> Faqja pare > Astro-seksologjia > Sjellja seksuale

Sjellja seksuale

sexualf70a

DASHI

Gruaja Dash hyn vrrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është
si tajfun. Është një nga gratë më dinamike dhe të pavarura të
horoskopit. Do t’ju sugjestionojë shumë shpejt me pjekurinë e saj, dhe
shumë shpejt do të ndjeni se e dashuroni. Do të jetoni momentin.Truri i
zhdërvjellët i tyre, tejpashmëria dhe vendosmëria e tyre i lejojnë të
realizojnë planet dhe të ngjiten lart në sferën profesionale. Dashi di
si ti arrijë qellimet e veta. Do t’ju mbeshtesë dhe ka shumë mundesi të
luajë një rol të rëndësishëm në lumturinë tuaj.Gruaja Dash nuk nguron
të marrë iniciativën e lëvizjeve por edhe në seks;
bëhet fjalë për një
grua të pangopur për dashuri. Rutina nuk e prek kurrë krevatin e saj.
Gruaja Dash nuk do të ngurojë të shtypë STOP-in në ashensorin ku jeni dhe
do të bëni dashuri momentale dhe me patos. Nuk nevojitet të shpejtoni;
dëshiron të ndjejë çdo moment. Mund të jetë dhe e dhunshme. Kur të
dilni ngta ashensori do të dalloni shume veshtrime kureshtare nga të
tjerët sepse zhurma ishte e madhe. Martesa me të do të jetë sakrificë ;
do t’ju duhet ti shtoni ujë verës, sa i përket pavarësisë suaj. Lëreni
egoizmin larg martesës tuaj nëse nuk dëshironi divorc. Shumë herë do
të ziheni; për shumë arsye. Një arsye është se ju do të shikoni një
tjetër; megjithëse vetë flirton do të zemërohet aq shumë, sa do të
shpërthejë mbi ju. Nuk jane shtëpiaket më të mira, por përpiqen. Mos
fantazoni sigurisht se do të lerë punën e saj; është grua kariere. I
pëlqen sigurisht një shtëpi e rehatshme. Nuk shquhet në qëndrueshmërinë
dhe aftësinë për të administruar paratë. I do femijët dhe u kushton
shumë kohë atyre. Do t’ju mësojë fëmijëve të vet se nuk kanë vetëm të
drejta. Do t’i mësojë të vetëkontrollohen dhe të mos bëhen kurrë të
keqmësuar (mund edhe ta teprojë). Egoizmi është një rrezik që e lë të
hapur mundesinë e divorcit.

Burri Dash i pjekur dhe i mbushur me energji do t’ju udhëheqë me
entuziazmin e tij. Do t’ju përfshijë në emocion dhe veprime të
menjëhershme. Dashi është një nga njerëzit më egoistë, krenarë dhe
shtrëngues. I shpreh mendimet e tij prerazi dhe shpeshherë ka prirjen
të jetë i drejtpërdrejtë që e çon deri në sulmueshmëri (mund të
evitohet duke i mbjtur anën). Me të nuk do të ndjeni kurrë
paqendrueshmëri. Do t’ju mbrojë dhe sillet me shpirt kalorsiak. Do të
marrë përsipër udheheqjen dhe shumicën e përgjegjesive. Kur rrezikoheni
nga një inat i dashit është mirë ti vini frena gjuhës. Përballojini me
qetësi shperthimet e inatit të tij, dhe pasi të qetësohet mund ti thoni
se do të ishte më mirë sikur të përpiqej të mos inatosej kaq. Në
dashuri dashi e konsideron veten të pamposhtur. Nuk janë nga ata qe të
shëtisin në yje. Dashi hyn menjëherë në temë. Ky mashkull nuk zotëron
romantizmin që do të pritej prej tij. Orekset dhe kapacitetet seksuale
të tij janë të mëdha kështu që lereni të marrë iniciativën.
Entuziazmohet lehtë dhe mund t’ju kërkojë martesë. Mirë do të ishtë që
ky vendim të mos ishte i momentit. Lerni të kalojë pak kohë deri sa të
jeni e sigurt për ndjenjat tuaja. Nuk është e lehtë të bashkëjetoni me
të; do të vijnë momente që do të bëhet i padurueshëm. Mos i jepni
shkase për ta xhelozuar sepse reagon dhunshëm në raste të tilla. Nuk do
të ngurojë t’ja nxi syrin atij qe po flirtoni apo ju flirton. Vetë ai
do të flirtojë. Mos u frikësoni, nuk do ta humbni ekskluzivitetin mbi
të. Thjesht herë pas here këron të nënvizojë egoizmin e tij. Nuk është
një menaxhues i mirë i ekonomisë. Dashit i përshtatet roli i babait.
Dotë punojë shumë edhe po të nevojitet do të ndërrojë punë që të mos i
mungojë asgjë shtëpisë së tij. Mirë është ta këshilloni të mos ketë
sjellje shtrënguese me fëmijët. Lejeni të marrë iniciativën duke i
përmirësuar qëndrueshmërinë.

f71a

DEMI
Gruaja Dem zotëron qetësi të madhe, si dhe dinamizëm e dëshirë.
Është një grua tokësore që shkel fort në tokë. Zonja dem nuk është nga
njerëzit që entuziazmohen më lehtë dhe që i jepen një angazhimi. Vendos
llogjikën mbi ndjenjën e saj. Nuk do të nxitohet të marrë vendime për
lidhjen tuaj ngaqë do të jetë absolutisht e sigurt për ju. Sigurisht
egzistojnë momente kur durimi i saj do t’ju nervozojë. Qëndrueshmëria,
qetësia që pasqyrohet në sytë e saj si dhe vetëkontrolli do të veprojnë
me forcë mbi ju. Do të ndjeni siguri pranë saj dhe nuk do t’ju
zhgenjejë. Me prezencën e saj do ti japë një tjetër pamje jetës suaj.
Çëshja është se sa ju do të jeni në gjendje të pranoni faktin se ajo
nuk do ti ndryshojë kurrë veprimet dhe zakonet e saj. Interesat e saj
janë pothuaj të njëjta; nuk i pëlqejnë ndryshimet në jetë. Në përplasje
asaj nuk i mungon grishja nga ajo. Qendërsmi i interesit të saj është i
nevojshëm që të mos humbisni interesin ndaj saj. Do të arrini në seks
me të, jo pa kaluar “testin” që ka vendosur, me qëllim qënien e sigurt
me ju. Dhe ndoshta kërkon që herën e parë që do të bëni dashuri, të
jeni në shtëpinë tuaj. Do të jetë më e rehatuar dhe e qetë. Më përpara
bëjini një masazh relaksues dhe të ndjerë. Kaloni me gjuhen tuaj në të
gjithë trupin dhe ndaloni në pika të veçanta.Do shikoni se do të
çmendet nga kjo. Në dashuri nuk njeh kufij dhe turp. Mundohuni ti
shmangeni skenave ku ju jeni protagonist i një flirti dhe ajo e shikon
skenën. Mund të mos duket shumë xheloze por po ju kapi në momente
intime me gruan e mikut tuaj më të ngushtë, atëhere : fundi i botës.
Durimin e saj sapo e mbaruat. Ikni përpara se të fillojë “vallja e
vazove” mbi kokën tuaj. Lejeni të merret me ekonominë, nëse vetë nuk
jeni të mirë ne këtë fushë. Kujdeset për sigurinë e familjes por edhe
për të siguruar sa të mundet të ardhmen tuaj. Demi bëhet nënë shumë e
mirë. Përveç të tjerave mëmësia i përshtatet së tepërmi. Merret shumë
me femijët dhe i adhuron ata ; i edukon me përgjegjesi dhe është e
ashpër kur ju i mësoni keq apo i përkëdhelni. Nuk mund ta durojë që ata
e bëjnë dhomën rrëmujë por paralelisht do ti degjojë dhe zgjidhë
shqetësimet e tyre, shpesh me humor që do t’ju ngrëjë moralin.
Mundoheni të mos jeni kokëfortë me të. Sepse dashuria një herë troket
në portën tuaj. Po nuk e hapet, do të trokasë në derën ngjitur.

Burri Dem është burri që do t’ju japë siguri dhe qëndrueshmëri substanciale. Me të nuk
do të ndjeni kurrë pasiguri, dhe në qoftë se jeni e kundërta (shpirt i
lirë e i paqëndrueshëm), mund të jetë mbytëse për ju. Kur dilni jashtë
me të, demi qëndron rrallë më vete dhe bëhet njesh me shoqërinë. Si
rregull i mban të tjerët në një farë distance, ndërkohë që është njeri
shumë i kënaqur. Nuk është i turpshëm , por i përmbajtur. Demi do t’ju
ndihmojë me shpirtin praktik shpesh herë në sferën profesionale por
edhe në të tjera. Ai ja arrin pothuaj gjithmonë me punën e tij, sepse
punon shumë duke ndjekur një linjë të qëndrueshme. Në se ju jeni e
kundërta do të hasni përplasje dhe do të gjeni zgjidhje nëse nuk ju
pëlqejnë sherret. Do t’ju eksitojë me zërin e tij kumbues. Nuk do të
përdorë fantazinë në seks. Kujdesuni për të në dashuri. Bëjuni një
geisha për të. Bëjini një masazh të ndjerë kudo në trup me vaj
aromatik. Pastaj lereni të marrë iniciativën. Pas martesës do të
shikoni se gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë për ju. Do t’ju kërkojë ta
mbani shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Do që çdo gjë të jetë në
vendin e vet (kjo nuk shkon në favor të atyre grave që nuk janë
shtepiake të mira). Nuk mund ta kuptojë burri dem që ju doni akoma të
punoni ndërkohë që ai fiton mjaftueshëm para. Nëse jeni një grua që
plotësoheni kur punoni, duhet t’ja shpjegoni ; por mos i thoni, që
fitoni më tepër para se ai. Do të plagosni egoizmin e tij. Do t’ju jetë
besnik dhe të njëjtën gjë do të kërkojë dhe prej jush. Për demin
shikimet e huaja dhe flirtet nuk shkojnë që në momentin që vendosni të
jetoni me të. Nëse kërkoni ndryshime në këtë drejtim nuk do të duhej të
qëndronit pranë demit. Për fëmijët tuaj është një baba i mrekullueshëm.
Do të tregojë një dobësi të veçantë për vajzën e tij. Është nga
baballarët më të duruar. Prandaj duhet ti mësoni fëmijët ta
respektojnë. Demi do të përpiqet të mos i mungojë asgjë familjes së
tij. Nëse vendosni të jetoni me të duhet të sinkronizoheni ju.

f72a

BINJAKËT
Gruaja Binjake është kapriçoze dhe me karakter të paqëndrueshëm
dhe kjo jo për shkak të superndjeshmërise dhe prekshmërise së saj (si
gaforrja), por për shkak të lëvizmërishë së përhershme të mëndjes së
saj. Është e prirur për tu përfshirë në gjithçka, dhe ka aftësinë të
kurdiset në shërbim të çastit, sipas situatës dhe personit, vesh maskën
e saj shumëformëshe. Vetëquhet e paqëndrueshme dhe i lejon vetes të
jetojë në rrymat e jetës çdo kënaqësi të kthesave të saj. Kur është
femijë merret shumë me çështjen se ç’do të bëhet kur të rritet.
Aspirojnë të bëhen balerina , akrobate, pianiste, atlete, shkrimtare,
aktore, prezantuese televizive; çdo gjë që lidhet me ikjen nga
realiteti. Fëmijë, jeton me heronjte e saj të përrallave dhe fantazinë
e gjallë. Diferencat e gjera në sjellje herë entuziazmojnë , herë
merakosin prindërit e saj. Kur rritet në trup dhe heq në një moment
telat e dhëmbëve , sheh në pasqyrë se është bërë një vajzë e bukur. Kjo
mund tu shkaktojë panik; edhe binjaket rriten!!! Ajo kërkon të mbetet
një vajze e freskët, e pafajshme, kureshtare, e papërgjegjshme dhe
jopraktike. Binjaket më ekstreme (Merilin Monro) janë manjake ose
skizofrene me tendenca vetvrasjeje. Në përgjithësi kanë paqartësi në
njohjen e vetes, dhe vetvlerësim të ulët. Paradoksi është se binjaket
(si virgjëresha dhe peshorja ) kalojnë shumicën e kohës me analiza mbi
jetën. Dhe nëse silogjizmat e saj janë të sakta dhe të vërteta, nuk e
ka idenë pse ka kaq paqëndrueshmëri në jetën e saj dhe në lidhjet e
saj.Vështirësia në të kuptuarit e asaj që dëshiron vërtetë përbën
burimin e pakënaqësisë, por edhe të paqëndrueshmërisë në jetë dhe në
dashuri. Ç’mund të presësh nga një femër që nevojit nje kontakt të
ngushtë shpirtëror dhe orientohet nga tipat mazokistë. Përshkrimi i
binjakes për burrin që preferon është pak e mundur të gjejë një syresh
që ti përshtatet: “i qartë, plot ide, me sens të hollë humori, i
shumëlexuar, me njohje në art, shkencë, dhe muzikë, të mbështëtet por
jo të varet nga unë, ti pëlqejë gratë por të jetë besnik, të dojë
sportet, kuajt, makinat, teatrin, baletin, argetimin dhe ….”. Kërkon në
jetë më tepër se një burrë dhe 2 apo 8 fëmijë. Është qenie e menduar
dhe ka nevojë për shoqërinë. Interesohet për karierën, dhe dëshiron
stabilitet dhe plotësimin që mund të sjellë një lidhje e ngushtë dhe e
suksesshme. Me familjen dhe fëmijët , ajo ndihet akoma e paplotë dhe e
pakënaqur. Ka aftësi dhe vlera të shumta por në një moment humb dhe nuk
i shfrytëzon. Programi i ditës por edhe i të nesërmes është i
mbingarkuar me veprimtari që pak gjasa ka të plotësohen. E konsideron
dialogun përparësinë e saj por rrallë ka kohë për këtë. Dëshiron të
jetë në shoqërinë e njerëzve interesantë në biseda dhe i mbledh në
dreka miqësore. Ndjek me interes evenimentet shoqërore, artistike, dhe
shpirtërore. Nuk do të akuzohet se ka ndonjë gjë që ajo s’e di, kështu
di që nga të fshehtat e Egjiptit të lashtë deri te proçedura e
prodhimit të rakisë. Ka miq të shumtë dhe lufton me çdo kërcënim vetmie
apo mbylljeje. Mban disa (dy si rregull) të dashur njëkohësisht. Rolin
e gruas së devotshme e luan fillimisht me entuzizëm por që zbehet.
Arrin dhe ka dëshirë të shkëputet shpejt nga martesa. Që të shmangen të
gjitha këto nevojitet një burrë me të vërtetë i veçantë. Një lloj
tjetër binjakeje përdor energjinë e saj në qëllime krejt të ndryshme.
Këto janë të frenuara dhe shumë llogjike. Ky tip është një enciklopedi
dhe me njohje të medha politike. Bëhen mesuese matematike dhe fizike,
mjeke, llogaritare; gjithçka kërkon angazhim serioz dhe përqëndrim të
madh. Ky tip ngjan me ujorin. Binjaket nuk e japin lehtë besimin e
tyre. Vështirësohet të japi të gjithë veten e saj te një njeri.
Problemi i tyre është se vështirë gjejnë shpirtin e tyre binjak. Disa
burra kanë fatin të përshtaten me to dhe të mos analizohen. Këta gjejnë
te binjaket një njeri ku hapen dhe shprehin ndjenjat e tyre me
llogjikë. Të tjerë mbyllen dhe përballen me armet vdekjeprurëse të
binjakes: kritikën e hollësisshme dhe sarkazmën. E toleron flirtin dhe
tradhtinë një herë (veç rastit kur është gaforre apo akrep). I do
fëmijët sapo bëhen të zotë për të dialoguer. I duan fëmijët por nuk do
të ishte fundi i botës po të merrnin vesh se nuk mund të kenë. Kujdeset
për fëmijët dhe rri me ta, por një ditë do t’ju kërkojë leje për të
shkuar në një manifestim për të drejtat e kafshëve. Kur binjakja
analizon lidhjen tuaj, sjelljen e miqve apo fëmijëve; e bën këtë ngaqë
nuk e kupton veten e saj. Dora juaj duhet të jetë mbështetëse por jo e
butë, të jepni ndjesinë e mbështetjes por jo të diktatit, diskutoni me
të për tema të ndryshme por mos e lejoni të bëjë gjithë bisedën, sepse
nuk do të lëvizë nga e saj.

