> Faqja pare >Posts Tagged ‘Aleksandrit i Madh

Disa fakte që Maqedonia e lashtë ishte qytet-shtet grek

  resize

A ISHTE MAQEDONIA E LASHTË  E ALEKSANDRIT TË  MADH NJË QYTET-SHTET GREK?  

Sipas versionit zyrtar (wikipedias britanike, etj,) Maqedonia e lashtë përshkruhet si një mbretëri e vjetër e Greqisë arkaike dhe klasike, ku pas sundimit të Aleksandrit të Madh ajo u bë qyteti dominues i Greqisë Helenistike. Periudha nga vdekja e Aleksandrit deri në pushtimin e Greqisë nga romakët u quajt Periudha Helenistike, për shkak se ish perandoria e Aleksandrit drejtohej nga gjeneralët e tij. Gjatë kësaj kohe nuk ishte Athina qytet-shteti (Polisi) kryesor helen por Aleksandria (e Egjiptit) e cila drejtohej nga dinastia e Ptolemeut (një prej gjeneralëve të Aleksandrit) deri me përfundimin e saj me Kleopatrën në shekullin I pr.e.s.

Herodoti (babai i historisë) dhe Tukididi (460-400 pr.e.s) na tregojnë se Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Tema astrologjike e Aleksandrit të Madh

alexanderbb*(Ky artikull është një fragment nga leximi që astrologu grek Thomas Gazis bëri në konferencën ndërkombëtare të Astrologjisë në Venecia në 1994).

Çfarë është ajo që e bën Aleksandrin e Madh kaq figurë unike në historinë botërore?

-Para së gjithash ai përmbushi disa gjëra për një kohë mjaft të shkurtër. Në moshën 20 vjeçare ai u bë mbreti i Maqedonisë (së Vjetër). Nën komandën e tij ai çoi një ushtri prej 30 000 burrash në fund të botës që njihej atëherë në toka të huaja e të rrezikshme.

Në përputhje me faktet historike, ai luftoi në më shumë se njëqind beteja pa e humbur asnjërën. Ai formoi perandorinë më të madhe që është formuar ndonjëherë në lashtësi dhe vdiq në kulmin e lavdisë së tij pa mbushur akoma 33 vitet e jetës së tij. Aleksandri i Madh është njëkohësisht një person heroik dhe tragjik.
Kam përshtypjen se ai prek disa fije të ndjeshme shumë të veçanta tonat, disa fije që kanë të bëjnë me parimet më të thella të jetës. Për disa arsye që nuk janë të lehta për t’u shpjeguar (njëra prej të cilave duhej të ishte vdekja e tij tragjike rreth moshës 33 vjeç, një moshë që lidhet disi me atë të Krishtit).
Unë besoj që në zemrat tona Aleksandri është shndërruar në njëfarë martiri (dëshmori), në një martir të rracës njerëzore. Ai ishte i ri, i pashëm, i fortë dhe Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook