> Faqja pare > GJITHÇKA PËR DIELLIN > Simboli i Yllit me Hënën në Rritje & Bizanti

Simboli i Yllit me Hënën në Rritje & Bizanti

ylli-hena.

Ylli dhe Hëna në rritje zakonisht janë gjetur në ikonografinë e periudhës helenistike në Pontus, Mbretërinë Bosporiane, dhe veçanërisht në Bizant rreth shekullit të dytë dhe të parë pr.e.s. Ky kombinim e ka origjinën në Mesopotami dhe Lindjen e Mesme, që nga kohët shumë të hershme, dhe përfaqëson Hënën dhe Diellin, apo Hënën dhe Yllin e Mëngjesit (Venusin). Monedhat me këtë paraqitje kanë një histori të gjatë.
Në Bizant, ky simbol lidhej me perëndeshën mbrojtëse të qytetit, Artemisën, Hekaten apo me të gjitha perëndeshat e tjera hënore.
Bizanti u themelua nga një koloni greke të ardhur nga Megara (Atike) rreth shekullit VII pr.e.s.
Në shekullin VI pr.e.s Bizanti ka qënë gjithashtu pjesë e Perandorisë Perse.
Në vitin 330 perandori romak me origjinë dardane, Kostandini i Madh, e bëri Bizantin qendrën më të rëndësishme të Perandorisë duke e quajtur Roma e Re, por pas vdekjes së perandorit, qyteti mori emrin e tij, Kostandinopoli (gr:qyteti i Kostandinit).
Në 1453, Kostandinopoli ra në duart e osmanëve dhe u quajt Stamboll (ndonëse grekët vazhdojnë ende ta quajnë Kostandinopoli).
Në 1844, Perandoria Osmane e adoptoi yllin dhe hënën në rritje në flamurin e tyre, mbase duke u frymëzuar nga simboli i lashtë i gjetur në Bizantin e hershëm. Pasi Perandoria Osmane u fuqizua dhe Turqia u bë shteti më i fuqishëm mysliman, simbolet e saj nisen të përfaqësojnë vetë islamin.
Në 1922, kur Perandoria Osmane ra, ylli dhe hëna në rritje ishin bërë tashmë sinonim i fesë islame. Sot ky simbol gjendet në disa flamuj të vendeve islamike si: Turqia, Algjeria, Azerbaxhani, Libia, Malajzia, Mauritania, Pakistani, Tunizia, etj. Bosnja ka pasur gjithashtu këtë simbol në flamur në shekujt XVI-XIX.
Megjithatë, sot ka dhe disa qytete perëndimore si Portsmouth (Mbretëri e Bashkuar), Oelde (Gjermani), Mi?sk Mazowiecki (Poloni), Niederglatt (Zvicër),etj, që e përdorin si emblemë të qytetit, por që s’ka lidhje me islamin.
Rreth viteve 1835-1849, një grup të rinjsh sllavo-kroatë krijuan stemën imagjinare të Ilirisë me këtë simbol. Stema kishte një fushë të kuqe me yllin dhe hënën në rritje me ngjyrë të bardhë. Kjo lëvizje kishte si qëllim të krijonte një institucion kombëtar kroat në Austro-Hungari përmes unitetit linguistik dhe etnik, ku përmes tij të vendoste një bashkim kulturor dhe gjuhësor të të gjithë sllavëve të jugut nën termin ‘Ilirët’.

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento