me shumë pengesa. Në qoftë se shikon dikë tjetër të shpërngulet, do të bëhet i bezdisshëm me kërkesat e tij sepse i ke dhënë shumë kurajo.

 

SHPËTIM

 

Në qoftë se shpëton nga siklete, do të mërzitesh pak. Në qoftë se shpëton nga detyrime, do të të ndihmojë dikush që nuk e pret.

 

SHPINË

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr shpinën tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në shpinë me mendjelehtësinë tuaj, ju keni lënë rrugën të lirë armiqve dhe do t’u shkatërrojnë.

 

SHPIRT

 

Në qoftë se ëndërroni çfarëdo lloj shpirti djallëzor me çfarë do lloj mënyre ose pamje, kujdesuni të shlyeni mëkatet tuaja.

 

SHPIRTIN E SHENJTË

 

Në rast se e shikon si pëllumb dhe mbi kokën tënde, do t’u vijë një ide e shkëlqyer, në rast se e shikon si engjëll, do t’u hiqet një barrë e madhe.

 

SHPORTË

 

Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban ke shpresa të kota. Në qoftë se e mban të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh lë lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

 

SHQERRË (lule)

 

Në qoftë se shikon sikur e këput, do të qash shumë nga një lajm i keq që do të marrësh, që shokët të kanë harruar ose që dashuria juaj është keqkuptuar. Në qoftë se ja dhuron një vajzë, e cila të do jashtë mase nuk je sjellur mirë. Në qoftë se shikon një buqetë, prit fjalë të hidhura nga dashuria.

 

SHQETËSIM

 

Në qoftë se shikon se shqetëson të tjerët ose të shqetësojnë, kujdes se ke shoqëri jo të mirë.

 

SHQIPONJË

 

Në qoftë se e shikon në gurë ose pemë të lartë, do të kesh të mira. Në qoftë se fluturon, do të jesh i qetë. Në qoftë se të ulet në kokë, të pret vdekje. Në qoftë se je përsipër, humbje të mëdha. Në qoftë se je grua dhe sheh shokun të lind shqiponjë, do të lindësh djalë. Në qoftë se e sheh të vdekur dhe je në pushtet, prit fundin tënd. Në qoftë se e kap është sukses. Në qoftë se të ikën është zhgënjim. Në qoftë se dëgjon zërin e saj, do të dëgjosh lajme të mira. Në qoftë se e sheh thjeshtë duke fluturuar, do marrësh lajm të gëzuar ndoshta dhe para.

 

SHTATI

 

Në qoftë se shikon se trupi yt është i madh dhe është shëndoshur, suksese të shkëlqyeshme në punët tuaja gjithashtu dhe sukses të madh me seksin tjetër. Në qoftë se shikon trupin tënd të dobët dhe të sëmurë, do të zhgënjehesh në punë dhe në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke trup të seksit tjetër dhe je i pamartuar, do të martohesh së shpejti. Në qoftë se je i martuar, do të ngelesh i vejë.

 

SHTATZËNË

 

Në qoftë se je burrë dhe sheh sikur je shtatzënë, do të mërzitesh. Varfëri nëse je i pasur dhe pasuri nëse je i varfër. Në qoftë se je beqar, do të martohesh mirë. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur je shtatzënë, do të zihesh me burrin. Në qoftë se je vajzë do të gjykohesh nga prindërit për sjelljen tënde. Gruaja shtatzënë duke parë se është shtatzënë, do të çlirohet nga problemet familjare.

 

SHTEG

 

Në qoftë se shikon një shteg në ëndërr ose që kalon në një shteg, do të pësosh tronditje dhe mërzi.

 

SHTEGTAR

 

Në qoftë se shikoni sikur një shtegtar arrin në vendin tuaj, do të keni një lajm shumë të mirë nga shumë larg. Në qoftë se jeni vajzë, do t’iu vijnë propozime për martesë nga larg. Në qoftë se shikoni sikur shtegtoni në një vend të huaj, do të keni mërzi dhe humbje materiale.

 

SHTËPI

 

Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni një shtëpi për veten tuaj, do të pësoni një aksident shumë të keq. Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni për dikë tjetër, ai do të pësojë aksident, por ju do të inkurajoheni nga dikush. Në qoftë se shikoni sikur po shisni shtëpinë, do të keqësohet gjendja juaj dhe do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur po merrni me qera një shtëpi, do të bini viktimë tradhëtie dhe do t’u lenë në mes të rrugës. Në qoftë se shikoni sikur është gati duke u shembur, do të rrezikohet pasuria juaj dhe në qoftë se shikoni sikur po digjet do të pësoni fatkeqësi.

 

SHTET

 

Në qoftë se shikon sikur shteti të ka dhënë një detyrë, do të të duan të gjithë për dijet tuaja. Në qoftë se shikon se të shkarkojnë nga detyra, kontrollo sjelljen tënde se nuk është dhe aq e mirë ndaj të tjerëve dhe mund edhe të të urrejnë.

 

SHTIZË

 

Në qoftë se mundohen të të qëllojnë, armik i keq mundohet të të bëjë keq.

 

SHTRAT

 

Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në shtrat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë, do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin shtratin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.

 

SHTRËNGATË

 

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm Në qoftë se je i sëmurë dhe shikon shtrëngatë, do të përmisohet gjendja shëndetsore.

 

SHTRIHEM

 

Në qoftë se shikoni sikur shtriheni për të fjetur ose për të pushuar, do të sëmureni rëndë dhe merr masat. Në qoftë se jeni femër, do të rrezikohet nderi juaj. Në qoftë se shikoni sikur shtrini dikë tjetër në krevat dhe me zor, do të bëni diçka që do t’u bëjë shumë dëm. Në qoftë se shikoni sikur ju shtrin dikush juve në krevat, do t’u bëjë shumë keq ai person.

 

SHTRYDHJE

 

Në qoftë se shikoni sikur po shtrydhni diçka sidomos në qoftë se është për të ngrënë, do të keni shumë të mërzitur njerëzit që varen nga ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke shtrydhur, armiqtë do të ndalojnë tu ndjekin.

 

SHTUNË

 

Ëndrrat që ju shfaqen të shtunën në përgjithësi, dalin të vërteta dhe për një kohë shumë të shkurtër.

 

SHUPLAKË

 

Në qoftë se shikoni sikur i bini dikujt me shuplakë, do të ziheni me atë për gjëra jo të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju godet me shuplakë, do të nevrikosni dikë jashtë mase për sjelljen tuaj të keqe dhe do t’u luftojë.

 

SHURTË

 

Në qoftë se thjesht e shikoni, do të merni lajme nga shumë larg, por që do të jenë të shpifura dhe të këqia. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të vdisni dhe do të shpëtoni vetëm Në qoftë se ndërroni klimë. Në qoftë se e shikoni duke kënduar, do të mësoni se njerëzit që kishit besim do të nxjerrin sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur e vrisni, do të shaheni nga njerëzit për sjelljen tuaj skandaloze. Në qoftë se jeni grua, do të jetoni shumë keq me burrin. Në qoftë se jeni vajzë, jeni në rrezik të ngeleni beqare për të gjithë jetën.

 

SHURDH

 

Në qoftë se shikon sikur po flet me një person i cili është shurdh dhe ai nuk të dëgjon, sekretin që ke thënë e kanë marrë vesh të gjithë. Në qoftë se shikon sikur je ti shurdh, do të të bëjnë keq ty.

 

 

 

T

 

TABELË

 

Në qoftë se shikoni një tabelë të varur në mur ose diku tjetër, do të keni lidhje ose shoqërore ose dashurie me dikë që ju nuk e prisni.

