> Faqja pare > Shtëpitë zodiakale > Shtëpitë zodiakale

Shtëpitë zodiakale

coursprives4Dymbëdhjetë shtepitë e horoskopit përfaqësojnë 12 fushat kryesore të jetës. Secila shtëpi është në analogji me një shenjë zodiakale dhe me planetin sundues të saj. Megjithatë, ndryshe nga shenjat që ndahen në mënyrë të barbartë me nga 30 gradë në rrethin zodiakal, gradët e shtëpive mund të ndryshojnë krejtësisht nga njëra-tjetra, për shkak të formës së Tokës.

Ka forma të ndryshme të ndarjes së shtëpive, ato mund të variojnë nga 20° deri në 40°. Megjithatë një gjë është e sigurt, shtëpitë përballë njëra tjetrës kanë të njëjtat gradë. Për shembull nëse shtëpia e dytë nis 17.52° tek Luani, atëherë edhe shtëpia e tetë (e cila është përballë) nis 17.52° tek Ujori (shenja opozitë e Luanit) dhe kështu me rradhë. Gradët llogariten sipas orës së saktë të lindjes. Ju mund të përdorni sistemin e barabartë të shtëpive, i cili është sistemi më i vjetër dhe më i thjeshtë. Për gradë më të sakta mund të përdoret vetëm Interneti. Çdo shtëpi ka një fushë specifike. Për shembull, shtëpia e pestë përfaqëson krijimtari dhe kënaqësi. Nëse keni lindur me Diellin tek Virgjëresha dhe keni Mërkurin tek Peshorja në shtëpinë e pestë, presim që ju të keni një dashuri të veçantë për bukurinë (ndikimi i Peshores) dhe të jeni punëtor (ndikimi i Diellit në Virgjëreshë), por gjithashtu të keni një aftësi të madhe krijuese (ndikimi i shtëpisë së pestë). Shtëpitë kryesore janë: Shtëpia e parë (I) e cila quhet Ashendent, Shtëpia e shtatë (VII) që quhet Deshendent (dhe ndodhet përballë shtëpisë së parë), Shtëpia e 10-të (X) që quhet Mesqiellor dhe shtëpia e katërt që quhet Fundqiellor (përballë shtëpisë së dhjetë). Të katërta këto shtëpi përfaqësojnë sektorët më të rëndësishëm të jetës: I = veten, IV = familjen, VII = martesën dhe X = karrierën.
Në llogaritjet tuaja ju duhet ta ndani çdo shtëpi me nga 30° pra duke marrë mesataren sepse rrethi i zodiakut është 360°. Shtëpia e parë nis me Ashendentin dhe e dyta nis 30° më larg dhe me rradhë. P.sh. nëse shtëpia e parë fillon 13° tek Demi, e dyta nis rreth 13° tek Binjakët, e treta 13° tek Gaforrja deri tek shtëpia e 12 që nis 13° tek Dashi.(Kjo sipas ndarjes së thjeshtë të shtepive).

12 sektorët e jetës

SHTEPIA ANALOGJIA :
FJALËT KYÇE:
e parë, I,  Ashendenti. (As) Dashi,  Marsi Uni, vetja, sjellja, temperamenti, personaliteti individual, shëndeti fizik e psikologjik. Fillimi i jetës.
e dytë, II Demi,  Venusi Paraja që fitojmë nga puna, të mirat dhe siguria materiale, vlerat, pronat, zotërimi, ndjenjat, partneri,
e tretë,III Binjakët,  Mërkuri Komunikimi, kontaktin me vëllezerit dhe motrat, udhëtimet e shkurtra, studimet fillestare.
e katërt, IV, Fundqiellori, (FC) Gaforrja,  Hëna Familja, rrënjët, origjina, shtëpia, nëna, të afërmit, emocionet, atdheu, kujtimet , e kaluara.
e pestë,V Luani,  Dielli Kënaqësitë e jetës, krijimtaria, dashuria, fëmijët, prindrit (babai), spektaklet, lojrat, dëfrimet, sfidat.
e gjashtë, VI Virgjëresha,  Mërkuri Jeta dhe puna e përditshme, shëndeti, mirëqenia, dieta, ushtrimet, rutina, mirembajtja e trupit, përgjegjësitë.
e shtatë, VII Deshendenti(DS) Peshorja,  Venusi Bashkimet, martesat, kontratat, marrëdhëniet personale dhe profesionale, të tjerët.
e tetë, VIII Akrepi,  Plutoni Pasionet, krizat, vdekjet, shkatërrimi, trashëgimia, seksualiteti, investimet, paraja që përfitojmë nga të tjerët
e nëntë, IX Shigjetari,  Jupiteri Udhëtimet e largëta, studimet e larta, filozofia, vendet dhe gjuhët e huaja, idealet, besimet.
e dhjetë, X Mesqiellori(MC) Bricjapi,  Saturni Karriera, ambicjet, synimet, statusi publik, arritjet sociale, fati profesional, detyrat, imazhi.
e 11-të, XI Ujori,  Urani Jeta shoqërore, miqësia, objektivat personale, grupet, njohuritë, mbështetjet, komuniteti.
e 12-të, XII Peshqit,  Neptuni Armiqtë, vetmia, sekretet, arratisja, pavetëdija, spitalet, fiksimet, mërzia.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.