> Faqja pare > Seksi i fëmijës > Si të përzgjedhim seksin e fëmijës?

Si të përzgjedhim seksin e fëmijës?

Metoda Eugen Jonas

SI FUNKSIONON?

Ne përdorim Metodën e Dr. Eugen Jonas për t’ju ndihmuar të përcaktoni ditët tuaja pjellore si edhe gjininë e fëmijës suaj. Kjo metodë është shtjelluar dhe verifikuar gjatë 42 vitesh kërkimi nga Dr. Jonas.

Metoda mbështetet në përfundimin që me të vërtetë ekzistojnë ndërsjelltas dy (2) cikle krejtësisht të pavarura pjellorie (fertiliteti).

Dr. Eugen Jonas (psikiatër, gjinekolog dhe astrolog çekosllovak) e verifikonte secilin cikël (fazë) nga këndvështrimi i ngjizjes (mbetjes shtatëzënë) me ndihmën vullnetare të çifteve të martuar dhe nisi aplikimin praktik të metodës së tij të verifikuar. Këto nuk janë thjeshtë hipoteza apo teori, por fakte të vërtetuara.

Cikli i parë, hormonal njihet si ovulacion. Ovulacioni ndodh ndërmjet dy periudhave mujore të menstruacioneve, kur veza lë vezoren dhe futet në mitër. Nëse ngjizja (mbetja shtatëzënë) nuk ndodh, veshja (astari) i mitrës prishet dhe del jashtë trupit dhe shkakton hemorragji (gjakosje) mujore. Zakonisht, doktorët u thonë pacientëve të tyre që ndërmjet këtyre dy gjakosjeve mujore ekziston një periudhë fakultative (jo e detyrueshme) për ngjizje. Megjithatë, kur gjinekologët kanë provuar mbjelljen artificiale ndërkohë, kanë pasur vetëm 15% shkallë suksesi.

Megjithatë, kur këto të ashtuquajtura ditë ovulacioni u përdorën (apo jo) me qëllim që të pengojnë shtatëzaninë, ngjizja ndodhi me 80% të çifteve.

Përpjekja për të mbetur shtatëzënë mund të jetë një përvojë e zhgënjyese dhe shkurajuese. “Mendova se ndodhi vërtetë, kësaj here!” mund të thërrasë një grua. Nganjëherë, ne mund të ndihemi sikur kemi mbetur shtatëzënë, vetëm për të na thënë doktori se nuk jemi shtatëzënë. Herë të tjera, mund të mendojmë që kemi shmanguar shtatëzaninë duke ndjekur ciklet tona të ovulacionit, vetëm për të zbuluar se kemi mbetur shtatëzënë rastësisht. Fatkeqësisht, trupi i femrës është akoma plot me mistere, dhe kemi shumë për ta studiuar atë. Për të gjetur kohën më pjellore për vezët e një gruaje është njësoj si të ziesh vezët në ujë; që kurrë nuk dihet se kur janë gati! Ultratingulli shpesh jep rezultate që tregojnë progresin e shtatëzanisë të jetë 1-2 javë në mospërputhje me atë që doktorët shpresojnë. Këto ngjizje ndodhin në kohën kur janë plotësisht të bindura se janë të sigurta. Si mund të ndodhë ngjizja në mungesën e dukshme të ovulacionit? Dr. Eugen Jonas ka një përgjigje: Ekziston një fazë e dytë.

Faza e Dytë

Kjo fazë e dytë është krejtësisht e pavarur nga faza e parë e ovulacionit. Gjatë proçesit të tij me çiftet e martuar, Dr. Jonas konfirmoi që 85% e shtatëzanive kanë ndodhur gjatë kësaj faze të dytë, shpesh duke iu referuar ovulacionit spontan. Ovulacioni spontan është fenomen mjekësor i njohur, por pak është kuptuar apo eksploruar në profesionin mjekësor.

Ditët Tepër Pjellore (Ditët me të kuqe)

eugen1Metoda e Kontrollit të Ngjizjes Natyrore e Dr. Eugen Jonas na mundëson për të përcaktuar fazën e dytë. Me marrjen e formularit të aplikimit, ne do të përcaktojmë hartën tuaj personale me ditët tuaja të kuqe më pjellore të shënuara për 12 muaj që nga data e aplikimit. Një ditë tepër pjellore është dita kur ngjizja është më shumë e mundshme. Kjo ditë është tepër individuale dhe zbatohet vetëm nga aplikuesi.

Nëse dita (e kuqe) tepër pjellore takohet apo përputhet me ditën e ovulacionit (që shpjegohet më poshtë), mundësia e ngjizjes është thuajse 99%. Ditët tuaja më pjellore do të përfshihen në kalendarin tuaj personal dhe do të shënohen me një kuadrat të ngjyrosur me të kuqe, secila me tre (3) ditë paraprirëse në një kornizë të kuqe. Secila nga katër (4) ditët përbën një kohë tepër pjellore kur ju do të keni mundësinë më të mirë për të mbetur shtatëzënë.