Burri Binjak do të ikë menjëherë nga ju sapo të nuhasë ndonjë tendencë për tu lidhur
seriozisht me të. Sulmi direkt nuk këshillohet me ta . Jo se nuk i
pëlqejnë femrat, as se bën mbrapa kur dëshiron ndonjë. Dhe, sigurisht
nuk është tip i vetmuar. Thjesht, kur një lidhje rrezikon ti bëhet
barrë , shqetësohet së tepërmi. I pëlqen më tepër të bëjë një shoqe të
dashur se e kundërta. Gruaja që do ta bëjë të vetin duhet ta ndajë me
miqtë e tij të shumtë. Dhe si të mos mjaftonte kjo do të ndani krevatin
me dhjetë binjakë ( personalitetet e shumta të tij). Do të bëjë diçka
patjetër : të dalë fundjavave ne shokët, kinema, teatër. Të qendrojë me
ju praën oxhakut është shumë e rrallë, dhe atëherë do të ngrihet të
kontrollojë në punon telefoni. Lidhja e ngushtë dhe e mbyllur është
pretendim i gabuar, ndërkohë bashkëshoqërimi është rezultativ. Mbylljen
e tij ta harroni : është i etur për shoqëri dhe eksperienca të reja.
Edhe kur nuk arsim të lartë, është i lexuar dhe i mirëinformuar, gati
ti përgjigjet çdo pyetje. Di të gjithë hartën e argëtimeve në qytet,
pazareve, okazioneve, rrugëve dhe adresave. Është bujar dhe do t’ju
kushtojë kohë dhe kujdes. Është liberal karshi gabimeve të të tjerëve.
Nuk pranon insinuata për lidhje apo kushte që kërkojnë ekskluzivitet.
Kur të shfreni para tij për një shqetësim apo të qani do të bëjë të
pamundurën t’ju qetësojë dhe propozojë një llogjikë më pak radikale
shpjegimi. E konsideron veten gjithmonë të ri. Nuk e kupton pse të
mëdhenjtë (bashkëmoshatarët) argëtohen kaq pak. Nuk jep rëndësi
njerëzve me pushtet dhe pozitë dhe nuk honeps burokracinë. Nuk pelqen
rrugët e vështira dhe të gjata dhe gjen monopatin që e nxjerr më
shkurt. Megjithëse nuk është hileqar, do ta bëjë për të arritur
qellimin me pafajsinë dhe zgjuarsinë e një vogëlushi. Kjo mënyrë
sjellje mund ta dëmtojë profesionalisht dhe sidomos në jetën private
dhe sentimentale. Do duhej një dashuri e madhe fatlume që binjaku të
ndryshojë (e shumta do ndryshojë në pamjen e jashme fizike dhe të
sjelljes), çka ndodh rrallë në praktikë. Ai ka shumë lidhje , që të
gjitha joserioze. Ai i mendon gratë si libra të bibliotekës të marra sa
për ti lexuar. Kur e dashura ndalon para argjendarisë për të parë unaza
ai zhduket dhe e le atje. Dhe e quan llogjike përderisa e ka deklaruar
që në fillim që është antimartesë. Jo vetëm që e shikon martesën si
rrezik, por nuk e sheh dot veten të zotë për të bërë rolin e burrit. Në
vitet e para binjakët gjenin kënaqësi jashtë martesës sepse flirtet nuk
luanin rol në martesë. Meqë sot tradhtia dënohet , binjaku e sheh
martesën si kurth. Binjaku nuk shpreh dot dashuri të thellë, por patos
të shfrenuar. Këtë e bën për vetëmbrojtje; në fakt është një njeri
super i ndjeshëm. Pas një dashurie të madhe binjaku gjen veten dhe
ndjenjat e tij të thella dhe nuk rikthehet në të kaluarën e tijtë errët
sentimentale. Bëhet shumë mbështetës për partneren, e ngushëllon dhe
nuk e mërzit me pyetje por e mbush me dashuri. Nuk trembet më të
lidhet. Binjakët nuk janë xhelozë dhe posesivë. Është e vetmja shënjë
që mund të pranojë një martesë të hapur dhe të përpiqet që të
mbijetojë. Në çastin e tradhtisë binjakut i ndalon era në velat etij
përkohësisht. Por nuk është tip që mban inat. Fëmijët nuk janë shumë të
rëndësishëm. Nuk ka instikt babai, dhe preferon të mos ketë të bëjë
deri në moshën 6 vjeç. Pas kësaj lidhja e tyre përmirësohet. Trajon
mirë fëmijët, me llogjikë. Binjaku është numri nje në të gjithë listat
e të ftuarve në një party. Flet me çdokënd për çdo temë. Është tërheqës
dhe i bën femrat të ndihen mirë deri sat ë mos pëlqejë ndonjërën ;
frikësohet dhe mund të ikë. Zemra e tij nuk e duron prekjen. Sekreti
për ta mbajtur është të mos e rrethoni me kordona. Ka nevojë të dalë
nga shtëpia, pa kufizime në kohë dhe rregulla.

f73a

GAFORRJA
Gruaja Gaforre është delikate, e dashur, e ëmbël dhe shumë e
mirë. Ajo është si një magnet. Sjellja e saj do të jetë tërësisht
enigmatike për ju. Do të dalloni se dispozicioni i saj ndryshon shumë
shpejt dhe shumë lehtë. Është veçanërisht e pasigurt dhe rrallë i
shpreh ndjenjat e saj. I mban mendimet e saj për veten e saj. Shumë
herë nuk do të dini çfarë të bëni dhe çfarë të thoni me këtë grua.
Ndjeni se po ju sosen rezervat e durimit. Llogjika juaj nuk do t’ju
ndihmojë me këtë grua kaq të ndjeshme. Atëherë kur mendoni se i jeni
afruar shumë afër njeri tjetrit, për pak do të kuptoni se ajo ju mban
në distancë dhe praën teje ndodhet nje ajzberg. Gaforrja është e
mbushur me frikë dhe pasiguri, shpesh është e pakënaqur dhe e mbushur
me zhgënjim. Nuk do të mundnit të fantazonit se ka gra që qajnë kaq
lehtë, për gjëra kaq pak të rëndësishme. Do t’ju çmendë kjo grua!
Tregojini dashuri dhe dashamirësi. Sigurojeni për ndjenjat tuaja dhe
për atë që do të thotë për ju kjo. Ja vlen mundimi: ju nuk mund ta
imagjinoni se në çfarë shndërrohet kjo grua netëve. Errësira është
mikja e saj. Kur të jeni i shtrirë do të rrëshkase nën çarçafë e
zhveshur. Dhe menjëherë do t’ju pushtojë një pathos i forte.
Përkëdheleni me dashuri të pafund dhe do të merrni dyfishin.Mos jini i
shpejtë. Përpiquni të shijoni çdo çast me të. Dhe do të dëmshpërbleheni
totalisht për këtë. Nëse arrini në martesë, do ndjeni se do të fillojë
një jetë shumë e bukur për ju. Gaforrja do t’ju dojë , do kujdeset dhe
do të jetë plotësisht besnike. Dhe ju nuk do rreshtni së dhëni dashuri
që ajo të ndjehet e sigurt. Si shtëpiake merr: shkelqyer. Shtëpia juaj
do të jetë e ngrohtë, e rehatshme, mikpritëse, e pastër, dhe e
rregullt. Gatimi shkëlqen gjithashtu :do të provoni gjellët më të mira
në jetën tuaj. Ndershmëria që ka në gjak e bën shumë besnike. Edhe kur
jeni tip i levizshëm sjellja e saj do t’ju bëjë të qëndroni larg
ngacmimeve. Gaforrja i superdo fëmijët, dhe kur janë të rritur, ndjen
nevojën ti mbrojë. Nuk duhet ti mësojë keq. Gaforrja për shumë pak mund
të mbyllet në kafazin e saj e kush e di kur del. Duhet pasur i gjithë
kujdesi që të “furnizohet” me dashuri dhe përkushtim.