 

TALLJE

 

Në qoftë se shikoni sikur tallni gjërat e shenjta, do të keni fatkeqësi në jetë dhe do të pësoni shumë të këqia. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të pësojë edhe ai edhe ju aksidente dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur ju tallin, do të keni një jetë të lumtur dhe të rehatshme. Në qoftë se shikoni sikur po tallni botën sidomos persona të moshuar, do të flasin keq për ju dhe për këtë do të mërziteni shumë.

 

TALLAGAN

 

Në qoftë se shikon se ke veshur pa qenë fshatar dhe Në qoftë se është e re dhe e mirë, në përgjithësi ëndrra është e mirë. Në qoftë se është e vjetër dhe e keqe, do të pësoni hidhërime dhe mërzi.

 

TAGAR/MANGALL

 

Në qoftë se ëndërron tagar dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë, do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lartë, i cili do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në tagar, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.

 

TANTELLË (TYL)

 

Në qoftë se blen do të të tradhëtojnë dhe do të të zhgënjejnë. Në qoftë se ti shet do të bësh ti të njëjtën gjë.

 

TARTABIQ

 

Në qoftë se ëndërron një grumbull me tartabiqë në mur ose në krevatin tënd, do të torturojnë mendimet dhe mërzit. Në qoftë se shikon trupin tënd plot me tartabiq dhe të hanë, merr masat se je i rrethuar nga shumë armiq. Në qoftë se shikon sikur i vret, do të heqësh qafe armiqtë.

 

TATIME

 

Në qoftë se shikoni sikur paguani tatime në bashki, do të keni sukses të madh në punë. Në qoftë se shikoni sikur nuk i keni paguar tatimet, do të thotë se nuk ju kanë më besim sepse jeni i djallëzuar dhe dinak në punë. Në qoftë se shikoni sikur i merrni dikujt tatimet, do t’i shkaktoni shumë të keqija atij personi.

 

TAVAN

 

Në qoftë se shikoni sikur tavani i shtëpisë tuaj është i lartë dhe i bukur, do të merrni lajme të mira dhe do të plotësohen dëshirat tuaja që kishit bërë për shumë kohë dhe gjithashtu do të keni fat dhe gëzim. Në qoftë se jeni femër, do të flitet mirë për sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur tavani i shtëpisë tuaj është i prishur dhe i ulët, kujdesuni se mund të humbisni të gjithë pasurinë që keni fituar deri tani.

 

TAVERNË

 

Në qoftë se shikon sikur je në një tavernë dhe po pi me të tjerë, do të bëhesh pijanec. Në qoftë se shikon të tjerë duke pirë, mërzi dhe dëshpërim. Në qoftë se se taverna është e juaja, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja ose do të pësosh aksident.

 

 

TEATËR

 

Në qoftë se shikon teatër të hapur, do të pësosh dëme. Në qoftë se hyn në teatër do të sëmuresh. Në qoftë se merr pjesë në një dramë në teatër ose lexon dramë, do t’i keni punët keq me një çështje tuajën.

 

TEKSTIL

 

Në qoftë se shikoni sikur tregëtoni tekstile, do të keni një vend shumë të mirë në rrethin social. Në qoftë se thjesht shikoni një tekstil, do t’u ndodhë diçka e hidhërueshme nga e cila vështirë do të ikni.

 

TELEGRAM

 

Në qoftë se shikoni sikur merrni telegram, do të merni një lajm të papritur nga dikush që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur po dërgoni telegram, do të shkatërroni punën që keni bërë deri tani sepse jeni shumë të nxitueshëm.

 

TEMPERATURË

 

Në qoftë se shikon sikur ke temperaturë, mundohen të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon dikë tjetër që ka temperaturë dhe të kërkon ndihmë, ai person ka nevojë për këshillën tënde. Në qoftë se je e martuar dhe shikon sikur ke temperaturë, ke mërzitur burrin. Në qoftë se je vajzë, do të turpërohesh përpara të gjithëve për dashurinë tënde. Në qoftë se je i sëmurë, do të bëhesh mirë.

 

TEMË

 

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan ndonjë temë, mendon gjëra koti dhe të vogla, por të cilat janë pa vlerë.

 

TEMPULL

 

Në qoftë se ndërtoni tempull, do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se hyni në tempull dhe luteni, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se jeni brenda në tempull dhe nuk luteni, do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur po flini në tempull, do të bëni një krim të rëndë për të cilin do të dënoheni rëndë. Në qoftë se jeni grua e martuar dhe shikoni sikur hyni në tempull e bërë, nuse do të mbeteni e vejë. Në qoftë se jeni vajzë, do të martoheni shpejt.

 

TENDË

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni ulur poshtë një tende, që të mbroheni nga shiu ose dielli ose rreziqe, do t’u vijë një ndihmë e papritur nga një person që nuk e prisni. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një tendë, do të keni hidhërim dhe fatkeqësi.

 

TENXHERE

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr tenxhere plot me ushqim, do të keni gëzime dhe pasurim në familje. Në qoftë se e shikoni bosh, do të keni hidhërime dhe varfëri. Në qoftë se e shikoni të thyer ose të shpuar, do t’u ndodhë një aksident në familje.

 

TERREN

 

Në qoftë se shikoni sikur lëvizni nga një terren në tjetrin, do të thotë se mundoheni kot se nuk do të realizohen ato që keni menduar dhe mund të pësoni edhe aksident.

 

TERMOMETËR

 

Në qoftë se thjesht shikon një termometer, shokët dhe armiqtë mundohen të të ulin moralisht, por nuk do t’ia arrijnë. Në qoftë se sheh që termometrit i ngrihet temperatura, ke sjellje të mirë. Në qoftë se e shikon që nuk ngrihet temperatura, ke marrë rrugë të keqe.

 

TESTAMENT

 

Në qoftë se shikon dikë që po shkruan ose bën testament, ai person do të vdesë dhe ti do të kesh fitime dhe gëzim. Në qoftë se bën ose shkruan testament ti, do të keni hidhërim dhe fatkeqësi. Në qoftë se je shtatëzënë, nëse bën testamentin tënd do të dështosh.

 

TEZE

 

Në qoftë se shikon në ëndërr tezen dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je teze e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon tezen të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon tezet të zihen mes tyre, një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon tezen të sëmurë do të keni shumë fitime.

 

TËRBIM

 

Në qoftë se shikon sikur vuan nga tërbimi ose shikon një njeri tjetër ose kafshë, armiq të fort të ndjekin dhe në fund do të të falimentojnë. Në qoftë se je grua të marrin nëpër gojë për të keq. Në qoftë se je vajzë, do të mbetesh për shumë kohë beqare. Në qoftë se të kafshon dikush ose diçka e tërbuar, do të shkatërrohesh përfundimisht.

 

TËRMET

 

Në qoftë se shikoni sikur bëhet tërmet, do të pësoni shkatërrim të përgjithshëm të pasurisë tuaj dhe mund t’u ndodhë ndonjë incident i keq, por që do të kalojë shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur ju shembet shtëpia nga tërmeti, do të mundohet të gjejë mundësinë që t’u godasë kundërshtari juaj më i madh, por në fund nuk do t’ia arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur shkatërrohet i gjithë qyteti nga tërmeti, vendi juaj do të pësojë uri dhe zi. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni tërmet, do të rrezikohet jeta e bashkëshortit tuaj. Në qoftë se jeni vajzë, do t’u akuzojë e gjithë bota. Në qoftë se shikoni sikur shembet kishë nga tërmeti, prisni aksidente të mëdha, por do të keni të mira më vonë. Dhe Në qoftë se jeni vajzë, do të martoheni se shpejti. Në qoftë se nga tërmeti shikoni sikur janë bërë të çara në tokë, do të sëmureni rëndë.

 

TIGËR

 

Në qoftë se thjesht shikoni një tigër në ëndërr, do të thotë se keni një armik shumë të rrezikshëm i cili mundohet t’u bëjë keq në çfarëdo lloj mënyre. Në qoftë se shikoni sikur po rri i qetë një armik i cili ju ka bërë shumë të keqija, është penduar për gjithçka dhe do të vijë t’u kërkojë falje dhe t’u kërkojë të pajtoheni. Në qoftë se shikoni sikur po vrisni një tigër, do të hiqni qafe kundërshtarin tuaj më të rrezikshëm.

 

TIPOGRAF

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni tipograf, do të keni një jetë normale dhe që nuk do të lëviz asgjë nga ajo që keni tani.

 

TJEGULL

 

Në qoftë se thjesht shikoni tjegulla prisni se do të keni shoqëri të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ecën mbi tjegulla do të rrezikojnë punët tuaja. Në përgjithësi të shikosh tjegull nuk është diçka e mirë. Në qoftë se bien do të merrni lajme të hidhura.

 

TJERR

 

Në qoftë se shikon që tjerr pe do të bësh ndryshime në lidhje. Do të keni qetësi familjare dhe punët do t’u shkojnë mbarë.

 

TOKË

 

Në qoftë se shikon tokë të thatë do të provosh dhimje dhe merzitje. Në qoftë se shikon tokë të mirë e të butë do të kesh gëzim dhe lumturi.

 

TOP (ARMË)

 

Në çfarëdo lloj mënyre që të shikoni top është për mirë. Ëndrra do t’u dalë për mirë.

 

TORTURIM

 

Në qoftë se të torturojnë do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se i vdekuri ngrihet dhe të torturon ose ti torturon të vdekur, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja.

 

TRANSFERIM

 

Në qoftë se shikon sikur transferohesh në një shtëpi tjetër punët dhe aktivitetet tuaja do të kenë sukses të madh por me shumë pengesa. Në qoftë se shikon dikë tjetër të transferohet do të bëhet ibezdishëm me kërkesat e tij sepse i ke dhënë shumë kurajo.

TRANSFORMIM

 

Në qoftë se shikon njerëz të transformohen në kafshë, të zhgënjejnë shokët pas krahëve. Në qoftë se shikon kafshë të transformohet një njeri prit të mira nga shokët. Në qoftë se shikon një statujë të kthehet në njeri të gjallë, një ngjarje rastësisht, do të të bëjë të mësosh sekretet e shokut.

 

TRASHËGIMI

 

Në qoftë se ëndërron sikur merr një trashëgimi të papritur do të të vijë një e mirë e papritur nga një shok. Në qoftë se shikon sikur ke trashëguar një shenjtor ose prift do të keni bekimin e zotit për veprat tuaja. Në qoftë se trashëgon një të panjohur një armik mundohet të pajtohet me ty. Në qoftë se je vajzë do të martohesh mirë. Në qoftë se je grua do të bësh fëmijë. Në qoftë se shikon sikur po trashëgon dikë që në të vërtetë është duke vdekur ai do të shërohet dhe do të jetë me shumë interes për ty.

 

TREGËTI

 

Në qoftë se shikon se po tregëton mëndafsh, copa, lesh, dru, gurë, hekur, metal, etj do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se tregëton kafe, sheqer, etj do të pësoni dëme.

 

TREKËMBËSH

 

Do të thotë hidhërim dhe mërzi.

 

TREKËNDËSH

 

Në qoftë se shikoni trekëndësha gjeometrikë, do të keni nderime dhe respekt nga bota për diturinë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani ëmbëlsira në formë trekëndëshi, do të keni fitime, gëzim dhe lajme të mira.

 

TRËNDAFIL

 

Në qoftë se shikoni trëndafil të bukur dhe të çelur, do ndiheni gëzim të madh nga një lajm i mirë që do të merrni. Në qoftë se jeni beqarë, do të keni sukses të madh në dashuri. Në qoftë se i merrni erë, do të keni kërkesë për martesë. Në qoftë se shikoni një trëndafil të vyshkur dhe të tharë, do të keni falimentime dhe hidhërime.

 

TRIM

 

Në qoftë se shikon sikur je trim, do të bësh veprimtari të mira. Në qoftë se shikon trim në ëndërr, do t’i kalosh pengesat. Në qoftë se je trim, do të vlerësohesh nga të tjerët.

 

TRIMËRI

 

Në qoftë se shikon sikur ke trimëri do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

 

TRISHTIM

 

Në qoftë se shikon sikur ke trishtim, dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër të trishtohet, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe trishtohesh për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë, i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se trishtohesh për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar.

 

TROFË

 

Në qoftë se ëndërroni trofë, do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do t’u duan jashtë mase shokët dhe miqtë.

 

TRU

 

Në qoftë se shikon sikur po vuan nga trutë do të pësosh dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se truri është i shëndetshëm, do të keni sukses në punët tuaja.

 

TRUMBETË

 

Në qoftë se ëndërroni sikur dëgjoni tinguj trumbete ose shikoni sikur po luan, do të dëgjoni diçka për të cilën ju kishte marrë shumë malli. Në qoftë se shikoni sikur po luani, ju do të gjeni diçka të cilën e kishit humbur. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të vdisni.

 

TRUNG

 

Në qoftë se shikon trungun e një peme pa degë, do të humbasësh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon pemë të trashë me degë të mëdha, do të kesh shumë fitime dhe përfitime. Në qoftë se shikon degë të vogla do të kesh fitime të vogla nga puna. Në qoftë se pret trung peme me sëpatë, do të kesh sukses në karrierën tënde dhe do të fitosh prapë pasurinë të cilën e ke humbur. Në qoftë se shikon të digjet do të bëhesh shkak për të humbur shumë para një i afërt ose një shok i yti.

 

TRUP

 

Në qoftë se shikon se trupi yt është i madh dhe është shëndoshur, suksese të shkëlqyeshme në punët tuaja gjithashtu dhe sukses të madh me seksin tjetër. Në qoftë se shikon trupin tënd të dobët dhe të sëmurë, do të zhgënjehesh në punë dhe në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke trup të seksit tjetër dhe je i pamartuar, do të martohesh se shpejti. Në qoftë se je i martuar, do të ngelesh i vejë.

 

TRYEZË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni shumë tavolina të reja dhe të bukura brenda në shtëpi, do të keni pasuri dhe do të kaloni një jetë të qetë dhe me harmoni familjare. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura dhe të vjetra, do të keni trishtime.

 

TUB

 

Në qoftë se shikoni tub në ëndërr, do të pësoni sëmundje psikologjike.Në qoftë se shikoni sikur i jepni fqinjëve një tub uji, do të bëheni miq me ata persona.

 

TULLAC

 

Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.

 

TURBEKULOZË

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur keni tuberkulozë, do të keni shëndet dhe gëzime. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të bëni shumë fëmijë. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe do të kaloni një jetë të bukur dhe të qetë.

 

TURP

 

Në qoftë se shikon sikur ke turp, prit humbje shpresash dhe fund të keq në dashuri.

 

TUTOR

 

Në qoftë se shikon sikur je tutor, çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke tutor mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

 

TYM

 

Në qoftë se sheh se je i mbuluar me tym, do të mërzitesh nga një vjedhje që ju bëhet.

 

 

 

TH

 

THARTË

 

Në qoftë se shikoni ose hani, do të provoni shumë mundime dhe hidhërime dhe mërzi.

 

THATË

 

Në qoftë se shikoni diçka e cila është tharë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.

 

THELLËSI

 

Në qoftë se mat thellësinë e detit, do të marrësh lajme të këqia nga një grua të cilën e do.

 

THEMELE

 

Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon themelet e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë i afërt. Në qoftë se ndërton themele ndërtimi, në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je i martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton themele në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.

 

THERR

 

Në qoftë se shikoni sikur po therrni dikë, do të martohet një pjesëtar i familjes tuaj, por që nuk do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju therrin, do të humbisni një shok shumë të ngushtë.

 

THESAR

 

Në çfarëdo lloj mënyre që të shohësh ose të gjesh thesar, do të kesh një martesë me shumë sukses.

 

THIKË

 

Në qoftë se shikon shumë thika, prit grindje me shokët por për një kohë të shkurtër. Në qoftë se je tregëtar, prit vështirësi. Në qoftë se thjesht shikon thikë, do të shqetësohesh nga një lajm i hidhur. Në qoftë se shikon sikur therr dikë, do të bëhesh shkaku i shkatërrimit të tij. Në qoftë se shikon duke mprehur thika, mendon ti bësh keq dikujt pa dashje.

 

THIRRJE

 

Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një thirrje gjyqësore, do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua, do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon thirrje tek një i huaj, do të ndeshesh me dikë.

 

THONJ

 

Në qoftë se ëndërroni sikur keni thonj të gjatë, do të keni shumë fitime nga puna juaj me ndershmëri. Në qoftë se shikoni sikur keni thonj të vegjël dhe të parregulluar, do të pësoni dëme. Dhe Në qoftë se jeni femër, do t’u akuzojnë për diçka. Në qoftë se shikoni sikur i keni të shkurtra, por të rregulluara, do të pësoni dëme dhe humbje materiale, por pa humbur krenarinë tënde.

 

THUR

 

Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po thurni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke thurur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të thurur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’u prekin.

 

 

 

U

 

UDHËTAR

 

Në qoftë se shikoni sikur një udhëtar arrin në vendin tuaj, do të keni një lajm shumë të mirë nga shumë larg. Në qoftë se jeni vajzë, do t’u vijnë propozime për martesë nga larg. Në qoftë se shikoni sikur udhëtoni në një vend të huaj, do të keni mërzi dhe humbje materiale.

 

UDHËTIM

 

Në qoftë se ëndërroni sikur po bëni një udhëtim detar do të keni shumë fitime dhe suksese në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një të njohur duke udhëtuar, do të thotë se do të sëmuret rëndë ose do të pësojë një aksident, mund edhe të vdesë.

 

UJDI

 

Në qoftë se shikoni sikur po bien në ujdi dy persona, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bini në ujdi me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

 

UJË

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni lagur me ujë, do të sëmureni. Në qoftë se është ujë deti ose i ëmbël, do të shëroheni nga sëmundja që keni. Në qoftë se shikoni ujë të pastër duke rrjedhur nga çezma, do të keni pasuri shumë të madhe dhe lumturi. Në qoftë se jeni grua, do të keni një dashuri të lumtur. Në qoftë se jeni vajzë, do të keni dashuri me fat dhe një martesë shumë të mirë. Në qoftë se shikoni se uji është i pistë dhe i turbullt, do të pësoni të kundërtat e të mësipërmes, ndoshta mund të sëmureni. Në qoftë se ju japin ujë të pastër në gotë, do t’u ndihmojë një person tek I cili nuk kishit besim dhe që nuk do ta prisnit kurrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni ujë çezme, do të keni guxim për deklarimin e dashurisë tuaj. Në qoftë se mbush ujë në një enë të thyer dhe shikon sikur po derdhet, do të keni hidhërime familjare. Dhe Në qoftë se jeni të dashuruar, keni shpresa të kota. Në qoftë se shikoni sikur po derdhni ujë në tokë, humbisni kohën me gjëra pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur ujin që hidhni në tokë e thith toka, do të humbisni të gjithë pasurinë. Në qoftë se vadisni me ujë lulet ose bimët, do të keni suksese në çështjet tuaja dhe do të keni dhe sukses shumë të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur po i hidhni ujë të vakët duarve, do të zbuloni zhgënjimin e shokëve tuaj ose të dashurit ose të dashurës tuaj.

 

 

UJIS

 

Në qoftë se shikoni sikur po ujisni lulet në kopshtin tuaj, do të merrni lajme shumë të mira. Në qoftë se jeni vajzë, do të dashuroheni me një djalë shumë të bukur dhe simpatik. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke ujitur bimë ose pemë, do të bëheni shok të ngushtë me atë person.

 

 

UJK

 

Në qoftë se thjesht shikon një ujk, merr masat se ke një armik të fortë pranë teje. Në qoftë se shikon sikur po ndjek ujk, do ta ndjekësh armikun tënd me guxim dhe do të sundosh. Në qoftë se shikon sikur e vret, nëse bie në dorë të armikut do të të shkatërrojë deri në vdekje. Në qoftë se shikon sikur të kafshon ujk, do të të bëjnë keq.

 

ULJE/ZBRITJE

 

Në qoftë se shikon se ulen gjëra nga një vend i lartë, do të keni shumë fitime të mëdha.

 

ULLI

 

Në qoftë se shikon ulli të lulëzuar, prit të mira dhe gëzim. Në qoftë se ulliri që shikon është i vyshkur, prit hidhërime dhe mërzi. Në qoftë se mbledh ullinj, do të keni shumë fitime.

 

UNAZË

 

Në qoftë se ke vënë unazë sidomos me diamante, do të mërzitesh ose do të sëmuresh. Në qoftë se e heq nga gishti, do të çliroheni nga problemet. Në qoftë se ke unazë ose unaza floriri, do të keni nderime. Në qoftë se unazat janë argjendi, do të keni mërzi. Në qoftë se është bakri, prit varfëri.

 

UNGJILL

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni ungjill, do të keni qetësim të plotë shpirtëror. Në qoftë se dëgjon lexim ungjilli, do të keni harmoni familjare. Në qoftë se je plak dhe shikon ungjill, prit shëndet dhe pleqëri të mbarë.

 

UNIFORMË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur uniformë ushtarake, do të fitosh shumë shpejt ato që dëshiron. Në qoftë se shikoni sikur ju dhurojnë një uniformë ushtarake, do të keni nderime të mëdha. Por Në qoftë se ta heqin, do të pësoni fatkeqësi dhe shkatërime.

 

UNIVERSITET

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni studentë në universitet, do të keni mundime dhe vuajtje, por që në fund do të keni sukses. Në qoftë se thjesht shikoni një universitet, mendimet tuaja janë të drejta dhe të sakta dhe kështu që nuk keni nevojë të dëgjoni këshillat e të tjerëve që ju afrohen. Në qoftë se shikoni sikur jeni brenda në një universitet dhe thjesht shikoni, do t’u tradhëtojë një shok i besuar dhe për këtë do të hidhëroheni.

 

URË

 

Në qoftë se sheh se po ndërton urë, do të thotë se do të keni shumë fitime të mëdha. Në qoftë se kalon urë, të kanë bërë kurth. Në qoftë se rrezikon të biesh nga ura dhe në fund bie, do të rrezikohesh nga një sëmundje e rëndë.

 

URI

 

Në qoftë se ëndërron sikur ke uri, do të pësosh hidhërime dhe zhgënjime dashurie.

 

URINIM

 

Në qoftë se ëndërron sikur po urinon, do të të dalin punë të reja me shumë fitime. Në qoftë se urinon në mur ose në gardh, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon veshjet e tua të urinosura, do të të ndodhë diçka e padëshirueshme.

 

URREJ

 

Në qoftë se shikoni sikur urreni ose ju urrejnë, do të bëni shumë armiq.

 

USHKUR

 

Në përgjithësi është ëndërr e keqe. Nuk të del për mirë.

 

USHQIM

 

Çfarëdo lloj ushqimi që të shihni në ëndërr, do të thotë që është për mirë. Për më tepër përshkruhen ushqimet e veçanta.

 

USHTAR

 

Në qoftë se shikoni ushtar, do t’u kërkojnë një nder shumë të madh dhe që duhet t’i ndihmosh ata që të kanë nevojë.

 

USHTRI

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në ushtri, do të realizohen të gjitha planet dhe ëndërrat tuaja.

 

USHUJZË

 

Në qoftë se ëndërron ushujzë, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon sikur e pret një i afërt është në rrezik.

 

UTURAK

 

Në qoftë se shikon sikur je ulur në uturak, do të keni jetëgjatësi dhe shëndet të mirë.

 

UTHULL

 

Në qoftë se ëndërroni uthull të kuqe, do të ziheni me dikë që ju ka sharë shumë. Në qoftë se shikoni uthull të bardhë, do t’u urrejë bota. Në qoftë se shikoni uthull të prishur, një pjesëtar i familjes do të sëmuret për një kohë shumë të shkurtër dhe për këtë do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur pini uthull, do të ziheni me një pjesëtar të familjes dhe do të mërziteni.

 

 

 

V

 

VADIS

 

Në qoftë se shikoni sikur po vadisni lulet në kopshtin tuaj, do të merrni lajme shumë të mira. Në qoftë se jeni vajzë, do të dashuroheni me një djalë shumë të bukur dhe simpatik. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke vaditur bimë ose pemë, do të bëheni shok të ngushtë me atë person.

 

VAGON

 

Do të keni fitime dhe lajme të mira. Gjithashtu do të keni sukses në atë që mendoni, por po të keni pak durim.

 

VAJ

 

Në qoftë se shikon të derdhet vaj, do të kesh dëme të mëdha. Në qoftë se e shikon në gjellë, do të keni të mira. Në qoftë se po e pi, rrezikon nga një sëmundje shumë e rrezikshme. Në qoftë se të derdhet në rroba, do të pësosh dëme të mëdha.

 

VAJZË

 

Në qoftë se shikon se ke vajzë dhe e marton, do të martohet një i afërt i yti. Në qoftë se shikon sikur të lind vajzë, do të keni drejtësi dhe gëzim. Në qoftë se shikon sikur ke dhe në të vërtetë nuk ke, do të ndodhin ngacmime familjare. Në qoftë se gruaja shtatzënë shikon sikur lindi vajzë, do të ketë një lindje të mirë dhe të lehtë.

 

VAKSINË

 

Në qoftë se sheh se po të bëjnë vaksinë dhe je në të vërtetë i sëmurë, do të shërohesh së shpejti.

 

VAKSINIM

 

Në qoftë se shikon sikur po vaksinohesh kundra një sëmundje, do të keni sukses në çështjet tuaja.

 

VLIMI

 

Në qoftë se shikon ujë të vlojë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon çfarëdo lloj lëngu tjetër, do të keni grindje.

 

VAPË

 

Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe, do të marrësh lajm të keq nga një person i dashur. Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit tënd.

 

VARFËRI

 

Në qoftë se ëndërroni një njeri të varfër ose të paralizuar dhe që nuk mundet të punojë, do të keni hidhërime, fatkeqësi dhe vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur jeni të varfër, prisni përmirësime të gjendjes tuaj.

 

VARGAN

 

Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një vargan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në vargan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

 

VARKAR/BARKATAR

 

Në qoftë se ëndërron sikur je varkar, kujdes se mundimet që keni bërë mund t’u shojnë kot dhe mund të pësoni të keqe të madhe. Në qoftë se shikon sikur po flet me një varkar, dikush do t’u ofroj një punë të cilën duhet ta pranoni për të mirën tuaj. Në qoftë se zihesh me varkar, do të ngatërrohesh në një çështje ku do të humbasësh shumë para. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur dashuron një varkar, një person me karakter të mrekullueshëm të do në të vërtetë.

 

VARKË

 

Në qoftë se je në varkë dhe lundron në det dhe Në qoftë se deti është i qetë, do të ikin të gjithë sikletet që ke. Në qoftë se deti është i trazuar, do të keni edhe ju trazira, mërzi dhe dhimbje. Në qoftë se je në një varkë dhe merr ujë brenda do t’u shkojnë kot mundimet. Në qoftë se po e tërheq për ta nxjerrë në breg ke armiq rreth teje.

 

VARR I SHENJTË

 

Në rast se e shikon veten në Jerusalem ose shikon varr të shenjtë, lumturi në të gjithë anët.

 

VARREZA

 

Në qoftë se ëndërron sikur gjendesh në varreza lumturi dhe gëzim i papritur do të të vijë në çështjet tuaja. Në qoftë se thjesht shikon varreza, do të kesh sukses. Në qoftë se shikon varreza plot me varre, ke shpresa të mira për të ardhmen tënde. Në qoftë se e shikon pa varre, prit dëme. Në qoftë se gjendesh në varreza të një feje tjetër, prit lajme të këqia nga një person që do.

 

VARRIM

 

Në qoftë se shikon të varrosin një të afërmin tuaj ose një shokun tuaj, do të keni një martesë të këndëshme ju ose ata. Në qoftë se thjeshtë gjendesh në një varrim, do të zhgënjeheni për çështjet tuaja. Grua që shikon varrim, do të lindë një djalë të bukur. Në qoftë se shikon sikur të varrosin ty, do të keni shëndet brutal.

 

VARRMIHËS

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni varrmihës, do të ndieni hidhërim të madh. Në qoftë se jeni familjarë, do të hidhëroheni për vdekjen e një fëmije tuaj. Në qoftë se jeni të rinj, prisni tradhëti nga bashkëshortët. Në qoftë se shikoni varrmihës duke varrosur një të afërt, do t’i bëni keq atij. Në qoftë se shikoni një varrmihës duke varrosur një të huaj, do të merrni një lajm të keq.

 

I VARUR

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur jeni të varur do të thotë se keqësohet pozicioni juaj. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varur dhe që është shok ose i njojtur do të thotë se ai person, do të ndeshet me ju. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të varrur që është i huaj, do të bëni një shoqëri të re me të.

 

VASKË

 

Në qoftë se shikoni sikur bëni gati vaskën për tu larë, por nuk zhvisheni, i jeni shmangur një rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur zhvisheni, por nuk hyni në ujë do t’u ndodhë diçka shumë e keqe. Në qoftë se shikoni sikur hyni në ujë dhe laheni, do të keni hidhërime dhe mërzi nga zhgënjimi i një shokut tuaj. Në qoftë se jeni grua, do të mësoni sekretet që ju mban burri juaj dhe do të hidhëroheni. Në qoftë se jeni vajzë, do të merrni vesh se i dashuri juaj është shumë xheloz dhe tradhëtar njëkohësisht. Në qoftë se shikoni sikur dilni nga vaska, një ngjarje e papritur do t’u shpëtojë nga një rrezik i cili besonit se nuk do të ndodhte kurrë. Në qoftë se uji është i ngrohtë, do të merrni një lajm të keq.

 

VATËR

 

Në qoftë se është e fikur është për keq. Në qoftë se është e ndezur, prit gëzim dhe lumturi. Nëse je vajzë martesë të mirë.

 

VAZO

 

Me lule, do të thotë lumturi dhe suksese profesionale. Në qoftë se është bosh, do të ndiesh mungesë nga shokët.

 

VDEKJE

 

Në qoftë se sheh të vdekur, prit sëmundje. Në qoftë se sheh se ke vdekur ti, prit lajm të mirë. Në qoftë se se një i vdekur të kërkon diçka, një anëtar nga familja jote do të vdesë. Në qoftë se i vdekuri të jep diçka, do të kesh gëzim.

 

VEGËL MUZIKORE

 

Në qoftë se shikoni sikur luani vegël muzikore ose që këndon me shoqërim të veglave muzikore, do të shoqëroni një shok tuajin në shtëpinë e tij të fundit (në varreza) dhe do të mërziteni jashtëzakonisht shumë për këtë gjë.

 

VELLO

 

Në qoftë se shikoni sikur po prisni vello, do të merrni lajme të këqia për ju ose për një të afërt ose për një shok, ndoshta dhe vdekje. Në qoftë se shikoni sikur e keni veshur, do të vishni të zeza për një vdekje të hidhur ose ndoshta mund të vishni vello si i vdekur. Në qoftë se thjesht shikoni vello, do të të ndodhë diçka shumë e keqe dhe sëmundje.

 

VEND

 

Në qoftë se shikoni sikur lëvizni nga një vend në tjetrin, do të thotë se mundoheni kot se nuk do të realizohen ato që keni menduar dhe mund të pësoni dhe aksident.

 

VERBOHEM

 

Në qoftë se shikon se humb shikimin, kujdesu për shëndetin se është në rrezik.

 

VERË (pije)

 

Në qoftë se je i shëndetshëm dhe shikon verë të bardhë, do të kesh shëndet të mirë. Në qoftë se je i sëmurë, do të shërohesh së shpejti. Në qoftë se je shtatëzënë do të lindësh një djalë të bukur dhe të shëndetshëm. Në qoftë se shikon verë të kuqe do të krijosh forcë. Në qoftë se shikon mushkonja në verë do të të thartohet vera. Në qoftë se je i sëmurë dhe ëndërron verë të kuqe se shpejti do të bëhesh mirë. Në qoftë se ëndërron verë të zezë çështjet tuaja do të marrin rrugë të mirë dhe të mbarë me ndihmën e një personi të fuqishëm dhe mund të jetë grua. Në qoftë se vera është e ëmbël ke shokë të cilët janë gati të të ndihmojnë në problemet dhe çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur po pi do të bësh diçka për të cilën do të pendohesh. Në qoftë se të derdhet prit hidhërime dhe dëshpërime dhe tradhëti bashkëshortore. Në qoftë se prodhon verë prit fitime me bollëk të madh. Në qoftë se hedh verë në gjellë merresh kot me gjëra pa vlerë.

 

VERIGË

 

Në qoftë se ëndërron verigë do të kesh ngatëresa të këqia në punë dhe në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.

 

VERDHË

 

Në qoftë se shikon sikur je zverdhur, do të rrezikosh nga një sëmundje shumë e rëndë për të cilën vetëm një doktor i shquar mund të të shpëtojë. Në qoftë se shikon veshjet e tua të verdha, flasin shumë keq për ty njerëzit përreth teje.

 

VESHI

 

Në qoftë se sheh se ke vesh të mëdhenj, do të kesh fat dhe lumturi. Në qoftë se sheh se ke vesh të vegjël, lajmet që pret të marrësh do të vonohen. Në qoftë se po i pastron, do keni lajme të gëzueshme brenda ditës. Në qoftë se i ke të bllokuar, kujdes nga njerëzit e këqinj. Në qoftë se ke vesh gomari, do të degjenerohesh. Në qoftë se ke vesh egërsire ose luani, jeta jote rrezikohet.

 

VETËVRASJE

 

Në qoftë se sheh se vret veten do të të vijë e keqe e madhe nga kokëfortësia jote. Në qoftë se sheh dikë tjetër është paralajmërim i keq për të.

 

VESË

 

Në qoftë se shikoni sikur ka vesë, do të keni fitime shumë të mëdha. Në qoftë se jeni beqarë, do të ziheni me të dashurin ose të dashurën tuaj.

 

VETULL

 

Në qoftë se ëndërroni sikur keni vetulla të bukura dhe të trasha, do të keni sukses të madh në punët tuaja dhe pasurim të madh. Në qoftë se jeni vajzë, do të keni sukses në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur keni vetulla të rralla dhe të shëmtuara, do të pësoni hidhërime nga njerëzit që kishit shumë besim.

 

VEZË

 

Në qoftë se ëndërron vezë të bardha, do të keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se janë të kuqe, do të kesh fitime të mëdha dhe gëzim. Në qoftë se janë të prishura, do të të tradhëtojë dikush. Në qoftë se po ha, do të mësosh një sekret të rëndësishëm.

 

VEGIM

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur ju shfaqet një vegim, do të thotë se keni lënë pas dore detyrimet tuaja fetare.

 

VËLLA OSE MOTËR

 

Do të keni lumturi, një gëzim. Në qoftë se zihesh me ta do të kesh grindje familjare. Në qoftë se sheh martohesh me motrën tënde, gëzim të madh. Në qoftë se sheh të vdesin, do të kenë jetë të gjatë.

 

VATHË

 

Në qoftë se ke veshur vathë floriri do të keni shqetësime familjare. Në qoftë se janë me diamante do të keni hidhërime dhe mërzi. Në qoftë se je vajzë dhe shikon vathë floriri do të kesh lajme të gëzueshme. Burri Në qoftë se shikon se ka vëthë, do të degjenerohet nga të tjerët sepse ndërhyn në punët e të tjerëve.

 

VIÇ

 

Në qoftë se shikoni viça duke punuar tokën, prisni lumturi dhe gëzim dhe shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur bërtasin, prisni një aksident të rëndsishem. Në qoftë se je grua, shpejt do të ngelesh e vejë. Në qoftë se shihni shumë viça duke vrapuar, do të pësoni tronditje dhe mërzi. Në qoftë se shihni viç të bardhë, prisni nderime. Në qoftë se shihni viç të kuq ose të zi, armiqtë do t’u bëjnë keq. Në qoftë se shihni dy viça duke luftuar, një armik i juaji shumë I madh do tu bëhet shok. Në qoftë se shikoni sikur therrni viç, do të sundoni armiqtë.

 

VIJ

 

Në qoftë se shikon vij, të tjerë shfrytëzojnë budallakun tënd dhe shijojnë mundimet tuaja.

 

VIJË UJI

 

Në qoftë se është i pastër, rrugë e mirë për problemet tuaja. Në qoftë se është i turbullt, lajme të këqia.

 

VINÇ

 

Në qoftë se sheh vinça, gjithmonë janë për keq dhe nëse është dimër do të thotë se do të ketë kohë të keqe. Në qoftë se sheh më shumë se një, do të lindin shumë fëmijë.

 

VIOLINË

 

Në qoftë se thjesht sheh një violinë, do të keni gëzim. Në qoftë se luan violinë pa ditur të luash prit vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se sheh dikë tjetër të luaj do të çlirohesh nga ankthet.

 

VIZITOR

 

Në qoftë se të viziton dikush dhe nëse është edhe shok i yti, do të marrësh lajme të mira dhe mbrojtje nga një person me pushtet. Në qoftë se të viziton femër të presin dashuri të reja. Në qoftë se të viziton doktor ose shenjëtor do të sëmuresh.

 

VJEDH

 

Në qoftë se shikon sikur vjedh, po ndjek rrugë të keqe që do të të çojë në krim. Në qoftë se shikon të kapin hajdut, do të mësosh se po fiton para, por jo me ndershmëri. Vetëm Në qoftë se je në të vërtetë hajdut do të thotë sukses në punët tuaja të pisëta. Në qoftë se të vjedhin diçka nga shtëpia, do të thotë se je dembel. Në qoftë se ndjek hajdut por nuk vjedh, kujdes mos u lër mundësinë armiqve të të bëjnë keq. Në qoftë se thjesht shikon një pjestar të një grupi hajdutësh, kujdes se shokët të shtynë në rrugë të keqe.