Ditët e Ovulacionit (ditët me jeshile)

menstruation

Faza e parë e ditëve pjellore, përcaktohet për çdo grua nga vetë ajo në akord me kohën se kur ndodhin menstruacionet mujore. Kur të merrni kalendarin e Dr. Jones, do ta shënoni vetë këtë fazë (cikël), me metodën në vijim:
• Shënoni ditën tuaj të parë të menstruacioneve me një kuadrat të ngjyrosur me blu në kalendar. Një vijë blu horizontale nënvizon ditën e fundit të menstruacioneve.
• Pastaj shtoni plot 15 ditë nga dita e parë e menstruacioneve dhe shënojeni këtë ditë me jeshile (për shembull, për menstruacionet e nisura me 3 janar – dita e 15të është 18 janari). Kjo është zakonisht dita e predispozuar për ovulacion.
• Duke nisur nga kjo ditë ovulacioni (me jeshile), shtoni gjashtë (6) ditë përpara dhe gjashtë (6) ditë mbrapa kësaj dite (jeshile) ovulacioni.
• Do të keni një periudhë 13 ditore ovulacioni, të cilën do ta shënoni me një kornizë (nënvizime) jeshile. Vetëm pak shtatëzani ndodhin gjatë kësaj periudhe jeshile. Sigurohuni që të shënoni këto ditë në kalendar – kur dita “e kuqe” takohet me ditën “jeshile”, mundësia e ngjizjes mund të jetë pothuajse 99%.
E rëndësishme!

Sa herë që kryeni marrëdhënie seksuale, shënoni një “X” nga e djathta e numrave të kalendarit. Bëjeni këtë edhe pasi të jetë konfirmuar shtatëzania. Një ndryshim në ciklin menstrual nuk ka ndikim në llogaritje. Sidoqoftë, nëse menstruacionet kanë një shkak patologjik, duhet bërë konsultimi me gjinekologun. Kalendari tregon vetëm ditët pjellore optimale, nuk jep shpresë suksesi për gratë që nuk mund të mbeten shtatëzënë për arsye të shkaqeve patologjike. Pra, specialistët duhet të mjekojnë sëmundjen që mund të ketë gruaja apo burri i saj.

Metoda e Kontrollit të Ngjizjes Natyrore e Dr. Eugen Jonas është e thjeshtë, me çmim të arsyeshëm dhe e lehtë për t’u përdorur. Ndryshe nga shumë zbulime moderne shkencore, nuk ka efekte të rrezikshme anësore që lidhen me të. Nuk kërkon as ilaçe, as kimikate dhe as kirurgji. Rezultatet tona flasin vetë…Pse të mos përdorësh mënyrën natyrore?

 

 

Ovulacioni ne 15 pyetje. Si te kesh nje femije?

1.Cfare eshte ovulacioni?
Pergatitja e vezores behet diten e pare te mestruacioneve. Dita e ovulacionit korrespondon me shkeputjen e vezes. Veza e shkeputur kalon neper tubin e mitres dhe aty eshte gati per t`u fekonduarnga spermatozoidet.

2. Kur mund te mbeteni shtatzene?
Ky fakt varet nga jetegjatesia e spermatoziodeve, nga veza dhe periudha e ovulacionit. Karakteristike e spermatozoideve eshte se ne qafen e mitres jetegjatesia e tyre mund te zgjase deri ne 3 – 4 dite. Ndersa ovulacioni ka nje jetegjatesi qe arrin nga 12 – 24 ore. Keshtu periudha me e pershtatshme e fekondimit varion nga 4 dite para ovulacionit deri ne 24 ore pasi ka ndodhur ovulacioni.

3. Si te kuptoni qe jeni ne fazen e ovulacionit?
Disa shenja tregojne qe ky faktor po ndodh e megjithate jo tek te gjitha femrat eshte e dukshme. Ovulaconi shkakton dhimbje te gjoksit apo te barkut. Deshira seksuale eshte me e forte dhe sekrecionet jane me te bollshme.

4. Si te njihni (te percaktoni) diten e ovulacionit?
Per te percaktuar diten e ovulacionit ka disa menyra, por ajo me efikase dhe e perdorur eshte grafiku i temperatures. Per te arritur kete mund te masim vete temperaturen cdo dite sapo çoheni ne mengjes gjate ciklit menstrual dhe kur konstatoni se keni temperature me te larte se ditet e tjera arrini te percaktoni se ovulacioni ka ndodhur.

5. Kalendari i ovulacionit.
Kur kenii nje cikel menstrual 28 ditesh zakonisht ovulacioni ndodh ne diten e 14-te. Por cikli ndryshon ne femra te ndryshme dhe ka te tilla qe mund te kene cikel me te gjate dhe te tjera me te shkurter sic eshte ai 24 – diteshne te cilin ovulacioni ndodh ne diten e 10 – te.

6. Si ndodh fekondimi?
Fekondimi ndodh kur nje spermatozoid arrin kontaktin e tij me vezen. Veza e fekonduar per rreth 3 – 4 dite arrin mitren dhe aty pozicionohet per t`u zhvilluar.