Burri Gaforre është i ndjeshëm, kritik, dashamirës por edhe mbrotjës. Dispozicioni i tij
shpirtëror ndryshon shumë lehtë. Zhgënjehet shumë lehtë dhe shpeshherë
ju transmeton melankolinë e tij. Kjo mund të jetë një cilësi që
vështirë se mund ta duroni. Në qoftë se ju intereson vërtetë, do të
duhej që shpesh të theksoni vetekuiliber, të ndjehet se mund të
mbështetet tek ju. Gaforrja është i mbyllur dhe nuk bën lehtë miq. Ai
preferon të ftojë ata pak miq në shtëpinë e tij. Gaforrja është i
vetmuar, i pëlqen të nostalgojë me dispozicion romantik , vazhdimisht
kujton të kaluarën. Mbledh dhe mban gjëra të të kaluarës pa flakur
asgjë. E ardhmja e tremb, kurse e kaluara e qetëson. Edhe kur të mos
jeni dakort ai do ti shmanget sherrit. Është shumë bashkëjetues dhe nuk
do t’ju mërzisë. Nuk do të përfshihet në beteja dhe rrallë jep shkasë
për keqkuptime. Shyqyr që është seksi dhe do të sheshoni mosmarrveshjet
tuaja (po të keni). Duket se dashuria bën mrekullira. Aftësia e tij në
dashuri është e paarritshme. Burri gaforre ka një dobësi të veçantë për
“lojrat” me gjoksin tuaj. Mos e zhgënjeni. Në rast se përfundimisht, do
të vendosni të martoheni me të, do të keni në krah nje burrë shumë të
mirë që do t’ju japë një siguri të madhe ekonomike. Me paratë është
shumë i kujdesshëm. I pëlqen të mbledhë para dhe të ketë një llogari në
bankë. Jo, nuk është çingun! Thjesht di ti menaxhojë saktë dhe kjo
është një nga gjërat që do të mësoni pranë gaforres suaj. Gaforrja
ndjen pasiguri pa para. Po të ndryshoni në këtë pikë mund të gjeni nje
rrugë të mesme (do t’ju lerë të shpenzoni me masë). Burri gaforre e
pëlqen jetën shtëpiake. I pëlqen të rrijë netëve në shtëpi. Do të
kujdeset , do të jetë i dashur me ju dhe do t’ju gatuajë. Është një
kuzhinier i aftë, por edhe nga ata burra që u zë dora punë në shtëpi.
Një nga personat qe ka rëndësi të madhe për zotin gaforre është nëna e
tij. Shmangiuni përplasjes me të. Më mirë të jeni miqësore me të. Si
baba është i durueshem dhe i kushton shumë nga koha e tij fëmijëve.
Luan dhe defren me ta. Ka dobësi për djalin tuaj. E konsideron në një
kuptim pasardhësin e tij. Do të japi gjithçka për ata dhe do të ndjehet
krenar. Në se jeni të pavarur duhet të ndryshoni që të bashkëjetoni me
këtë burrë të ndjeshëm.

f74a

LUANI
Gruan luan do ta dalloni menjëherë. Duket të mbretërojë dhe të
jetë magnet për të gjithë burrat. Shigjeton gjithandej me dinamizmin e
saj. Ju duket se është një grua misterioze. Por më misteriozja është se
nuk ka asgjë misterioze. Është e kthjellët si qielli blu. Kjo grua
është e vetme. Do të ndjeni se ka lindur për të mbretëruar. “Prika” që
ka marrë nga natyra është e madhe. Është e zgjuar, tërheqëse, e mbushur
me jetë dhe gëzim, por njëkohësisht bukuria dhe dashamirësia e saj i
çmend meshkujt. Truri i saj dhe energjitizmi i saj nuk do të rreshtin
së bëri përshtypje dhe surprizojnë. I pëlqen të rrijë me njerëz dhe ka
gjithmonë përshtypjen se është nder për të tjerët që rrinë me të. Por
kjo nuk do të thotë se nuk interesohet për të tjerët. Përkundrazi është
shumë e përzemërt dhe miqësore dhe kënaqet nëse mund ti ndihmojë ata.
Ndoshta do duhet të ngarkoheni me dhurata të shtrenjta për këtë grua,
aq sa të ngjani me Tre Magjistarët. Uroj t’ua mbajë xhepi. Do të
shikoni se menjëherë do të ngriheni në vlerësimin e saj. Çojeni të
ndjekë një shfaqje në teatër pasi keni siguruar më parë vendet më të
mira. Vendet e tjera janë per gratë e tjera , jo për luaneshën. Është
shumë krenare. Mos u trembni. Po të luani me kartat e sakta do ta
fitoni. Jepini përshtypjen se ajo zgjodhi qe ju të jeni i preferuari i
zemrës së saj. Luksi e shoqëron gjithandej, edhe në dashuri. Do të
ndjeheni mrekullueshëm kur të bëni dashuri në një kabinë luksoze anije
kruaziere ndërkohë qe udhëtoni për të njohur Mesdheun. Do të
harmonizoni ritmin e anijes me atë të dashurisë. Propozoheni për
martesë në darkë , në kuvertën e anijes kur ta gjykoni sa më romantik
ambientin. Po t’ju thotë “po” do të ndjeheni mrekullueshëm. Gruaja luan
do t’ju ndihmojë me mendimet e saj qe të bëheni më krijues. Do të
qëndrojë pranë jush qe të suksedoni profesionalisht. Por edhe ajo nuk
do të lerë karieren e saj. Punët shtëpiake nuk janë për të. Do të
ndihet e lirë dhe e pavarur ekonomikisht sado para të keni ju. Është
dorëlëshuar; do t’ju kalojë në këtë pikë. Nevoja për luks është një
arsye më tepër. Luanesha pëlqen çdo gje prej floriri, që është dhe
metali i saj. Është xheloze. Vetë nuk flirton si rregull por i pëlqen
të flirtohet. Jo se e kërkon, por admirimi i tonizon egon. Ju mund të
mos humbni rastin për të parë këmbët e një bukurosheje, por nëse e
tradhtoni do t’ju paguajë me të njëjtën monedhë. Luanesha i do fëmijët
dhe do ti mesojë të vetëkontrollohen kur të nevojitet. Kujdes të mos i
mësoni shpejt me luksin. Mund të jetoni të lumtur. Mund ta lini të
udhëheqë ; në fund të fundit nuk është ndonjë gjë . Ka kaq shumë për
t’ju dhënë!

Burri Luan është nje tip dinamik që ju
magnetizon fuqishëm. Luani do t’ju bëjë të ndiheni më grua se kurrë.
Nuk do te kursejë paratë për t’ju çuar në restorantet më të mirë ose
kudo që ju pëlqen. Nuk ju dërgon shpesh lule. Nuk do të ulet në
tavolinë pa tërhequr në fillim këriken qe të uleni ju. Do t’ju hapi
derën që të hyni diku. Mos më thoni se këtë burrë nuk do e keni numrin
nje në interesat tuaja. Mos përfitoni nga sinqeriteti dhe ndershmëria e
tij. Vlerësoni faktin që nuk ju shtrëngon dhe mos u përpiqni ta
kufizoni. Mos u shqetësoni nëse ka një ndjenjë pronësie mbi ju. Thjesht
ju do shumë dhe kjo e bën posesiv. Mos flirtoni kot, për ta bërë
xheloz. Luani sidoqoftë është besnik. Mund ta shihni shpesh të shohë
gra të bukura; por është admirim për të bukurën. Nga momenti që do të
vendosi se jeni ajo që kërkon, nuk do të kërkojë për tjetër. Në dashuri
do të përdorni fantazinë tuaj, dhe mungesa e tabuve dhe dëshira e tij
do t’ju kënaqë plotësisht. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë kuq e zi
me pasqyra. Martesa juaj do të jetë e suksesshme nëse e lini të ndihet
i zoti i shtëpisë.jepini kujdes dhe do t’ju shpërblejë me dashamirësi
dhe dashuri. Pranë jush është një burrë i fuqishëm dhe entuziast me
zemër fëmije të vogël. Ju ndihmon në shtëpi dhë bën punët e “burrave”.
Do bëjë meremetime. Nuk ka qejf gatimin. Do të shpenzoni para pa
ngurim. Luani është i suksesshëm në punë dhe fiton mjaft para. Nuk do
t’ju shqetësojë të mëndoni për të ardhmen; e quan përgjegjesinë e tij.
Si baba i do shumë fëmijët. Do të jetë i pari në zemrën tuaj dhe
fëmijët të dytët. Me kohën nuk ka mardhenie të mira, ndoshta hedh sytë
për të tjera.