 

VJEHRRA

 

Në qoftë se ëndërroni sikur keni vjehrrën ose vjehrrin dhe në të vërtetë nuk i keni, do të keni ngatërresa familjare. Në qoftë se ëndërroni sikur keni vjehrrën ose vjehrrin dhe në të vërtetë i keni, do të merrni një lajm shumë të keq nga një shok i juaj. Në qoftë se kanë vdekur dhe i ëndërroni sikur janë të gjallë, kujdesuni më shumë për burrin tuaj.

 

VJELJE

 

Në qoftë se ëndërroni vjelje, do të keni gjithmonë fitime dhe gëzime.

 

VJELL

 

Në qoftë se shikon sikur po vjell dhe je i varfër, prit të mira dhe Në qoftë se je i pasur prit dëme.

 

VJETËR

 

Në qoftë se shikoni veshjet tuaja të vjetra ose çfarëdo lloj gjëje tjetër, do të humbisni diçka që nuk do ta gjeni më dhe gjithashtu do të krijoni shoqëri të re me një person i cili do t’u japë vetëm hidhërime dhe dëshpërime.

 

VJOLLCË

 

Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të bukura dhe të mëdha do të arrish shumë gjëra pa mundim të madh. Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të bukura dhe të vogla do të mërzitesh sepse nuk do të shkojnë mirë punët dhe do të humbasësh një mundësi shumë të mirë për të fituar. Në qoftë se shikon sikur të bien vjollcat do të të urrejë një grua të cilës do ti shprehje dashurinë. Në qoftë se je fëmijë dhe shikon sikur ke vjollca do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se shikon sikur ke vjollca të kuqe ose jeshile ose një ngjyrë të pazakonshme do të pësosh aksident familjar. Në qoftë se i merr erë të duan jashtëzakonisht shumë. Në qoftë se dikush të jep vjollca do të keni një ofertë pune të mirë.

 

VORBË

 

Në rast se e shikon të mbushur, do të kesh të mira dhe në rast se rrjedh ujë fitime të mëdha nga puna. Në rast se blen, ke shumë mendime në mëndje. Dhe në rast se thjesht e mban dhe je beqar/e, do të të bëjnë kërkesë për martesë.

 

VOTIM

 

Në qoftë se shikoni sikur po votoni për diçka, do të bëni diçka shumë të mirë që do të ngeleni i kënaqur me veten tuaj.

 

VRAPOJ

 

Në qoftë se thjesht shikoni sikur po vraponi, do të merrni lajme të mira nga një shok ose i afërt. Në qoftë se shikoni sikur po vraponi me vrull, do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitimtarë.

 

VRET/VRASJE

 

Në qoftë se shikoni sikur vrisni njeri, biznesi juaj do të ecë përpara. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një shok, ai do t’u ndihmojë në momentin që do të keni më shumë nevojë. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një nga prindërit tuaj, do të pësoni një aksident shumë të rëndë. Në qoftë se vret foshnje, do të ngatërrohesh me shoqëri të këqija.

 

VRESHTË

 

Në qoftë se është i lulëzuar do të thotë fitime dhe shumë të mira. Në qoftë se është i tharë do të ndodh e kundërtat dhe ndoshta dhe vdekja e një personi tuaj.

 

VRESHTAR

 

Në qoftë se je vetë do të keni fitime në punët tuaja. Në qoftë se shikon dikë tjetër do të fitosh një shok të çmuar.

 

VRIMË

 

Në qoftë se shikoni sikur ju është bërë vrimë në trupin tuaj, kujdesuni për shëndetin tuaj se jeni në rrezik shumë të madh. Në qoftë se shikoni vrimë në mur ose në dysheme, ose në ç’do lloj vendi tjetër, do të pësoni shumë keq.

 

VRINGËLLIMË

 

Në qoftë se dëgjon vringëllimë armësh do të gjëndesh në ngjarje të hidhërueshme të cilat do lënë mendime të këqia. Në qoftë se dëgjon ose shikon vringëllime shpatash, do të ngatërohesh në një çëshjte të fshehtë.

 

VUAJTJE

 

Në qoftë se ëndërron sikur të bëjnë të vuash, do të fitosh çështjen që ke në dorë por me pak vonesë.

 

VULOS

 

Në qoftë se sheh se po vulos diçka mundimet tuaja janë të kota dhe do të kenë një fund të keq. Për të dashuruarit do të thotë sukses në dashuri. Për të sëmurët do të thotë së do të lehtësohen pak.

 

VULLKAN

 

Në qoftë se e shikon nga larg me flake dhe llavë vullkani, prit tronditje të mëdha nga shokët e tu. Në qoftë se shikon llavën të vijë drejt teje, prit tronditje brenda në familje.

 

 

 

XH

 

 

XHAKETË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur xhaketë të zezë, do të mbani zi për vdekjen e një të afërmi tuaj. Në qoftë se është thjesht ngjyrë e errët, do të keni mërzi për çështjet ekonomike. Në qoftë se është me ngjyrë të çelët, do të keni lumturi familjare. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur një xhaketë të re dhe të bukur, do t’u kthehet fati për më së keqi.

 

XHAMI

 

Në qoftë se shikoni sikur hyni në xhami dhe jeni të martuar, do të gëzoheni me ardhjen e një fëmije në jetën tuaj. Në qoftë se jeni të moshuar, do të gëzoheni me nipër dhe mbesa. Në qoftë se shikoni sikur po faleni në xhami, do të pasuroheni akoma me shumë me pasuri.

 

XHANDAR

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni xhandar, do të keni fitime të mëdha në punë. Në qoftë se thjeshtë shikoni një xhandar, do të keni qetësi dhe siguri. Në qoftë se shikoni sikur ziheni ose sikur ju kap xhandari, do të keni hidhërime.

 

XHAXHA

 

Në qoftë se shikon në ëndërr xhaxhain dhe që të ledhaton do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je xhaxha i dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon xhaxhain të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon xhaxhallarët të zihen mes tyre një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon xhaxhain të sëmurë, do të keni shumë fitime.

 

XHINDOSJE

 

Në qoftë se shikon sikur vuan nga xhindosja ose shikon një njeri tjetër ose kafshë armiq të fortë të ndjekin dhe në fund do të të falimentojnë. Në qoftë se je grua të marrin nëpër gojë për keq. Në qoftë se je vajzë do të mbetesh për shumë kohë beqare. Në qoftë se të kafshon dikush ose diçka e tërbuar, do të shkatërrohesh përfundimisht.

 

XHING

 

Në qoftë se shikoni xhing që shkëlqen dhe të pastër, do të keni kënaqësi dhe gëzime në familje dhe në jetën tuaj personale.

 

XHUFKË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni varur në rroba, do të thotë se jeni qesharak tek të tjerët dhe që merreni me gjëra pa vlerë.

 

XHUXH

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni bërë xhuxh, do të degjeneroheni sepse jeni bërë njeri shumë negativë me veprimet tuaja, por armiqtë nuk mund t’u bëjnë keq. Në qoftë se shikoni një të njohur sikur është bërë xhuxh, kujdesni nga shokët tuaj sepse janë shumë dinak dhe të djallëzuar. Në qoftë se shikoni sikur po argëtoheni me një xhuxh, jeni të dhënë shumë pas argëtimeve dhe lojrave deri në fazë që ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar shumë xhuxha, do të keni dëme të vogla ekonomike dhe do të flasin fjalë të këqia për ju.

 

 

 

Y

 

YLBER

 

Në qoftë se ëndërron ylber, do të përmirësohet gjendja juaj Në qoftë se je i varfër ose i sëmurë. Në qoftë se je i pasur, do të humbasësh shumë para. Në përgjithësi ylberi në ëndërr është diçka e mirë dhe do t’u shkojë gjithçka mirë në jetë.

 

YLL

 

Në qoftë se sheh yje pastër dhe me qiell të pastër prit fitime, sukses, lumturi, martesë të këndëshme nëse je beqar/e dhe fëmijë nëse je maruar. Nëse sheh yje por janë të turbullt nuk duken mirë do të dëgjosh lajme të këqija ose aksident.

 

 

 

Z

 

ZAMBAK

 

Në qoftë se shikon zambak dhe është dhe i bardhë, do të thotë se je një njeri i mirë dhe i padjallëzuar. Në qoftë se je grua me barrë, do të lindësh djalë.

 

ZAVË

 

Në qoftë se mban ose e qep në fustan, do të betohen për një çështje shumë serioze për të cilën për fat të keq nuk do ta mbajnë fjalën.

 

ZBATHUR

 

Në qoftë se shikon veten ose dikë tjetër zbathur, do të thotë varfëri dhe fatkeqësi.

 

ZBUKURIM

 

Në përgjithësi Në qoftë se sheh të zbukurohet diçka, do të keni lajme të këqia domethënë është për keq.

 

ZDRUKTHTAR

 

Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni zdrukthëtarë, do të keni kënaqësi dhe fitime. Por Në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një zdrukthtar ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe familja juaj do të gëzohet shumë.

 

ZEMËR

 

Në qoftë se ëndërron zemrën tënde të shëndoshë, do të kesh punë dhe jetë të mirë.

Në qoftë se vuan nga zemra, do të mërzitesh jashtë mase për vdekjen e një personi të dashur. Në qoftë se plagosesh në zemër, do të keni humbje financiare.

 

ZEMËRIM

 

Në qoftë se shihni që jeni të zemëruar, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë të zemëruar, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të zemëruar me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

 

ZEZAK

 

Në qoftë se sheh zezak të marrin nëpër gojë. Në qoftë se fle me zezak, do të dalin në dritë veprimet tuaja të këqija. Në qoftë se e sheh lakuriq, do të sëmuresh. Në qoftë se je grua dhe sheh zezak, do të marrësh lajm të keq.

 

E ZEZË

 

Në qoftë se shikon sikur ke veshur të zeza, do të hidhërohesh për vdekjen e një të afërmi ose ndoshta mund të sëmuresh. Në qoftë se shikon se mban të zeza, por i heq, do të çlirohesh nga hallet dhe mërzit. Në qoftë se shikon sikur je zezak, vdekje dhe sëmundje të presin. Në qoftë se shikon bashkëshorten zezake rrezikojnë aktivitetet tuaja të shkatërrohen. Në qoftë se shikon qiell të zi pa re, ke një të ardhme të keqe.

 

ZGJEBË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni zgjebë në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

 

ZIEJ

 

Në qoftë se zien ujë, do të keni skandale dhe ngatërresa. Në qoftë se sheh se po zihet gjellë, pasuri dhe kënaqësi. Në qoftë se sheh çdo lloj gjëje të ziej, është rrezik dhe shqetësim.

 

ZIFTI

 

Në qoftë se ëndërron zift, mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty, ose një person që do shumë do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg katran, ke të bësh me persona shumë negativë.

 

ZILI

 

Në qoftë se shikon sikur ke zili për diçka, do të fitosh atë që do në jetë.

 

ZINXHIR

 

Në qoftë se jeni i lidhur, do të vuani nga shumë vuajtje. Nëse liroheni, do të çlirohesh nga problemet.

 

ZJARR

 

Në qoftë se shihni zjarr të shndritshëm dhe me flakë, do t’u vijnë shumë të mira dhe pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po ngroheni në zjarr, do të thotë se do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur hyni në zjarr dhe nuk digjeni, do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju marrin flakë rrobat, do të keni varfëri. Në qoftë se shikoni sikur ngrihet flaka përpjetë, do të jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ka rënë zjarr në qytet do të vdesë një njeri aristokrat. Në qoftë se shikoni zjarr të fikur, ëndrra nuk do t’u dalë për mirë.

 

ZONJË

 

Në qoftë se shihni se flisni me një zonjë të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi. Në qoftë se shihni zonjë me flokë gështenjë do të sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’u ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni zonjë me të bardha do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para.Në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopsht do të keni gëzime dhe Në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

 

ZORRË

 

Në qoftë se shihni që nxirrni zorrët e tuaja ose që hani do të humbisni një shok të ngushtë ose një të afërt. Në qoftë se jeni të sëmurë do të vdesni. Në qoftë se keni telashe dhe probleme do të lehtësoheni nga ato. Në qoftë se hani zorrët e dikujt tjetër do të pasuroheni në krahët e të tjerëve.

 

ZOTI

 

Në qoftë se shihni në ëndërr Zotin të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shihni të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korigjosh.

 

ZVARRITEM

 

Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë, do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

 

ZVARRANIKË

 

Në qoftë se ëndërron zvarranikë në shtëpinë tënde, do të ndodhë diçka e keqe. Në përgjithësi po të shikosh zvarranikë është diçka e keqe pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

 

ZVERDHJE

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni i zverdhur, do të pësoni sëmundje hidhërim dhe dëshpërim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të jetë zverdhur, do të ziheni me atë person.

 

ZYRË

 

Në qoftë se gjendesh në zyrën tënde, do të të shajnë shoqëria. Në qoftë se je në zyrën e dikujt tjetër, do të mërzitesh dhe do të të marrin nëpër goje.

 

 

ZH

 

ZHAPINI

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni një zhapin, kujdesuni nga një shok i cili është shumë hipokrit ndaj dashurisë ndaj jush dhe i cili mundohet që t’u bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon, do t’u bëjë keq një armik. Në qoftë se shikoni zhapin brenda në shtëpi, kujdes sepse keni një armik shumë të rrezikshëm brenda në familje.

 

ZHEG/VAPË

 

Në qoftë se shikon sikur bën vapë e madhe, do të marrësh lajm të keq nga një person i dashur. Në qoftë se është dimër dhe bën vapë, do të bëhen ndryshime për mirë për çështjen tënde. Në qoftë se je grua e martuar, do të mërzitesh me sjelljen e burrit tënd.

 

ZHGËNJIM

 

Në qoftë se shikoni sikur ju zhgënjejnë ose ju zhgënjeni dikë, prisni një zhgënjim të madh dhe të vërtetë nga një person që keni shumë besim.

 

ZHIVË

 

Në qoftë se thjesht shikoni zhivë, keni njerëz shumë të këqinj rreth jush të cilët mundohen t’u zhgënjejnë, ndaj mundohuni t’i hiqni qafe.

 

ZHURMË

 

Në qoftë se thjesht ëndërron zhurmë, do të ndodhin tronditje në familje. Në qoftë se bën ti zhurmë, do të bëhesh i padurueshëm dhe i papranueshëm. Në qoftë se dëgjon zhurmë në shtëpinë tënde, do të pësosh keq.

 

ZHVESH

 

Në qoftë se zhvesh dikë tjetër do të të vijnë të mira. Në qoftë se zhvishesh ti ose të zhvesh dikush, do të tallen me ty. Dhe ndoshta rrezik burgimi për diçka që ke bërë.

 

ZHYTEM

 

Në qoftë se shikon sikur po zhytesh në det, do të thotë se do të shpëtosh për pak nga një rrezik.

 

 

Burimi: http://www.dormeo-ks.com/shkrime-dormeo/gjume_te_rehatshem_dhe_kualitativ/kuptimi-i-enderrave-te-renditura-sipas-alfabetit.htm?t=a

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komento