7. A mund te keni femije?
Periudha me e mire per te patur femije dhe ovulacioni me i shendetshem ndodh nga mosha 20 – 25 vjec. Me pas rreth moshes 26 – vjecare ai fillon e ulet duke u pakesuar ne mase ne moshen 38 vjecare, kur pakesohen shume mundesite per te patur femije. Sebashku me kete fakt ndikojne dhe faktoret e higjenes biologjike, pra duhan pirja dhe perdorimi i alkoolit ulin efektshmerine dhe pjellorine tek femrat. Gjithashtu faktor i renedesishem eshte dhe stresi i cili pengon ose bllokon ovulacionin pasi ka nje lidhje direkte me funksionimin celebral te trurit te femres.

8. A mund te ndodhe ovulacioni kur mungon cikli menstrual?
Jo! Kjo nuk mund te ndodhe pasi ovulacioni lidhet pikerisht me ciklin menstrual.Cikli menstrual na njofton se ovulacioni ka ndodhur dhe veza nuk eshte fekonduar, keshtu qe nese keni nje cikel te rregullt dhe konstatoni se ne muajin e fundit cikli ka munguar, mund edhe te jeni shtatzene.

9. Si te stimuloni ovulacionin?
Dihet se problemet e shume femrave per te mos patur femije vijne pikerisht nga mungesa e ovulacionit. Ne kete rast mund te perdoren nje sere medikamentesh qe stimulojne dhe ndihmojne ovulacionin te ndodhe.

10. A mund te ndodhe ovulacioni nese perdorni pilulen?
Jo! Sepse pilula ndihmon pikerisht ne pengimin e ovulacionit. Keshtu qe jini te kujdesshme dhe ne perdorimin e pilulave.

11. Si te pajtoni fertilitetin me deshiren per te pasur femije?
Deshirojni nje femije, tentoni prej shume muajsh por nuk keni rezultat… cili eshte problemi? Nese para moshes 35 – vjecare ne rrethin kohor te nje viti nuk ngeleni shtatzene, mos u shqetesoni pasi çiftet e reja dhe pse i kane te gjitha kushtet kane 1 mundesi ne 6 per te realizuar shtatzanine (fekondimin). Sipas eksperteve te fushes duhen te pakten dy raporte (marrhdenie seksuale), ne jave qe te mos humbasim periudhen e fekondimit.

12. A duhet ta nderprisni pilulen kur konstatoni se ovulacioni verifikohet?
Rindodhja e ovulacionit pasi keni pushuar se marri pilulen varion dhe eshte e ndryshme nga nje femer tek tjetra dhe mund te zgjase nga 14 dite e deri ne disa jave me rradhe.Dhe kur ovulacioni rinis fekondimi duhet te jete normal, keshtu qe nese nuk doni te mbeteni shtatzene atehere mund te merrni pilulen qe te ndaloni ovulacionin.

13. Si mund ta realizoni me mire fekondimin?
Shume femra perdorin pozicionin tradicional te misionarit, pasi mendojne se sperma mund te penetroje me mire keshtu. Por nese nuk eshte e thene qe te perdorim te njejten gje te gjithe. Sipas eksperteve, duhet te provoni dhe pozicione te jera qe ju mundesojne nje penetrim me te thelle dhe vetem keshtu mund te arrijme fekondimin.

14. A mund te zgjedhni nese deshironi nje vajze apo nje djale ne vartesi te ovulacionit?
Spermatozoidet meshkuj (Y) jane me te shpejte, por jane pikerisht ata qe kane jetegjatesi me te shkurter se spermatozoidet femra (X). Nese fekondimi ndodh diten e ovulacionit ose me pas jane te favorizuar spermatozoidet meshkuj (Y), qe jane dhe me te shpejte. Ne rastin tjeter nese fekondimi ndodh me vone se periudha e ovulacionit, atehere kane me shume mundesi mbijetese spermatozoidet qe percjellin kromozomet femerore (x). Megjithate studiuesit angleze kane arritur ne perfundimin se kjo metode nuk eshte 100 % e sakte.

15. Ushqeni femijen me gji, a mund te mbeteni shtatzene?
Po! Ky faktor nuk pengon qe te mbeteni shtatzena dhe kur jemi ende duke ushqyer me gji nje foshnje. Pikerisht ky fakt çon ne shume shtatzani tek femrat qe mendojne se nuk mund te ngelen shtatzene per faktin se jane duke ushqyer me gji foshnjen e tyre. Mjeket mund te pershkruajne nje recete vetem ne javen e katert pas lindjes me ane te te ciles mund te parandaloni nje shtatzani ne ate periudhe, por nuk duhet te perdorni absolutisht pilulen, ne rastet kur keni vendosur te ushqeni me gji beben.

 

– i ftuar në studio me 28 maj 2014 në Vizion Plus

Klikoni mbi link per t’u hapur videoja (mbi titull jo mbi figure)

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.