f75a

VIRGJËRESHA
Gruaja Virgjëreshë do t’ju bëjë për vete me trupin e saj të
derdhur, me zërin e saj të paanashkalueshëm por edhe me mirësjelljen e
saj. Është një grua e butë, plot me dashamirësi. Të jep përshtypjen se
është fraxhile, por mirë do të ishte të mos ngeleni në këtë përshtypje.
Është shumë më e fortë nga sa e pandehni. Do t’ju lodhë me shpirtin e
saj praktik. Analizon dhe jep vlerësimin e saj për gjithçka. Në rast se
jeni tip i lirë apo i paqëndrueshëm nuk do t’ju pëlqejë fare kjo. Ajo
është e përmbajtur. Do të sdtudiojë të gjitha mundësitë përpara se të
marri një vendim. Kujdes mos vonoheni në takimet me të se i jep shumë
rëndësi përpikmërisë. Kur vonoheni mos filloni justifikimet. Është e
sinqertë dhe gënjeshtrat nuk i duron dot. Më mirë shfajsohuni me të
vërtetën dhe me një tufë lule. Ka një mendje shumë të shkathët dhe do
t’ju ndihmojë në punën tuaj profesionale me këshillat dhe shpirtin e
saj praktik. Ka aftësinë të përzgjedhë saktë bashkëpuntorët tuaj .
Është veçanërisht parashikuese. Virgjëresha është nga gratë që i japin
rëndësi të madhe hollësisë. Prandaj nqs vendosni të lidheni me të jeni
veshur mirë ,i pastër, i rruar, kolonjë dhe këpucë të llustruara. Në
dashuri mund të shkoni nqs i lini të lira qëniet tuaja. Virgjëresha
është një grua shumë e dashur, vetëm se do të hiqni të zezat sa t’jua
zbulojë. I pëlqen të provojë gjithçka. Në dashuri do t’ju hedhi në erë.
Vdes për perversitete, por nuk do qe t’ja thoni. Nuk e keni problem
besoj. Mjaft ti bëni! Do t’ju jetë besnike , mjaft të dijë se dhe ju
jeni. Mos u përpiqni tja hidhni. Nuk e duron kritikën. Është shtëpiake
shumë e mirë. Është puntore me një dobësi për pastërtinë. Do të
kujdeset për ju dhe do të gatuajë gjellët tuaja të preferuara.
Virgjëresha do ti japi dashuri fëmijëve tuaj kur ju i jepni asaj.
Përndryshe do të ndjejë shumë pasiguri. Gjëja e parë që do t’ju mësojë
janë mënyrat e mira. Do të jetë e rreptë vetëm kur nevojitet. Fëmijët e
saj do të jenë gjithmonë të pastër dhe të rregullt. Për të jetuar gjatë
me një virgjëreshë duhet të skontoni nga mënyrat e sjelljes dhe
personaliteti juaj.

Burri Virgjëreshë është një burrë që
mbeshtetet fort në tokë. Do të bini shpejt në dashuri me të. Kujdesu të
jeshë e përpiktë në takimet me të. Rrallë do ta shihni të parruar dhe
të paveshur mirë dhe duhet ti ngjani në këtë kërkësë të tij për
rregullsi dhe përpikmëri. Nuk do të ngurojë t’ju bëjë vërejtje në se
pamja juaj nuk eshte sipas mendimit të tij ajo që duhet. Nuk do ti bëni
përshtypje nëse visheni me xhin dhe me atlete. Nuk është romantik.
Pathosi përbën problem për këtë burrë. Llogjika nuk e ndihmon të
ndërmarrë hapat e duhura. Mos u përpiqni ta tallni apo ti thoni
gënjeshtra. Është i drejtë dhe i sinqertë dhe ka të njëjten kërkesë për
ju. Po të provoni t’ia hidhni do të zhduket në cast. Edhe në dashuri
është organizues dhe praktik. Edhe kur eksitoheni dhe shkoni në krevat
me të nuk do të bëjë seks mbi një krevat të parregulluar. Nuk është
dashamirës dhe rrallë e le të lirë veten. Do të presë ta eksitoni dhe
të merrni ju iniciativën. Edhe po ndodhi mos prisni ndonjë gjë më të
madhe se pozicioni normal. Shumë herë seks njësoj do t’ju bëjnë të
mbyteni seksualisht me të. Po mendoni akoma për tu martuar me të;
mendojeni prapë para se të burgoseni përjetësisht.Gjëja e parë që do ti
mësoni është të mos hajë hamburger dhe konserva në drekë. Për këtë
duhet të kaloni nje kohë të gjatë në kuzhinë dhe me punët e shtëpisë.
Nëse doni të dilni me shoqet ai do të shohë telenovelën e tij të
preferuar ne shtëpi. Nuk ka perëndi t’ja ndrrojë mendjen. Nëse e
këshilloni për punën e tij duke i folur për idetë tuaja do t’ju
zgënjejë shpejt dhe do t’ju kundërshtojë nënçmim.Por prisni : do t’ju
çmendë me grënjën e tij dhe nuk do ta duroni dot. Pantallonat e tij nuk
janë hekurosur mirë, gjella ishte bërë e keqe. Vazhdimisht do të gjejë
gabime kudo. Ky nuk eshtë burri juaj , është diktatori juaj.. Si baba e
bën detyrën e tij. Fëmijët do ti portosisë të jenë të pastër dhe të
rregullt.Jep rëndësi në formimin e tryre dhe u transmeton gjithe
cilësitë e tij. Martesa juaj do të zgjaze rrallë (në se ju dhe ai
ndryshoni?!) shumë.

f76a

PESHORJA
Gruaja Peshore nuk do t’ju lëjë të pa prekur me mrekullinë e
saj. Shprehja e ëmbël që kanë sytë e saj dhe finesa që tregon e bëjnë
të paperballueshme. Por nuk është vetëm e bukur por edhe e zgjuar. Di
të ekuilibrojë diferencat tuaja por edhe mund t’ju transformojë.Me të
ndjeni se po komunikoni. Ju kupton më mirë se çdo grua ju ka ndier deri
tani dhe do t’ju falë ndonjë mëkat.Zotëron një mirësjellje të rrallë
dhe është bashkëjetuese.Nuk i pëlqen miqesia me fitore por ajo me
afërsi dhe barazi. Dhe buzeqeshja e saj është aleati i saj më i mirë.
Tipat e paqëndrueshëm sidomos e shohin veten me fat që e njohën dhe
vendosin të rrinë me të. Do t’ju ndihmojë në punët tuaja me tejpashmëri
pa rënë në sy se e ben. Nuk ju shtrëngon kurrë. Është e ndjeshme dhe
romantike. Seksi me të është i përsosurZjarrin tuaj do ta shuajë
ngadalë , me eretizëm, dhe me harmoni të plotë. Dashuria për ju është
si verë e mirë : e pini ngadalë ngadalë. Do të vendosni të shkoni në
martesë sepse nuk doni të rrini vetëm dhe jo sepse do ti bëheni njëri
tjetrit barrë. Çdo njeri do të marrë përgjegjësitë e veta. Peshorja do
të sistemojë dhe zbukurojë me gusto shtëpinë tuaj. Cdo gjë shkonnë
harmoni të plotë. Paralelisht do të jetë e pastër dhe e rregullt. Ne
sferën ekonomike pëlqen jetën me harxhime dhe me argëtim. Është e
organizuar në këtë. Bëhet nënë e mirë dhe e drejtë. Do të jetë e butë
me fëmijët por nuk do ti mësojë keq. Do të bëhet më e qëndrueshmëe kur
të nevojitet. Do ti mësojë t’ju respektojnë dhe do tu bërtasë kur ju
shqetësojnë tek çlidheni. Fëmijët nuk kanë vendin e parë në jetën e
tyre : ju e keni. Kur nuk do të xhelozoni dashurinë e saj për fëmijët.
Gruaja peshore e di se çfarë kërkon nga ju dhe do t’ju fitojë me
diplomaci. Ju me siguri ju nevojitet një grua e tillë.

Burri Peshore është i zgjuar , i sjellshëm dhe njëkohësisht i vendosur. Ai është tërheqës,
i mirë dhe me të do të ndiheni shumë bukur. I pëlqen të jeni e veshur
mirë dhe në modë. I pëlqejnë rrobat e shtrenjta dhe instiktivisht vesh
ato qe i shkojnë. Është shumë i vëmendshëm dhe do të dallojë çdo
ndryshim tek ju. Mos më thoni qe nuk ju kënaqi fakti që bëri një koment
për mënyrën e re si jeni krehur sot . I pëlqen të zgjedhi vende shumë
të bukura për tu argëtuar. Peshores i pëlqen komoditeti dhe kalimi
bukur i jëtës. Me këtë mënyrë i shmanget disi rutinës së përditshme.
Përveç kësaj është tip shumë shoqeror. Mund t’ju moskënaqë
paqëndrueshmëria e tij dhe shpesh do të zbuloni se ju ka thënë
gënjeshtra. Këtë e bën ngaqë do të shmanget nga ndonjë përplasje me ju.
Mos kujtoni se nuk i intereson, thjesht bëhet ndonjëherë “lodërtar”. Në
dashuri është veçanërisht i ngrohtë dhe romantik. Seksi me të jetohet
me ëndje. Kur shikoni se ai nuk e bën hapin e parë bëjeni ju. Do t’ju
falenderojë. Po të doni ta eksitoni vishni çizme me taka të larta,
fustan gjysëm të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza. Një aromë e
shtrenjtë do të ishte afrodiziaku i përshtatshëm. Po të vendosni të
martoheni, do duhet të dini se peshorja do ti “peshojë” njëmijëherë të
mirat dhe të këqiat para se marri vendimin; kjo do t’ju hajë kohë.
Peshorja e urren parrgullsinë në shtëpi dhe zhurmën. Vetë ai nuk merret
me punë shtëpie. Po të mos ketë harmoni në shtëpi, nuk do të ketë as
komunikim. Nuk është shembull i besnikërisë dhe nuk e duron dot
xhelozinë. I pëlqen të jetojë si përpara martesës. Peshorja do të ketë
sukses profesionalisht dhe të bëjë emër. Ndihmojeni! Si baba është
shumë i mirë. Do ti mësojë shpejt fëmijët të diskutojnë problemet me
të. “Diktati” i tij do të jetë i ekuilibruar dhe kritik. Jeta me një
peshore është e këndshme dhe martesa me të do të ketë baza të forta. Në
se e doni kujdesuni për harmoninë dhe merrni iniciativën kur duhet.

