> Faqja pare > Zeus-Jupiteri > SHQIPONJA E ZEUSIT

SHQIPONJA E ZEUSIT

SHQIPONJA SI SIMBOL SHTETËROR DHE LIDHJA E SAJ ME DIELLIN dhe ME ZEUSINganymede

Shqiponja është i vetmi shpend (zog) që fluturon më afër Diellit dhe QIELLIT, që e ngre folenë në majat më të larta, atje ku Dielli është më pranë, është e vetmja që e shikon Diellin në sy, Diellin që simbolizon fuqinë supreme. Prandaj shqiponja ka qënë përdorur disa herë si simbol i shteteve dhe sundimtarëve për shkak të lidhjes së saj me pushtetin, fuqinë, udhëheqjen, dhe pozicionin e lartë në hierarki.

Sipas mitologjisë greke, Shqiponja lidhet me Zeusin (Atin-qiell), si lajmëtarja e tij. Ajo paraqitet dhe në mitin e Prometeut të cilit i shqyen mëlçinë.
Një version tjetër e lidh Shqiponjën me Zeusin nga historia e tij me Ganimedin e bukur. Ganimendi ishte një hero hyjnor që banonte në Trojë. Ai ishte djali i Trosit të Dardanisë (së Anadollit) dhe i Kaliroes. Aq i bukur ishte Ganimedi, saqë dhe Zeusi ra në dashuri me të, prandaj ai e shndërroi veten në një shqiponjë dhe rrëmbeu Ganimedin. Ai paraqitet shpesh duke i mbushur kupën me verë Zeusit në mbretërinë e tij në Olimp. Romakët Zeusin e quanin Jupiter, prandaj sot dhe një nga satelitët kryesorë të planetit Jupiter mban emrin Ganimed. Zakonisht shenja e Ujorit përfaqësohet me Ganimedin i cili paraqitet si një djalë që derdh kupën me ujë ose verë.

Ja disa shembuj të njohur ku shqiponja është përdorur dhe përdoret si simbol pushteti:

Udhëheqësit Ptolemej të Egjiptit e përdornin shqiponjën në vulën e tyre;
Shqiponja ishte simbol i ushtrisë së Perandorisë Persiane;
Perandoria Romake e përdorte simbolin e shqiponjës për legjionet e tyre ushtarake;
Prej kësaj Perandoria Bizantine përdorte një shqiponjë me dy koka që simbolizonin Romën e Vjetër (ajo me vështrim nga Perëndimi) dhe Romën e Re të Kostandinopolit (ajo me vështrim nga Lindja).
Rusia e mori këtë simbol pas rënies së Kostandinopolit.
Pas kurorëzimit për t’u bërë një perandor i ri romak i Perandorisë së Shenjtë Romake, Karli i Madh (Sharl Manj) mori shqiponjën romake si simbolin e tij.
Nga kjo vjen simboli me shqiponjë i Perandorisë Austriake.
Sot ky simbol i shqiponjës (me dy-kokë) është në flamurin e shteteve si Shqipëria, Austria, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, dhe Serbia.
Është gjithashtu vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shpendi (zogu) i saj kombëtar.

ganimed-zeus

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.