> Faqja pare > Grupimi i shenjave > Struktura dhe grupimi i shenjave

Struktura dhe grupimi i shenjave

Ne astrologjine perendimore shenjat ndahen ne grupe te ndryshme:

dm

1 – Katër elementët e jetës: zjarri, toka, ajri, uji

*Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) vlerësojnë më shumë forcën, pushtetin apo statusin social të tjetrit.

*Shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) vlerësojnë më shumë mendjen dhe inteligjencën e tjetrit.

*Shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) vlerësojnë shumë pamjen fizike apo vlerat morale të tjetrit.

*Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) vlerësojnë më shumë sjelljen, edukimin dhe ndjeshmërinë e tjetrit.

2- Cilësia
– shenjat themelore: Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi (Secila nga këto shenja nis me njërin nga ekuinokset apo solsticet)
– shenjat e qendrueshme: Demi, Luani, Akrepi, Ujori.
– shenjat e ndryshueshme: Binjaket, Virgjeresha, Shigjetari, Peshqit.

3- Gjinia
– shenjat mashkullore pozitive jane: Dashi, Binjaket, Luani, Peshorja, Shigjetari, Ujori,
– shenjat femerore negative jane : Demi, Gaforrja, Virgjeresha, Akrepi, Bricjapi, Peshqit.

Planetet sundojne secili nga nje ose dy shenja:
– Dielli – Luani – dita me fat: e diele, numri 1
– Hena – Gaforrja – dita me fat: e Hene, numri 2
– Marsi – Dashi – dita me fat: e marte, numri 8
– Venusi – Demi dhe Peshorja – dita me fat: e premte, numri 6
– Merkuri – Binjaket dhe Virgjeresha – Dita me fat: e merkure, numri 5
– Jupiteri – Shigjetari – dita me fat: e enjte, numri 3
– Saturni – Bricjapi – Dita me fat: e shtune, numri 4
– Urani – Ujori – (dita me fat e shtune), numri 7
– Neptuni – Peshqit -(dita me fat: e enjte), numri 9
– Plutoni – Akrepi – (dita me fat: e marte), numri 8

4- Shenjat polare jane ato qe jane opozite me njera-tjetren, dhe gjenden perballe njera-tjetres ne zodiak.

Dashi – Peshorja
Demi- Akrepi
Binjaket – Shigjetari
Gaforrja – Bricjapi
Luani – Ujori
Virgjeresha – Peshqit

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.