f77a

AKREPI
Gruaja Akrep është një nga gratë më mbresëlënëse por edhe më të
rrezikshme të horoskopit. Shkëlqimi mbi të por edhe vështrimi tejshpues
i saj do t’ju perfshijnë por do t’ju ndezin dhe kurreshtjen per ta
njohur. Do të ndjeheni i hipnotizuar nga joshja e saj, pa shance
kundërveprimi. Pranoni mesazhe të menjeherta dashurie nga akrepi. Jeni
gati të dorëzoheni dhe ajo t’ju pushtojë. Ndjeheni i nënshtruar nga kjo
grua dhe seksualiteti i saj nuk përballohet. Akrepia huk e shfaq
menjëherë veten e saj të vërtetë. Di mirë ti fshehë ndjenjat. Vetëm po
të fitoni besimin e saj do të ndodhi diçka e tillë. Dhe për ta bërë
këtë duhet ta kuptoni në thellësi. Dispozicioni i saj ndryshon shumë
shpejt: nga dëshira në melankoli. Nuk duhet ti thoni gënjeshtra apo
justifikime sepse bëhet shumë e rrezikshme dhe shpërthen dhunshëm.
Xhelozia e saj nuk ka kufij. Është shumë dyshuese dhe nuk do të ngurojë
të kontrollojë rrobat tuaja dhe gjithçka tjetër mendon. Dhe në qoftë se
gjen prova apo shenja të tradhëtisë suaj ditën që vjen do të qarkulloni
me kokën e fashuar. Në dashuri seksualiteti i saj do t’ju çmendë edhe
kur nuk keni të njëjtin pathos. Po të krijoni distancë prej saj, do të
mendojë vetëm për kënaqësinë e saj. Do t’ju ikë mendja kur të vijë te
ju vetëm me zhartiera të zeza, pa të brendshme.
Nuk do të presë
reagimin tuaj, por do t’ju zhveshë ajo. Uria e saj për seks është e
pangopur. Është shumë e vështirë të shkoni në martesë me të , dhe si
fillim duhet të tentoni bashkëjetesën. Avash avash do t’ju magnetizojë
dhe do të kuptoni se ju ka pushtuar. Nuk e pëlqen tek ju cilësinë e
harxhimit të parave (nëse e keni). Ajo mund ti mbledhë lekët një nga
një dhe ti harxhojë në çast. Nëse arrini në fund në martesë dhe krijoni
familje, do ti dojë shumë fëmijët, po nuk është e dashur me ta. Do ti
shtrëngojë me mënyrën e saj, por edhe do të përpiqet shumë që të
arrijnë qëllimet e tyre. Nuk do ti mbështesë kur t’ja kenë nevojën për
këshilla dhe do ti mësojë ta përballojnë jetën.

Burri Akrep përmban aq mister sa do të jetë si karrem për ju. Do të shpërthejë kureshtjen
tuaj për të njohur çfarë fsheh në të vërtetë ky burrë. Të kujtoni veç
një gjë: kush luan me zjarrin digjet. Nuk do të jetë e vështirë t’ju
ikë mendja me këtë burrë, prandaj të keni kujdes. Ju intereson shumë
dhe ju bën për vete. Doni ta njihni më mirë. Do të luajë me ju si macja
me miun dhe do t’ju “sjellë në ujrat” e tij.
Në fillim do t’ju
flirtojë do të jetë i sjellshëm me ju deri dhe përulje. Mos u gënjeni:
ky është “kali i tij i Trojës”. E bën që t’ju shtjejë në dorë dhe
pastaj t’ju lerë. Akrepi është nga njerëzit që rezikojnë dhe luftojnë
me fuqi të pashoqe. Është pothuaj i palodhshëm dhe në fund ja arrin
qëllimit. Është egoist dhe shpeshherë do ta vendosë veten e tij shumë
lart. Mos provoni ta këshilloni se jo vetëm nuk do t’ju dëgjojë, por do
t’ju thotë : kush të pyeti. Do të ketë momente që nuk do ta duroni dot
kritikën etij të ashpër dhe komentet e tij të hidhura. Është i paparë
dhe nuk beson se mund të plagoseni. Tregoni të painteresuarën dhe
merruni me diçka tjetër. Do të jetë një goditje e madhe për egoizmin e
tij. Në dashuri është si era dhe dashnor me pathos. Do të luajë rolin e
mashkullit që sundon lidhjen. Do të kthehet nga zjarr në ajzberg nëse
nuk viheni në dispozicionin e tij. I pëlqejnë lojrat erotike. Po u
martuat me të mos harroni se flasim për “lidhje të përjetshme”. Do të
kërkojë monopolin e interesit tuaj dhe nuk do të lejojë t’ju ndajë me
asgjë dhe me askënd. Do të kërkojë nga ju të keni besim absolut te ai
dhe të jeni dakort me të. Jeta juaj nuk do të jetë e qetë. Kurrë nuk do
të keni momente të gëzuara dhe të trishta. Kur akrepi t’ju dojë do t’ju
burgosë në dashurinë e tij dhe do të bërtasë se jeni vetëm e atij.
Është shumë i aftë në administrimin e parave dhe do të kujdeset që të
mos mungojë asgjë në shtëpinë tuaj. Do të bëjë ekonomi që të arijë atë
që do. Do të kundërshtojë çdo tendencë tuajën për të harxhuar kot. Do
të kujdeset për të mbrojtur familjen e tij. Është i rreptë me fëmijët
dhe për këtë tëmë mund të përplaseni nëse jeni e kundërt. Babai akrep
do ti mësojë fëmijët të kenë vetëvlerësim dhe të punojnë shumë për ta
arritur. Nuk e durojnë dembelizmin. Shumë herë fëmijët do ta kenë
frikë. Jeta me një burri akrep nuk do të jetë e lehtë.

f79

SHIGJETARI
Gruaja Shigjetar është luftëtare e lirisë dhe e panvarësisë.
Është e lindur të jetojë e lire dhe nuk i pelqen ta shtypin ose ta
detyrojnë të bëjë gjëra. Entuziazmohet shumë lehtë, dhe është
ëndërrimtare.Flet për aventura dhe ëndrra të parealizuara. Shigjetarit
i pelqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme, por nuk vjen rrotull
kot e pa motiv. Thjesht zhvendosjet për të janë mënyrë jetese : i japin
asaj ndjesinë e larmisë dhe i pakësojnë monotoninë. Është krenare. Do
t’ju rregullojë midenë kur jeni të merzitur por edhe do t’ju ndihmojë
të plotesoni aspiratat tuaja. Në seks, fantasia e saj do t’ju udhëheqë
në momente të mrekullueshme, le të keni qoftë dhe ndryshime në mënyrën
se si i shprehni ndjenjat. I pëlqejnë lojrat në dashuri. Do të bëhët
nxënësja dhe do të jeni mësuesi. Do t’ju bindet dëshirave të tua, duke
ju ledhatuar kudo. Do t’ju kërkojë ta “dënoni” kur është e padëgjuar.
Dasma do të vijë pas një kohe sapo ju të bindeni se jeni për njeri
tjetrin. Do ti jeni dhe t’ju jetë besnike. Do të jetë e drejtë dhe e
sinqertë me ju, dhe kërkon të bëni të njëjtën gjë. Në gatim nuk është
më e mira. Por do verë tërë forcën të gatuajë diçka për ju.
Vlerësojeni, por ditën tjetër hani jashtë (s’besoj se ju pëlqeu!).
Është mikpritëse dhe pëlqen të ketë njerëz në shtëpi. Do të kujdeset
për të ftuarit tuaj dhe do ti fitojë me mirësjelljen, thjeshtësinë dhe
miqësinë që do t’ju ofrojë. Lehtë do të thyejë akullin dhe do ti fitojë
të gjithë. Fëmijët tuaj do ta adhurojnë por dhe do të jetë për ta si
motra më e madhe. Por duhet të ketë kujdes me rregullin se është e butë
në këtë sferë. Kur jeni të ngjashëm martesa juaj do të suksedojë.

