> Faqja pare > Grupimi i shenjave > Gjinia e planetëve dhe shenjave

Gjinia e planetëve dhe shenjave

Planetë mashkullorë: Dielli, Merkuri, Marsi, Jupiteri, Urani dhe Ashendenti.astron1

Planetë femërorë: Hëna, Venusi, Saturni, Neptuni, Plutoni dhe Mesqiellori.

Shenjat mashkullore (pozitive): Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari, Ujori.

Shenjat femërore (negative): Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi, Peshqit.

Në hartën e lindjes ju do të zbuloni se në cilat shenjat janë vendosur më shumë planetët, dominon elementi femëror apo ai mashkullor më shumë në natyrën tuaj? Sa më shumë dominon elementi femëror aq më të mbyllur jeni; sa më shumë elementë mashkullor, aq më të hapur dhe aktiv jeni në jetë.

*Planetët mashkullorë në shenjat mashkullore ju bëjnë dinamikë, inteligjentë dhe të hapur nga natyra.

*Planetët femërorë në shenja femërore ju bëjnë njeri magnetik, të mbyllur dhe balancojnë të gjithë pozicionet e tjera mashkullore.

*Planetët mashkullorë në shenjat femërore e shfaqin maskilitetin e tyre në mënyra femërore. Si femrat dhe meshkujt janë tipa shtëpiak dhe të orientuar drejt biznesit.

*Planetët femërorë në shenjat mashkullore ju bëjnë të shfaqni feminitetin tuaj në mënyra mashkullore. Meshkujt janë tepër mashkullor (macho) dhe femrat janë sillen si djem, nga veshja dhe nga qëndrimi.

TABELA PËRMBLEDHËSE

Shenja: Stina: Elementi: Cilësia: Simbolizmi:
Dashi Pranvera Zjarri Themelore Zjarr i fuqishëm që brambullin: shkëndija jete, entuziazëm, impuls
Demi Pranvera Toka Fikse Tokë pranverore pjellore: rrënjëzim, qëndrueshmëri, grykësi, sensulaitet.
Binjakët Pranvera Ajri E lëvizshme Ajër i lehtë, puhizë pa drejtim të caktuar: kontakt, rini, kureshtje.
Gaforrja Vera Uji Themelore Ujë i rëndësishëm, burim i jetës: butësi, ndjeshmëri, imagjinatë, fëmijëri
Luani Vera Zjarri Fikse Zjarr i fortë që ndriçon dhe nxeh: fuqi, force, autoritet, energji.
Virgjëresha Vera Toka E lëvizshme Tokë e punuar, e përdorur, e varfëruar: strukturim, ekonomizim forcash, pasuri e fshehtë, kursim.
Peshorja Vjeshta Ajri Themelore Erë e ëmbël dhe e rregullt, me drejtim të caktuar: kontakte të zgjedhuara, ndjenja, barazpeshë dhe harmoni.
Akrepi Vjeshta Uji Fikse Uji i ndenjur, ujë moçali, mister, shndërrim, argëtim, dëfrim.
Shigjetari Vjeshta Zjarri E lëvizshme Zjarr që po shuhet, I shfrytëzuar: zjarri I oxhaqeve… dhe i diturisë. Mbrojtje, fat, një botë e largët
Bricjapi Dimri Toka Themelore Tokë e ngrirë dhe e ndotur, organizim, reflektim, durim dhe rreptësi.
Ujori Dimri Ajri Fikse Ajër I majve të maleve, që bashkon materialin shpirtëror, idealizëm, ndjenja njerëzore, përparim.
Peshqit Dimri Uji E lëvizshme Ujë oqeanesh ku derdhen të gjithë lumenjtë: shkrirje. Depërtim, pafundësi.

 

Shenja Planeti     Gjinia Numri   Dita
Dashi Marsi mashkullore, pozitive  8 E Marte
Demi Venusi Femërore, negative  6 E Premte
Binjakët Merkuri Mashkullore, pozitive  5 E Merkurë
Gaforrja Hëna Femrërore, negative  2 E Hënë
Luani Dielli Mashkullore, pozitive  1 E Dielë
Virgjëresha Merkuri Femërore, negative  5 E Merkurë
Peshorja Venusi Mashkullore, pozitive  6 E Premte
Akrepi Plutoni Femërore, negative  8 E Martë
Shigjetari Jupiteri Mashkullore, pozitive  3 E Enjte
Bricjapi Saturni Femërore, negative  4 E Shtune
Ujori Urani Mashkullore, pozitive  7 E Shtune
Peshqit Neptuni Femrërore, Nagative  9 E Enjte

stina

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.