Burri Shigjetar është i lindur për të jetuar i lirë pa angazhime dhe lidhje. Liria dhe
panvarësia karakterizojnë më së shumti shigjetarin. Ne veçanti liria
është si oksigjeni për të. Ai e përballon jetën me krenari.
Entuziazmohet shumë lehtë dhe shpejt. Kërkon vazhdimish mënyra për tu
ndjerë ndryshe që të mos bjerë në “mbytje”. Adhuro udhëtimet. Është
vazhdimisht gati për të ndryshuar çdo gjë ; jeta e tij duhet të ketë sa
më larmi. Të gjithë e adhurojnë për gjallërinë e tij. E shikon jetën
vetëm nga ana e bukur e saj. Në dashuri është një dashnor i
mrekullueshëm Në se jeni i njëjti tip ( binjake bie fjala) martohuni
dhe do të kaloni një jetë plot të qeshura, eksperimente pore she
respect e mirëkuptim. Do të njohë çdo të drejtë tuajën për të qenë e
pavarur. Do t’ju jetë miku juaj më I mirë. Nuk do të përpiqet t’ju
sundojë. Dashuria juaj do të jetë ndryshe dhe si nuk e keni njohur.
Jetoni jeten tuaj vetëm për vete dhe jo për të tjerët. Në se divorci
është një opsion do të keni mirëkuptimin e tij. Mos ndjeni xhelozi për
shigjetarin. Thjesht është kaq i gëzuar dhe kaq i menjëhertë sa
monopolizon interesin e grave. Kjo nuk do të thotë se ai nuk do t’ju
qëndrojë besnik. Do shikojë sigurisht një palë kembë të bukura gruajë ,
por nuk do t’ju tradhtojë nëse ju do. Është shumë dorëlëshuar. Shpenzon
shumë për argëtim, veshje, pushime dhe për çdo gjë që ju pëlqen. Shyqyr
që është me fat në fitimin e parave. Si baba do të ndjehet më bukur kur
fëmijët tuaj të rriten. Bebet nuk para i pëlqen ngaqë nuk mund të
bisedojë me ta dhe nuk mund ti marrë me vete në një ndeshje
basketbolli. Kur të rriten do të komunikojë me ta dhe do të bëhen miq
të mirë. Nuk do ta pranojë kurrë ti thonë gënjështra; mund të nxehet
dhe të bëhet shumë i rreptë. Tek shigjetari do të gjeni një burrë të
vrrullshëm, të gëzuar dhe autonom.

f80a.

BRICJAPI
Gruaja Bricjap ka prirjen të ndryshojë lehtë dispozicionin nga
momenti në moment. Gruaja bricjap është zakonisht serioze dhe
jokundërshtuese. Kërkon të fitojë respektin dhe njohjen e të tjerëve.
Prandaj punon dhe përpiqet shumë për tu “kacavjerrë” në vendin më të
lartë. Me mendjen e saj praktike do t’ju ndihmojë shumë herë. Do t’ju
bëjë të merrni vendimet e sakta ose të gjeni zgjidhje në një problemin
tuaj. Është ajo që do t’ju bëjë ndërmerrni iniciativa deri sa të arrini
te lumturia. Është e mundur tu ngjisë “sëmundjen” e aspirimit në diçka.
Nuk e duron gjatë paqëndrueshmërinë në lidhjen tuaj. Bëjuni më
praktikë. Në dashuri do të zbuloni se poshtë akullit , kjo vajze e
Janarit, fsheh nje flakë. Vetëm se kërkon siguri dhe garanci tek ju.
Tregojini se i interesoni dhe lereni ta marrë ajo iniciativën. Bëjeni
t’ju besojë që ajo t’ju “hapet”. Bëjuni i sjellshëm dhe ledhatues me
të. Filloni me një perkedhelje të lehtë. Gjysëm errësira do t’ju
ndihmojë. Mos u nxitoni : nata është juaja. Kur të eksitohet do të dojë
t’ju kënaqë dhe , ndërkohë që pathosi digjet brënda saj, është e mundur
të gjendeni në dysheme me atë përsipër. Do të arrini në martesë kur të
mendoheni shumë , por më pak se ajo. Kërkon të jetë e sigurt se do ta
doni dhe do ti ofroni siguri. Do t’ju besojë sepse ka frikën e
plagosjes në shpirt. Është një shtëpiake e përsosur dhe nuk do të gjeni
në shtëpinë tuaj asgjë që nuk shkon. Nuk arrini ta kuptoni si mund ta
mbajë shtëpinë kaq të rregullt, ndërkohë që është nga ato gra që
punojnë edhe pas martese. Është shumë e aftë në menaxhimin e ekonomisë.
I jep rëndësi të madhe familjes. Do të ketë marëdhënie të mira me
njerëzit tuaj dhe me të sajët. Është e rëndesishme për të por edhe për
lidhjen mes jush. Si nënë e fëmijëve do të jetë e rrallë. Do ti mësojë
të jenë të sjellshëm dhe ti respektojnë më të mëdhenjtë. Do t’ju mësojë
bindjen, por ndërhyni kur e tepron. Do të tregojë kujdesin e saj
atëherë kur duhet dhe nuk do ti dënojë pa shkak. Bricjapi është një
grua e fortë dhe praktike.

Burri Bricjap është një burrë i qendrueshëm , i përmbajtur dhe praktik. Është i turpshëm por edhe i
fortë. Është i këndshëm dhe aspirues, deri në pikën që mund t’ju
“përdorë” për të arritur qëllimin e tij. Mund të ndjeni tërheqje nga ky
burrë i zjarrtë dhe të magjepseni nga shikimi i tij i qetë. Bricjapi
është një burrë që nuk do të lidhet me ju pa kaluar provimet dhe testet
që ka paracaktuar. Është I tërhequr në vete. Në fillim do të jetë shumë
i kujdesshëm dhe i përmbajtur me ju. Do të mbajë një pozicion
jokundërshtues dhe të matur. Bricjapi trembet të provojë gjëra të reja
dhe ide të reja. Është partizan i qëndrueshmërisë. Kështu mendon se
mbron veten dhe të tjerët. Nuk do të plagoset. Mund të duket si i qetë
dhe i larguar, por vetëm duket. Në thellësi ai është i butë, romantik
dhe ka nevojë për dashuri dhe butësinë tuaj. Ka nevojë të mrekullohen
prej tij dhe ta vlerësojnë. Thelbësisht është një burrë i rritur me
zemër fëmije. Me bricjapin dashuria nuk është rrëmbyese. Nuk ka
fantazi. Në fillim puna, dhe pastaj seksi. Nëse doni ta ndizni një
bricjap shkoni në zyrën e tij dhe mbyllni derën nga brenda. Hiqini
rrobat një nga një dhe tregojini sa e doni. Do dojë nga ju të jeni një
gatuese dhe shtëpiake e mirë. Do të visheni mirë dhe të bëni përshtypje
në miqtë, kolegët dhe të afërmit e tij. Ai është “maçok shtëpie” dhe
nuk pëlqen grumbullimet shoqerore, dhe as udhëtimet. Do të bëjë
vërejtje nëse harxhoni shumë dhe kërkon llogari të hollësisshme për
shpenzimet në shtëpi. Do të jetë i zoti t’ju nervozojë çdo gjysëm ore.
Si baba kërkon nga fëmijët ta respektojnë dhe ti binden. Është si
rregull i rreptë dhe nuk lejon që ti mungojë gjë familjes së tij.
Mundohuni që të luani një rol më elastik me fëmijët për kompesim.
Bricjapi do t’ju tregojë anën e tij të mirë vetëm po të bindet që do ta
doni. Çështja është në do të duroni deri atëherë. Mendojeni mirë por
edhe si një sakrificë që ja vlen.

f82

UJORI
Gruaja Ujor është një grua shumë e pavarur. Mos u përpiqni ta
trysnoni. Respektoni personalitetin, idetë dhe mendimet e saj. Ajo
gjithashtu do ta bëjë këtë. Po e kufizuat do të ikë menjëherë dhe do të
akuzojë veten për këtë. Mbështetet vetëm tek vetja e saj. Është kundër
statuskuosë dhe në favor të ndryshimeve. Ikën nga rutina, dhe është ne
gatshme për ndryshime të vazhdueshme në jetën e saj. Kujdes se nuk e
duron dot gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Prandaj kujdesuni të jeni i
sinqertë me të. Ajo është e drejtë. Në seks është fluturake, pa
përfshirjen e trurit, ekscentrike dhe idioritmike akoma dhe në seks.
Kërkon komunikim dhe harmoni sentimentale që të angazhohet. Nuk është e
lehtë për një grua ujor të jetojë përjetë me ju. Ka frikë
ekskluzivitetin dhe martesën që e nënkupton. Nëse vendos, do vazhdojë
të punojë dhe të ketë interesat dhe miqtë e saj edhe pas martesës.
Prandaj mos xhelozoni kur ta shikoni me një burrë tjetër. E konsideron
shumë normale të takojë një ish shokun e saj apo kur të shkojë pa ju në
një party ku e kanë ftuar. Do të dilni shpesh me të në publik. Do të
ndjejë një trubullim të madh kur të ngelet shtatzanë idea e memesisë do
ta trembë në fillim. Avash avash me embëlsi do ta ndihmoni të bëhet një
nënë e mirë dhe e vendosur. Fëmijët do ta besojnë dhe ajo do ti mësojë
të jenë të sinqertë dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Dhe si familje
do të mësoni të gjithë të ndihmoni në punët e shtëpisë. Ujori nuk është
një grua e zakonshme : ja vlen të përshtateni për të.

Burri Ujor do t’ju magnetizojë me vështrimin e tij. Sytë e tij janë kaq të
shndritshëm dhe të pafrikësuar sa do të bënin për vete çdo grua. Do ta
shihni tek diskuton me gjallëri dhe me tone të drejtpërdrejta . I
pëlqen të shprehë idetë e tij prototipe dhe gjithë ritëm. Mos u
përpiqni ta kufizoni në liri apo në gjërat që i nevojiten për të jetuar
sepse do të mërzitet shumë. Nuk duron ta sundojnë. Vetë ai respekton
personalitetin dhe të drejtën për të patur mendimet tuaja. Po të ngjani
me të (binjak, peshore) do të komunikoni kollaj dhe të bashkëpunoni dhe
profesionalisht. Duke bashkuar dijet dhe idetë tuaja mund t’ja dilni të
arrini qëllimet tuaja. Në seks nuk ka tabu. I pëlqejnë daljet nga norma
(orgji). I pëlqen ndërrimi i partnerëve seksualë. Ujori do të mendohet
gjatë para se të vendosi për komunikimin sentimental dhe për ndarjen e
interesave të tij me ju. Që të rezistojë martesa nuk duhet ta gënjeni.
Do të udhëtoni shumë me të. I pelqen të njohë vende dhe njerëz. Mos
shkoni me të në vende me probleme shoqërore dhe politike: është gati të
qëndrojë atje dhe të ndihmojë që gjërat të përmirësohen. Nuk do të
xhelozojë sepse të martohesh për të ndodh kur dy njerëz duhen dhe
besohen. Në flirtet tuaja nuk do të bëjë komente. Nuk duron ti përdorni
peshqirin; ka mani fobinë nga mikrobet. Zotëron një llogjikë në
shpenzimin e parave por nuk do t’ju bëjë vërejtje nëse shpenzoni. Si
baba është ai që do të dëgjojë dhe do të këshillojë për zgjidhjen e
problemeve të fëmijëve. Fëmijët e duan por ai është i përmbajtur.
Qendërso interesat me të nëse doni të bashkëjetoni gjatë.

f83a

PESHQIT
Gruaja Peshqit do të dallojë nga vështrimi i ëndërrues. Duket
kaq e ndjeshme , kaq e ëmbël, sa do të zgjojë brënda jush ndjenjat e
mbrojtjes, dhe të mirësisë. Do t’ju bëjë menjëherë të sajën. Kur
diskutoni me të do të ndjeni çlodhje dhe qetësi. Ka në të një afërsi
kaq të madhe sa do t’ju rrëmbejë. Me këtë grua do të ndjeheni i fortë.
Me të do të ndjeni se keni udhëheqjen. Nuk do ta fitojë kurrë atë.
Është e kënaqur në rolin e saj plotësisht femëror. Do kërkojë ti jepni
siguri ta mbeshtesni dhe ta udhehiqni. Do të kërkojë të jeni për të
dashnor, vëlla dhe baba. Ndjen nevojën të mbështetet tek ju. Si
shpërblim do të jetë dakort me vendimet tuaja dhe do të tonizojë
vazhdimisht vetëvlerësimin tuaj. Do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet
tuaj profesionale, por jo nëse vëren se nuk përpiqeni apo nuk jepni
rëndësi aftësive tuaja. Dhe atëherë do të jetë kritike me ju që të
përmirësoheni. Ka aftësinë të vlerësojë drejt situatat. Kur ti
kundërviheni do të ndaloni menjëherë kur të shihni sytë e saj plot
hatërmbetje. Nuk reagon kurrë dhunshëm. Nëse e plagosni do të vuajë
jashtëzakonisht, pa e vënë në dukje. Të mos ju gënjejë dobësia e saj e
madhe . Është si deti ; asnjëherë nuk i dihet. Në thellësi është shumë
e fortë, me trurin brisk dhe di si të dalë matanë. Vetëm është pak
hileqare. Bën atë që i pëlqen dhe që do por të jep përshtypjen se e
deshët ju. Në dashuri do t’ju çmendë. Me veshjen e saj provokon. Do
t’ju kërkojë të provoni çdo gjë në dashuri. Do të jeni zoti i saj. Do
bëjë çfarë ti thoni. Martesa do të ketë ngjitje-zbritje dhe nuk mund të
thuhet se do të jetë e qëndrueshme. Do ti përshtatet situatës suaj
emocionale. Është shtëpiake shumë e mirë dhe do ta zbukurojë shtëpinë.
Natyra e saj artistike e ndihmon për këtë. I pëlqen të gatuajë gjellët
tuaja të preferuara. Është një nënë shumë e mirë. Kujdeset për fëmijët
e saj me dashuri të madhe. Rrallë i kritikon dhe shpesh bëhet
supermbrojtëse. Ndërhyni që të marrin një dozë panvarësie. Do ti mësojë
fëmijët tuaj t’ju respektojnë , por pjesën më të madhe në zemrën e saj
do ta keni ju. Silluni me dashuri dhe edukatë dhe nuk do ti kthejë sytë
nga njeri. Bëjeni më të përgjegjshme , të mos e teprojë me fjalë të
mëdha, sepse me shënjën e ujit ndryshe do ta beni “det” jetën tuaj.

Burri Peshqit dot’ju zëjë në kurth duke përdorur si karrem qendrimin mistik dhe
shikimin enigmatik. Është i ngadaltë dhe më tepër ëndërron sesa jeton.
Ka nevojë për një grua që ta ndihmojë që të marrë vendimet e sakta kur
nevojiten . Ai mund të jetë i qartë dhe me parandjenjë të mrekullueshme
por nevojit një njeri t’i japë shtysën. Çka ngelet është më e thjeshtë.
Është më romantiku nga burrat. Me të do të ndjeni se gjithçka është e
bukur, magjike. Do t’ju ftojë për të ngrënë dhe do t’ju trajtojë
mrekullisht. Ai ka mungesë vendosmërie. Po të jeni e paqëndrueshme do
të nxirrni në pah zemërimin e tij. Diferencat shërojini me seks. Do të
bëni dashuri me dritat gjysëm të fikura. Do t’ju zhveshë ngadalë, dhe
me vuajtje. Provoni pozicionin 69. Do ti pëlqejë. Martesa me të do të
jetë e vështirë dhe e çuditshme. Ai do të dëgjojë dhe do të ndihmojë në
zgjidhjen e problemeve. Do t’i thoni të fshehtat tuaja . Nuk ja thotë
kujt. Mos e lini punën sepse ai nuk i jep rëndësi parave dhe
shpenzimeve shtëpiake (duhet ta bëni ju). Në shtëpi dëshiron një
atmosferë të bukur dhe të ftojë miqtë e tij. Është mikpritës. Adhuron
lirinë e tij. Do të vazhdojë shoqërinë e paramartesës. Si baba është i
mrekullueshëm. I adhuron fëmijët dhe kujdeset për ta me përkushtim. Do
të luajë me ta, do t’i argëtojë. Do t’i mësojë dhe do ti ndihmojë të kenë
ekuilibër në jetën e tyre. Mund të krijoni një shtëpi të lumtur nëse
përpiqeni. Po të bashkoni instiktin me fantazinë do t’ja arrini.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.